"OKB" Marreveshjet Nderkombetare per te Drejtat e Njeriut
Posted: Thu Feb 18, 2010 1:06 pm
Turpi dhe faji - Sistemi i të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara
Pamje simbolike. Filipinase të torturuara nga policia. Pavarësisht mbështetjes së gjerë që gjen Marrëveshja Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut mes pretendimit dhe realitetit ekziston një kontrast i madh. Instrumentat e krijuara nga OKB-ja nuk kanë efekt. Deri sa Deklarata e Përgjithshme e të Drejtave të Njeriut u shndërrua në një marrëveshje të detyrueshme me karakterin e së drejtës ndërkombëtare kaluan shumë vjet. Lufta e Ftohtë mes Lindjes dhe Perëndimit si dhe situata e interesave të ndryshme mes vendeve të industrializuara nga njëra anë dhe vendeve në zhvillim nga ana tjetër, bllokuan vendosjen e unanimitetit brenda bashkësisë ndërkombëtare lidhur me këtë temë të rëndësishme. Në vitin 1966 u arrit suksesi me Paktin Civil për të drejtat qytetare dhe politike, si dhe me Paktin Social mbi të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore. Por derisa këto pakte u ratifikuan nga një numër i mjaftueshëm shtetesh kaluan 10 vjet.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara
Shtetet duhet të raportojnë për gjendjen e të drejtave të njeriut në vendNdërkaq janë gjithsej 13 marrëveshje për të drejtat e njeriut të OKB-së, të cilat verifikohen në zbatimin e tyre nga organet e marrëveshjeve me ndihmën e të ashtuquaturave procese të raportimit të shteteve. Çdo 3 deri në 5 vjet shtetet, që kanë nënshkruar marrëveshjen duhet të raportojnë mbi politikën kombëtare të të drejtave të njeriut. Në këtë kontekst ndër të tjera ato duhet të paraqesin se çfarë kanë bërë konkretisht për shmangien e çdo forme të diskriminimit racor, apo të diskriminimit gjinor. Edhe për kontributin e tyre në zbatimin e të drejtave politike dhe civile, apo atyre ekonomike, sociale e kulturore të njeriut ato duhet të raportojnë, konform marrëveshjeve përkatëse, të cilat i kanë nënshkruar këto shtete.
Në dialog me qeveritë raportet e shteteve verifikohen dhe bashkë me rezultatet përfundimtare ato publikohen. Pikërisht këtu ekziston edhe shansi për përmirësimin e gjendjes: kritika publike duhet të verë në lëvizje qeverinë e vendit përkatës: parimi i "shame and blame" (Parimi i turpit dhe fajit) është praktikisht e vetmja mundësi e efikasitetit të këtyre komisioneve. Por kundrejt disa shteteve ky efekt është thuajse zero, sepse në to për mungesë të vullnetit politik, apo të neglizhimeve raporti nuk dorëzohet fare, ose dorëzohet me vonesë.
Vetëkritika e rezervuar në këto raporte nuk është aspak në dobi të këtyre shteteve. Nëse organizatat e angazhuara jo-qeveritare përpilojnë një raport të vetin, si të thuash jo zyrtar, atëherë komisionit i paraqiten informacione shtesë kritike sa i përket bilancit të të drejtave të njeriut në vendin përkatës.
Edhe individë të veçantë mund t´u drejtohen këtyre komisioneve, nëse ata ndjejnë që u cënohen të drejtat e tyre. Kusht është megjithatë, që ato më parë t´i kenë ezauruar të gjitha instancat kombëtare të drejtësisë. Në fakt Konventa për të Drejtat e Fëmijëve dhe Pakti Social deri tani nuk e kanë të përfshirë procedimin për rastet individuale. Megjithatë këtej e tutje kjo pritet të ndryshojë.
Procedura e re verifikimit periodik
Sudani, ka si detyrë të përpilojnë instrumenta të rinj të të drejtave të njeriut Këshilli i të Drejtave të Njeriut dhe 34 raportuesit e posaçëm të tij mbi temat si torturat, apo shtete të veçanta si Sudani, kanë si detyrë shtesë të përpilojnë instrumenta të rinj të të drejtave të njeriut dhe të vëzhgojnë gjendjen e të drejtave të njeriut në mbarë botën. Një nga ndryshimet vendimtare në këtë forum është aplikimi i procedurës mbarëbotërore të verifikimit periodik. Të gjitha shtetet e OKB-së në të ardhmen duhet të paraqesin rregullisht hapur situatën e përgjithshme të të drejtave të njeriut në vendin e tyre. Kriteret e verifikimit janë ndër të tjera Karta e OKB-së, "Deklarata e Përgjithshme e të Drejtave të Njeriut" dhe Marrëveshja e të Drejtave të Njeriut e ratifikuar nga secili vend. Me këtë procedurë lidhen shpresa të mëdha në mbarë globin.

Steve Sady, avokat nga Shtetet e Bashkuara të Anmerikës, sapo është kthyer nga Guantanamo. Ai e përjetoi atje zgjedhjen e Barak Obamës si pasues të presidentit amerikan Xhorxh Bush, i cili është përgjegjës për ngritjen e kampit në Kubë. Me burrin e ri në Shtëpinë e Bardhë ai shpreson se do të bëhet një kthesë në të mirë të të burgosurëve të pafajshëm: "Janë njerëz që kanë nënë dhe baba, vllezër dhe motra dhe fëmijë të cilët nuk i kanë parë qe sa vite. Secili prej tyre ka një histori. Dhe secili prej tyre ka vlera. Ka një të drejtë që të dëgjohet përse ndodhet në Guantanamo dhe përse nuk do të duhej të ishte atje. Dhe shpresojmë që ata një ditë do të gjejnë një vend të sigurtë strehimi".
"Nga Guantanamo ai është dërguar në Tunis dhe menjëherë është marrë nga Ministria e Brendshme. Një prej vendeve më famëkeqe ku torturohen njerëzit. Ne më vonë nga familja e tij kemi mësuar se atij i është dhënë drogë dhe është rrahur nga forcat e sigurimit. Ata e kanë kërcënuar se do t'i dhunojnë gruan dhe vajzën nëse nuk nënshkruan të gjitha çka i vendosen përpara".