Page 1 of 1

Al Kaeda u krijua nga SHBA?

Posted: Tue Jan 03, 2012 4:19 pm
by Adriana



Kjo nuk është një teori e re në fakt, por, në internet është duke qarkulluar një video e sekretares amerikane të Shtetit, Hilari Klinton, në të cilën kjo e fundit pohon se organizata terroriste Al Kaeda është krijuar nga SHBA 20 vite më parë.

“Kujtohuni, njerëzit ndaj të cilëve sot luftojmë, i krijuam para 20 vitesh. Ne e bëmë sepse ishim në telashe me Bashkimin Sovjetik, kur ata pushtuan Afganistanin” ka thënë ajo. Klinton ka vazhduar të flasë edhe më tej, por ende nuk është verifkuar autenticiteti i intervistës së sekretares së Shtetit. Mundësitë më të mëdha janë që video të jetë e montuar, gjithsesi dyshimet do të mbeten.

Re: Al Kaeda u krijua nga SHBA?

Posted: Tue Jan 03, 2012 5:03 pm
by Mallakastrioti
Sekretarja e shtetit ketu pohon te verteten, pasi ka qene pikerisht sherbimi Amerikan qe ndihmoi Muhaxhedinet (ku Bin Laden eshte nje nder njerezit e pare qe shfaqen ne videot realizuar ne kohen e konfliktit kunder sovjetikeve ne Afganistan) afgan si ne logjistike (armatime) ashtu edhe ne ndihma financiare.

Re: Al Kaeda u krijua nga SHBA?

Posted: Sat Jan 07, 2012 10:29 am
by Adriana
Me informacione krejt ndryshe nga ato qe jane dhene ne media per vrasjen e Osama bin Lades ka punuar regjizorja Kathryn Bigelow per filmin Bin Laden, pentagoni ne ankthe...



Pentagoni do të hetojë mbi informacionet që i janë kaluar regjisores Kathryn Bigelow mbi operacionin që coi në vrasjen e kryeterroristit Osama bin Laden.