Simboli arvanitas bëhet "kosovar"
Kulture Në datën 6-11 Shtator 2004 (?), Ministria e Kulturës, Rinisë, Sporteve dhe Çëshjteve Jorezidente të Kosovës, organizoi në Prishtinë Javën e Kulturës Arvanitase.
Në këtë veprimtari morrën pjesë studiues arvanitas nga Greqia, Gjermania, Turqia, kryetari i Shoqatës "Marko Boçari", Jorgo Goreu, studiuesi i mirënjohur arbëresh Antonio Belushi, përfaqësues të Institutit të Historisë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, studiues të Universitetit të Prishtinës, si dhe një grup artistik i këngëve dhe valleve arvanitase nga Greqia. Në këtë aktivitet mori pjesë gjithashtu edhe bashkëshortja e studiuesit të njohur arvanitas Aristidh Kola, zonja Nansi Kola. Në seancën e hapjes ishte i pranishëm dhe përshëndeti edhe ministri i Kulturës dhe Çështjeve Jorezidente, Behxhet Brajshori. Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë në këtë aktivitet ishin të pranishëm, drejtori i Institutit të Diasporës, Thimi Nika dhe punonjësi i këtij instituti Jorgaq Simaku. Një pjesë e mirë e veprimtarive të kësaj jave u ndoqë edhe nga përfaqësuesit e Zyrës së Shqipërisë në Kosovë.
Gjatë kësaj veprimtarie u hap edhe një ekspozitë me fotografi e libra të ndryshëm për arvanitasit, u prezantua një dokumentar për ta, u mbajt një simpozium për kulturën arvanitase, u pronovua libri "Arvanitasit një popull i padukshëm" i Antonio Belushit, si dhe libri "Shtegëtimet dhe ngulimet e shqiptarve në Greqi në shekujt 13-16" i Shkëlzen Raçës. Gjatë kësaj jave, u kryen vizita edhe në vende historike të Kosovës. Në ditën e tretë të këtij aktiviteti kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, priti zonjën Nansi Kolja, të cilës i dorëzoi edhe një fletë mirënjohje të Qeverisë së Kosovës për veprën dhe aktivitetin e bashkëshortit të saj, Aristidh Kolja ,në mbrojtje të të drejtave të popullit të Kosovës. Pas kësaj, Kuvendi Komunal i qytetit Skënderaj, vëndlindja e Adem Jasharit, i akordoi arvanitasit Aristidh Kolja titullin "Qytetar Nderi i Skënderajt". Një orë letrare me krijime kushtuar arvanitasve u organizua edhe në qytetin e Prizrenit.
Jorgo Geruo: Arvanitasit flasin gjuhën e lashtë pellazge
Prishtinë, 7 shtator (Kosovapress) Time: 12 : 50
Zyrtari grek pohon të dijë për nja shtatë a tetë fshatra arvanitase, ndërsa unë atij i them që në kohën e kolonelëve kur isha në Greqi dhe kur më ndoqën prej andej, vetëm në atë pjesë për të cilën pohon ai, kam numëruar 90 fshatra arvanitase,- tha Antonio Bellushi nga Italia, në simpoziumin shkencor që ka filluar të martën në Prishtinë, në kuadër të "Javës Arvanitase në Kosovë" që ka filluar të hënën.
Vazhdon java arvanitase në Kosovë
Prishtinë, 7 shtator (Kosovapress) Time: 19 : 28
Me referimin e shumë kumtesave nga autorë të Kosovës, Shqipërisë dhe vetë arvanitasve, të martën në Prishtinë ka përfunduar sesioni shkencor kushtuar arvanitasve, i cili është mbajtur në kuadër të javës kulturore arvanitase që do të zgjasë deri më 11 shtator.
0 kumtesa shkencore për kulturën arvanitase Kulturë
Në Prishtinë vazhdon java e kulturës arvanitase. Në ditën e dytë të këtij manifestimi u mbajt sesioni shkencor për Kulturën Arvanitase, në të cilën u paraqitën rreth 20 kumtesa shkencore.
Fjala arvanit, është emërtimi grek për emrin arban. Arvanitasit flasin gjuhën e vjetër shqipe të shek. 14, si banorë autoktonë të Greqisë. Në vitin 1821 arvanitasit morën pjesë në kryengritjen kundër turqve. Këto dhe të dhëna tjera u paraqitën në sesionin e sotëm shkencor për kulturën arvanitase, në të cilën u paraqitën rreth 20 kumtesa. Studiuesi arbëresh Antonio Belushi, lexoi kumtesën për Aristidh Kolën, figurë e shquar e kulturës arvanitase. Arvanitasit sot kanë problem me gjuhën sepse nuk mund të shkollohen në gjuhën e tyre tha Jorgo Gero. Gazetari dhe studjuesi Arben Llalla, tha se ne Greqi ka 650 fshatra ku flitet shqipja. Në orët e mbrëmjes mbahet një koncert me muzikë arvanitase.

Aristidh Kolja, njeriu që ngjalli shpirtin pellazg të arvanitasve
Prishtinë, 8 shtator (Kosovapress) Time: 13 : 05
Aristidh Kolja para disa dhjetëramijëra shqiptarëve në Sheshin e Athinës, gjatë luftës në Kosovë, përmes megafonit i bënte thirrje opinionit grek dhe ndërkombëtar që të hidhnin sytë drejt Kosovës, ku një popull i tërë po bënte luftë për jetë a vdekje për t'i shkëputur njëherë e mirë prangat e pushtuesit serb, pohuan folësit në dokumentarin e Lirio Nushit kushtuar Aristidh Koljas, të shfaqur të mërkurën në Sallën e kuqe të Palestrës së Sporteve në Prishtinë.
Përfundoi Java e Kulturës Arvanite Kulturë
Në ditën e fundit të "Javës së Kulturës Arvanite" që po mbahet në Prishtinë sot në Biblotekën Kombëtare dhe Universitare u bë promovimi i librit të autorit, Antonio Bellushi “ Arbërorët- Arvanitë një Popull i Padukshëm”, si dhe i librit “Shtegtimet dhe Ngulimet e Shqiptarëve në Greqi në shekullin 12 dhë 16” të autorit Shkelzen Raça.
"Vepra e më re e Antonio Bellushit, Arbërorët-arvanitë një popull i padukshëm, që këto ditë doli nga shtypi, përfshinë në vete gjurmimet nga vitet 60- ta e deri në fund të shekullit që posa shkoi. Hapet me hyrjen e autorit dhe me tri parathënie të studiuesve shqiptar nga Tirana, Prishtina dhe Greqia", tha profesor Zymer Neziri, njëherit edhe recenzent i librit. “Mënyra e realizimit të saj është të shtruarit e materialit të mbledhur në terren më anë të metodës së bashkëbisedës. Pa imponim, i drejtpërdrejtë. Ndërkaq interesimet e autorit janë: popullsia, vendbanimet, gjuha, toponimia e antroponimia, kënga popullore, mënyra e jetesës, doket, zakonet, lindja, dasma dhe vdekja”. Veprat si kjo për arbërorët, nuk janë të shpeshta as për arbëreshët dhe përgjithësisht as për shiptarët tha ndër të tjera Neziri.Autori i librit, Antonio Bellushi, falënderoi Kosovën dhe popullin e saj për përpjekjet që po i bënë për lansim të drejtë të çështjes kombëtare. “Po ju më keni bërë burrë mua, mi keni dhënë këto ndjenja të larta sepse këtu në seminarin e gjuhës shqipe u vura në lidhje me qindra e qindra studiues që janë në botë. Një revulucion i madhë i rrjedhë nga gjithë bota, të gjithë ata studentë që ju i ndëroni dhe që e mbani gjallë kudo shpirtin e Arbërit”. Vepra, "Shtegtimet dhe ngulimet e shqiptarëve në Greqi në Shekullin 12 dhe 16" është një studim i gjerë monografik që tenton t’i japë një vështrim dhe shpjegim tërësor problemit të shtegtimit dhe ngulimit të shqiptarëve në Greqi në ato shekuj", tha profesor Zekeria Cana.“Vepra, është një studim i gjerë monografik që tenton t’i japë një vështrim dhe shpjegim tërësor problemit të shtegtimit dhe ngulimit të shqiptarëve në Greqinë e hekullit 12 dhe 16. Për hartimin e veprës autori ka shfrytëzuar një literaturë të gjërë historiografike që qarkullon rreth problemit të shtegtimit dhe ngulimit të shqiptarëve në Greqi”.Autori ka bërë një paraqitje të gjërë të shkaqeve të shpërnguljes së shqiptarëve gjithandej tha ndër të tjera Cana.
RTK 10/09/2004 16:20:11
Kryeministri Rexhepi priti një delegacion të arvanitasve
Prishtinë, 10 shtator (Kosovapress) Time: 12 : 40
Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, priti sot një delegacion të arvanitasve, znj. Nansi Kolja, Antonio Bellushi, Nikos Stilos, Albana Prifti dhe Seferina Sefari, me ç'rast kryeministri Rexhepi i ka dhënë një mirënjohje znj.Nansi Kolja, bashëshortes së të ndjerit Aristidh Kolja, për konributin e kësaj figure historike në fushën e dijes dhe të afirmimit të çështjes së Kosovës.
''Arbërorët-arvanit një popull i padukshëm''- një libër me vlera të gjithanëshme
Prishtinë, 10 shtator (Kosovapress) Time: 16 : 30
E dua Kosovën, sepse kjo më bëri burrë duke më dhënë ndjenja të larta, është shprehur të premten plot emocione atë Antonio Bellushi duke përshëndetur të pranishmit në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare në Prishtinë me rastin e promovimit të librit të tij “Arbërorët-arvanit një popull i padukshëm”.
Tepelena: Të hedhet poshtë Raça apo Kolja !?
Prishtinë, 10 shtator (Kosovapress) Time: 18 : 00
Arvanitasit janë pellazgë jo të migruar në Mesjetë siç i nxjerrë dr Raça. Ai nuk e thotë të vërtetën. Aristidh Kolja, që ne e përkujtuam në këtë javë kulturore, ka argmentuar që arvanitasit janë pellazgë, është shprehur studiuesi nga Shqipëria, Sasha Tepelena.
Dyndje të popullsisë ka pasur gjithmonë, kështu që edhe dr. Raça ka pjesërisht të drejtë në këtë sepse njihet një dyndje që ka pasur për ndihmë në luftat me otomanët, por kjo nuk dtth. aspak që të gjithë shqiptarët atje janë dyndur në atë kohë apo edhe përpara e më vonë, por atje ka pasur gjithmonë shqiptarë autoktonë dhe shumë vise atje kanë qenë, janë dhe do të jenë shqiptare si Çamëria deri në Prevezë duke përfshirë edhe Janinën, Filatin etj. Me një fjalë gjithë ish-vilajeti i Janinës. Por dihet botërisht se edhe Athina më 1812 ka qenë e banuar tërësisht me shqiptarë e shumë ishuj e vise tjera.
Kështu që Kolja është ai që e shpjegon më mirë se Raça punën e shqiptarëve atje, edhe pse edhe Raça ka pjesërisht të drejtë.