Duket se po. Kjo është përgjigja e cila tregohet nga të dhënat e Institutit të Statistikave, sipas të cilit, numri i atyre që shkojnë në altar, ka pësuar rënie nga viti në vit. Të dhënat më të fundit, ato të vitit 2014, zbulojnë se në 12 muaj është regjistruar një mesatare prej 8.2 martesash për 1 mijë banorë. Sipas shpjegimit të psikologëve të fushës, të rinjtë tremben nga përgjegjësitë ndaj edhe refuzojnë martesën. Ndërkohë që nuk ka ndryshuar mosha mesatare e martesës. Sikurse edhe në dekadën e fundit ajo mbetet thuajse e njëjtë, 29,5 vjeç për meshkujt dhe 24,1 vjeç për femrat. Kjo në fakt duket se është edhe mosha ideale për të krijuar familje. 2004 është viti që ka shënuar rënien me të madhe të martesave me 6.9 martesa për 1000 banorë Ndërsa 2003 ka shënuar rekordin e martesave me 9 martesa për 1000 banorë. Buron nga: BotaSot.Info ![]() |
Per mendimin tim ''trembja nga pergjegjesite'' nuk eshte dicka e re, ka egzistuar dhe do egzistoj, jo vetem tek ne shqiptaret po kudo. Gjithashtu mendoj qe trembja nga gjendja ekonomike nuk eshte nje nga faktoret me kryesor te kesaj renie, sepse dy persona ne vertet te dashuruar dhe me deshiren per te shkuar drejt nje martese nuk u trembet syri nga gjendja ekonomike, me pak mundime dhe sakrific mund te perballojne gjithcka nese mes tyre egziston nje dashuri...
Per mua faktoret kryesor te ketij problemi jane:
-mediat sociale
-lidhjet virtuale
-corjentimi me nje ''jete moderne'' ( jete me te lire, te pavarur)
-mos edukimi i mjaftueshem ne familje
-etj, etj...
Sqarim: opinioni im bazohet duke marre per baze vitin e renies te kesaj statiskike i cili eshte viti - 2004 , vit i cili shenon perhapjen e mediave socilale, duke filluar me Chit-chat, Msn, me pas Facebook, etj, etj, etj, etj, etj, etj.....