"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Arvanitet

Këtu mund të bashkohen për të shkëmbyer mendime, pjesëtarë të diasporës ose komuniteteve të ndryshme arbërore.

Moderator: Strokulli

Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Arvanitet

#76

Post by Arbëri »

....vazhdim,
Image
Image
Image
Last edited by Arbëri on Sat Apr 24, 2010 3:02 pm, edited 1 time in total.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Arvanitet

#77

Post by Arbëri »

Image

Image

Image

Image

Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Arvanitet

#78

Post by Arbëri »

Faqja e fundit e DHIATËS, botim e vitit 1858, Athinë. Kjo Dhiatë u botua vetëm pjesa e pare e Dhiatës të 1827

Image

Dhiata e Re e përgatitur nga Kostandin Kristoforidhi, botim 1872, Kosandinopojë

Image
Faqja e fundit e Dhiatës së Re, botim 1872, Kostandinopojë
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Arvanitet

#79

Post by Arbëri »

Image ARVANITET: KONTRIBUTI I ARVANITASVE NE KULTUREN ARTISTIKE GREKE

Mënyra e jetesës dhe veshja arvanitase ka tërhequr vëmëndjen e shumë studiuesve të huaj që kanë vizituar ballkanin në shekujt e më parëshme.
Shumë piktorë të huaj të frymëzuar nga lloj i mënyrës së jetesës dhe veshjes arvanitase ose shqipëtare mbushën tablotë e tyre me këto tema.
Shumë tablo me portretin e luftëtarit arvanit gjenden nëpër muzetë e mëdha të europës dhe kanë tërhequr vëmëndjes e vizitorve të shumtë.
Por nuk ishin vetëm piktorët e huaj që u frymëzuan nga mënyra e jetesës, veshja dhe figura e luftëtarit arvanitas ose shqiptar.
Nga fara arvanitase dolën shumë piktorë që disa prej tyre u bënë me famë botërore. Temat frymëzuese të këtyre piktorëve të mëdhenjë arvanitas ishin betejat fitimtare të princit të Arbërisë dhe Epirit Skënderbeut, dhe i njohur nga papa Piu i 2-të, mbret i Albanisë dhe Maqedonisë më 1458. lufta shekullore e kombit të Arbërit për liri, shpërnguljet me dhunë nga trojet tona shekullore etj. Disa nga këta piktorë me famë botërore janë, Polikron Lebeshi, Eleni Bukura, Jani Altamura Bukura, Niko Voko, Niko Engonopulos, Alqi Gjini, Jani Kuçi, Taso Haxhi, Stamati Lazeru, Thanasi Çinko, Andrea Kryezi, Niko (Gjika)Haxhiqiriako, Buzani, Gizi, Biskini etj. Të gjithë këta piktorë të mëdhenjë me fama botërore janë me preardhje shqiptare ku kanë deklaruar vetë që janë arvanitas nga zonat e banuara me shumicë dërrmuese me arvanit si ishulli i Hidrës, Eubea, Atikia, etj që janë zemra e Greqisë së lashtë, dhe janë banuar dhe banohen edhe sotë nga kjo racë.
Arvanitasit kanë ndërtuar dhe teatrin e parë prej guri të Greqisë. Mbas revolucionit të 1821, arvanitasi Jani Bukura ndërtoi teatrin e parë prej guri të Greqisë së Re në Athinë. Jani Bukura ishte një detar, luftëtar i zoti, por mbi të gjitha ai kishte një shpirt të pasur prej artisti.
Jani Bukura është babai i piktores së madhe greke Eleni Bukura-Altamura dhe djali i kryeplakut të fundit të ishullit të Specas Gjergj Bukura.
Detari Jani Bukura, një luftëtar i guximshëm, kishte edhe një dashuri të veçantë për artin, për arsimin. Vdiq më 1861, në krahët e vajzës së tij Eleni Bukura, piktores së parë femër në Greqi e cila krijoi parakushtet për emancipimin e gruas.

ZHDUKJA E GJUHES, KULTURES DHE ELEMENTIT ARVANITAS NE GREQI

Me kalimin e dhjetravjeçarve arvanitasit u ‘’bindën’’ ose u detyruan të binden se duhet të braktisin gjuhën e tyre në se dëshiroheshin të bëheshin qytetarë të denjë të shtetit të ri grek.
Numri i saktë i arvanitasve ose shqiptarëve në Greqi nuk dihet, por nga kuvendi i fundit që kam pasur me studiuesin, historianin dhe shkrimtarin e njohur arvanitas Aristidh Kolia, që vdiq në vitin 2000, dhe që ky kuvend është botuar në revistën EKSKLUZIVE, thotë se ‘’Në Greqi pak njerës nuk e kanë gjyshen apo gjyshin arvanitas’’.
Sot burimet historike, gjuhësore, muzikore janë shumë të kufizuara ose mungojnë plotësisht në drejtim të arvanitasve të Greqis.
Në vitin 1983 arvanitasi Jorgo Maruga do formonte ‘’Lidhja e Arvanitasve të Greqis’’. Por në këtë vit, Jorgo Maruga vdes, duke u zgjedhur studiuesi i njohur Aristidh Kola kryetar, që me punën e tij madhore, mund të quhet me të drejtë, De Rada i arvanitasve të Greqis.
‘’Lidhja e Arvanitasve të Greqis’’ me në krye Aristidhin dhe pasuesin e tij Jorgo Miha dhe Jorgo Gjeru do të ngrinte në një farë mënyre lartë figurën e arvanitit që luftoi dhe krijoi shtetin e ri Grek.
Lidhja do të botonte revistën ‘’Besa’’ dhe broshura të ndryshme për historinë shqiptare, në vitin 1986, do të bëhej koncerti i parë me këngë dhe valle arvanitase.
Kënga arvanitase ka tërhequr vëmëndjen e shumë studiuesve dhe muzikologëve grekë dhe të huajve të tjerë.
Këngët arvanite i përkasin tekseve të këngëve dhe poezisë të lirikave të vjetra arvanitase. Këngë për lirinë, dashurinë dhe të tipit kaçak, pra të njeriut të lirë prej një shpirti të pathyeshëm dhe të ndjenjës popullore. Këngët arbërore janë ruajtur me fanatizëm nga populli arvanit deri më sot dhe këndohen shpesh nëpër dasma.
Mënyra se si është ruajtur kënga arvanitase është interesante për faktin se gjuha arvanitase ose shqipe nuk shkruhej më parë, nuk e lanë të tjerët që të shkruhej!
Kështu populli arvanit zgjodhi rrugën e të kënduarit për të ruajtur gjuhën e tij arvanitase. Mënyrë tjetër nuk kishte, kur osmanët turq të pritnin kokën po të flisje shqip, ndërsa injorantët priftërinjë të helmonin edhe me bukë po të dëgjonin të kuvendoje në gjuhën e mëmës shqipe.
Një dëshmi që kemi nga P.Joti që shkruajti ‘’Historinë e Shtatë Ishujve’’ të vitit 1866, na vërteton se Suljotët që ishin në Korfuz. Kur pastronin armët e tyre, ata këndonin këngët arvanitase të heronjëve të tyre.
Në këngët arvanitase të Suljotëve nuk kishte asnjë fjalë greke.
Dy këngë që këndoheshin nga arvanitët Suljot, gjenden në librin me titull ‘’Bleta Shqipni’’ me autor Thimo Mitku botuar në vitin 1878 në Aleksandri.
Në vitin 1891, gjermani Arthur Milchkofer në veprën e tij me titull ‘’Attika und seine Heutigen’’ ndër të tjera shkruan.
‘’Nga ç’di unë, këngët popullore greke, i janë përshtatur këngëve të vjetra arvanite të dashurisë, lirisë dhe kaçake’’.
Shumë këngë arvanite janë shkruajtur në gjuhën greke, kështu kanë humbur indentitetin e tyre të vërtet shqiptar.
Këto 15 vjetët e fundit falë vullnetit dhe ambisjes të studiuesit arvanitas Aristidh Kolia, Dhimitri Leka dhe këngëtarit Thanasi Moraiti, u bë e mundur që të prodhohen dy CD me këngët arvanitase me titull ‘’Këngët Arvanitase’’ dhe ‘’Trëndafilat e Shkëmbit’’ që kanë përmbledhjen e disa këngëve arbëreshe të Italis së jugut dhe të arvanitasve të Greqis. Këto dy CD janë të vetmit që janë prodhuar në historinë mbarë shqiptare në gjuhën tonë arbëreshe.
Orkestra që shoqëron Thanasi Moraitin mbështetet tek instrumentet e traditës së lashtë arbëreshe, që krijon një botë interesante dhe të këndeshme muzikale. Veglat kryesore që përdorin muzikantët arvanitas janë, pipëza, daullja, fyelli, zilja, lahuta, mandolina etj.
Vitet kalojnë, gjuha shqipe që flasin arvanitasit e Greqis, traditat, zakonet dhe doket e bukura shqiptare po harrohen dhe humbasin.
Ndoshta, brezi i fundit që flet gjuhën dhe ruan karakteristikat e arvanitasve sa vjen e zhduket. Është, pra, përgjegjësi e madhe që institucionet kulturore mbarë shqiptare, të ruajnë dhe të regjistrojnë të dhënat kulturore të arbëreshëve kudo që ndodhen ata sot larg zemrës të mëmës Shqipni.
Në mënyrë që brezat që vijnë të njohin qytetrimin e gjerë dhe kontributin e racës shqiptare për formimin dhe zhvillimin e shteteve të popujve të tjerë ku raca shqiptare jetonte dhe jeton bashkë me ta.
Të gjithë, dashamirë dhe dashakëqinjë, duhet ta kuptojnë se asnjë e keqe nuk vjen ndokujt nga vetënjohja dhe krenaria e ligjëshme për ruajtjen e vlerave tradicionale të kulturës dhe gjuhës shqipe të arvanitëve.
Shteti grek duhet të kujdeset më shumë për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës të arvanitëve në Greqi, sepse pa ruajtjen e elementit arvanitas, Greqia nuk mundë të ketë histori të re. Arvanitasit në Greqi janë një bazë e fortë dhe e patundëme që tregon për lidhjen e ngushtë që ka ekzistuar, ekziston dhe duhet të ekzistojë midis Greqisë dhe Shqipërisë. Ata janë një tregues i vlerave të larta dhe të pastërta që ka shqiptari të ruajtur me fanatizëm ndërshekuj.
Shqipëtarët dhe grekët i lidhin shumë gjëra të përbashkëta, traditat dhe zakonet, i ndërlidhin ngushtë dy popujt më të lashtë të europës, prandaj sot nuk duhet të mendojmë se si mundë të ngremë pengesa dhe kurthe njeri-tjetrit, por se si mund të ndihmojmë njeri-tjetrin për kapërcimin e vështirësive që sjellin vitet.
Image
Kjo është një fotografi nga e cila tregon veshjet e burrit dhe të gruas të ishullit të banuar me Arvanitë.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Arvanitet

#80

Post by Arbëri »

Image

*
*
*
*
*
*
*

Shkrimet ne gure tregojne lashtesine e gjuhes shqipe

Niko Stilos

Niko Stilos: Shkrimet në gur na zbulojnë gjurmët më të hershme të shqipes
Në përgjithësi për historinë e lashtë të popullit shqiptar kanë qenë të huajt që kanë shkruar dhe kanë sjellë vërtetime për lashtësinë tonë. Por, ka pasur edhe raste të studiuesve të huaj që këto vërtetime i kanë fshehur ose i kanë keqshpjeguar.

Studiuesi grek me origjinë shqiptare, Niko Stilos para disa vitesh botoi në gjuhën shqipe librin “HISTORIA E SHENJTË E ARVANITËVE”, një libër që tregon për lashtësinë e gjuhës dhe shkrimit shqip.

Para një viti botoi “FJALORIN e MARKO BOÇARIT” dygjuhësh greqisht-shqip. Në moshën 19-vjeçare, Markoja na solli fjalorin e parë greko-shqip “Ëåîéêïí ôéò Ñïìáéêçò êáé Áñâáíéôéêçò áðëçó” (Fjalori dygjuhësh Greqisht dhe Shqipes së thjeshtë).

Studiuesi Niko Stilos është i lindur në një fshat të prefekturës të Prevezë nga prindër dygjuhësh, që flisnin gjuhën shqipe (arvanite) dhe greqisht. Ai ka rreth 30 vite që merret me studimet parahistorike rreth lashtësisë së gjuhëve të ndryshme europiane.

Ai është i diplomuar në ekonomi, në universitetet italiane dhe më vonë emigroi në Gjermani ku ka mbi 35 vite atje. Për shumë vite është marrë me studimet e shkrimeve të vjetra, ku ka nxjerrë edhe mendimet e tij se shqiptarët janë autoktonë në Greqinë e lashtë, se ata janë helenasit e vjetër dhe jo grekët e sotëm.

Këto mendime ai i mbështet në mbishkrimet e shkruara nëpër gurët dhe thëniet e historianëve të lashtë si Herodoti.

Në këtë intervistë ai shpalos disa prej argumenteve të tij mbi lashtësinë e shqipes dhe faktin se shqiptarët janë autoktonë.

Në përgjithësi shqiptarët nuk kanë shumë njohuri mbi faktin se gjuha e vjetër e kohës antike është gjuha shqipe dhe që ka shkrime të vjetra në gjuhën shqipe. Gjithmonë i është mëshuar faktit se gjuha dhe shkrimi i vjetër qe greqishtja.

Shqiptarët kudo, edhe në Shqipëri nuk dinë mirë as historinë që ishte përpara, le të themi 200, 300 apo 500 vite më parë. Në ato vite ka shumë libra të shkruar në gjuhën shqipe me shkronja toske, pra me shkronja greke.

Kështu, propaganda antishqiptare nuk do që këto libra të dalin në dritë. Unë isha 25 vjeç dhe nuk e dija që shqiptarët kishin libra, kishin testament,thote Stillos. Pra, nuk e dija që edhe Bibla ishte përkthyer në gjuhën shqipe dy herë. Një herë nga peshkop Grigori dhe njëherë nga Kostandin Kristoforidhi.

Pra, ju mendoni se ka libra të shkruar në gjuhën shqipe më përpara se vitit 1555, që njihet “MESHARI”? pyetet Stillos

Patjetër, mund të ketë libra edhe më përpara se “MESHARI”. Në Bibliotekën e Vatikanit p.sh, nuk lënë çdo njeri që të kërkojë këto libra. Mua p.sh., nuk mund të më lënë.

Në Itali, rreth vitit 1200 një peshkop katolik nga Bari shkruan se shqiptarët kanë një tjetër gjuhë nga latinët, por librat e shqiptarëve janë të shkruar me shkronja latine. Këtë e thotë një peshkop katolik më 1200. Pra, ku shkuan ato libra?! Kush i prishi? Ato libra janë diku, por nuk dimë ku janë.

Ka akademikë apo studiues në botë që thonë se shqiptarët kanë ardhur nga Kaukazi?

Po. Ka studiues që thonë, por e vërteta është se shqiptarët janë më të vjetër se ky dheu këtu. Shqiptarët janë pellazgë. Po të studiojmë se kush janë shqiptarët, do të mësojmë se janë njerëz që nuk erdhën nga mali, por janë ata që shkruan këto gjërat antike. Erdhi koha që t’i mësojë bota.

Kemi mësuar se grekët janë më të vjetrit, kanë Mitologjinë, vepra antike, Homerin etj. Do të rrëzohen këto mendime me dokumente shkencore?

Unë punoj që të thyhet kjo tabu. Në botën e sotme moderne nuk e kërkon puna që vetëm të flasim. Duhen fakte për ta vërtetuar. Unë kam punuar 10 vite që njerëzit të lexojnë këto tekste të vjetra. Pra. ka tekste të kohës antike që lexohen vetëm në gjuhën shqipe.

Në Kretë është gjetur një tekst i vjetër Dorjan në gur. Këtë tekst unë e kam punuar që të lexohet dhe them që është në dialektin dorisht, pra në gjuhën e arvanitasve toskë. Dialekti i toskëve, i arvanitasve, ka shumë fjalë greke. Ky tekst tregon për perëndinë Dionis. Unë them që Dorjanët janë shqiptarët toskë, pra arvanitasit.

Ndërsa Jonët janë shqiptarët gegë. Jonët ishin shumë në lashtësi. Pra, gjuha shqipe kishte dhe ka dy dialekte. Jonët, që janë gegët e shkruanin me shkronja latine gjuhën shqipe.

Po të kem kohë, këtë tekst do ta botoj në një libër. Për këtë tekst grekët, duke mos e kuptuar, thonë që është në gjuhën e vjetër greke, në dorisht. Por, unë e lexoj këtë tekst në gjuhën shqipe. E kupton se çfarë bëhet...

Mundet që studiuesit e tjerë t’ju kundërshtojnë?

Unë punoj që njerëzit të më kuptojnë edhe t’i kuptojnë këto tekste. Është një gur i vjetër i gjetur në Peruxhia të Italisë, që i thonë Toskanë. Toskanë do të thotë ana e toskëve dhe atje flisnin në gjuhën e toskëve. Gurin e Peruxhias unë e kam deshifruar në gjuhën shqipe, në alfabetin latin dhe grek.
Image
Kur botova studimet e para vajta në Greqi, sepse unë jam shqiptar i Greqisë edhe dua që këto që shkruaj t’i lexojnë shqiptarët e Greqisë (arvanitasit, shën.A.Llalla) dhe të shohin cilët janë shqiptarët.

Duhet që ta largojnë turpin nga vetja ata më të shumtit, të cilët nuk thonë që janë shqiptarë, por grekë. Sepse në Greqi thonë se shqiptarët nuk kishin kulturë.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Arvanitet

#81

Post by Mallakastrioti »

http://www.southevia.gr/en/115/166.html



Arvanites’ Songs and Music

Douou, douou, douskou, dou Douskou douskou* and holly Douskou, douskou and holly And a Kallianotikos leg! (traditional lyrics - * douskou in the language of the Arvanites was the holly blossom)

Self-taught musicians abounded in the villages of Ochi and they would play to relieve the harsh conditions and isolation in the villagers’ lives. The settlement of the Arvanites in southern Evia (the northern side of Ochi up to Aliveri and Avlonari) occurred between 1402 and 1425 at the encouragement of the Venetians who wanted to use them in their military campaigns. The Arvanites became fully integrated with the locals, both borrowing and lending elements of their own culture. One of the elements that left a deep imprint on the area was the language. These days, it is spoken by the older people, but it is gradually being lost. The mass migration away from the countryside has meant that old songs and dances that the farmers and shepherds in the Ochi villages used to enjoy are being forgotten. The simple, spontaneous Arvanitika songs of southern Karystia were improvised. The themes of the songs were the family and social life. During a feast, or while dancing, songs were inspired by the moment and performed by people who knew neither how to read or write. The songs were handed down from generation to generation orally. The Arvanitika songs were made to dance to. The three basic musical instruments of a Cavo d’Oro band were the lyra, the bagpipe and the tabor. Lutes and fiddles came to southern Karystia after 1900, while the clarinet was used rarely. There are also pseudo musical instruments: mainly leaves such as ivy leaves, lemon tree leaves and strawberry tree leaves that mimicked the sound of bagpipes and clarinets. The dances myloniatikos, karystinos, ballos, and stavrotos kavodoritikos (or kallianiotikos) were danced throughout a feast and the dancers would only stop to refresh themselves with some wine. The kavodoritikos or stavrotos of Karystia is one of the most well-known Greek island dances.

Image


...dhe ju pershendet Baca ore Arvanita,se ju tani po zbuloni qe paskeni te njejtat vegla muzikore me shqipot:



"and holly Douskou, douskou and holly And a Kallianotikos leg! (traditional lyrics - * douskou in the language of the Arvanites was the holly blossom...."""

dhusku-dhusku

ky eshte dousku(Dushku) ore arvanita:

Image

peme e shenjte ne Toskeri
Image
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Arvanitet

#82

Post by Arbëri »

Edhe Arbëreshet e Kalabrisë me të njëjtin instrument derman :

“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Arvanitet

#83

Post by Arbëri »

E vërteta për fjalorin katër gjuhësorë i Dhanil Mihal Adham Haxhiu(1754?-1822?)

Image

I fshehur nëpër arkivat e Sofjes, Athinës dhe Londrës ky fjalor-ushtrimesh për rreth 200 vite nuk u fol për përmbajtjen e vërtetë të tij. Por shumë shpejtë lexuesi shqiptar do ta ketë këtë vepër në gjuhën e sotme shqipe.

Nga Arben LLALLA


Sot për lexuesin do të shkruajmë për Dhanil Mihal Adham Haxhiun i cili është hartuesit të fjalorit në katër gjuhë romaikos(greqisht), vlleh(arumune), bullgarisht dhe shqip. Ky fjalor-ushtrimesh përbëhet nga 1072 fjalë të këtyre gjuhëve.

Dhanil M.A. Haxhiu lindi në Voskopojë. Viti i tij i lindjes nuk dihet, por shumica e biografëve me dyshime për vitin e lindjes kanë vendosur vitin 1754(?) dhe duhet të ketë vdekur dikur mes viteve 1822-25 sipas dëshmive gojore. Ai studioj në Akademinë e Voskopojës dhe pati mësues Teodor Kavalioti(1718-1789) i cili është njëri nga themeluesit e Akademisë së Re në Voskopojë. Pasi morri mësime fetare Dhanil Haxhiun e shohim të punoj prift dhe mësues në Akademinë e Re të Voskopojës. Sipas disa shënimeve atë e ndeshim edhe si anëtarë të Hierarkisë së Kishës Ortodokse greke në Pellagoni ku qendrën e kishte në qytetin e Manastirit. Pra, ai ishte i edukuar me ideologji fetare ortodokse të Patriarkanës së Stambollit e njohur me emrin Fanari i Konstandinopojës. Në ato vite bëhesh një propagandë e madhe për asimilin e kombeve të tjera të Ballkanit si shqiptarëve, bullgarëve dhe vllehve që i përkisnin ritit fetar ortodoks. Të cilët nuk kishin kishën e tyre autoqefale, por vareshin nga kisha greke dhe serbe. Kështu, Dhanil M.A. Haxhiu si një prift ortodoks u vu në shërbim të propagandës greke për asimilimin e këtyre kombeve. Ai nuk i fshehu kurrë synimet e tija për të propaganduar mësimin e gjuhës greke që atëherë njihej si gjuha romaikos për të përfituar karrierë fetare. Në ndihmë të propagandës pro greke dhe kundër mësimit të gjuhëve bullgare, shqiptare dhe vllahe punoj për botimin e një libri në katër gjuhë që mendonte se do të ndihmonte që këta popuj të braktisnin gjuhët e tyre amtare. Libri kishte titullin:“Εισαγωγική Διδασκαλία”(Mësimi Përhyrjetore). Paradhënia e këtij libri iu kushtua nxënësve të Akademisë së Voskopojës duke ju thënë: “O ju shqiptar, vlleh e bullgarë, tjetërgjuhës, gëzohuni e gatituni të bëheni të gjithë romaikos(grek) dhe lini gjuhën e zakonet tuaja barbare, që stërnipërve tuaj do tu duken si përralla. Zgjohuni nga gjumi i thellë i paditurisë. Të mësoni gjuhën romaikos(greke). Mëmën e Sofisë(Shën Sofisë)”.

Që në parathënie autori paraqet qëllimin e botimit të librit të tij, pra të harrojnë shqiptarët, vllahët dhe bullgarët gjuhët e tyre dhe të mësojnë greqishten. Deri në vitet 1900 gjuha greke quhej nga vetë grekët gjuha romaikos, që do të thotë gjuha greke e re. Grekët parapëlqenin të thirreshin romaikos se sa elenas dhe grek. Daniel Haxhiu bënte thirrje për mësimin e gjuhës romaikos që në ato vite quheshin njerëzit e fesë ortodokse të ritit bizantin dhe nuk bënte thirrje për gjuhës e vjetër greke dhe qytetërimin e lashtë të saj. Kultura dhe shkolla e grekëve të vjetër ishin armiq të betuar të kristianizmit. N; Greqi kristianizmi u përhap me dhunë, vrasje dhe prishjen e të gjitha Tempujve të Greqisë Antike.

Fjalët greke të mbledhura nga gjuhëtari Dhanile M.A. Haxhiu dhe janë botuar në fjalorin-ushtrime të tij janë fjalë të gjuhës popullore, pra fjalë gojore dhe jo të mësuara në shkolla të mirëfillta. Një pjesë e tyre janë fjalë që janë përdorur dikur në lutjet kishtare ortodokse. Fjalë që sot nuk përbëjnë lidhje-kuptimësie në fjalorin e gjuhës së sotme greke. Mundet që shumica e këtyre fjalëve që na ka mbledhur autori i fjalorit katërgjuhësh ti ketë hasur në ndonjë fjalor të vogël gjuhësore që janë përdorur nga tregtarët e kohës. Fjalët vllahe(arumune) në fjalor janë fjalë që i përdorte vetë Dhanili sepse gjuha e tij amtare ishte vllahishtja. Pra, ka përdorur fjalët e gjuhës së mëmës së tij. Ai për fjalorin ka përdorur shkronjat greke pasi gjuha vllahishte edhe sot nuk ka një fjalor unik të sajin sepse vllahët jetojnë në disa shtete dhe përdorin fjalorë të gjuhëve të tjera si p.sh vllahët e Greqisë e shkruajnë gjuhën e tyre sot me shkronja greke, vllahët e Shqipërisë me shkronja latine, vllahët në vendet sllave me shkronja sllave. Ashtu siç kanë bërë edhe shqiptarët e Greqisë që gjuhën shqipe e shkruanin me shkronja greke, shqiptarët e Perandorisë Osmane me shkronja arabe, ndërsa shqiptarët katolik me shkronja latine deri në unifikimin e Alfabeti shqip më 1908 në Kongresin e Manastirit. Dhanil Haxhiu fjalët shqipe duhet ti ketë mbledhur në Voskopojë dhe fshatrat për rreth saj sepse Voskopoja banohej nga vllahë dhe shqiptarët.

Në fjalor vërehet se shumica e fjalëve shqipe janë të dialektit toskë dhe shumë pak të dialektit gegë. Qartë dallohen fjalë që ende i flasin edhe sot qytetarët e Prefekturës së Korçës. Ndërsa fjalët gegë janë fjalë që ende i përdorin shqiptarët në Tetovë. Siç dihet dialekti gegërisht flitet nga Elbasani e lartë dhe nga krahu i Maqedonisë dialekti gegërisht fillon diku nga fshatrat e Kërçovës duke vazhduar në Gostivar, Tetovë e në vazhdim në Kosovë.

Fjalët bullgare që ka sjellë në fjalor atij ia ka dhënë një prift ortodoks nga qyteti i Ohrit i quajtur Stefan. Këto të dhëna sipas disa letrave që u gjetën në vitin 1918 dhe u botuan në vitin 1925. Sipas këtyre letrave Dhanil M.A Haxhiu i shkruan priftit Stefan më 13 prill të vitit 1793 ku i kërkon një fjalor të vogël me fjalë bullgare. Në letërkëmbim shkruhet se fjalori i mbrin Dhanilit në fillim të vitit 1794. Shumë studiues japin mendimet se fjalët bullgare të fjalorit janë të folmes së qytetit të Ohrit dhe rrethinave të tij.(Pasi qyteti i Ohrit sot i përket Republikës së Maqedonisë studiuesit maqedonas pretendojnë se fjalët janë maqedonisht dhe për herë të parë kemi fjalë të shkruara të gjuhës së sotme maqedonase).

Fjalori katërgjuhësh greqisht-bullgarisht-vllahisht-shqip i Dhanil Mihal Adham Haxhiun shumë studiues pretendojnë se u botua për herë të parë në vitin 1794 në Venedik. Kopje të botimit të parë të këtij fjalori nuk janë gjetur deri më sot sipas tyre. Mendoj që fjalori-ushtrime nuk mund të jetë botuar për herë të parë më 1794, por në vitin 1802 dhe nga ky botim ekzistojnë nga një kopje në Athinë, Sofje, Vjenë dhe Londër. Logjika e thjeshtë na bënë të mendojmë për botimin e parë më 1802 prej faktit se asnjë kopje nuk është zbuluar deri më sot të botimit të vitit 1794. Si pretendojnë disa studiues. Kemi faktin me interes se fjalori me fjalë bullgare të dërguar nga prifti i Ohrit Stefani i mbrin Dhanilit më 1794, dhe është e kuptueshme që nuk mund të realizohej botimi po atë vit. Duke patur parasysh edhe vështirësitë e kohës për botim, studimi që duhej Dhanili ti bënte fjalorit bullgar të dërguar nga ati Stefan.

Anglezi Willam Martin-Leake i cili ka qenë ushtarak është i pari që e studioj këtë fjalor dhe e përktheu në gjuhën angleze të cilin e botoj më 1814 në Londër me titull: “Researches on Greece”(Kërkime në Greqi). Ai i shtoj fjalorit edhe krahasimet e fjalëve të katër gjuhëve me fjalët angleze. Shumë studiues shkruajnë se në botimin e Leake ku gjendet fjalori i Dhanil Mihal Adham janë hequr disa vargje nga botimi origjinal. Këtë gjë e vërtetova edhe unë gjatë studimit me vëmendje të dy këtyre veprave.

Në vitet 1800-1811, Dhanil Haxhiu punoj drejtor i shkollës së Mitropolisë së Voskopojës. Studiuesi I. Qafëzëzi ka gjetur në Korçë akte zyrtare të shkruara nga Dhanil Haxhiu si prift dhe disa tapi me emrin e tij të viteve 1811, 1819 dhe 1822, viti ku supozohet të ketë vdekur.

Dhanil Mihal Adham Haxhiun botoj vetëm këtë vepër e cila u ribotua tre herë brenda 8 vitesh. Kjo tregon se i bëhej një propagandë e madhe për mësimin e saj. Kuptohet financuesit e saj ishin strukturat fetare greke të cilat financonin dhe propagandonin kundër popujve të tjetër të Ballkanit, në veçanti të kombit shqiptare. Njëri nga propaganduesit fetare antishqiptare në mesin e shekullit XVIII ishte Shën Kozmain i cili shëtiste në çdo fshat ku banohej nga shqiptarët ortodoks dhe mysliman për të përhapur greqizmin. Shën Kozmai u vra nga shqiptarët në rrethinat e Fierit më 24 gusht të vitit 1779. Shën Kozmai në Predikimin e shtatë drejtuar shqiptarëve në Epir thoshte: “Dërgoni fëmijët tuaj të mësojnë greqisht për arsye se kisha jonë është greke. Dhe ti, vëllai im, po nuk mësove greqisht, nuk mund të kuptosh ato që thotë kisha jonë. Më mirë, vëllai im, të kesh shkollë greke në vendin tënd, se sa të kesh burime dhe lumenj. Cilido i krishterë, burrë apo grua, që më premton se brenda në shtëpi nuk do flasë shqip, le të ngrihet në këmbë dhe të ma thotë këtu. Unë do t‘i marr atij të gjitha mëkatet në qafën time, që nga dita e lindjes së tij deri sot, do t‘i porosis të gjithë të krishterët që t‘i flasin dhe do t‘i shlyej të gjitha mëkatet. Ai nuk do ta gjente këtë rast sikur të jepte para me mijëra”.

Vepra e Dhanil M.A. Haxhiu thelbësisht përmbante vazhdimësinë e librave fetarë që la në mes Shën Kozmai. Edhe pse ishte shkruar për edukim dhe mësime pedagogjike, ishte një libër që i shërbente propagandës greke për asimilimin e popujve të tjerë ballkanik. Kleriku Dhanil i jepte prioritet mësimit dhe edukatës greke. Vlerat e këtij fjalor-ushtrimesh katër gjuhësh janë se vite më vonë do tu shërbente studimeve të gjuhës shqipe, vllahe, greke dhe bullgare. Duke treguar se gjuhët e popujve të Ballkanit kanë vlerat e tyre historike dhe gjuhësore.

Gabimet apo fshehje të Williamn Martin-Leake

Williamn Martin-Leake në veprën e tij “Researches on Greece”(Kërkime në Greqi), kaptina “Shtojse II, Proverbe të gjuhës së Re Greke”, ku paraqet fjalorin me emra dhe proverba (fq. 383-384), pasi bëra krahasimet e këtyre me faqet origjinale të Dhanil Haxhiut. Vura re disa shtrembërime të fjalëve shqipe dhe greke (për fjalët bullgare dhe vllehe nuk mund të jap shpjegime nëse ka shtrembërime pasi nuk i njoh këto gjuhë), por edhe heqjen fjalëve me numër rendor 15, ta qela-uqellille-jagulite-gjallatë dhe bëhet fjalë për ngjalën në gjuhën shqipe. Në faqen e dytë Martin-Leake ka hequr edhe fjalën në katër gjuhë me numër 55. o dhrahon-lamnia-lamniata-sprika, bëhet fjalë për fjalën dragoi.

Angezi Leake duke mos i ditur këto gjuhë mund të ketë patur ndonjë këshilltarë për të shkruar veprën e tij në lidhje me fjalorin e Dhanil M.A. Haxhiut sepse vihet re që Leake nuk ka njohuri për asnjë gjuhë. Ai nuk ka arritur të bëj kopjimin e saktë të këtyre fjalëve nga fjalori i Dhanilit. Kjo vërehet duke bërë krahasimet e faqeve origjinale të Dhanilit që na kanë rënë në duar. Ka mundësi se Martin-Leake nuk ka njohur as gjuhën shqipe dhe greke. Edhe pse pretendon se këto gjuhë i njeh shumë mirë. Ai munde të fliste greqisht dhe shqip, por nuk mund të shkruante në këto gjuhë sepse dallohen rëndë gabimet e tij. Leake bënë zëvendësimin vend e pa vend të shkronjave duke ju humbur fjalëve shqipe origjinalin e tyre nga gjuha pellazge si p.sh. për fjalën DETI. Dhanili e shkruan TETNA, ashtu siç e kanë thënë dhe shkruar pellazgët. Ndërsa Leake bënë zëvendësimin e shkronjës T me D dhe e shkruan DETNA. Dhanili e ka në alfabetin e tij shkronjën D, por ai e ka shkruar fjalën TETNA ashtu siç e flisnin dhe e shkruanin shqiptarët në ato vite duke ruajtur të gjitha rregullat e fjalës pellazge. Kjo nuk vërehet vetëm në një fjalë por te disa. Ku duket qartë se Williamn Martin-Leake për gjuhën shqipe nuk ka patur njohuri se si shkruhet, por ka shfrytëzuar ndonjë këshilltar që sado pak dinte ta shkruante gjuhën shqipe.

Megjithatë Williamn Martin-Leake ka merita të mëdha se na ka sjellë një vepër me vlera historike dhe gjuhësore për të studiuar fjalorin e Dhanil Mihal Adham Haxhiut edhe të të tjerëve të cilat një pjesë e mirë tyre na mungojnë sot. Shumë shpejtë lexuesi shqiptar do të ketë të plotë dhe të vërtetë Fjalorin-ushtrime katër gjuhësh të Dhaniel Mihal Adham Haxhiut duke hedhur poshtë rreth 200 vite të pavërteta të këtij fjalori ku siç e thamë më lartë anglezi Willam Martin-Leake ka bërë gabime duke dëmtuar gjuhën shqipe dhe ndoshta e dhe gjuhët bullgare dhe vllahe. Kjo vepër pritet të dali në qarkullim shumë shpejtë në gjuhën shqipe nga studiuesin grek nga Çamëria me origjinë shqiptare Niko Stylos.

Duhet thënë se disa fjalë shqipe të fjalorit-ushtrime nuk i përkasin fjalorit të sotëm të gjuhës shqipe si: 28).pe borika, 47) e gratirot, 51) pre iktiza toë, 55) sprika. Këto fjalë nuk i kam hasur në fjalori e gjuhës standarde shqipe, por edhe në fjalorët që përdorin arvanitasit. Dhe nuk mund të jap një mendim se kujt gjuhë i përkasin. Në ndihmë për të kuptuar se çfarë kuptimi kanë këto fjalë kam bërë përkthimin nga gjuha greke e këtyre fjalëve që do të thotë: pe borika-prej pishe, gratirot-egërsirat, pre iktiza toë-për nevojën tonë, sprika-dragoi.

Si mund të lexohet në fjali fjalët në gjuhën e sotme shqipe të paraqitura në fjalorin e faqes së parë dhe të dytë të Dhanil M.A. Haxhiut.

“Perëndia bëri qiellin, dheun, diellin, hënën, yjet. Edhe pastaj urdhëroj detët, liqenët, lumenjtë dhe nxori peshqit, ngjalët. Përsëri tha edhe doli sipër mbi dhe gjithë drurët. Edhe është dheu plot me dru, prej dushku, prej shelgu, nga plepi, prej selvie, prej pishe. Edhe të tjera këto në pyll. Të tjerë janë në malet në fusha edhe në të tjera vise. Përsëri mbinë lulet, barërat, lakrat, hithrat. Edhe të gjitha u bënë për njeriun. Pas këtyre u bënë bagëtitë dhe egërsira. Edhe nga këto ca hahen edhe ca punojnë për nevojën tonë. Luani, ujku, ariu, dragoi, dhelprat…”

vazhdon....
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Arvanitet

#84

Post by Arbëri »

Përshtatja e fjalëve nga shkronja greke në shkronja latine(Transkriptimi)

Romaika Vllahika Bullgarika Alvanitika


(Greqisht) (Vllahisht) (Bullgarisht) (Shqip)


1. O thesos Tumniças Gospot Perëndia

2. ekame feçe sori bëri

3. ton uranon çerru netot qiellt

4. tin gin loklu zemiata dhonë

5. ton ilion soarle sançeto tiellna

6. to feggari lunna meseçinata hanzea

7. ta asra. Sialle. Svesite. yjet.

8. Kai sera Si tapoja I setne Edhe pasaj

9. eprosakse ursi poellia urdharoj

10. tin thallassa amaria moreto tetna

11. tais limnais galçille ezerata gjolirat

12. ta potamia paurre rekite lumërat

13. kai evgalan ssi skoasira i izvatoa edhe nxuarë

14. ta opsaria peskille ripite peshqit

15. ta qela. uqellille. jagulite . gjallatë.

16. Palin ipe Napoi xhise Pak rexhe Përsëri tha

17. kai evgikan ssi issire i izlekoa edhe tuallë

18. apano es tin gin tesupra pre loku gore na zemiata sipër mbi dhet

19. ola ta dhodhra. tuxhi arpurlli. sfite dervia. gjithë trurët.

20. Ka einai i gi gemati Ssi esa loklu H giet zemiata polna edhe esë dheu

21. gemati blinu pulna plot

22. apo ksilla te lamne ot tarva pe tru

23. dhrina. te kupaxhu. ot buka . pe tushku.

24. apo okseian Te faku O’t dapoi Pe hau

25. apo itean te sallxhe ot varba pe shelku

26. apo lefkon te plupu ot topolika iasika pi plepi

27. apo kiparissi te kipirixhu ot selvia pe selvie

28. apo pefkon. te kinni. ot por. pe borika.

29. Kai alla Ssi allte H truzi Edhe të tjera

30. efriskontai se afle se naituat koto ë

31. eis ton lloggon. tru pature. vo ormanot. ndë pyll.

32. Alla einai Allte suntu Truxhi se Të tjerë janë

33. eis ta vuna tru munxhi na planineto ndë malet

34. eis ton kambin tru pate na poleto ndë fusha

35. kai eis alles. shi tru alte lokuri. i na truxhi mesa. edhe ndë të tjera vise.

36. Palin nëpoi Pak Përsrapa

37. efvtrosan niskure izniknaa mbinë

38. ta lahana lilixhile sfetiata luletë

39. ta horta erkille trevata barirat

40. ta llahana vearxhille zeleta lakrat

41. ta xhuknidhia. urxhislle. kopriv. hithrat.

42. Kai ola eginikan shitonte sefexherë H sfite sezoria Edhe gjithë u bënë

43. dhia ton anthropon. tra aizu za xhoekot. prë njeritu.

44. Meta tafto Tupa aize Po ovie Pës këto

45. eginnikan sefexherë se zoria u bënë

46. ta zoa preixhille imanneto bakëtitë

47. ta thiria. agrinlle. tivite. e gratirot.

48. Kai apo etuta Shi te aize H ot ovie Edhe nga këto

49. merika trogontai nëskënte etni rapotat xha haonë

50. kai merika dhulefon shi nëskënte lukriaxhë i etin rapotat edhe ca punojnë

51. dhia tin human mas. tra iktizaia anoa. za nashet iktiza. pre iktiza toë.

52. To leontari Aslanlu sra Arslanot Asllani

53. o lukos luplu volkot ujku

54. i arkudha ursulu mexhkata ariu

55. o dhrahon lamnia lamniata sprika

56. i alipu vulpia lisixhata dhelpëra

Fjalori-ushtrime i Danil Mihal Adham Haxhiut, botim i vitit 1802.

Faqja e parë e Fjalorit-Ushtrime i Danil Mihal Adham Haxhiut

Faqja e dytë e Fjalorit-Ushtrime, 1802.

Libri i Williamn Martin-Leake “Researches on Greece”(Kërkime në Greqi), kaptina “Shtojse II, Proverbe të gjuhës së Re Greke”

Faqe nga libri Williamn Martin-Leake “Researches on Greece”(Kërkime në Greqi), kaptina “Shtojse II, Proverbe të gjuhës së Re Greke” të krahasuar me fjalrotin –ushtrime të Danil Mihal Adham Haxhiut.

Faqe nga libri Williamn Martin-Leake “Researches on Greece”(Kërkime në Greqi), kaptina “Shtojse II, Proverbe të gjuhës së Re Greke” të krahasuar me fjalrotin –ushtrime të Danil Mihal Adham Haxhiut.


Image
Fjalori-ushtrime i Danil Mihal Adham Haxhiut, botim i vitit 1802. Image
Faqja e parë e Fjalorit-Ushtrime i Danil Mihal Adham Haxhiut
ImageImage
Libri i Williamn Martin-Leake “Researches on Greece”(Kërkime në Greqi), kaptina “Shtojse II, Proverbe të gjuhës së Re Greke”

Image Image
http://www.shqipmedia.com/2010/04/e-ver ... 1754-1822/
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Arvanitet

#85

Post by Zeus10 »

Ka shume gjera interesante, por me nje kalim te shpejte, me zuri syri dy gjera:

10. tin thallassa amaria moreto tetna

..........................................

12. ta potamia paurre rekite lumërat

(10) tetna ka te njejten rrenje me nimfen e deteve, te jemen e Akilit, Thetis

(12) fjala vllehe pa-urre ndoshta eshte e lidhur me fjalen shqipe urre qe zakonisht ndertohet mbi lumenj, kurse bullgarishtja rekite, eshte ne bindjen time fjala shqipe rrëkete
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Arvanitet

#86

Post by Arbëri »

Marko Boçari
Image
Marko Boçari lindi në Sul të Janinës më 1790 në një familje të dëgjuar shqiptare nga kishin dalë shumë burra trima si Kiço Boçari, Kosta, Dhimitri, Jorgji dhe kapedani i madh i revolucioni të 1821, Noti Boçari. Marko Boçari përveç bëmave të tij trimërore dhe burrërore dhe bukurisë, la trashëgim edhe një vepër. Është fjala për të famshim “Fjalori dy gjuhësh greko-shqip”.Ishte suliot i kohës së Ali Pashe Tepelenës. La amanet ta varrosnin pranë fortifikatës Gjergj Kastrioti.

Marko Boçari u vra duke luftuar më 9 gusht 1823 në Karpenis.

Image
Vdekja e Marko Boçarit - Ludovico Lipparini - Museu i Triestes



Pushohet ky gazetari ( youtube ,sipër) pse “nxori” Marko Boçarin shqiptar

Të thuash në Greqi se Marko Boçari ishte shqiptar, përbën një herezi, që mund të të shkaktojë edhe vendin e punës dhe një sulm masiv nga … politika e vendit fqinj. Më së miri këtë e provoi prezantuesi grek Ilias Mamalaqis, që pas dokumentarit të tij për “shqiptarin krenar” siç e cilësonte Lord Bajroni, u gjend në mes të një polemike politike dhe shoqërore.

“I riu Marko Boçari, pasardhës i farës së ndritur të Boçarëve, me prejardhje shqiptare, pasi u fut në ushtrinë franceze, filloi të mësonte edhe greqisht, sepse nuk dinte fare greqisht, vetëm shqip dhe në përpjekjen për t`i mësuar, madje shkroi edhe fjalorin e parë shqip-greqisht që ndodhet sot në Bibliotekën Kombëtare të Parisit”. Kjo shprehje, që për çdo vend të botës do të ishte thjesht një përshkrim i saktë i historisë së Marko Boçarit, është kthyer në Greqi në një debat … politik, me rezultat pushimin nga puna të një gazetari grek. Kjo shprehje ishte pjesë e dokumentarit për Marko Boçarin, në serinë e dokumentarëve “Dhe me histori” që jepej në kanalin e tretë shtetëror grek ET3, nga prezantuesi Ilias Mamalaqis.Por, shfaqja e një dokumentari të tillë, në një vend ku çdo shqiptar që ka luftuar për çlirimin e Greqisë në fillim të shekullit të 19-të, prezantohet si grek, nuk mund të lihej pa u vënë re. Nacionalistët grekë filluan menjëherë kundërshtitë, duke e çuar çështjen deri në Parlament, ku kryetari i Partisë Neofashiste greke, Jorgos Karaxaferis, e akuzoi gazetarin për “tradhti” dhe për “punë në shërbim të një shteti tjetër”, për fajin e vetëm se ai guxoi të riprodhonte atë që thonë të gjithë historianët që kanë shkruar për Marko Boçarin, prej George Finley deri tek Hobsbawm.

“Si ka mundësi që në një televizion shtetëror grek bëhet propagandë shqiptare”, – deklaroi ai. Rezultati i situatës së krijuar ishte pushimi nga puna pa asnjë motivacion nga televizioni grek ET3 i Ilias Mamalaqis dhe mospublikimi i dokumentarëve të tjera të përgatitura për këtë seri dokumentarësh. Një e vërtetë e dokumentuar nga të gjithë bashkëkohësit dhe miqtë e afërt të Boçarit si mentori i tij Pukëvil dhe bashkëluftëtari i tij Lordi Bajron, ende përbën një herezi për vendin fqinj.Mamalaqis, prezantuesi i këtij emisioni u kontraktua menjëherë nga një kanal televiziv privat, ndërkohë që dokumentari në fjalë … nuk pritet të transmetohet më nga ET3. Në shumë raste, autoritetet shtetërore greke, nuk ngurrojnë të tregojnë herezi ndaj veprimeve proshqiptare që ndodhin aty, qoftë edhe kur këto janë thjeshtë e vërteta.Përpara disa muajsh, një drejtore shkolle u arrestua vetëm pse kishte lejuar që nxënësit shqiptarë të shkollës së saj të mësonin gjuhën shqipe gjatë orëve kur shkolla ishte e lirë. Kuptohet, pasi u arrestua dhe u sorollat, u shpall e pafajshme nga gjykata e shkallës së parë, për të pritur tashmë vendimin e apelit, duke u akuzuar për “abuzim me detyrën”, vetëm pse lejoi që shqiptarët të mësonin shqip.
http://www.lajmishqip.com/?p=9750
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Arvanitet

#87

Post by Phoenix »





User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Arvanitet

#88

Post by Arta »

TË MËSOJMË HISTORINË DHE NJERZIT QË E SHKRUAN ATË - Arvanitët dhe Greket

Pergaitutr nga Pilo Zyba

Image Image

Libër i Neoklit Kazazit... për marrdhëniet shqiptaro - greke
TË MËSOJMË HISTORINË DHE NJERZIT QË E SHKRUAN ATË


Neoklit Kazazi, Ismail Bej Vlora dhe fillimet e shekullit të XX - të

Neoklit Kazazi, lindi nga një familje arvanitase në ishullin Lesvos të greqisë më 1849 – 1936.
Petagog i Universitetit të Athinës. Petagog në politikën – ekonomike, 1891 – 1894, dhe krijues i Enciklopedisë së Filozofisë dhe së Drejtës, 1894 – 18910. Deputet i parlamentit grek në vitin 1910 në në vëndlindjen e Aristidh Koljas.
Librat dhe shkrimet e tij kanë vlera të shumëllojshme. Ai ishte dhe krijues i shoqatës
“ Elemizëm” në vitin 1894.Ka punuar si i dërguar i shtetit për marrdhëniet ndërkombëtare. Luftojë për bashkimin e trojeve greke ( në atë kohë as Selaniku dhe as kreta nuk i ishin bashkangjitur shtetit Grek). Për të lëvruar më mirë dhe më mirë, Ai në vitin 1894 në Paris krijoi shoqatën “ Për të drejtën e greqisë”.
Parë nga këndvështrimi i tij, nga marrdhëniet ndërkombëtare të ballkanit, Ai shkroi dhe botoi disa libra. Në të cilat dha orientime, fakte dhe të dhëna historike. Unë në interes të shkrimit po përmënd vetëm disa prej tye të cilët kanë direkt lidhje me shqipërinë.
- Greket dhe Shqiptarët në fillimet e shekullit të XX
- Marrveshja greko – shqiptare
- Revolucioni Francas vëllimet 1-2-3-4-5-6-
I interesuar për marrdhëniet e mira me Shqipërinë, pa të cilën ai e kuptonte që nuk kishte qetësi në Ballkan.Për të bërë fakt këtë bashkpunim dhe historikisht dhe praktikisht, Ai bashkpunoi me Ismail Bej Vlorën, i cili kishte mbaruar “ Zosimea “ në Janinë dhe e njihte dhe e shkruante shumë mirë greqishte.Ky bashkpunim kishte ardhjen më afër të dy popujve të cilët kishin shekuj nën robërinë turke. Në vitin 1901 ndërsa ecte në rrugët e Stambollit miqtë e tij e njoftojnë Ismail Vlorën, se Sulltani ka lëshuar urdhër arrestin. Ai kalon në Athinë ku takohet edhe me Kazazin.Pas bisedimeve largohet dhe shkon në Bruksel.Atje hap një gazetë me titull “ Shpëtimi i Shqipërisë”, në të cilën hidhte mendimet dhe idetë e tij për krijimin e shtetit shqiptar dhe interesave te kombeve fqinjë.

Në numurin e dytë , në faqe të parë, Ismail bej Vlora boton kryertikullin “ Nën shëmbullin e grekërve”. Në të cilin shpreh mendimet e tij për mënyrën dhe krijimin e shtit të ri Shqiptar. Në këtë kohë Ismail Vlora dhe Kazazi krijuan një klimë miqësore ( në të cilën ndikojë dhe prejardhja e tij arvanitase).Në vazhdën e takimeve, të shprehjeve, të pikpamjeve dhe qëllimeve të mëtejshme, më 22 mars të vitin 1907 arritën të bëjnë traktatin e marrveshjes. Nga pala greke mori pjesë Kazazi dhe Petala dhe nga pala shqiptare Ismail Bej Vlora. Po këtë ditë u hodh dhe në protokoll ku nënshkruan Boçari dhe Seroglu.

Përpara hedhjes së firmës për nënshkrim, thotë Kazazi, më dt. 18 shkurt 1907 Ismail Vlora me shqiptarin Xhaferr, u takuan me N.Levidhi kryetar i parlamentit Grek, si dhe me kryeministrin
Jorgo Theotoku.Të dy palët i njoftuan për marrdhëniet e mira ndërmjet grekëve dhe shqiptarëve.
Kodi i marrveshjes, ishte bashkpunimi ethnik dhe fetar. Por një nga qëllimet kryesore ishte ruajtja nga qëllimet e Austro-hungarezëve, Serbëve dhe italianëve. Me këto marrdhënie Kazazi krijonte klimën e duhur për arritjet e qëllimeve të Ismail Vlorës. Krijimin e një shteti të pa varur Shqiptar.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
Arban Blandi
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 464
Joined: Sun Apr 25, 2010 12:11 am
Gender: Male
Location: Іllyria, Ukraine
Contact:

Re: Arvanitet

#89

Post by Arban Blandi »

Arbëri wrote:I riu Marko Boçari, pasardhës i farës së ndritur të Boçarëve, me prejardhje shqiptare, pasi u fut në ushtrinë franceze, filloi të mësonte edhe greqisht, sepse nuk dinte fare greqisht, vetëm shqip dhe në përpjekjen për t`i mësuar, madje shkroi edhe fjalorin e parë shqip-greqisht që ndodhet sot në Bibliotekën Kombëtare të Parisit. Kjo shprehje, që për çdo vend të botës do të ishte thjesht një përshkrim i saktë i historisë së Marko Boçarit, është kthyer në Greqi në një debat … politik, me rezultat pushimin nga puna të një gazetari grek.
Katharevousa... u zhvillua në fillim të shek. 19-të, ndërsa fjalori i Boçarit ishte fjalori i parë në atë gjuhë, dhe Boçari thonë nuk e dinte mirë gjuhën greke. I matin gjërat me ato që u kanë mësuar në shkollë, në Shqipëri apo në Greqi qoftë.. (http://en.wikipedia.org/wiki/Greek_language)
Our Scribd Channel - History was a damn dim candle over a damn dark abyss.
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Arvanitet

#90

Post by alfeko sukaraku »

vjen ne gjuhen shqipe fale te madhit Mitat Frashri-Lumo Skendo.

Fatkeqsisht eshte zhdukur e gjithe hyrja e fjalorit te Marko Boçarit..me sa mbaj mend me shume se 20 faqet e para jane zhdukur per gallat nga muzeu.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
Post Reply

Return to “Diasporë dhe komunitete”