Page 1 of 1

Terror ne France dhe ne Liban

Posted: Sat Nov 14, 2015 4:20 pm
by Zeus10
Ne dy ngjarje te vecanta, nje ne France dhe nje ne Liban, ISIS kjo organizate misterioze, ka vrare me qindra civile te pafajshem. Cila eshte kauza e tyre dhe nese ata jane te bindur, qe me keto forma mund te nenshtrojne dhe mashtrojne gjithe boten, une nuk e di, por ne kete lufte ka dicka qe nuk shkon, per here te pare ne historine e konflikteve, nuk dihet cilat jane objektivat reale te ketij armiku tashme i gjithe njerezimit.

Re: Terror ne France dhe ne Liban

Posted: Sat Nov 14, 2015 5:41 pm
by ALBPelasgian
ISIS-i hodhi shtat ne nji kohe kur Lindja e Mesme po rikonfigurohej gjeopolitikisht. Terheqja amerikane nga Iraku e Afganistani, la nji boshllek ne konjekturen rajonale. E natyrshme asht qe Irani - si nje nga superfuqite rajonale - do te bante perpjekje me u afirmue si shteti lider i Lindjes se Mesme. Permes ndikimit ne vendet me shumice shiite (Iraku, Bahreini, Libani) ose me perqindje te konsiderueshme shiite (Siria, Jemeni), Irani po behej nje fuqi serioze. Ne kete situate, vendet e Gjirit, vecmas Arabia Saudite e ndjene veten te kercenuara. Ketu mund te trazohen rrenjet e trazirave ne Siri - opozita e atjeshme shpejt u fut ne kontroll te militantizmit vahabi-salafi (religjioni zyrtar ne Mbreterine Saudite). Ne emen te luftes kunder Assadit dhe regjimit te tij (qe mbeshtetet krejtesisht tek pakica alavite), ekstremizmi vahabist fitoi terren. Fuqizimin kryesor, vahabizmi e njohu ne Irak ku brenda nje kohe te shkurter, ISIS-i arriti te kollapsonte Qeverine shiite te Bagdatit, duke e ndare vendin ne vija sektare. Suksesi ne Irak dhe marrja ne kontroll e rafinerive te naftes (fashizmin islamik), e beri ISIS-in nje faktor ne skene. Ai fitoi krahe edhe nga tolerimi qe i bente Perendimi, perderisa ekziston ende nje fobi ndaj Iranit. Nderkohe edhe shtete te tjera me interesa te ndryshme mbeshteten avancimin e fashizmit islamik. Ne fushatat e saj gjenocidale kunder kurdeve autokton, Turqia i dha mbeshtetje te parezerve logjistike grupacioneve te ISIS-it, duke i furnizuar me rekrute e armatime. Me fjale te tjera, ISIS-i reaksionar asht fytyra e vertete e Arabise Saudite dhe Turqise.

Re: Terror ne France dhe ne Liban

Posted: Sat Nov 14, 2015 7:07 pm
by Artian
Kam lexuar qe dhe Izraeli eshte I perzier me Issis.