"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Venezuela: Hugo Çavez

Këtu mund të diskutoni për të gjithë fenomenet që shqetësojnë mbarë botën dhe që janë bërë objekt i shtypit dhe medias ndërkombëtare.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Venezuela: Hugo Çavez

#1

Post by Sally » Sun Sep 06, 2009 11:19 am

Image


Të gjithë kundër Çavez



Mijëra njerëz në vendet e Amerikës Latine dhe në shtetet e tjera kanë marrë pjesë në demonstratat kundër presidentit të Venezuelës, Hugo Çavez.
Tubimet kundër presidentit Çavez, janë mbajtur në Kolumbi, në Venezuelë, pastaj në Honduras, Argjentinë dhe Kili.

Për protesta kundër liderit majtist të Venezuelës, është raportuar edhe në qytetet amerikane Nju Jork dhe Majami dhe në kryeqytetin spanjoll, Madrid.

Protestuesit e akuzojnë kryeministrin venezuelian për përzierje në punët e Kolumbisë dhe në shtetet e tjera të Amerikës Latine dhe për autoritarizëm brenda Venezuelës.

Hugo Çavez kundërshtoi marrëveshjen mes Shteteve të Bashkuara dhe Kolumbisë në fushën e sigurisë dhe ndërpreu marrëdhëniet me vendin fqinj
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Venezuela: Hugo Çavez

#2

Post by Sally » Sun Sep 06, 2009 11:55 am

Image

Izraeli dënon ashpër deklarat e Chavez në Iran




Tel Aviv- Izraeli dënoi ashpër qëndrimin dhe deklaratat e padenja të presidentit venezuelian, i cili aktualisht ndodhet në një vizitë në Iran.
"Qëndrimi dhe deklaratat e bëra nga Hugo Chavez janë të padenja për popullin venezuelian, një vend besnik dhe mik i Izraelit'', konfirmoi zëdhënësi i Ministrisë izraelite të Punëve të Jashtme, Yigal Palmor.

Sipas tij, presidenti Chavez nuk është në lartësinë e traditës bolivariane të historisë së vendit të tij. Ai i referohet Simon Bolivarit, heroit të shekullit të 19 të pavarësisë të kolonive spanjolle në Amerikën Latine. Presidenti Chavez, aleati kryesor i Teheranit në Amerikën Latine, mbështeti programin bërthamor të kundërshtuar të Iranit.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Venezuela: Hugo Çavez

#3

Post by Sally » Wed Sep 09, 2009 12:19 pm

Hugo Çavez: Izraelit i duhen vendosur sanksione





Hugo Çavez akuzon izraelin për gjenocid ndaj popullit palestinez, duke i përshkruar bombardimet e vitit të kaluar në Gaza si një sulm të paprovokuar.
Presidenti i Venezuelës theksoi, se tani nuk diskutohet më nëse izraelitët duan të shfarosin palestinezët, kur ata po e bëjnë hapur një gjë të tillë. Hugo Çavez, i cili sapo përfundoi një tur në Lindjen e Mesme dhe vendet arabe, i kundërshtoi pretendimet e Izraelit se sulmi në Gaza ishte një përgjigje ndaj sulmit me raketa të grupit islamik Hamas.

"Çfarë ishte tjetër veç gjenocid? ... Izraeli po kërkonte një precedent për të shfarosur palestinezët. ", deklaroi Çavez për gazetën franceze “Le Fİgaro”, duke shtuar se Izraelit i duheshin vendosur sanksione.

Izraeli nisi një ofensivë ushtarake kundër Rripit të Gazës më 27 dhjetor të vitit 2008 me argumentin se po përpiqej të ndalonte sulmet me raketa nga Hamasi. Sulmi tokësor, detar dhe ajror zgjati 22 ditë dhe sipas burimeve mjekësore shkaktoi rreth 1300 të vdekur në radhët e civilëve palestinezëve.

Çavez deklaroi se ai njeh të drejtën e Izraelit për të ekzistuar, si për të gjitha vendet, por Izraeli duhet të respektojë të drejtën e popullit palestinez për të vetëvendosur. Presidenti venezuelian deklaroi më tej se kërkonte më shumë qartësi nga politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara.
Last edited by Sally on Wed Sep 09, 2009 12:33 pm, edited 1 time in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Venezuela: Hugo Çavez

#4

Post by Sally » Wed Sep 09, 2009 12:28 pm

Te lumte qe ja kujtove vendin Izraelit Mundt te them qe mundt ta quajm diktator per popullin e tij Persidentin Hugo Çavez, po ama kur behet fjale per politek e jashme nje me nje ja numeron ( edhe pse ndonjeher e tepron) -hahaha- -hahaha- po eshte menyra e tij qe flet si coban nga mali. Mire do ishte te ishte komshi me serbin dhe me grekun -lol- -lol-
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Venezuela: Hugo Çavez

#5

Post by Sally » Thu Sep 10, 2009 11:37 am

Çavez në Rusi për bashkëpunimin ushtarak



Moskë - Lideri venezuelian Hugo Çavez takoi sot homologun rus Dimitri Medvedev, në kuadër të diskutimeve mbi bashkëpunimin ushtarak.
Çavez e nisi vizitën e tij dje në mbrëmje me një diskutim para studentëve moskovitë ku kritikoi ashpër politikën e jashtme amerikane. "SHBA-ja kërkon të kontrollojë mbarë botën, por perandoria amerikane është drejt dështimit. Ajo do të shembet në dhjetëvjeçarët që do të vijnë'', deklaroi ai, sipas agjencisë së lajmeve ''Interfax''.

"Besoj se Putin dhe Medvedev do të lënë pas tyre një trashëgimi të madhe, jo vetëm për Rusinë, por edhe për mbarë botën'', nënvizoi ai.

Presidenti venezuelian kërkoi të blejë tanke T-72 dhe T-90 për rreth 500 milionë dollarë, helikopterë, makina transporti të blinduara dhe nëndetëse. Ai njoftoi se Venezuela ishte drejt njohjes së rajoneve rebele gjeorgjiane të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Venezuela: Hugo Çavez

#6

Post by Sally » Fri Jul 23, 2010 10:50 am

Venezuela ka ndërprerë lidhjet diplomatike me Kolumbinë.





Presidenti Hugo Chavez tha se 'nuk kishte zgjidhje tjetër ' pasi Kolumbia e ka akuzuar Venezuelën se strehon rebelët e majtë kolumbianë, një akuzë që Venezuela nuk e pranon.

Ministri i jashtëm i Venezuelës Nicolas Maduro, u dha diplomatëve kolumbianë 72 orë kohë që të largohen.

Ai tha se qeveria po shqyrtonte nëse do të ndërpresë edhe fluturimet dhe lidhjet komerciale me Kolumbinë.

Kjo lëvizje vjen pasi ishin bërë të ditura fakte se rebelët marksistë kolumbianë kishin kampe në Venezuelë, akuza që nuk pranohen.

Presidenti i Venezuelës Hugo Chaves tha se 'Qeveria e Kolumbisë, që fatëmirësisht do të largohet pas disa ditësh, ka bërë një verprim shumë serizoz. Kjo më detyron që të ndërpres marrëdhëniet me qeverinë e Kolumbisë. Ne do të jemi në gatishmëri', tha Presidenti Chavez.

Presidenti Chavez e dha deklaratën pas një takimi të Organizatës së Shteteve Amerikane në Washington, në të cilin Kolumbia prezantoi video, harta dhe fotografi që përforcojnë akuzat e saj se rebelët marksistë të lëvizjes Farc dhe ELN kanë baza në Venezuelë.

Zoti Chavez tha se fotografitë mund të jenë fallsifikuar dhe insistoi se Venezuela po bënte c'ishte e mundur për të ndaluar rebeltët të kalonin kufirin.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Problematika nderkombëtare”