"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

“Fundi i Historisë” apo fillimi i saj ?!

Këtu mund të diskutoni për të gjithë fenomenet që shqetësojnë mbarë botën dhe që janë bërë objekt i shtypit dhe medias ndërkombëtare.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

“Fundi i Historisë” apo fillimi i saj ?!

#1

Post by Adriana » Sun Jan 01, 2012 5:34 pm

“Fundi i Historisë” - Francis Fukuyama e kishte gabim dhe 2011-a e vërteton këtë


Ku kanë shkuar të gjithë udhëheqësit?

Aq shumë gjera pa udhëheqës kanë ndodhur në 2011, megjithëse ka dëshmi të çmuara të atyre pak ngjarjeve botërore, të cilat u udhëhoqën nga burra dhe gra të mëdhenj. Nga revolucioni social në Sheshin Tahrir në Kajro të Egjiptit, ndikimi i Partisë Çaj në politikën amerikane, dhe nga lëvizjet për liri në botën arabe, rrjetet pa lidership po ushtrojnë ndikim më të madh në çështjet sociale dhe politike.

Rrjetet e shoqërisë civile e ushtrojnë forcën e tyre në dy mënyra: nga teknologjia e informacionit; dhe nga fuqia e rrëfimeve që tërheqin përkrahësit dhe i bëjnë ata besnik dhe sypatrembur, edhe përballë fytyrës represive të një regjimi, ashtu siç po ndodh në Siri. Këto nuk vlejnë vetëm për rrjetet e shoqërisë civile por edhe për rrjetet terroriste. Shembulli më i mirë është al Kaeda, e cila i ka mbijetuar vdekjes së Osama bin Laden dhe është tani duke rekrutuar përkrahës në Irak. "Pushtetit i popullit", ky togfjalësh, baza e demagogjive demokratike, u pa të ushtrohet gjatë këtij viti dhe ka hapur një kapitull të ri në historinë e njeriut, pasi mendohej se libri i “pushtetit të popullit” do të mbyllej me triumfin e demokracisë dhe ekonomisë së tregut-sipas studiuesit dhe hartuesit të famshëm të politikave, Francis Fukuyama. Kur ai avancoi idenë e tij të parë mbi “fundin e historisë” në vitin 1989, ngjarjet që pasuan vitin ’89 konfirmuan projektin e tij mbi të ardhmen.

Bashkimi Sovjetik u shpërbë, dhe liria u shpalos kudo. Fukujama e dinte se do të kishte trazira të rastit, por sipas tij nga këto të fundit nuk do të lindnin zhvillime. Siç vuri në dukje Fukujama në esenë e tij të famshëm, "fitorja e liberalizmit ka ndodhur kryesisht në fushën e ideve apo të ndërgjegjes dhe është ende e paplotë në botën reale apo materiale". Fukuyama është vetëm i fundit në një linjë të gjatë të njerëzve të mençur të cilët mendonin se gjërat kishin “mbaruar”. Nga fillimet historike të njerëzimit, një interes shumë i gjallë rreth “fundeve” ka qenë gjithmonë i dukshëm. Autori i panjohur i epikës së Gilgameshit, një sundimtar i lashtë Uruk (Irakut të sotëm), ishte i pari që u përqendrua në vdekshmërinë e individit. Ai ka hulumtuar pyetjet që u kapën më vonë nga Aristoteli, Lucretius, dhe Aurelius - rreth kuptimit të ekzistencës dhe çfarë ndodh pas vdekjes – pyetje që vazhdojnë të mbeten “puzzle” edhe në kohën tonë.


Të tjerët e kanë parë "fundin", nga një perspektivë më e gjerë- saqë disa herë kanë qenë dramatike, përmendim këtu fundin e kohërave të profetizuar nga Bibla dhe profecia e Mayave, kalendari i të cilëve është parashikuar që të përfundojë më 21 dhjetor 2012. Spastrimi i ngjarjeve të botës është bërë ne fshesën e këtyre pikëpamjeve "fundi-ste". Turma e mongolit Genghis Khan-së, "Tatarët," morën këtë nofkë nga të krishterët pasi mendoheshin se ishin pushtues që vinin nga thellësitë e tokës, Tartarus(ferri) për të njoftuar se fundi i botës është afër.


Personazhi i Tolstoi-t nga kryevepra “Lufta dhe Paqja”, Pierre Bezukhov, shpenzoi shumë kohë për t’i bashkëngjitur vlera numerike emrit të Napoleonit - për të parë nëse do të rezultonte "numri i djallit" (666). Hitleri gjithashtu u cilësua si anti-Krishti, megjithëse koha vërtetoi se këto pikëpamje ishin dështime dhe se fundi i kohërave nuk erdhi. Shumë analistë shprehin dyshime lidhur me tezat e fundit për "fundin e historisë", madje edhe vetë Fukuyama ka hamendësuar se megjithëse mund të duket se është arritur pika përfundimtare e historisë, vetvetiu historia vazhdon të ecë në një pikë të re.

Me këtë mini-teze të hamendësuar, në mënyrë paradoksale ai mund të ketë të drejtë, pasi ngjarjet botërorë duhen para në një këndvështrim që e konsideron “fundin”, një pike jo përfundimtare. Vetë Bibla e argumenton fundin në këtë pikëpamje. Përmbytjen e botës e sheh jo si fundin e historisë njerëzore, por si një fillim i ri.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Problematika nderkombëtare”