Raportohet se ushtria turke ka goditur caqe të ushtrisë siriane në përgjigje të bombës që la të vdekur pesë civilë turqë.
Mediat citojnë një deklaratë që është lëshuar nga zyra e kryeministrit turk, Tayyip Erdogan për këtë informacion.
Të paktën pesë persona mbetën të vrarë nga predhat që ranë në qytetin kufitar Akçkale. Më herët, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon ka kërkuar nga Turqia që t’i mbajë të gjitha kanalet e komunikimit hapur me Sirinë, në mënyrë që të shmangen tensionet në rritje ndërmjet këtyre dy vendeve fqinje, pas shpërthimit të një predhe të lëshuar nga Siria në tokën turke, e cila la të vrarë të paktën pesë persona.
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutoglu e njoftoi Banin për incidentin nëpërmjet një thirrje telefonike.
Re: Turqia sulmon Sirinë
Posted: Wed Oct 03, 2012 9:32 pm
by Arbëri
Kjo është luftë tipike e montuar per mua ...!
Siria është ne probleme te medha lufte brenda ne shtet te vet e paska marre guxim te sulmon edhe TURQINE
Re: Turqia sulmon Sirinë
Posted: Thu Jan 31, 2013 1:54 pm
by Sally
Izraeli sulmon nga ajri Sirinë
Izraeli ka kryer një sulm nga ajri ndaj Sirisë. Ky është sulmi i parë ajror i Izraelit ndaj shtetit fqinj që prej vitit 2007. Qeveria izraelite nuk e ka komentuar sulmin.
Siç raporton "New York Times" duke cituar burime qeveritare amerikane, avionët luftarakë izraelitë bombarduan një autokolonë, e cila me armë moderne të mbrojtjes kundër-ajrore ndodhej në rrugë për tek milicët Hizbollah në Liban. Nga ana tjetër sipas versionit sirian forcat ajrore izraelite sulmuan një qendër kërkimore ushtarake në afërsi të kryeqytetit, Damask. Si pasojë humbën jetën dy punëtorë. Qeveria izraelite nuk e ka komentuar sulmin.
Sulmi i parë ajror i Izraelit ndaj shtetit fqinj që prej vitit 2007
Rusia, një prej aleateve të Sirisë, sipas deklarimeve zartyre, e priti "me shqetësim të thellë" lajmin për sulmin. "Nëse konfirmohet informata për këtë sulm atëherë kjo do të ishte një shkelje e rëndë e Kartës së Kombeve të Bashkuara", njoftoi ministria e Jashtme në Moskë. Sulmet ndaj objektivave në territorin e një shteti sovran janë "të papranueshme pavarësisht se me çfarë motivi ndërmerren ato", u tha në kryeqytetin rus.
Sulmi u dënua edhe nga Liga Arabe. Hizbollhau libanez e akuzoi Izraelin se është pjesë e një "komploti" kundër Sirisë. Sulmi i aviacionit izraelit ndaj territoreve siriane bën të qartë, se bëhet fjalë për shkatërrimin e Sirisë dhe të ushtrisë së saj për ta thyer "boshtin e rezistencës", sqaroi Partia shiite radikale islamike.
Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle nuk ka dashur ta komentojë rastin. "Ne nuk kemi të dhëna të sakta rreth asaj se çfarë ka ndodhur", theksoi ai para fillimit të takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel (31.01.2013).
Të përditshmet izraelite reaguan të shqetësuara për sulmin
Në një koment të gazetës "Jediot Achronot" thuhet se një sum i tillë, nëse është kryer nga pala izraelite, nxit luftë mes palëve të prekura. Gazeta tjetër "Israel Hayom" komentoi se tani është në duart e Sirisë dhe Hizbollahut të vendosin nëse do të duan që tensionet e krijuara t'i kthejnë në luftë. Ndërsa e përditshmja amerikane "Washington Post" shkruan në numrin e saj të së enjtes (31.01.2013) se ky sulm shton mundësinë që lufta civile në Siri të përhapet në mbarë rajonin.
Re: Siria ne prag lufte?
Posted: Wed Sep 11, 2013 11:21 am
by Sally
''Obama to give diplomacy a chance'' kur skane rruge tjeter gjithmon dalin me kete teori... . Kjo vetkuptohet shume mire edhe ne mesazhin e dhene nga Obama nje mesazh me dy-fytyra:
1- ti japim nje shance dipllomacise ( jo lufte, po rruge dipllomatike )
2- ftoj shtetet e tjera qe ta diskutojme edhe njehere (ato shtete qe nuk kan pranuar nderhyrjen ne siri)
shrehja tjeter qe me beri pershtypje eshte: ''amerika nuk eshte policia e gjithe botes'' , ngjan nje shprehje e ''prekshme'' po perdoret aty ku:
1- nuk kan interesat e tyre...
2- ose aty ku nuk nuk shoqerohet nga superfuqite e tjera ( si ne kete raste me sirin )
''5-superfuqite'' po ndahen ne grupe?... arsyje ekonomike apo dicka tjeter?