"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Franca miraton “ligjin për gjenocidin armen”

Këtu mund të diskutoni për të gjithë fenomenet që shqetësojnë mbarë botën dhe që janë bërë objekt i shtypit dhe medias ndërkombëtare.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Franca miraton “ligjin për gjenocidin armen”

#1

Post by Adriana » Tue Jan 24, 2012 2:20 pm

Franca miraton “ligjin për gjenocidin armen”

Senati francez ka miratuar ligjin që konsideron vepër penale çdo mohim të “gjenocidit që kanë vuajtur armenët në duart e turqve otomanë, afro 100 vjet më parë”.
Shkelësit mund të dënohen me një vjet heqje lirie apo edhe me gjobë prej 45,000 eurosh.
Ministri francez për marrëdhënie me parlamentin, Patrik Ollier, u ka folur senatorëve në favor të ligjit, i cili ka shkaktuar mosmarrëveshje diplomatike me Turqinë.
“Mohimi është fyerje e rëndë e kujtesës kolektive që ne ndajmë. Ai i hedh poshtë vuajtjet e njerëzve dhe i bën viktimat të harrohen”, ka thënë Ollier.
Armenia thotë se rreth 1.5 milionë armenë janë vrarë në Turqinë Otomane gjatë Luftës së Parë Botërore, “për shkak të politikës së qëllimshme të gjenocidit”.
Turqia e mohon termin gjenocid, duke thënë se ka humbje të mëdha jetësh nga të dyja palët në Turqinë lindore, në periudhën 1915-1916.
Kur Asambleja Kombëtare e Francës ka miratuar ligjin dhjetorin e kaluar, Turqia ka tërhequr ambasadorin e saj në Paris për konsultime dhe ka pezulluar bashkëpunimin ushtarak dhe ekonomik me shtetin francez.
Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutogllu, ka paralajmëruar se Ankaraja do të ndërmarrë masa të reja kundër Francës nëse Senati miraton ligjin.
Ai nuk ka saktësuar masat eventuale, por ka thënë se ligji kërcënon lirinë e shprehjes dhe se miratimi i tij “mund të hapë një epokë të re të hetimeve në Evropë”.
Franca, më 2001, ka njohur si gjenocid vrasjet e armenëve.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Gardhi i Ondrrave
Senior Member
Senior Member
Posts: 153
Joined: Fri Jan 20, 2012 4:09 pm
Gender: Male

Re: Franca miraton “ligjin për gjenocidin armen”

#2

Post by Gardhi i Ondrrave » Tue Jan 24, 2012 6:24 pm

E pergezoj lajmin, shume mire Franca. Njarzit qe kan vuajt tmerrin si ne nga ky komb i mallkum prej Zotit, tash kan pa drejtsin tu ba realitet. Dhe mos te shkoj ma turku rrethe rrotull ne Ballkan me lyp "miqesine shekullore" me popujt qe shtypi misorisht ne shekuj!!!I pabese!!

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Franca miraton “ligjin për gjenocidin armen”

#3

Post by Sally » Wed Jan 25, 2012 7:50 am

Franca duhet t'ia dalë mbanë pa Turqinë - Aleatët e NATO-s në krizë të thellë


Aleatët në NATO, Turqia dhe Franca janë në një krizë të thellë. Shkaku është një ligj, i cili ka kaluar në të dyja dhomat e parlamentit në Francë. Megjithë kërcënimet e Turqisë senati francez ka miratuar këtë ligj.

Në fundjavën e kaluar (22.1.) grupe turke të interesit me afishe, që mbushnin një faqe të tërë të gazetave franceze ishin përpjekur të pengonin në momentin e fundit, që ligji për gjenocidin të kalojë në senatin francez. Por më kot, sepse senati e miratoi atë dhe tani asgjë nuk e pengon dot më ligjin, që e vë juridikisht në një nivel mohimin e gjenocidit ndaj armenëve juridikisht në një nivel me mohimin e holokaustit. Të dyja do të dënohen pas hyrjes në fuqi të ligjit me deri një vit burg dhe me një gjobë prej 45.000 eurosh.

Në Turqi kjo ka shkaktuar zemëratë të madhe, sepse këtu gjenocidi ndaj armenëve është ende i diskutueshëm. Në shenjë proteste Turqia do të ngrijë të gjitha marrëdhëniet me Francën. Këtë e vërtetoi të martën në mëngjes (24.1.) zëdhënësi i ambasadës turke në Paris, Engin Solakoglu:

"Fjala është për marrëdhëniet dypalëshe. Në nivel diplomatik, politik, ekonomik, ushtarak dhe kulturor. Franca që tani në të gjitha këto nivele duhet t'ia dalë pa Turqinë."

Kjo do t'i dhëmbë në rradhë të parë ekonomisë franceze. Sepse 400 sipërmarrje të mëdha nga Franca janë aktive në Turqi, Franca është investuejsa e dytë për nga rëndësia në Bosfor. Kështu blerja e centraleve bërthamore të Arevës vihet gjithashtu në diskutim, si dhe porositë e Airbus-it. Dhe përsa i përket krizës së Iranit Turqia është një partner i rëndësishëm politik. Ministri i Jashtëm i Francës Alain Juppé mundohet të ulë gjakrat:

"Dëshiroj t'u bëj thirrje të gjithë miqve tanë turq, që të qëndrojnë të qetë. Turqia është një vend i madh me fuqi të madhe ekonomike dhe politike dhe ne kemi nevojë për marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin. Ne duhet të presim tani reagimin. Unë i zgjas dorën gjithsesi Turqisë."

Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy është në këtë pikë më pak i ndjeshëm. Ai e kishte iniciuar këtë para disa javësh duke e mbështetur qartë ligjin për gjenocidin francez me këto fjalë:

"Gjenocidi ndaj armenëve është një fakt historik. Turqia është një vend i madh, që duhet ta rishikonte historinë e saj."

Por Turqia dhe kritikë brenda partisë akuzojnë presidentin francez, se është shprehur kështu për arsye taktike elektorale. Sepse për më pak se njëqind ditë në Francë zgjidhet presidenti i ri dhe votat e 500.000 francezëve me origjinë armene mund të jenë shumë të rëndësishme. Shumë prej këtyre familjeve kanë ikur në Francë pas gjenocidit, atyre u vjen nga zemra përshëndetja për ligjin kundër gjenocidit.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Franca miraton “ligjin për gjenocidin armen”

#4

Post by Sally » Wed Jan 25, 2012 7:54 am

Turqia kritikon projektligjin francez si diskriminues dhe racist

Turqia kritikoi nje projektligj te miratuar nga Senati francez duke e quajtur ate diskriminues dhe racist. Projektligji cileson si krim te mohosh se vrasjet masive te armeneve nga turqit thuajse 100 vjet me pare ishin gjenocid. Kryeministri turk Taip Erdogan e hodhi poshte ligjin si te pavlefshem dhe u zotua se Turqia do te ndermarre sanksione te paspecifikuara kunder aleates se saj ne NATO Frances. Ai tha se sanksionet do te zbatohen hap pas hapi.
Nderkohe Armenia e mirepriti projektligjin. Ministri i Jashtem i Armenise Edward Nalbadian tha se kjo dite do te shkruhet me ar ne historine e mbrojtjes se te drejtave te njeriut.
Dhoma e ulet e parlamenit francez e miratoi projektligjin muajin e kaluar dhe Presidenti Nicholas Sarkozy mund ta nenshkruaje ate ne ligj.
Sipas ligjit kushdo qe thote se vrasja e armeneve nga turqit otomane nuk eshte gjenocid perballet me 60 mije dollare gjobe dhe deri ne nje vit burgim.
Ministria e Jashtme franceze i beri thirrje Turqise te mos e teproje me reagimin e vet duke shtuar se Franca e konsideron Turqine nje aleate shume te rendesishme. Ministri i Jashtem francez Alain Juppe theksoi lidhjet e fuqishme politike dhe ekonomike mes te dy vendeve dhe shprehu shpresen per kthim ne marredheniet konstruktive.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Franca miraton “ligjin për gjenocidin armen”

#5

Post by Sally » Wed Jan 25, 2012 8:00 am

Kete shprehje racist e keni ne maje te gjuhes sa here qe nuk ju vjen mire......!
C'fare ka te bej raciste me zbrdhjen e nje historie te harruar?!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Franca miraton “ligjin për gjenocidin armen”

#6

Post by Sally » Wed Jan 25, 2012 8:43 am



Miratimi në senat i një ligji i cili e konsideron të paligjshëm mohimin e genociditit armen, ka tensionuar marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Parisit. Presidenti turk Abdullah Gyl deklaroi se pas kësaj marrëdhëniet do të jenë në një nivel tjetër. Presidenti Sarkozi ne nje leter shkruar autoriteteve turke deklaroi se ligji nuk ka si synim te godase asnje vend
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Stilian
Honored Member
Honored Member
Posts: 323
Joined: Wed Dec 07, 2011 10:57 am
Gender: Male

Re: Franca miraton “ligjin për gjenocidin armen”

#7

Post by Stilian » Wed Jan 25, 2012 10:30 am

Sally wrote:

Miratimi në senat i një ligji i cili e konsideron të paligjshëm mohimin e genociditit armen, ka tensionuar marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Parisit. Presidenti turk Abdullah Gyl deklaroi se pas kësaj marrëdhëniet do të jenë në një nivel tjetër. Presidenti Sarkozi ne nje leter shkruar autoriteteve turke deklaroi se ligji nuk ka si synim te godase asnje vend
Franca mir ben, por sikur te denonte edhe krimet e veta ne magreb do kishte me lezet!
"IN GOLD WE TRUST"

Post Reply

Return to “Problematika nderkombëtare”