"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Arvanitet

Këtu mund të bashkohen për të shkëmbyer mendime, pjesëtarë të diasporës ose komuniteteve të ndryshme arbërore.

Moderator: Strokulli

Post Reply
User avatar
Trojan
Honored Member
Honored Member
Posts: 382
Joined: Fri Jul 30, 2010 9:03 pm
Gender: Male

Vrasja e Karaiskakit simbas nje deshmitari bashkeluftetar

#226

Post by Trojan »

Image




Vrasja e Karaiskakit simbas nje bashkeluftetari te tij nga Qipro...

..Joani Stavrianos ne Librin e tij:


"«Πραγματεία των περιπετειών του βίου μου και συλλογή διαφόρων αντικειμένων αγνώστων εν τη Ελληνική Ιστορία»."
(952-977)


Na siguron qe Karaiskaki eshte vrar nga dore Romaike (Greke) dhe se ishte deshmitar kur ndodhi ngjarja...

Ja se si e pershkruan ngjarjen....

"Karaisku urdheroi oficerin e tij qe te ndiqte dy kaloresit, u kthye mbrapa duke u larguar nga vendi grumbullimit
mjaft larg. Atehere pame ushtrine , dhe se shpejti ai qe qelloi u fsheh ne mes te tyre. Ai ishte vrasesi i Karaiskut.
Syte e shokut tim(jo karaiskakit) mbas te shtenes u kthyen nga vrasesi dhe nga komandanti.

"E temerreshme me tha se si u vra" -
---------"ke te drejte ju pergjigja"
"A e pe armen qe goditi afer Karaiskut?,ai qe po ikte e qelloi
---------"E pashe i thashe , dhe drejtova syte nga ai"

Pastaj pash Karaiskun qe e mbanin dy burra nga krahet dhe e sollen ne kamp.
Karaisku sic ishte i plagosur tha "Te me pjerrdhni Ka.in tani".
Kete e degjuan shume veta, nga ata mbase asnje nuk ekziston.
Se shpejti u perhap sikur Karaisku ishte vrare nga bashkpunimi i Kico Xhavelles me Llambro Veikon, por menjehere e mohuan
qe te mos percahej ushtria dhe ben te ditur sikur Gardhiqjoti qe e shoqeronte duke u munduar qe te mesonte per vrasjen
kishte pyetur Karaiskun dhe ai i kishte thene(rrefyer) qe ishte dor turku.
Per te verteten e vrasjes se Karaiskut e pyeten fshehrazi qe ti thoshte nga cila ane,pale (Turke apo Greke) u qellua,
Karaisku ju pergjigj qe neqoftese jeton e njeh ate qe e qelloi, perndryshe "ti pjerrdhin K..in"
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Arvanitet

#227

Post by Arta »

Trojan wrote:Ky Traboini ja paska futur P..dhes kot..

Ku e paska lexuar ky qe paska then Karaiskaki "Te q....nenen!" se po na habit....

Teksti qe e ka marre ketu Traboini i Takon nje Interviste qe i eshte bere Grigori Bithikocit(kengetar grek me origjine arvanite)...
Dhe ai jep ne interviste versjonin e tij te vrasjes se Karaiskakit..

Nuk behet fjale fare ne interviste per "Te q....nenen!"....

Nuk e di, por e lexova edhe ate pjesen qe solle ti, dhe nuk vete prape shume larg..... :D
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Arvanitet

#228

Post by erix77 »

nuk eshte shume cudi nqs ka thene dicka te tille,per shqiptaret sharjet e ketij lloji jane normale edhe sot mund te degjosh shume lehte ne mes te qytetit te ulerihen te tilla sharje dhe askush te mos e prishe terezine.
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Arvanitet

#229

Post by Arbëri »

Bintliff, J.L. (2003).
The ethnoarchaeology of a 'passive' ethnicity: The Arvanites of Central Greece. In K.S. Brown & Y.

Hamilakis (Eds.),
The Usable Past. Greek Metahistories

Image
Image
Image
Image
Image
Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Arvanitet

#230

Post by Arbëri »

Arbëri wrote:
Gjergj Karaiskaqi
Image

Code: Select all

"Sikur te kishte heronj si Karaiskaqi e Kollokotroni,Italia nuk do te digjej gjate nen sundimin e huaj"
                                                                                                                                                                                                                 Xhuzepe Garibaldi
Jeta e Gjergj Karaiskaqit mori drejtim,kuptim,nje rruge te cuditshme,te dimbshme e,po aq,te admirueshme.Ai ka prejardhjen nga Arta,por lindi ne fshatin Mavromat te Agrafes (1780).E ema e rriti me te keq,por edhe Gjergji ishte i prape.Fare i ri,ngaqe i pelqenin "aventurat",qendroi prane nje luftetari te degjuar,N.Karaisko,nga mori edhe mbiemrin.I zgjuar prej natyre,i hedhur e i sherrit,me nje karakter te panenshtruar,Karaiskaqit i shkoi per shtat jeta ushtarake,fusha e bukur e trimerive,e heroizmave.
Gjate fushates spastruese te shtetpashallekut te Ali Pashe Tepelenes nga hajduteria,komiteria e keqberesit,Gjergji 15 vjec kapet.Ushtrohej ne oborr,duke e rrahur edhe me dru,por ai nuk mposhtej.Andaj,Aliut te madh i ngjalli interes ky "camarok" i zgjuar e inatcor.Ai mund te behej i vyer.
Pavaresisht nga kanuni i oborrit ushtarak,Karaiskaqi te shumten e kohes rrinte prane vezirit,qe e cmonte si prind.

Nga Thodhori Miho

Kalaja në Gërc-Athinë,
Ç’e rrethosnë dyzet mijë,
Rretheqark e dot nuk hyjnë,
Lufton Gurra me të nipnë.
Gurra thirri imdat(ndihmë)
Nga vajte, Karaiskaq
Se na bëri turku çark
Na kërkon kalanë emlaq(ta dorzojmë)
E kërkon, po unë s’ia jap...

Kështu vjen rrëngjethshëm kjo këngë brilante -balladë nga viti i largët 1827, ku luftëtari i shquar siniciot Sotir Gurra lufton përkrah Gjergj Karaiskaqit në marjen dhe mbrojtjen e Akropolit të Athinës dhe skuq gurët e lashtë, quajtur kala nga populli, së bashku me të nipin. Kush ishte Sotir Gurra ky trim çaplehtë i çartur i maleve të egra të Senicës plakë, i rritur me “lakra e burdullak”staneve e limereve të Malit të Gjerë, me qumështin e nënës, me djathin e dhirtë, me erën e trendelinës e rigonit, me ujin e gurrës së akullt që i fali mbiemrin, me bëmat e luftrave dhe kuvendit të parë të besës më 1610. Kur mbeti shkëmbinjëve të thepisur të Athinës ishte pranë të pesdhjetë e shtatë e nipi i tij sa i kishte dirsur mustaqja, në lule të djalërisë, djalë në vakt. Ishte ajo shkëndijë e parë e 1610 -tës që do të mbetej flakadanë i ndezur gjithmonë e do të përsëritej herë pas here kur ta kërkonin interesat e fshatit, krahinës e më gjerë. Siç shkruan e thotë historia, në krye të forcave të shumta turke që nxinin me tokë e det ishte Qytahiu i tmerrshëm, një nga njerëzit më të besuar të Stambollit, i zbritur nga viset e Mesollongjit të shkrumbuar, “ku vate gjaku në gjunjë të kalit” siç thotë populli, ku gjaku i kryengritësve ishte derdhur pa hesap për gabime fatale të disa kokave tuafe drejtuese. Por sa po u fut në Atikë Qytahiu ra në grackën e ngritur të luftëtarëve arvanitë që popullonin asokohe rrethinat e Athinës. Qendresa e arvanitëve ndonëse burrërore nuk i ndali dot hordhitë e panumurta turke që pas betejës vazhduan rrugën e nisur për në Athinë. Qytahiu pasi mori me radhë disa pjesë të qytetit aty nga mesi i gushtit të vitit 1826 ju afrua Akropolit duke e shtrenguar keqas darën rreth tij. Atje ku se priste atij do t’i dilte përpara Gjergj Karaiskaqi, i lindur në Mavromat të Agrafës më 1870 i rritur nga e ëma e më pas në oborrin e Ali pashë Tepelenës. Gjerg Karaiskaqi në atë kohë sa kishte marë detyrën nga qeveria si komandant i Greqisë Kontinentale Lindore me këmbnguljen e Teodor Kollokotronit. Aty do të gjendeshin nën armë nën udhëheqjen e Karaiskaqit dhe dy senicasit ungj e nip. Ata ishin pagëzuar që në betejat e para të Mesellongjit në harkun kohor të vitit prill 25, prill 26, të gjendur përkrah shqiponjës së Sulit Marko Boçarit e trimave të tjerë suliotë. Aty ishin nën armët dhe shkëlqenin në trimërinë e tyre kardhiqotët Griva dhe K.Petroja. Kariskaqi korri një pas një fitore të papara deri në atë kohë, tre prej të cilave me Omer Vrionin, kryekomandanti i dikurshëm ushtarak i vilajetit të Janinës kur sundonte Aliu, por të para me sy tjetër nga cmirëzinjtë të cilët s’lanë gur pa lëvizur për ta zëvëndësuar e për të vënë në vend të tij një angles të quajtur Riçard Xhons. Sherri i nisur nëpërmjet Karaiskaqit me anglezët për gjendjen e rrethimit të Akropolit mënyrën e zgjidhjes përfundimtare të marrjes së tij do ta hidhëronte por s’do ta përkulte kleftin e armatolin e dikurshgëm. Ideja e të huajve që ndihnin atëhere revolucionin grek ishte për një sulm të vrullshëm e të menjëhershëm frontal , ndërsa Karaiskaqi me shokë ishte i mendimit se forcat e pakta e të parregullta kryengritëse nuk mund t’i bënin ballë ushtisë së hekurt turke e s’mund ta përballonin atë nga toka e nga deti. Fjalët e tyre ranë në vesh të shurdhër. Ishte 22 prilli i 1827 i plagosur e me kolltje të njëpasnjëshme pasi kishte kohë që vuante nga mushkëritë, duke mos mbajtur parasysh poprositë e Teodor Kollokotronit që të ruhej u fut në betejë ku u plagos rëndë, duke vdekur të nesërmen më 23 prill në duart e shokëve që e dëgjuan dhe e deshën aq shumë. E varrosën me nderime në Lefsinë. Aq emër kishte marë ai sa dhe shqiptarët muslimanë që ishin në krah të kundër të sulmit, në radhët e ushtrisë turke e qanë me ligje.

...e premtja po gdhin, ah, mos ish gdhirë,
se filloi lufta në fushë t’ Athinës,
se Karaiskaqi u nis për në luftë.
Në sulm të parë që bëri trimi,
Hej, një gjyle topi në gjoks seç e mori.
Goja gjak iu mbush, hunda hidhërim
Dhe gjuha-bilbil si zog ligjëroi:
-O trima, dëgjoni, , ju trima dëgjoni,
i bini turkut me sa fuqi kini.
Unë në Kullur, në spital po shkoj,
Për pesë dit do të kthehem, këtu do të më kini!


Ditën e zezë të vdekjes së Gjergj Karaiskaqit si për mos ta lënë heroin legjendar vetëm vdekja dhe lavdia mori në fushën e betejës rreth Akropolit jo pak, por 1 500 luftëtarë kryengritës midis tyre dhe Sotir Gurra
i Senicës së Rrëzomës me të nipin. Kujtesa popullore nuk na e ka sjellë dot emrin e të nipit nga që them se trimëria e Sotirit ka qënë shumë herë më e dukshme a ndoshta janë mjaftuar thjesht me të thirrurrën i nipi i Sotirit. Me gjthë dëshirën e fjalëve të tyre që na e jep kënga e popullit e vendosur në fillim të këtij shkrimi Athina u vesh në zi e u mbulua në gjak. Turqit të egërsuar me Qytahiun dhe Ibrahim pashën të ardhur nga Egjypti do të vendosnin çizmen osmane gjithandej, por endrrat për liri nuk do t’i vrisnin dot, të cilat do të çelnin përfundimisht dy vite më pas. Kënga e cituar në fillim, pra kënga jonë labërishte na jep të dhëna të sakta jo vetëm për “çarkun” e egër turk dyzetmijësh, por edhe të tjera, si mund ta marim me mend se në atë betejë ose në ato beteja kanë marë pjesë edhe rrëzomas të tjerë, apo kurveleshas të cilët ishin dëshmitarë të luftës e të rënies së tyre, duke na i sjellë heronjtë e rënë të gjallë kapur në jelet vargje të asaj kënge balladë. Sa herë më çojnë këmbët e ngjitem Akropolit më bëhet se nga shkëmbinjtë më del ai Sotir Gurra, levendi i Senicës me të nipin të veshur me fustanella, tirq, e me kapelet e zeza që u rrinë mbi sy gjithë nur e lezet. Rrugët i ngjisim bashkë. Pastaj më humbasin. He!- them,- tani mbase janë atje në Senicë tek Gurra, tek Luadhi a ndoshta, ndoshta tek Shpella e Besës. S’harroj të shpërndajë gjithandej trendafila e manushaqe për kujtim e gjakut të tyre të derdhur në atë pranverë të përgjakshme të 1827-tës. Se ikën të pafjalë në prillin e dashurisë, në prillin e manushaqeve e këngës së bilbilave, në prillin e trendafilave për të mbetur në kujtesën tonë përherë trendafila.
Image
Image
Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Arvanitet

#231

Post by Arbëri »

ARVANITET E ISHULLIT ANDRO.
Ishulli Andros laget nga ujërat e detit Egje, dhe emrin ishulli e ka marrë që në kohën e lashtë antike. Emri Andra mund ta ketë prejardhjen nga fjala shqipe Ëndra, por këtë shpjegim tua lëmë ta thonë gjuhëtarët.
Image
Katundet e parë që krijuan arvanitët në Andro ishin Amolohos dhe Arna. Katundi Amolohos ishte qendra prej të cilës arvanitët e parë u përhapën në të gjithë ishullin. Katundet që kanë banuar dhe banojnë edhe sot arvanitët janë; Gavro, Shën Petro, Ateni, Baçi, Remata, Katahalos, Arna, Amolohos, Burkoti, Ano Aprovatu, Kato Aprovatu, Gjidhe, Kato Fellos, Pano Fellos, Livadhesa, Psoriareza, Galios, Agjini, Kalamos, Kalivari, Hartes, Ano Varidhi, Kato Varidhi, Kumari, Kaloqerini, Vitali, Sidhonda.

Një tjetër vizitor Tournefor që e vizitoi ishullin më 1700 shkruan se; “Katundet Arna dhe Amolohos banohen nga arvanitë që mbajnë akoma veshjen e vendit të tyre, janë mikpritës, jetojnë me zakonet e veta, pa fe dhe pa ligje. Gratë arvanitase janë të zbukuruara bukur me stoli, vishen me rroba njëlloj si vishen gratë e Atikisë. Gratë arvanite janë më të pastra se gratë greke”.(M.Ritton de Tournefort Relation d,un voyage du Levant, Astredam1718).

Gazeta e greke me emër “Gazeta e Përgjithshme e Greqisë” në mars të 1828 shkruan për ishullin Androns si një ishull i gjatë dhe shkëmbor, dhe përbëhet nga 850 shtëpi në veriperëndimore që banojnë arvanitë me gjuhë dhe zakone të tyre.

Në kryengritjen greke të 1821 për çlirimin e Greqisë nga pushtuesit osmano turk morën pjesë edhe arvanitët e ishullit Andros.
Image
Një nga figurat e shquara të revolucionit të 1821 të Andros ishte arvanitasi Janulis Dhimitriu që lindi më 1777 në katundin Amolohos, që ka qenë banuar nga arvanitë. Janulis Dhimitriu ishte një njeri me autoritet jo vetëm në katundin e tij Amolohos, por në të gjithë ishullin Andros. Ai ishte kryeplaku i fshatit Amolohos dhe udhëheqësi i arvanitëve të ishullit të Andros të kryengritjes greke të 1821. Vdiq në vitin 1863.

Një pjesë e arvanitëve që kanë banuar dikur në ishullin e Andros gjenden në Italinë e Jugut. Ata e braktisën ishullin pasi firmosën në Siçili më 1521 një marrëveshje ekonomike me baronin Alfonso Peralta me qëllim që ti lejojë të vendosen në tokat e tij në Contessa Entella në Siçilinë Perëndimore.

Katundi Contessa është ndërtuar në vitin 524 dhe emrin e morri nga Kontesha Eleonora d’Aragona. Nga viti 1875 u pagëzua me emrin Contessa Entella, sepse ndodhej afër qytetit të lashtë Entella që është rreth 80 km afër Palermos.

Gjeografi Siçilian Thommaso Fazello (1498-1570) shkruan se: “Shqiptarët që erdhën në fillim në Bisiri u quajtën “greçi”. Më tej këta shqiptarë të quajtur “greçi”u vendosën përgjithmonë në Contessa Entella rreth vitit 1450”.

Dihet historikisht se mbas vdekjes së princit të Arbërisë dhe Epirit Gjergj Kastriouti Skënderbeg, një pjesë e ushtarëve të tij bashkë me familjet e tyre në vitin 1468-1478 u ngulën në Contessa Entella të ftuar nga Alfonsi.

Në vitin 1520 erdhën nga Peloponezi rreth 100 arvanitas në Contessa Entella.

Pra arvanitasit e ishullit Andros, arbërit e Skënderbegut dhe arvanitasit e Peloponezit(More) që u vendosën në Contessa Entella quheshin gabimisht deri vonë “greçi”. Dhe këta “greçi” janë akoma në Contessa Entella, dhe flasin gjuhën e tyre amtare shqipe dhe janë pjesë e gjakut të shprish të arbërit. Këta arbër të vjetër kanë rreth 5 vjet që me vendim të Bashkimit Europian dhe Kuvendit popullor Italian kanë gjuhë zyrtare të dytë shqipen.

Një libër historik për arvanitët e ishullit të Andros

Një studim serioz rreth gjuhës dhe jetës së arvanitëve në ishullin e Andros ka botuar vite më parë studiuesi dhe shkrimtari grek Titos Johalas , drejtor i Istitutit të Kërkimeve të Akademisë së Athinës.

Mbas rreth 30 vjet studimesh, kërkimesh dhe udhëtimesh të shpeshta në ishullin e Andros, studiuesi grek Titos Johalas na sjellë një libër me vlera të mëdha shkencore dhe historike me titull të përkthyer në gjuhën shqipe “Andros, shqipja dhe shqiptarët” (“ΑΝΔΡΟΣ Αρβανιτες και Αρβανιτικα” titulli origjinal). Në veprën e Titos Johalas pasqyrohet historia e pa njohur mirë deri tani e arvanitëve që u vendosën shekuj më parë në ishullin Andros dhe mërgimi i dytë i tyre që përfunduan në një katund të Siçilisë të quajtur “Grekoshqiptarët e Peloponezit dhe të Andros”. Në libër ka dhe shumë kuvende të autorit në vitet e fundit me të moshuarit e fshatrave në ishullin Andros që flasin akoma edhe sot arbërisht dhe shumë vargje dhe këngë arvanitase që autori i ka mbledhur mbas një pune shkencore 30 vjeçare. Në libër përshkruhet jeta e thjeshtë dhe me vuajtje të banorëve të ishullit në shekujt e më parshëm duke u grabitur nga piratët dhe sulmet turke, taksat tepër të rënda, nënshtrimi, formojnë skenën e një jete të ashpër të shoqërisë të vendosur në shekuj në ishull.

Duke njohur shoqërinë, veshjet dhe stolitë e banorëve, jetën shoqërore, ndërtimet, kalon në njohjen e emërtimit të fshatrave me emërtime arvanite.

Një pjesë e mirë e studimit përbëhet nga tekste dhe këngë arvanitase të ishullit të Andros dhe me të folmen.

Në mbyllje libri shoqërohet me shumë fotografi nga jeta e sotme e arvanitasve në ishullin e Andros.(Shoqata atdhetare '' Mergimtari'')
Image
  Quelle
Auf den Inseln kommen sie im südlichen Euböa vor und bewohnen etwa ein Drittel von Andros. Vorherrschend sind sie auf Salamis, Poros, Hydra und Spezzia. Im Peloponnes bilden sie die Hauptmasse der Bevölkerung [* 4] von Argolis, Corinthia und Sicyonia, ebenso nehmen sie bedeutende Teile von Arkadien, Lakonien, Messenien und Elis ein. Wohl ein Fünftel der Bewohner Griechenlands gehört den "Albanesen" an, und dieses Verhältnis ist durch die neuen Erwerbungen in Epirus noch verstärkt worden. Doch sind diese griechischen "Albanesen" mehr oder minder in der Hellenisierung begriffen. Durch Kolonien, welche gegen Ende des 15. Jahrh. nach dem Fall des einheimischen Fürstengeschlechts auszogen, wurden die "Albanesen" auch nach Italien, [* 5] namentlich Kalabrien und Sizilien, [* 6] versetzt, wo sie bis heute sich erhalten haben.
http://www.peter-hug.ch/lexikon/Albanesen  
  Eric Pratt Hamp is an American linguist. Born in London England on November 16, 1920, he grew up in The United States from age 5 onward due to his fathers posting by a British shipping firm he was employed by. He received his BA in 1942 from Amherst College, PhD from Harvard University in 1954 and taught at the University of Chicago from 1950, where he is Robert Maynard Hutchins Distinguished Service Professor Emeritus, Departments of Linguistics, Slavic Languages and Literatures, Psychology (Cognition and Communication) and the Committee on the Ancient Mediterranean World, until his retirement in 1991. His fields of interest include Indo-European linguistics, particularly Celtic languages, and Albanian. He is also known for his interest in, and expertise, on the smaller Indo-European languages. Unlike many Indo-Europeanists, who work entirely on the basis of written materials, he has conducted extensive fieldwork on lesser-known Indo-European languages and dialects, such as Albanian, Breton, Welsh, Irish, and Scots Gaelic. His wide-ranging interests, however, have also included American Indian languages. He served for many years as editor of the International Journal of American Linguistics and did field work on Quileute and Ojibwa.http://en.wikipedia.org/wiki/Eric_P._Hamp

Eric Pratt Hamp, pedagog i gjuhësisë në Universitetin e Çikagos ka thënë. ‘’Gjuha arvanitase ka një kontribut unikal me pasuri të veçantë në shumë drejtime të rëndësishme, dhe Greqia është po aq me fat që ka këtë burim të pasur në tokën e vet dhe ndërmjet qytetarve të saj’’.  
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Arvanitet

#232

Post by erix77 »

“Katundet Arna dhe Amolohos banohen nga arvanitë që mbajnë akoma veshjen e vendit të tyre, janë mikpritës, jetojnë me zakonet e veta, pa fe dhe pa ligje
Kjo eshte shume e rendesishme jo vetem sepse na rikonfirmon rolin e parendesishem te fese per shqiptaret por sepse do te thote qe arvanitet luftuan ne revolucionin grek jo per orthodoksi apo eladhe por vetem per Liri si dhe hedh poshte tezat greke se arvanitasit kishin krijuar nje ndergjegje greke.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
User avatar
Trojan
Honored Member
Honored Member
Posts: 382
Joined: Fri Jul 30, 2010 9:03 pm
Gender: Male

Re: Arvanitet

#233

Post by Trojan »

Fshatrat Arvanite ne Greqi shek 19

click to zoom
http://lithoksou.net/img/arvanites.gif
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Arvanitet

#234

Post by Zeus10 »

Prandaj une kembengul, qe arvanitet nuk jane nje migrim i ri, sepse ata jane vendosur pikerisht ne qendrat historike te Greqise, Atika, Korinth, Argos Olimpia etj etj.

Image
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
User avatar
Trojan
Honored Member
Honored Member
Posts: 382
Joined: Fri Jul 30, 2010 9:03 pm
Gender: Male

Re: Arvanitet

#235

Post by Trojan »

Zeus10 wrote:Prandaj une kembengul, qe arvanitet nuk jane nje migrim i ri, sepse ata jane vendosur pikerisht ne qendrat historike te Greqise, Atika, Korinth, Argos Olimpia etj etj.

Image

Shiko ata jane vertetuar nga historia qe kane vajtur atje ... rreth 1200 e me pas.
Keshtu qe nuk mund ta mohojme kete gje.

pastaj ne kemi prsh Kroatet qe banojne ne Dalmaci !!! mos jane valle ilire keta ?
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Arvanitet

#236

Post by Zeus10 »

Trojan wrote:
Shiko ata jane vertetuar nga historia qe kane vajtur atje ... rreth 1200 e me pas.
Keshtu qe nuk mund ta mohojme kete gje.
Historia ka vertetuar qe ka pasur migrime, por kurre nuk na ka thene se jane apo jo mbishtresime. Pastaj ku shkuan greket? Si lejuan pikerisht ardhjen e migranteve me etnos shqiptare, ne zonat me te spikatura te 'tyret', nese shqiptaret do te ishin aliene.
pastaj ne kemi prsh Kroatet qe banojne ne Dalmaci !!! mos jane valle ilire keta ?
Kroatet jane nje etnos gjuhesor tjeter, qe nuk popullojne gjithe Ilirine e lashte. Ata mund te jene ose mbeturina pushtuesish, ose etnos i tjetersuar gjuhesisht.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Arvanitet

#237

Post by Arbëri »

Lutjet fetare te Arvaniteve :
Image
Image


Pastaj thuan "pjese e kombit Grek" jane arvanitet , edhe ne shekullin XXI nuk ndryshoi mentaliteti i tyre :mrgreen:
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Arvanitet

#238

Post by Arbëri »

Trojan wrote:
Zeus10 wrote:Prandaj une kembengul, qe arvanitet nuk jane nje migrim i ri, sepse ata jane vendosur pikerisht ne qendrat historike te Greqise, Atika, Korinth, Argos Olimpia etj etj.
Shiko ata jane vertetuar nga historia qe kane vajtur atje ... rreth 1200 e me pas.
Keshtu qe nuk mund ta mohojme kete gje.
Nga cila histori mendon jane vertetuar qe kane vajtur atje , dhe kush ishte atje kur vajten arvanitet ?
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Arvanitet

#239

Post by Arbëri »

Letërsia Arvanitase ndër vite.


Poema e vitit 1889, e shkruar në Pire nga një arvanitas i Greqisë, për shumë arsye duhet të cilësohet e rëndësishme se deri më sot nga studiues të ndryshëm nuk është botuar ndonjë studim për letërsinë e vjetër të shqiptarëve të Greqisë që njihen me emrin arvanitas. Ky krijim i madh vjershëtor, gjendet i botuar për herë të parë në numrin e muajit maj të vitit 1889 në revistën “APOLLON”, që e botonte D.K.Sakelaropulos në Pire të Athinës (“BESA”, Athinë, nëntor 1995, fq. 7).. Në këtë revistë, bashkëpunonin shkrimtarë dhe dijetarë të asaj kohe në Greqi. Poema është ribotuar për herë të dytë në gjuhën greke me komente nga studiuesi arvanitas Jani P.Gjika në vitin 1995 në revistën “ BESA”, që e botonte “Lidhja e Arvanitasve të Greqisë”. Vendosa t’i rrekem studimit të kësaj poeme me rëndësi të veçantë për letërsinë e vjetër shqipe, për ta transkriptuar me shkronja latine dhe përshtatur në gjuhën e sotme standarde shqipe. Poema është shkruar më 26 mars të vitit 1889 nga një arvanitas, i cili mbetet i panjohur deri më sot dhe, këtë poemë ia kushton fejesës së princeshës Aleksandra të Greqisë me dukën e madh të Rusisë, Pavlo Aleksandroviç, djali i perandorit të Rusisë Aleksandrit të Dytë dhe vëlla i perandorit Aleksandër i Tretë. Poema, ka titullin origjinal “NTE EPARA VASILOPOVA GIONE LEKSANDRA” (PËR TË PARËN PRINCIPESHËN TONË LEKSANDRA). Vëllimi dhe numri i revistës në të cilin është botuar poema i dedikohet D. Mesallës me shënimin:
“Mbrojtësin tepër fisnik të letrave dhe muzëdashës me respekt të thellë dhe mirënjohje i kushtojmë vëllimin e pestë të Apolonit. Drejtori”. Vajza e mbretit të Greqisë, Gjeorgjit të parë dhe mbretëreshës Ollga, princesha Aleksandra u martua në vitin 1889. Martesa e princeshës Aleksandra me dukën e madh të Rusisë, Pavlon, zgjati vetëm dy vite, sepse princesha Aleksandra vdiq në vitin 1891, në Rusi, në moshën 21 vjeçare. Varri i saj gjendet në faltoren Petro dhe Pavel në Petërburg (ish-Leningrad), me pjesëtarë të tjerë të familjes perandorake ruse. Më 1889 erdhi Pavli në Greqi për të marrë nusen e tij, princeshën Aleksandra, të shkojnë në Rusi, të martohen. Kjo ngjarje i jep shkas një arvanitasi, që mbetet i panjohur për ne, të shprehë poetikisht ndjenjat e tija duke e filluar poemën me vargjet e njohura: Të këndoj në shqip/ në gjuhën heroike/ që foli admiral Miauli/ Boçari dhe gjithë Suli.
Me fillimin e këtyre rreshtave, poeti na tregon, se gjuha që flitnin shumica e heronjve të Kryengritjes greke të vitit 1821, ishte shqipja. Në këto vargje përmendet admirali i madh Andrea Miauli i cili ishte biri i Dhimitër Bokut ose Voku me prejardhje nga Eubeja. Një stërgjysh i Andreas e ndërroi mbiemrin nga Boku në Miauli. Duke marrë për mbiemër emrin e anijes Miauli ku ai punonte me vite të tëra. Andrea Miauli, lindi më 20.5.1769 në ishullin e Hidrës4. Në vitin 1822 Andrea, u zgjodh komandant i flotës detare të ishullit Hidra. Revolucionit të 1821 Andrea Miauli, i fali 250.000 franga floriri dhe tri anije luftarake. Miauli ishte një njeri i thjeshtë dhe trim. Dinte të fliste gjuhën e mëmës shqipen dhe anglishten. Gjuhën greke nuk e dinte dhe mësoi të shkruante greqisht vetëm emrin e tij kur u bë Admiral. Ai nuk pranoi shumë dekorata dhe privilegje. Kështu nuk pranoi dekoratën “Kryqi i Legjionit të Nderit” të dhënë nga mbreti i Francës Karli X5. Miauli, vdiq më 21.7.1835, dhe u varros në Pire. Zemra e tij është ruajtur në një kuti argjendi në Ministrin Detare Greke. Në vargun e mëposhtëm, përmendet Boçari dhe bëhet fjalë për fisin e madh trim të Boçarëve të Sulit, të cilët kishin ardhur në Sul të Janinës pas vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeut, me rreth 200 luftëtarë arbër dhe familjet e tyre. Nga kjo familje e dëgjuar, dolën shumë burra trima si: Kiço Boçari, Kosta, Dhimitri, Jorgji dhe kapedani i madh i Revolucionit grek të vitit 1821, Noti Boçari. Por, më i njohuri, që mbeti në histori si luftëtar trim dhe njeri i kulturës së shkrimit shqip, ishte Marko Boçari, i lindur në Sul të Janinës më 17906. Ai, kur gjendej i internuar në Korfuz, mësoi greqishten dhe bëri të famshmin “Fjalorin dygjuhësh të greqishtes dhe shqipes së thjeshtë” më 1809, që e shkroi Markoja vetë me ndihmën e babait të tij, Kiço Boçari (1754- 1813), xhaxhait Noti Boçari (1759-1841) dhe vjehrrit të tij, Kristaq Kallogjeri nga Preveza7. Kjo vepër ishte përfundimi i nxitjes së konsullit francez Pukëvil, siç pretendonte francezi vetë, përpjekje të mësojnë suljotët shqiptarë greqisht dhe të merren vesh me grekët. Sido që të jetë puna, fakt është se kemi të bëjmë me një hero që ka shqetësime kulturore, që krijoi një vepër kulturore dhe, si rrjedhim, me të drejtë, Marko Boçari, mund të quhet si realizuesi i fjalorit të thjeshtë të parë greqishtshqip. Pra, me këto rreshta, poeti, nis poemën e tij kushtuar princeshës Aleksandra që ai në poemë e quan Leksandra. Në kohën kur është shkruar poema, studimet albanologjike në Greqi ishin në fazën e lulëzimit. Në fund të shekullit XIX flitej më shumë për bashkimin e Greqisë me shtetin shqiptar të paqenë dhe krijimin e një mbretërie greko-shqiptare. Pikërisht, për këtë bashkim, studiuesi arvanitas, i ndjeri Aristidh Kola, ka botuar në vitin 1996 dokumentin historik me titull “Thirrje e Lidhjes Arvanitase të Athinës drejtuar Vëllezërve arbër të Arbërisë”. Ky dokument historik është shkruar në vitin 1899 dhe parashtrohen arsyet për bashkimin e grekëve me shqiptarët në një mbretëri të vetme. Pikërisht, për këtë bashkim, mbretëresha e Greqisë, Ollga, dëshironte të mësonte gjuhën shqipe. Poema e vitit 1889, është shkruar në gjuhën shqipe apo arbërishte si e quajnë në Greqi gjuhën shqipe. Duhet thënë se në shekullin XIX, gjuha shqipe kishte një shtrirje të gjerë në Ballkan. Në Greqi, në fund të shekullit XIX, gjuha shqipe flitej nga pjesa më e madhe e popullatës e deri brenda në oborrin mbretëror. Bile në flotën detare, ushtarake dhe tregtare greke flitej shqip. Për të shkruar poemën në gjuhën shqipe ose arbërishte, autori në mungesë të një alfabeti të njësuar të gjuhës shqipe, në ato vite ka përdorur...



(Fragment nga Poema)

Të këndonnë ndë arbërishte,
Ç’ ishtë gluhë trimmërishte,
Ç’ eflit nafarhu Miauli
Bocari, dhe gjithë Suli.

Të këndojmë në shqip
që është gjuhë trimërie,
që e fliste admiral Miauli,
Boçari, dhe gjithë Suli.

Duav diev ndë mal,
si të pa siprë ndë kal,
ufsheh bërdha ndë në re,
të ndritonjësh ti ndë dhe.

Doli dielli në mal,
si të pa sipër në kalë,
u fsheh brenda në re,
të ndriçohesh ti në dhe.
ndrito për mua ti të tha.

Kur ti vinje ka Tatojë,
Hëna dil ka Jmitojë,
tuke shtif sit’ e te pa,
ndrito për mua ti të tha.

Kur ti vije nga Tatoi,* ( mal në Atikë)
Hëna dilte nga Imitos,* ( mal në Atikë)
duke hedhur sytë e të pa,
ndriço për mua ty të tha.

Drita je çë sperëndon,
lulea e lulevet çë mblon
vendetë ka merudhi,
kado vete e kado rri.

Drita je që s’perëndon,
lulja e luleve që mbulon,
vendet nga kundërmimi,
nga do vete e nga do rrish.

Parnithi një krino nxuar,
e ka marudhia e hovë,
erdh një Dhuk’ e na emuar,
e ekev ndë Peterhovë.

Parnis* një zambak nxori, (mal në Atikë)
e nga aroma e hollë,
erdhi një duk dhe na e mori,
dhe e çoi në Petërburg.


Lulea e lulevet me fletë
bërdha ndë pallat jë vetë,
kur hin bërdha ndë një gardh,
ka gjithë luletë ti sbardh.

Lule e luleve me fletë
brenda në pallat je vetë,
kur hyn brenda në një gardh,
nga gjithë lulet ti zbardh.


Drita luan ndë diamant,
çel e shqep ndë një perlandë,
bërdha ndë si tënd çë luan;
edi vetëm’ aj çë ruan,
të sglidh më të mirën’ vajzë
për ti shkon ndë glisht’ unazë.

Drita luan në diamant,
çel e shqep në një perlandë,
brenda në sy tënd që luan?
E di vetëm ai që ruan,
të zgjedhë më të mirën vajzë
për ty shkon në gisht unazë.


Ketu e tri milë vjet,
vasillopuv nëk’ uvjet,
të mos ngjitej ati lart,
të shih Lenënë ndë Spart

Këtu e tremijë vjet,
princeshë nuk u gjet,
të mos ngjitej atje lart,
të shihnin Lenën në Spartë (Helena e Trojës)


Lenënë çë njer pastaij
ka të bukurit’ e saij,
një çë dh’ asajë i pëlqev
vasillopuv e rrëmbev.

Lenën që njeh pastaj
nga të bukurit e saj,
një që asaj i pëlqeu
princi e rrëmbeu.


Pastaij ka tri milë vjet,
na uleshe ti ç’ i glet
Lenesë, ndë kurm ndë si,
ndë t’ ecurë ndë bukuri.

Pas tremijë vjetësh,
na uleshe ti që i ngjan
Lenës, në trup, në sy,
në të ecur në bukuri.

Ndai menate del një ifth,
çë strros natën’ e embif,
për posh dheft’ e sjell ditë,
pra ja thonë ‘Afrëditë.

Ndaj me natë del një yll,
që shtron natën e mbyll,
për poshtë dheut e sjell ditë,
pra ja thonë Afërditë.

Ti je aij ifthi çë na sjell
ditënë kur del si diell,
ka pallati, e na rruse
ndë në horë, si një nuse,
me të tëmë me të tatë,
e të mblonmë me uratë.

Ti je ai yll që na sjell
ditën kur del si diell,
nga pallati, e na zbret
në qytet, si një nuse,
me të tëmë me të tatë,
e të mbulojmë me uratë.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Arvanitet

#240

Post by Arbëri »

Portret i bukuroshes Arvanitase

Image

Portret i bukuroshes Arvanitase, autori i këtij akuareli është i mirënjohuri A. E. Chalon. Ai e pikturoi këtë vajzë bukuroshe, arvanitase në vitin 1832, mbi bazën e skicave e portreteve të Cocerrelit, piktor, arkitekt e arkeolog anglez. Ky imazh i mrekullueshëm ndodhet sot në Londër në një koleksin privat.
http://sq.wikipedia.org/wiki/Portret_i_ ... Arvanitase
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Post Reply

Return to “Diasporë dhe komunitete”