Page 1 of 1

Gjendja në burgje, Gjykata Evropiane ndëshkon Greqinë

Posted: Fri Nov 11, 2011 5:17 pm
by Arbëri
Gjendja në burgje, Gjykata Evropiane ndëshkon Greqinë

Image

ATHINE - Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka ndëshkuar Greqinë, për shkelje në trajtimin e të burgosurve.

Gjykata konstatoi sjellje mizore dhe jonjerëzore mbi 47 të burgosur, ndër të cilët edhe 8 shtetas të huaj, në burgjet greke.

Investigimi është bërë gjatë viteve 2008-2009, në burgun Stavrakiu, ku vuajnë dënimin edhe të burgosur shqiptarë, të dënuar për vepra të ndryshme penale nga drejtësia greke.

Vendimi i Gjykatës Europiane, lidhet me problemet jo të reja, nga të cilat vuajnë burgjet greke, si kushtet jashtë standarteve ndërkombëtare, ku kapaciteti i burgjeve është shumë më i vogël sesa numri i të dënuarve që vuajnë dënimin, ku mungojnë elementët më minimale që duhen për të jetuar, pa harruar edhe trajtimin e keq.

Kjo situatë është përkeqësuar sidomos vitet e fundit me thellimin e krizës ekonomike dhe financiare që ka kapluar Greqinë.

Vazhdimisht Komisioni Europian i Këshillit të Europës për Parandalimin e Torturave dhe institucionet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, kanë kritikuar Greqinë për trajtimin e keq që iu bën të dënuarve dhe të paraburgosurve, madje edhe emigrantëve të paligjshëm, ndërsa qeveria greke gjithmonë ka premtuar përmirësim të situatës.

Për shkak të vijës së gjatë bregdetare, Greqia përdoret si vend tranzit nga emigrantët që duan të kalojnë nëpërmjet saj, në vende të tjera perëndimore

Re: Gjendja në burgje, Gjykata Evropiane ndëshkon Greqinë

Posted: Fri Nov 11, 2011 7:37 pm
by Adriana
Nuk eshte here e pare, ata e dine me kohe ate gjendje, dhe vetem kan lehur si qeni qe leh dhe nuk te kafshon!