Page 1 of 1

NATO

Posted: Fri Feb 12, 2016 7:52 am
by Adriana
NATO, nismë detare për krizën e imigracionit

Image

11.02.2016 Ky mision i ri është ndërhyrja më e drejtpërdrejtë e aleancës në krizën e tanishme të refugjatëve. Anijet e NATO-s po drejtohen për në Detin Egje për të ndihmuar Turqinë dhe Greqinë të frenojnë trafikantët e qenieve njerëzore.Ndërkohë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter premtoi 3.4 miliardë dollarë nga buxheti amerikan i mbrojtjes për Nismën e Natos për Siguri Evropiane.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg njoftoi sot në fund të një takimi dyditor të ministrave të mbrojtjes në Bruksel, për misionin për të përballuar krizën e imigrantëve në Evropë. Aleanca po dërgon anije luftarake në Detin Egje për të vënë në shënjestër trafikanët e imigrantëve. Misioni u vu në lëvizje, pasi Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter shprehu mbështetjen e tij:

“Është krijuar një organizatë kriminale që po shfrytëzon këta njerëz në vëzhtirësi, prandaj ky është një operacion kontrabande të organizuar dhe vënia e këtij operacioni në shënjestër, është sipas mendimit tim, mënyra më efektive përsa i takon aspektit humanitar. Mendoj se ky është synimi kryesor”.

Zoti Carter vlerësoi gjithashtu Gjermaninë, Turqinë dhe Greqinë për bashkëpunimin lidhur me propozimin për të zgjeruar nismën detare të NATO-s në Mesdhe për të përballuar krizën e emigrantëve.

Zoti Stoltenberg tha se vendimi u mor për të ndihmuar Turqinë dhe Greqinë që të menaxhojnë tragjedinë “më mirë se sa ç’është bërë deri tani”.

Përsa i takon shumës që buxheti amerikan ka përfshirë për Nismën e NATO-s për Siguri, zoti Carter the se ajo është katër herë më e lartë sesa kontributi i mëparshëm amerikan në përpjekjet e NATO-s për të frenuar agresionin rus kundër aleatëve në Evropën Lindore:

“Siç u thashë edhe homologëve të mi në NATO, kjo shumë do të mbështesë rotacionin më të shpeshtë të forcave amerikane në Evropë, përfshirë praninën e pandërprerë të një brigade të armatosur luftimi gjatë gjithë vitit. Do të financojë gjithashtu më shumë stërvitje me aleatët, do të sigurojë më shumë paisje në Evropë, përfshirë paisje luftimi”./voa/