ARBERIAONLINE

ARBERIAONLINE

kuvend që bashkon arbërorët
 
It is currently Sun Apr 20, 2014 1:43 pm

All times are UTC




Post new topic Reply to topic  [ 316 posts ]  Go to page Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6 ... 22  Next
Author Message
 Post subject: Re: Arvanitet
Post Number:#31  PostPosted: Fri Jan 15, 2010 9:48 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3698
Location: Shkup
Gender: Male
Image
Arvanitët-Arbërorë - Një Popull i Harruar:
11 Kryeministrat e Greqisë me origjinë shqiptare


Kryeministra të Greqisë që ishin arvanitas janë më shumë seç paraqesim në këtë përmbledhje të përgjithshme, por mjerisht na mungojnë të dhënat biografie për më gjerë. Dhe këto biografi janë marrë nga arkiva e Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë…



Historikisht arvanitasit kanë dhënë një kontribut të madh në të gjitha fushat e jetës politike dhe kulturore të Greqisë. Shumë prej tyre përfshihen në listën e emrave më të shndritshëm, që i dhanë lavdi Greqisë së Re. Gjithnjë nga historia kemi mësuar se shqiptarët kanë bërë karrierë udhëheqëse politike në Turqi, Rumani, Itali, Egjipt. Por shumë pak është shkruar dhe folur që shqiptarët ose grekët me origjinë shqiptare ishin shumë kryetarë dhe kryeministra të Greqisë. Prandaj për lexuesit sot kemi zgjedhur të paraqesim biografitë të disa kryeministrave të shtetit Grek që ishin arvanitas. Qëllimi është për të ndriçuar rolin historik që luajtën arvanitasit për drejtimin e mbretërisë dhe shtetit grek. Kryeministra të Greqisë që ishin arvanitas janë më shumë seç paraqesim në këtë përmbledhje të përgjithshme, por mjerisht na mungojnë të dhënat biografie për më gjerë. Dhe këto biografi janë marrë nga arkiva e Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë. Arvanitasit, këta luftëtar trima, heronj të Kryengritjes të 1821, jo vetëm me armët e tyre luftuan për pavarësinë e Greqisë, por ishin kryetarët e parë të shtetit grek, që drejtuan Greqinë drejtë zhvillimit të jetës europiane. Shumica e kryeministrave të Greqisë që ishin arvanitas janë me origjinë nga ishujt që historikisht njihen të banuar dhe banohen edhe sot me shumicë nga popullata arvanitase si Hidra, Speca, Poros, Salamina etj. Në vitin 1850, arvanitasi Andoni Kryeziu, kur ishte kryeministër, shpalli Kishën Autoqefale Greke, duke e shkëputur përgjithmonë nga vartësia e Fanarit të Stambollit. Arvanitasi tjetër Dhimitër Vulgari pasi u zgjodh kryeministër i Greqisë, u bë e mundur bashkimi i Shtat ishujve me Greqinë. Kryeministri Dhimitër Vulgari mbështeti fuqishëm kryengritjen e ishullit të Kretës për tu bashkuar me Greqinë. Po ashtu Kryeministër të Greqisë kanë qene edhe arvanitasit Teodoros Pangallos i cili më tej u zgjodh dhe Kryetar i shtetit grek. Kryeministër i Greqisë ka qenë edhe anëtari i Akademisë së Athinës Aleksandër Diomidhis për të cilin kemi shkruar në biografitë e arvanitasve që ishin anëtarë të Akademisë greke. Ai u zgjodh Kryeministër i Greqisë më 30.6.1949 deri më 6.1.1950. Pra historikisht arvanitasit kanë dhënë një kontribut të madh në të gjitha fushat e jetës politike dhe kulturore të Greqisë. Shumë prej tyre përfshihen në listën e emrave më të shndritshëm, që i dhanë lavdi Greqisë së Re. Por sot pozicioni i gjuhës, kulturës dhe i traditave të tyre nuk e meritojnë vendin që u ka lënë shtetin grek. Ku çdo gjë që ka lidhje me arvanitasit fshihet, izolohet dhe konservohet nëpër bodrumet e harresës për të mos dalë më në dritë e vërteta e tyre që janë zotër të Greqisë.

Image
1. Gjergj KUNDURIOTI (1782-1858) lindi në ishullin e Hidrës. I takon familjes së Kunduriotëve që ia dhanë shumë kryengritjes së 1821. Tok me vëllanë Llazarin, dhanë shumën prej 1.948.158 franga ari (4/5 të pasurisë së tyre) për mbështetjen të Kryengritjes të 1821. Ishte Kryetar i Greqisë në periudhën 11.10.1824-6.2.1825. Kryetar dhe anëtar i Komisionit Drejtues më 1832. U zgjodh kryetar i mbledhjes së Pleqërisë së parë(1844-1845), të mbledhjes së Pleqërisë së dytë(1845-1846), dhe të mbledhjes së tretë(1846-1847). Në janar të 1844 u bë kryeministër dhe ministër i Marinës. U bë kryeministër përsëri në vitin 1848, dhe dha dorëheqjen për shkak të mospajtimit me mbretin Otton. Në vazhdim ishte deputet dhe kryetar i Kuvendit të mbretërisë së Greqisë më 1856.Vdiq më 1858 në ishullin e Hidrës.

2. Andon KRYEZIU (1796-1865) lindi në ishullin e Hidrës më 1796. Familja e tij kishte ardhur në ishull në shekullin XVII. Rrënjët e fisit të Kryezinjve gjenden në fshatin arvanitas Krieza të Eubesë jugore. Qysh në fillim të luftës së 1821 luftoi gjithnjë në vijën e parë dhe si dorë e djathtë e admiral Andrea Miauli. Më 1836 bëhet ministër i Marinës detare greke,më vonë bëhet krye kujdestar i oborrit të mbretit Otton dhe zgjidhet kryeministër në 1842-1844, dhe në vitin1849-1854. Gjatë periudhës që ishte kryeministër zgjidhi problemin e madh kishtar të asaj kohe me shpalljen e Kishës Autoqefale Greke më 1850 duke e shkëputur përgjithmonë nga qendra e fesë ortodokse në Stamboll. Ishte i pari njeri që u bë nënadmiral i Marinës greke dhe u caktua adjutant i mbretit Gjeorgjit të parë të Greqisë. Vdiq më 1865 në Athinë dhe u varros me nderime të veçanta të mëdha.

3. Dhimitër VULGARI (1801-1877) lindi më 1801 në ishullin e Hidrës. Ishte bir i beut të Hidrës, Gjeorgjio Vulgarit. Në moshën 17 vjeç u bë anëtar i Këshillit të Hidrës dhe më 1822, u zgjodh kryetar i përfaqësisë së Hidrës, u bë dhe drejtues i anijes luftarake në ishull. Më 1826 ishte prokuror i Hidrës dhe më 1848 u bë ministër i Ekonomisë. Ishte kryeministër nga viti 1855-1857, 1862-1863, 1863-1864, 1868-1869, 1871-1872, dhe nga 1874-1875. Gjatë periudhës që ishte kryeministër u bë bashkimi i Shtat Ishujve me Greqinë, dhe mbështeti fuqishëm kryengritjen e ishullit të Kretës. Vdiq më 1877 në Athinë.

4. Athanas MIAULI (1815-1867) lindi në ishullin e Hidrës më 1815 dhe ishte djali i të lavdishmit Andrea Miaulit. U rrit pranë babait në det dhe mësoi në anije Fregatë shkrim e këndim në gjuhën greke nga Filip Joanu. Ai mbaroi Fakultetin Ushtarak të Mynihut në Gjermani dhe shërbeu si oficer i marinës greke. U bë adjutant i mbretit Otton dhe ministër i Marinës në vitin 1855. Kryeministër i Greqisë u zgjodh nga viti 1857-1862.Vdiq në Paris të Francës në vitin 1867.

5. Pavlo KUNDURIOTI (1855-1935) lindi në ishullin e Hidrës më 1855. Pavloja ishte nipi i Gjeorgjio Kunduriotit dhe bëri karrierë si oficer i Marinës, me një veprimtari të gjerë. Në vitin 1905 u bë adjutant i mbretit Gjeorgjio i Parë, në prag të luftës së 1912 u bë komandant i flotës së Egjeut dhe në vazhdim u bë nënadmiral. Pushtoi ishujt Limons, Tenedos, Tasos, Samothraqit, Psara dhe Mitilini. Mundi flotën turke në dhjetor të vitit 1912 dhe në janar 1913.Më 1915 u zgjodh ministër i Marinës dhe më 1916 anëtar i Treshes arvanitase Venizellos, Dangëlliu, Kundurioti që drejtonte lëvizjen më 1917, dhe u bë ministër i Marinës. Më 1920 u bë mëkëmbësi i mbretit të Greqisë dhe më 1923 u bë Kryetar i parë i Republikës Greqisë deri më1926.Në vitin 1926 u zgjodh Kryetar i Republikës Greke arvanitasi tjetër Teodoros Pangallos. Në vitin 1929 u rizgjodh përsëri Kryetar i Republikës së Greqisë dhe dha dorëheqjen për shkaqe shëndetësore në dhjetor të vitit 1929. Vdiq më 1935 në Faliro të Greqisë.

6. Petro VULGARI (1884-1957) lindi në ishullin e Hidrës më 1884. Ishte oficer i Marinës në Luftërat Ballkanike dhe mik i ngushtë i Pavlo Kunduriotit. U bë në periudhën 1926-1935, komandant i përgjithshëm i aviacionit të marinës, komandant i bazës së nëndetësve dhe më vonë atashe ushtarak në Ankara të Turqisë. U bë ministër i Aviacionit në Qeverinë e Lindjes së Mesme, dhe nga 8- 4-1945 e deri më 17-10-1945 u bë kryeministër i Greqisë. Nuk pranoi kurrë shpërblimet për detyrën si kryeministër. Ai vdiq në Athinë më 1957.

7. Diomidh QIRIAKO (1811-1869) lindi në ishullin e Specas në vitin 1811. Familja Qiriako i dha shumë Kryengritjes të 1821. Vëllai i tij, Jani Qiriako ishte nënadmiral i flotës së ishullit të Specas dhe u vra në luftën e Mesollogjis. Diomidhi studioi për drejtësi në Universitetin e Pizës dhe të Parisit. Më 1835 u bë prokuror i Gjyqit të Shkallës së Parë. Në vitin 1840 u zgjodh i plot fuqishëm i ishullit të Specas. Ishte redaktori kryesor i Kushtetutës të vitit 1843 dhe qysh nga viti 1851 ishte profesor i së Drejtës Kushtetuese. Ishte ministër i Fesë dhe Arsimit Publik, dhe më 18-3-1863 deri 29-4-1863 ishte kryeministër i Greqisë. Vdiq në Itali në vitin 1869.

8. Emanuil REPILI (1863-1924) lindi më 1863 në Kranidhi. Studioi për drejtësi dhe u muar dhe me gazetari. Ishte kryeredaktor i gazetës “Akropol” dhe ishte artikullshkruesi special për më se një dekadë. U bë ministër i Jashtëm më 1910 dhe më 1913, në krah të kryeministrit Elefterios Venizellos. Ai mori administrimin e përgjithshëm dhe organizimin e Greqisë së Veriut. Në vitin 1925 u zgjodh ministër i Ekonomisë dhe më 1916 ministër i Punëve të Jashtme dhe nënkryetar i qeverisë. Si ministër i Jashtëm përpunoi dhe arriti të votohet ligji për Bashkitë dhe Komunat që tregonte sistemin e drejtimit të bashkive dhe komunave. U zgjodh kryeministër më 21-8-1917 deri 28-8-1917, dhe nga 19-10-1917 deri 3-1-1918. Vdiq në Kranidhi më 1924.

9. Aleksandër KORIZI (1885-1941) lindi më 1885 në ishullin e Poros. Studioi për Drejtësi dhe në vitin 1903 u emërua nëpunës në Bankën Kombëtare Greke. U bë drejtor i kësaj banke më 1921 dhe nëndrejtor i saj më 1928. Në vitin 1929 krijoi Bankën Bujqësore dhe ishte i pari drejtor i saj. Më 1936 u bë ministër i Komunikacionit dhe më 1939 u bë përsëri drejtor i Bankës Kombëtare Greke. Me vdekjen e kryeministrit Metaksait në janar të vitit 1941, kur askush nuk ndërmerrte qeverisjen e Greqisë, mori detyrën e kryeministrit më 19-1-1941, dhe më 18 prill 1941, pas një mbledhje të vështirë të Këshillit të Ministrave, kur u kthye në shtëpi, vrau veten.

10. Kiço XHAVELl (1801-1855), në s’është më i rëndësishmi i fisit të madh Suljot të Xhavellave, është gjithëse si, më i rëndësishmi i Xhavellave që morën pjesë në Revolucionin e 1821. Xhavella më i rëndësishëm cilësohet Fotoja, për të cilin Kollokotroni thoshte: ‘’Marko Boçari nuk kapej, por Fotoja ishte përsosmëria. Kiço Xhavella u rrit në Kofuz, ku ishin shpërngulur suljotët pas pushtimit të Sulit nga Ali Pasha. Më 1820 rikthehet në Sul pas marrëveshjes të suljotëve me Aliun dhe shpallet kapedan në moshën 19 vjeç. Shkonte në Itali me detyrë të siguronte municione, por kur u kthye, Ali Pasha ishte vrarë dhe suljotët, u shkulën përse dyti nga Suli prej turqve të Sulltanit. Xhavella shkon në Etolakananidhe merr pjesë në të gjitha betejat e rrethinës, qoftë nën komandën e Marko Boçarit qoftë dhe vetëm. Kur Gjeorgji Karaiskaqi u bë kryegjeneral i Rumelisë, Kiço Xhavella me suljotët e ndoqën pas, pavarësisht nga kundërshtimet fillestare. Më 1835 mbreti Othon e bëri nëngjeneral dhe Mbikëqyrës i Përgjithshëm i Ushtrisë dhe adjutant të vet. Kiço Xhavella shërbeu si prokuror, kryegjeneral pas vdekjes së Karaiskaqit, ministër i mbrojtjes më 1844. Më 1847-1848 ishte kryeministër. Vdiq më 1855 në Mesologgji. Sot pjesëtarët e fisit të Xhavellave i kemi në Shqipëri, Greqi, SHBA dhe Australi. Ata që jetojnë në Shqipëri e kanë ndryshuar mbiemrin nga Xhavella në Tasho. Trashëgimtarët e fisit të Xhavellave çdo 6 gusht mblidhen në Melesin në kishën e Shën Sotirit ku festojnë së bashku dhe kujtuar të parët e tyre. Xhavellasit kanë qenë pjesëtarë edhe të gardës së Skënderbeut.

11. Jonani Teodor Kolokotroni (1804-1868) lindi më 1804 në Zakintho. Që në moshë të re 17 vjeçare mori pjesë në kryengritjen kundra turqve. Mori pjesë në disa beteja të mëdha për çlirimin e Greqisë si në Tripoli, Navplio, dhe luftoi përkrah arvanitasit Gjeorgjio Karaiskaqit deri në vrasjen e tij. Pas kësaj Joani u kthye në Peloponezi për të luftuar edhe aty kundra turqve. Ishte mik i arvanitasit tjetër Joani Kapodistrisë dhe u burgosmë vonë nga kundërshtarët politik që kundërshtoni ardhjen e mbretit Otton. Në vitin 1836, kur Greqinë e udhëhiqte mbreti Otton ishte gjeneralmajor i ushtrisë së tij. U zgjodh Kryeministër i Greqisë në vitin 1862 dhe luftoi për të mbrojtur mbretin Otton të cilët kundërshtarët politik donin ta rrëzonin nga pushteti. Me largimin e mbretit Otton nga fronti mbretëror u largua për në Itali. U rikthye në Greqi pas ardhjes të mbretit Gjeorgjit të Parë. Vdiq më 20 maj 1868.

___________________________________________________


* - Këngët e vjetra arvanite-arbërore që burojnë nga thellësitë e shekujve, Vallet karakteristike arvanite - vallja çame, Veshjet karakteristike të arvanitëve - Fustanella, Ritet dhe Vajet, Këngët e trimave dhe të luftës si dhe zonat ku shtrihen dhe gjenden 900 katundet arvanitëfolëse-arbërore në Greqi përshkruajnë një epope të tërë-Epopenë e një populli të harruar-të lënë në harresë për shekuj me radhë.

- Ne jemi katandisur kështu thonë personazhet e dokumentarit sepse nuk kemi krye, askush s'kujdeset për kulturën tonë, asnjë institucion nuk na përkrah.

Image
Ministrja e Kultures Melina Merkuri,
arvanitase, i jep çmimin studiuesit arvanitas Jani Gjika per librin "Kastra- Udhetime" 1987

_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Arvanitet
Post Number:#32  PostPosted: Fri Jan 15, 2010 9:52 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3698
Location: Shkup
Gender: Male
Image
Ky studim ka qenë pjesë e punimit të Aristidh Kolës me titull "Ç'janë kosovarët për grekët". Ai bëri një punë të palodhur për çështjen shqiptare, pikërisht në ditët kur në Greqi, ashtu siç shprehet edhe ai vetë "..ato kohë të flisje kundër serbëve, të konsideronin këtu të paktën...tradhtar të kombit!". Duket se zbulimet e fundit, por edhe të tjera që priten të bëhen do t`i japin të drejtë këtij gjigandi të historisë së Ballkanit dhe jo vetëm. Duket se Apostulli i shqiptarizmës me veprën e tij të madhe që la, nuk paska folur me gjuhën e pasionit kombëtar, siç e akuzonin kundërshtarët mjeranë jo të paktë të tij, por me logjikën e ftohtë të shkencëtarit e të njeriut erudit. Në Ballkan jemi, e edhe Aristidh Kola nuk mund të përbënte përjashtim. Si të gjithë bashkëgadishullorët e tij të mëdhenj, edhe atij i është ruajtur vlerësimi e vendi për më vonë, shumë kohë pas vdekjes. Ndoshta për të do të flasin vetë "gurët" e këtij gadishulli, ndoshta vetëm ata do t`i japin të drejtë atij. Sepse shqiptari Aristidh Kola ishte një gur i rëndë i këtij gadishulli, një gur i çmuar që nuk e lanë të jetojë gjatë. Por lind pyetja: Ku do të fshihen guralecët, pseudohistorianët që arnuan e mballosën historira të pafundme me veladonë, raso, e kamillafë, në shërbim të doktrinave që janë të destinuara të vdesin e i kanë ditët e numuruara? Siç e ka vërtetuar Historia, në…vrimën e miut!...

_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Arvanitet
Post Number:#33  PostPosted: Fri Jan 15, 2010 10:10 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3698
Location: Shkup
Gender: Male
- Librat kushtuar arvanitëve - arbërorë të Greqisë, dhe se si është ruajtur gjuha deri tani, Diktatura e Hudës greke që ndaloi me dhunë të flitej gjuha ndër arvanitët-arbërorë të Greqisë, Momenti i vëllazërimit të arvanitëve të Greqisë dhe ngritja e shtetit modern të Greqisë, lufta e Mesologjit dhe shumë momente të tjera historike tronditin, duke na treguar se sa popull i madh kemi qenë dhe sa i coptuar jemi tashmë.

- Admirali i flotës detare, Kundurjoti, me origjinë Arbërore i urdhëron marinarët në greqisht po askush s'kuptonte - atëherë admirali thërret

- ZJARR MORE DJELMA! Atëherë marinarët kuptuan dhe u ndez lufta, - rrëfen Ljapi.

Image
- Gjuha e vërtetë është arbërishtja thotë Jorgo Gjeru, Arbëror nga Kryekuqi, - fjala arvanite është fjala greke siç na thërrasin grekët këtu. Tashmë gjuha arbërore tek arvanitët-arbërorë të Greqisë po shuhet, ndërkohë që deri vonë kishte pleq që s'dinin fare greqisht. Gjuha arbërore është pasardhësja e gjuhës së pellazgëve pohojnë të gjithë studiuesit në dokumentar.

- 900 Katundet dhe gjithë Ishujt arvanitfolës të Greqisë, si edhe lidhja e vendosja e tyre me zonat antike të Greqisë është e padiskutueshme fakt nga i cli lind një pyetje:

- Janë autoktonë, apo janë pakicë kombëtare Arvanitët - Arbërorë të Greqisë? Mos ka ardhur koha që kësaj ti jepet një përgjigje zyrtare?

Image
Aristidh Kolia ne shtratin e vdekjes,
prane tij studiuesi Arben Llalla

Aristidh Kolia në shtratin e vdekjes u tha miqëve të vet shqiptarë:

"Ju lutem mos ushqeni asnjë iluzion. Mua me vranë dhe kështu kanë vepruar edhe me dy kryetarët e tjerë të Shoqatës së Arvanitasve "Marko Boçari", të cilët vdiqën edhe ata nga "Leuçemia", këto fjalë ua kam thënë edhe të tjerë miqëve të mi."


Nga libri , ”E verteta përvëluese e Aristidh Kolias”,

----------------------------------------------------------

Image
Njoftimi i vdekjes së piktorit Taso Haxhi ( lart) dhe Akademikut arvanitas Niko Haxhiqiriako- Gjika, dramaturg, në revistën "Besa" të Aristidh Kolias, Athinë1994
Ishte një poet i ndjeshëm dhe ëndërrimtar-piktor. Lindi në Qeratea të Atikës më 1927. Studioi në shkollën e lartë të Arteve të Bukura në Athinë. Më vonë vazhdoi studimet në Paris, në Fakultetin e Dekuracionit. Botoi dy përmbledhje me skica nga Hidra dhe Zankintho. Nga viti 1968 u morr kryesisht me pikturë.
Ka marrë pjesë në shumë ekspozita në Greqi dhe jashtë saj dhe është lauruar me çmim në Festivalin Ndërkombëtar të pikturës të UNESCO në vitin 1969. Dhe nga Akademia e Athinës për drejtimin dhe hartimin e Albumit historik të Revolucionit grek të 1821. Në vitin 1963 ishte drejtor dhe pedagog në shkollën e pikturës të Athinës X.E.N. Vepra të Taso Haxhi gjenden në shumë koleksione të Galerive. Veprat e tij gjendet në muzeun e Bukureshtit në Rumani, në Universitetin e Selanikut, në Bankën Kombëtare në Selanik, në ministrinë e Arsimit, në ministrinë e Kulturës etj. Ai ishte autor i mbi 600 vepra arti. Vdiq më 17 shtator të 1994 në Athinë.


_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Arvanitet
Post Number:#34  PostPosted: Sat Jan 16, 2010 4:07 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3698
Location: Shkup
Gender: Male
Anastasia Karakasidi: “Fushat e grurit, kodrat e gjakut”

MAQEDONIA "GREKE”" JO GREKE.

“Fushat e grurit, kodrat e gjakut” nje liber ne te cilin autorja, e denuar me vdekje ne Greqi, shkruan per vendlindjen e saj.
Studimi “Fushat e grurit, kodrat e gjakut” i autores Anastasia Karakasidi, i dale ne qarkullim diteve te fundit ne perkthimin e Ilirjana Angonit, hedh nje drite te re sqaruese ne rrjedhat historike, etnografike e antropologjike te jugut te Gadishullit tone.

E lindur dhe e rritur ne Selanik, prej prinderish me prejardhje te ndryshme, ajo gjen arsyen per te hulumtuar mbi origjinen etnike te asaj popullsie qe rendom (por pa te drejte) emertohet zyrtarisht si “Maqedonia Greke”. Pasi shkon me nje burse kolegji ne SHBA ne vitin 1975, ajo i kushtohet studimeve ne ate vend, duke mbrojtur titullin per doktorature ne antropologji ne Universitetin e Kolumbias dhe duke u marre ne vazhdimesi me studimin e trevave prej nga kishte prejardhjen.

Shpejt behet objekt sulmesh dhe kercenimesh nga qarqet greke te Athines, Selanikut dhe nga lobi grek ne SHBA. Madje kercenohet edhe me vdekje nga struktura te se djathtes greke, duke u cilesuar si tradhetare dhe “armike e popullit grek”.

Mbas refuzimit te botimit te ketij libri nga qendra e Kembrixhit, si pasoje e frikes per britaniket rezidente ne Greqi, “Rasti Karakasidi” ngjalli interesin dhe ngriti opinionin e qarqeve akademike ne mbare boten. Me ne fund studimi botohet ne vitin 1997 nga Universiteti i Cikagos. Sot Anastasia Karakasidi eshte profesoreshe e antropologjise ne Kolegjin Eellesley te SHBA, dhe libri i saj eshte nder me te qarkulluarit mes studiuesve te antropologjise dhe historise se Ballkanit.


Duhet shenuar se, ne aspektin historik, autorja ne fjale ne studimin e saj perpiqet te argumentoje multietnicitetin e Maqedonise jugore, duke u fokusuar ne nje periudhe kohore te vone, 1870 1990. Ne kete menyre, ajo anashkalon shtratin historik te kesaj treve, dhe per rrjedhoje nuk dallon elementin dhe protagonizmin shqiptar ne te. Por, ne anen tjeter, pasqyron me hollesi te gjithe veprimtarine e ethshme te shtetit grek per “greqizimin” e Maqedonise jugore, nepermjet instrumenteve si kisha, shkolla, ekonomia. Nje paralelizem i qarte mund te ravijezohet mes politikave te zhvilluara ne kete treve dhe atyre te zhvilluara ne Thesaline dhe Epirin shqiptar.

Prej ketij studimi mund te nxirren konkluzione te qarta se perse sot shteti grek ne siperfaqe shfaqet si nje njesi unike, nderkohe qe nen te vlojne problematikat etnike te mbajtura perdhunshem nen zgjedhe. I botuar tashme ne shqip, libri shoqerohet me nje parashtrese nga Qemal Velija, te cilen po e botojme te plote ketu.

Libri i Karakasidit dhe identiteti maqedonas

Gjate viteve ne kapercyell te mijevjecareve, Ballkani eshte ngerthyer ne nje dualitet tendencash qe ne pamje te pare krijojne pershtypjen e nje kundershtie te papajtueshme mes tyre. Ne njeren ane shperfaqet nje politike globale drejt skemave integruese dhe europianizuese, dhe ne anen tjeter nxiten ethshem strukturat konkuruese te identitetit dhe afirmimit etnik mes grupeve shoqerore e entiteteve shteterore qe perbejne gadishullin, duke prodhuar edhe nje klime konfliktualiteti te pasqyruar deri ne luftera te pergjakshme ne disa raste, apo ne armiqesi politike e diplomatike ne raste te tjera.

Dhe ne kete ajer dualiteti, si pjese organike dhe mekanizem manipulator i shoqerive, kane marre pjese, pervec politikaneve e grupeve te interesit, edhe studiuesit historiane, etnografe, gjuhetare, etj. Ne kete hulli duhet veshtruar edhe studimi “Fushat e grurit, kodrat e pergjakta” i etnologes dhe antropologes Anastasia Karakasidi, i vitit 1996, i cili vjen ne drite pikerisht ne kohen e debateve dhe aksioneve politike e diplomatike ne lidhje me nje entitet aq te diskutueshem gjeografik, historik, etnografik e gjuhesor, sic eshte Maqedonia.

Ne pamje te pare studimi i Karakasidit, i cili qenderzohet vetem ne nje komune me disa fshatra te pellgut te Langades ne verilindje te Selanikut, vetem 25 kilometra larg tij, pergjate rruges per ne Seres e me tej ne Bullgari, duket sikur eshte me hapesire teper te kufizuar lokale dhe njekohesisht larg vemendjes dhe interesit te lexuesit shqiptar.

Por ne te vertete, ai eshte nje dritare e vlefshme prej se ciles mund te shihet dhe kuptohet ai proces i dhunshem dhe brutal shnderrimi dhe tjetersimi qe ka ndodhur me identitetin dhe perkatesite etnike ne nje territor shume me te gjere te gadishullit tone gjate 130 viteve te fundit.

Autorja ne fjale, realisht e lindur dhe e rritur ne Selanik, ne kete kryeqender urbane e ekleziastike te rendesishme ku kryqezoheshin rruget qe lidhnin Lindjen me Perendimin q` para Krishtit, ne vendlindje mbrun nje vetedije kontradiktore nen impresionin e imazheve te larmishme kulturore dhe trysnise shteterore per krijimin e nje homogjeniteti te siperfaqshem etnik, gjuhesor e kulturor.

Duke qene e bija e nje te shpernguluri nga Kapadokia e Azise se Vogel ne vitin 1922, ne kuadrin e shkembimeve greko turke te popullsise, pra e nje greku turkfoles apo e nje turku te krishtere sic cilesohen nga pale te ndryshme, kjo vetedije kontradiktore e shpeton Anastasia Karakasidin nga te qenit rob i nje botekuptimi te verber dhe meskin ne hulline e politikes zyrtare greke.

Per rrjedhoje ne punen e saj studimore ajo ndjek teorine hobsbaumiane te ikjes nga identiteti dhe te mohimit te cdo lloj perkatesie etnike apo kombetare, duke njohur paradoksin midis perjashtimit dhe perfshirjes (i cili shtrihet edhe ne thelbin e konceptit te “kombit” sipas Hobsbaumit), dhe arrin ne tezen volitese dhe thjeshtezuese te nje kulture te nderthurur dhe te nje perzierjeje te pafund etnish. Kjo edhe si pasoje e formimit te saj arsimor ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ku edhe diplomohet e doktorohet ne Universitetin e Kolumbias.

Dhe tashme, duke qene e cliruar prej skrupujve dhe “militantizmit patriotik” ne punen studimore, dhe njekohesisht e tunduar ne vetedije dhe nenvetedije per te hulumtuar mbi rrenjet e identitetit “grek” te asaj vete dhe te vendlindjes se saj, ajo merr pjese ne nje ekspedite hulumtuese etno arkeologjike pikerisht ne pellgun e Langades, dhe e vendos komunen e Asirit ne qender te studimit te saj mbi divergimin dhe konvergimin mes elementeve te ndryshem etnike, qe ajo i quan “vendas” dhe “refugjate”, mbas procesit shteteror grek te komb formimit dhe homogjenizimit te ndergjegjes kombetare ne popullsi heterogjene.

Ajo perpiqet te hedhe drite mbi ate se si popuj te ndryshem nga ana kulturore, te cilet banonin ne ate krahine, kishin arritur t’a ndjenin vehten si pjese te nje kulture te vetme kombetare, asaj te Greqise, duke pasur parasysh perceptimin e natyrshem ne kujtesen e saj gjate jetes feminore ne ate vend se Maqedonia Greke banohej nga dy grupe qe vleresoheshin si greke: “vendasit dopyi” dhe “refugjatet prosfige” e luftes greko–turke te viteve 1922–1923.


Karakasidi i shtrin hulumtimet e saj edhe midis sllavo folesve ne Maqedonine Greke perendimore, edhe midis muslimaneve te Thrakes Greke, por edhe me ne jug, ne Athine, prej nga dhe buron ndikimi trysnues ne ndergjegjen kombetare ne gjithe Greqine e sotme. E natyralizuar ne jeten amerikane dhe duke shkelur vendlindjen vetem gjate kohes se punes hulumtuese, ajo e sheh tashme Greqine nga larg dhe nga jashte, dhe si shkalle vleresimi bazohet ne teorine krahasuese te kryqezimit te kulturave ne antropologji, gje qe e ben ate te shqyrtoje ne menyre kritike themelet e identitetit kombetar grek dhe te pasqyroje vertetesisht historine e komb ndertimit bashkekohor te vendlindjes se saj.

Dhe ne kete menyre, sic shprehet vete ajo, “duke ripare ne menyre kritike disa nga hamendesite qe kane hyre ne berjen e ideologjise kombetare ne Greqi, une jam vleresuar prej disave si nje bije bukeshkale e kombit, e cila ka dale nga udha e Zotit. Jam pyetur shpesh dhe ne menyre te perseritur nese ndihem ende greke dhe si mund t’i justifikoj veprimtarite e vecanta studimore, ne nje kohe kur kombi i heleneve dhe shteti i Greqise jane te rrethuar nga armiq qe kerkojne t’a shperbejne ate”.Ajo ka pesuar mbi kurriz nje fushate armiqesore e denigruese prej qarqeve greke, si ne Greqi ashtu dhe ne diaspore, prej klerikeve, gazetareve, politikaneve, etj.

Eshte qortuar se nuk ka mbeshtetur interesat greke ne debatin mbi Maqedonine, eshte akuzuar deri dhe si agjente sekrete e FYROM it, eshte etiketuar per “kanibalizem” dhe se po perpiqej te percante kombin grek, madje eshte kercenuar deri dhe me jete. Presioni u shtri edhe mbi banoret qe kishin qene objekt i hulumtimit te Karakasidit, te cilet u detyruan te mbrohen publikisht se ishin “greke te paster, njezetekater karat, si ne gjuhe ashtu dhe ne ndergjegjen kombetare”.


Dhe ne fakt, ne orvatje per ti qendruar besnike teorise hobsbaumiane qe ka perqafuar, pra te nderthurjes dhe perzierjes se kulturave etnike drejt zhvleresimit te identitetit dhe profilizimit kombetar, Karakasidi e shtrin hulumtimin e saj vetem mbi lenden faktike qe gjen ne terren, e cila i eshte nenshtruar nje procesi tjetersimi dhe trysnise se komb formimit grek, ne vertetim te tezes se kryqezimit te kulturave e etnive drejt homogjenizimit.

Ne kete hulli, duke shperfillur vete thelbin dhe kriteret e percaktimit te konceptit te kombit, sipas shembullit te Hobsbaumit, ajo ndalon hulumtimin e saj deri ne caqet e volitshme ne favor te kesaj teze. Por ne kete lende faktike ajo gjen pikerisht elemente etnike qe turbullojne debatin politik mes paleve ne keto kohe, pra ate grek sllavofoles, sllav grekfoles, grek turkfoles, sarakacen, pontik, etj. Gje qe merret si objekt perdorimi nga palet “nderluftuese” greke e sllavomaqedone.
E gjithe perpjekja shekullore greke per te helenizuar totalisht nje popullsi e nje territor te fituar nga pazarlleqe e rrethana historike, e jo nga ndonje e drejte kombetare, vihet ne dyshim nga studimi i Karakasidit qe, edhe mbas nje procesi te ethshem shteteror tjetersimi mbi ato vende, gjen gjurmet dhe rrenjet e identiteteve te tjere tek ata banore.


E pare ne optiken dhe ne perceptimin e verber te politikes dhe shoqerise greke te sotme, ne te vertete kendveshtrimi i Karakasidit mbi kete objekt i ngjan nje sakrilegji. Greket, ashtu si dhe te tjere ne Ballkan, ende jetojne nen botekuptimin e kultivuar institucionalisht per mohimin dhe urrejtjen ndaj tjetrit, madje per asgjesimin e tjetrit. Keshtu qe nuk mund te kuptojne optiken teorike hobsbaumiane qe ka si parashtrat nje mendesi dhe pervoje jashtekombetare te ikjes nga identiteti. Per me teper, kur ky studim nderfutet ne vorbullen e skiftereve kombetare greke e sllave mbi pronesine historike dhe faktike te Maqedonise:

Duke ndalur ne kohen historike jo me heret se ne gjysmen e dyte te shekullit 19 e ketej, evidentohen vetem realitetet e vonshme etnike dhe zhvillimet politike ne rrafshin e komb shtet formimeve, kur per Selanikun dhe Maqedonine Jugore perlesheshin tre shtete te rinj ekspansive te Ballkanit, Greqia, Bullgaria dhe Serbia.

Duke pasur ne fokus vetem veprimin aktiv te ekzarkatit bullgar dhe kishes greke, te institucioneve politiko arsimore greke, bullgare e serbe mbi keto territore e popullsi, ngushtohet rrezja e vezhgimit te realitetit ne gjeresine e tij te njemendte.

Duke u prirur drejt pasqyrimit te nje realiteti multikulturor e multietnik, shperfillet lenda ngjizese dhe vleresohen vetem grupimet e mbivendosura ne kohe te vona.

Duke hulumtuar ne vlera gjuhesore, toponimi, antroponimi, qe vijne nga lindja, menjnohen gjurmet dhe te dhenat qe vijne nga popullsia perendimore e gadishullit, pra shqiptaret, dhe gjuha e tyre.
Dhe pasi divergjenca dhe konvergjenca mes paleve etnike, e me tej politike e kombetare, ne keto treva, mbetet brenda kuadrit te konfliktit greko bullgar, edhe studimi i Karakasidit, pavaresisht qellimit dhe teorise mbi te cilen mbeshtetet, do te behej objekt sulmesh e perfitimesh nga palet ende sot e kesaj dite ne konflikt. Nje anamneze e cunguar ne kohe dhe hapesire e fut detyrimisht ne vorbullen e “sherrit maqedon” te rilindur mbas vitit 1990 e deri me sot.

Por, gjithsesi, te dhenat dhe vezhgimet qe pasqyrohen ne librin e Karakasidit lene shteg per persiatje dhe konkludime te metejme qe padyshim ngerthejne edhe faktorin dhe gjurmen shqiptare ne ato treva, pavaresisht erresimit qe i eshte bere per shkak te mbivendosjes. Perqasja e ketyre te dhenave me lenden historike qe mungon tek Karakasidi, me elementin etnografik, gjuhesor, arkeologjik, antroponimik, etj. te shqiptareve, con padyshim ne perfundime te tjera dhe ne kendveshtrime te tjera.

Permbledhtas mund te bejme nje rishikim te shpejte te disa pikave kruciale qe i japin nje permase te re identitetit maqedonas, por jo te pare sipas teorise hobsbaumiane dhe duke hapur ato shtigje ne te cilat autorja ne fjale nuk ka tentuar te shkele.


Identiteti maqedon

Gjate analizes qe Karakasidi i ben kujteses historike popullore te banoreve te marre ne shqyrtim, ne lidhje me trashegimine maqedone te lashtesise dhe evokimin e simboleve e personazheve te shquar te saj, del e qarte se madheshtia e Maqedonise dhe Aleksandri i Madh jane nje lende teper e turbullt dhe pa shtrat ne vetedijen e tyre. Ata ngaterrojne kohet historike, perziejne elementin aziatik (turk, asiras, pers) me elementin ballkanik, nderfusin sentimentin nenvetedijesor ne lenden propagandistike qe i ka trysnuar, dhe krijojne nje mishmash kujtesor per trashegimine.

Pra, tek ata Aleksandri dhe Maqedonia e lashte nuk thone asgje. Ne te kundert me vetedijen popullore nder shqiptare, ku koncepti eshte mjaft i paster dhe shembelltyra e Lekes se Madh vjen ne nje vizion te qarte dhe te pandotur me elemente te tjere absurde. Ai vjen natyrshem si nje evokim i brendshem shpirteror e vetedijesor dhe pa asnje lloj ndikimi arsimor, edukativ apo propagandistik. Madje, duhet thene se keta elemente te fundit qe nderfuten prej institucioneve kane qene kryesisht perkunder kesaj vetedijeje trashegimore.

Aleksandri i Madh i Maqedonise tek shqiptaret eshte nje figure mjaft e qarte, ndersa tek banoret e sotem te viseve aleksandrine, te cilet jane dhe lende shqyrtimore e Karakasidit duket se eshte nje konvencion i mesuar permendsh dhe i diktuar keqas nga faktore te tjere jashte kujteses trashegimore.
Paradoksalisht, gje qe edhe Karakasidi pergjate punimit te saj e pasqyron, per nje trashegimi maqedone dhe aleksandrine grinden disa pale etnike dhe disa shtete qe s’kane te bejne aspak me to. Te flitet per nje trashegimi te Maqedonise se lashte nga sllavet apo sllavofolesit e atyre trevave perben nje absurd qe nuk kerkon argumenta te tjere, pasi mjafton vetem fakti i mirenjohur historik se dyndjet nistore sllave datojne rreth dhjete shekuj mbas Aleksandrit dhe Perandorise Maqedone te lashtesise.

Dhe nese realisht gjendet ndonje gjurme maqedone ne grupet etnike sllavofolese kjo i dedikohet ose elementit autokton te sllavizuar ne kohe te hershme apo te vone, ose ndikimit te institucioneve politike. E njejta gje mund te thuhet per bullgaret qe ne te vertete jane fise avare te sllavizuar qe jane perzier me mbetjet e popullsise autoktone dako trake. Ndersa per greket, pavaresisht manipulimit te madh qe eshte bere ne historiografi, argumentat mbeten perseri te vobekte.

Kjo qofte duke iu referuar autoreve te lashtesise, qofte dhe autoreve moderne, te cilet ne te gjitha format e shprehura te cojne ne te vetmin perfundim: Raca e vetme qe mund te pretendoje ne menyre te perligjur trashegimine maqedone dhe Aleksandrin e Madh jane vete pasardhesit e asaj popullsie qe mbizoteronte Gadishullin Ilirik, pra shqiptaret.


Ne kete hulli, pa dashur te dalim nga caqet e nje fjale hyrese per librin e Karakasidit, po sjellim vetem disa pasazhe ne funksion te ketij argumenti. Ne Gjeografine e tij, Straboni shkruan se “Popullsia e Epirit, Ilirise dhe Maqedonise flasin te njejten gjuhe, bile dhe floket i presin ne te njejten menyre. Kane te njejtat zakone, dhe qeverisen nga kuvendi i pleqve te cilin e quajne Plakonia. Te vjeterve u thone Plaixh kurse plakave Plaixhe”. Nga Justini mesojme se maqedonasit ishin nje race pellazgjike. Ndersa tek Kuin Kyrsi dhe Plutarku shohim se midis greqishtes dhe maqedonishtes ekziston nje ndryshim i tille saqe, duke kuptuar njeren prej dy gjuheve, nuk mund te kuptoje edhe gjuhen tjeter. Trog Pompei shprehet: “...albanet (arberit), nje pjese e te cileve sot ka zene vend ne Peloponez, nje pjese ne Maqedoni, Iliri dhe ne Epir...”.

Puarso dhe Kajks thone se “Mbreteria e Maqedonise ia detyron origjinen e saj nje kolonie pellazgesh te debuar nga Histiokotida prej kadmeneve rreth vitit 1302 p.e.s. Ata u vendosen ne Pind nen emrin maqedonas dhe u shtrine deri ne Ematia”. Po ashtu fon Hahni ne Albanesische Studien, nder te tjera, pohon se “Shqiptaret jane autoktone sepse zbresin drejtperdrejte nga Iliret, qe ashtu si dhe popullsite e Maqedonise dhe Epirit, rrjedhin te gjithe nga parahistoriket Pellazge”. E. Mashi ne Annales des Voyages shprehet se “eshte e drejte te besohet se gjuha moderne e Shqiptareve eshte ajo qe flisnin ne lashtesi Maqedonet, Iliret dhe Epirotet”.

Petrota shkruan “...te gjithe ata qe kane pranuar tezen e origjines pellazgjike te Shqiptareve te sotem, te pranojne dhe te quajne si nje te vertete historike te padiskutueshme njejtesimin me ata te Ilireve, Maqedoneve dhe Epiroteve, dhe te ketyre me Pellazget e lashte.” Biondeli pranon se origjina e shqiptareve eshte pellazgjike dhe se “pa dyshim jane te nje gjaku me Maqedonasit e lashte, Traket, Daket dhe Iliret”.

Ndersa per dallimin midis grekeve dhe maqedoneve te kohes se Aleksandrit, Vajgali veren “Per botekuptimin grek ishte dicka e vetekuptueshme qe nje njeri te ishte edhe perendi. Por per maqedonasit, me perjashtim te fisnikerise se helenizuar, ky mendim ishte po aq i huaj, sa c’eshte per ne sot”, duke dalluar nje ndryshim thelbesor ne sistemin konceptual te grekeve dhe popullsive te tjera rrenjese si maqedonasit, iliret e epirotet qe kishin te njejten rrenje pellazgjike.

Ne Quarante Secoli, E. Bidera shkruan: “...qyteterimi pellazg nuk u nal vecse ne Epir. As nuk humbi, sic besohet, eshte ky popull fisnik, qe per tu kujtuar qendroi ende me gjuhen e tij teper te lashte ne Shqiperi, Thesali, Maqedoni, ne pjesen me te madhe te Dalmacise, te Serbise, etj...”. Dhe prof. M. Markiano shprehet: “populli shqiptar eshte, nese jo pellazgjik, me origjine pellazgjike, ose nje familje e asaj race shume te lashte qe populloi brigjet e Azise se Vogel, Greqine, Trakine, Maqedonine, Epirin, Mizine dhe Dakine...”.


Evokimi i trashegimise maqedone te lashtesise dhe i figures qendrore te saj, Aleksandrit te Madh, ne menyre organike ze nje vend kryesor edhe ne trajtimin intelektual te kohes se ngjizjes se ndergjegjes kombetare shqiptare, Rilindjes, ku nuk verehet asnje sforcim apo manipulim propagandistik ne afirmimin e ketij elementi si shqiptar.

Keshtu, ideologu i shqiptarizmes P.Vasa shkruan “na shqiptaret kemi qendruar tash tri mije vjet e ma teper, e kemi mbajtur gjuhen e mendimin, karakterin e trimnine, dashunine e lirine qe na kane lane te paret, njata Pellazge, qe i permenden e i ngulen mbretnite e Epirit, Maqedonise e Ilirise...”, dhe me tej “Sipas pohimeve te te gjithe historianeve, e folura maqedone ndryshonte nga gjithe idiomat qe perdoreshin ne Greqi; nga kjo del se per tu folur te veteve (maqedonasve) Aleksandri nuk mund te perdorte gjuhe greke...

Pra, gjuha qe dinin dhe qe flisnin ushtaret e Aleksandrit e te Filipit, nuk mund te ishte vecse gjuha e pellazgeve te lashte, ajo qe flitej ne Epir e qe flitet sot e kesaj dite kudo ne Shqiperi...”. D. D’Istria shprehet “...ata pellazge qe mitet helenike i bejne te lindur “perpara henes” , keta bij te Pellazgut, z. Dorsa, qe ka mbledhur me kujdes dhe ka diskutuar me kaq mprehtesi traditat popullore te bashkatdhetareve te tij, rivendikon per racen shqiptare keto origjina te ndritura dhe nderin qe ka nxjerre Filipin, Leken e Madh, Aristotelin, Pirron, mbetereshen Teuta...”.

Ndersa De Rada mbron tezen se popullsia parahelenike e Greqise se sotme, ashtu si dhe maqedonasit e Aleksandrit ishte e njejte me ate te shqiptareve te sotem, duke verejtur: “...pjesa e kombit shqiptar, e mbetur jashte shtypjes helenike, erresoi nen Filipin dhe te birin Aleksandrin, cdo lavdi te heleneve...”.

Po ashtu rektori i kolegjit te Palermos, Nikolle Keta, shenon “Origjina e shqiptareve rrjedh nga maqedonasit dhe jane te njejte me ta (eshte fjala per maqedonasit e lashtesise), se gjuha shqipe eshte nje nga me te vjetrat ne bote dhe se Shqiperia ne kohe te lashta ka qene ajo pjese e Maqedonise qe shtrihej drejt Drinit te Bardhe, Epirit dhe nje pjese te Peloponezit dhe qe quhej Alvanitia prej shkrimtareve bizantine”.


Pra, duke zhvleresuar pretendimet greke, e per me teper sllave, per nje trashegimi maqedone te lashtesise, dhe duke ia dedikuar ate pa medyshje shqiptareve, i gjithe konflikti qe eshte zhvilluar dhe zhvillohet ende sot nga keto pale eshte i privuar nga shtrati historik i lashtesise dhe i ka premisat ne kohe teper te vona.

Ajo qe ben habi dhe ngjall trishtim eshte fakti se ne kete debat nuk jane perfshire trashegimtaret legjitime, pra shqiptaret, por vetem metuesit uzurpatore te vonshem ne ato treva. Nderkohe qe identifikimi dhe njejtesimi i shqiptareve edhe ne Mesjeten e vonshme me kete trashegimi eshte nje element qe verehet rendom ne shume burime historike te kohes, qofte bizantine, qofte perendimore.

Etiketimet per shqiptaret (dhe nga vete shqiptaret) dhe per territoret e tyre si “maqedonas”, “epirote”, “Maqedoni”, “Epir”, qe pasqyrohen deri ne leterkembimet dhe shkrimet e kohes skenderbejane, por dhe ne kohe te mevona, tregojne qarte se kjo trashegimi per shekuj me rradhe iu eshte atribuar natyrshem pikerisht shqiptareve, dhe jo grekerve apo me keq sllaveve.

Ndoshta duhet kujtuar fakti se Konstandin Araniti, i biri i Gjergj Aranitit te Madh, gezonte titujt fisnike te njohur nga Papa Juliani II, si Princ i Maqedonise, Thesalise, Ahaise, nder tituj te tjere.

_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Arvanitet
Post Number:#35  PostPosted: Sat Jan 16, 2010 4:11 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3698
Location: Shkup
Gender: Male
Ne nje kendveshtrim tjeter, Maqedonia si shtrirje gjeografike e popullsie per dymbedhjete shekuj qe nga koha e perandorit ilir Justinian bente pjese ne juridiksionin e Primatise Ilire te Oher Justinianes dhe kishte kryesisht vule shqiptare.
Pavaresisht kjo prej ardhjeve e dyndjeve te popullsive te tjera te mevonshme qe krijuan edhe ate “larmi” multietnike e multikulturore qe perpiqet te pasqyroje dhe vertetoje Karakasidi ne kete veper, se ciles i shpeton pikerisht kjo lloj perkatesie e Maqedonise ne shekuj e shekuj me rradhe. Kisha greke, bullgare dhe ajo serbe, behen aktive teper vone ne keto treva, vetem mbas suprimimit te kesaj Primatie ne vitin 1767 me intrigen e patriarkut grek prane Portes se Larte.

Dhe eshte veprimtaria e ketyre kishave uzurpatore qe krijon ate panorame qe gjen Karakasidi ne gjysmen e dyte e ne vazhdim edhe ne ato treva te kufizuara qe merr ne shqyrtim, duke u shprehur nder te tjera se “...nje tjeter veprimtari kryesore ne kete proces ishte Kisha Ortodokse, e cila mbante monopolin mbi ikonat dhe simbolizmin ne krahine. Perpara bashkangjitjes se zones me shtetin komb ne zmadhim, Kisha ishte bartese kryesore e ndryshimeve ideologjike dhe kulturore ne krahine.
Prifterinjte jo vetem ndermjetesonin martesat dhe pagezimet, por sistemonin krijimin e historise, identitetit dhe bestytnive nepermjet kontrollit te tyre mbi gjuhen, si ate te folur ashtu edhe te shkruar”.

Ne kete aspekt, autorja merr ne shqyrtim dhe veren ne menyre kritike vetem perpjekjet e kishave greke e bullgare ne drejtim te tjetersimit te banoreve te rajoneve te nderthurura nen juridiksionin e tyre, dhe pasqyron ne menyre interesante turbulline dhe peshtjellimin qe krijohet ne vetedijet e banoreve e grupeve t` popullsise qe gjenden nen kete trysni e agresivitet te ethshem te ketyre kishave.

Nese do te kishte zbritur me heret ne kohe, ajo mund te zbulonte se ne nje pjese te mire te banoreve ortodokse vendas apo te ardhur nga Thesalia, Peloponezi, Mali i Zi, mund te kishte nje nenshtrese zanafillore shqiptare qe erresohet perfundimisht nga mbishtresezimi asimilues i faktoreve qe veprojne ne kohe te vona. Me tej, ato popullsi muslimane qe iu nenshtruan debimit gjate dhe mbas aneksimit te territoreve nga Mbreteria greke, ne menyre thjeshtezuese ajo i quan si popullsi turke.

Por, dukuria e rendomte dhe e perhapur ne viset ku jetojne e veprojne shqiptaret, e konvertimit ne muslimanizem (apo ne ortodoksizem nga katolicizmi, ne vise kufitare me veprimin e kishave perkatese), nuk mund te perjashtohet te jete zhvilluar edhe ne keto treva lindore qe sot quhen Maqedonia greke, qe per hir te se vertetes ishin te populluara edhe me shqiptare ne shumice.


Madje, ajo dukuri qe ndodh rendom mes shqiptaresh, qe ne perqafimin e fese perkatese nuk mund te rrijne pa nderthurur edhe shprehi apo rite te besimit te tyre te vjeter pagan, gjendet edhe ketu. Keshtu Breilsfordi veren se, ndryshe nga peshkopet, shumica e prifterinjve vendas ne krahinen e Maqedonise ishin nje grup relativisht i paarsimuar, dhe theksonte bestytnite e popullsise maqedonase, duke argumentuar se besimi vendas tek Zoti dhe “legjioni i lavdishem i shenjtoreve, nganjehere i dukshem dhe perhere ne veprim nuk ishte i dallueshem ne menyre te qarte prej gojedhanave tradicionale sllavonike ...

Rituali parahistorik i cili mbijeton ne zemrat e fshatareve te Ballkanit ishte nje paganizem me teper kombetar, me ne gjak, me rrenje me te thella se sa vete Kisha Ortodokse”. Megjithese Sigala sqaron pushtetin qe kishte Kisha Ortodokse brenda shtetit osman “Ndersa Sulltani duhej te miratonte emerimin e nje kryepeshkopi dhe te nje Mitropoliti, kleri ishte padyshim udheheqesi qytetar i komunitetit te krishtere nen sundimin Otoman. Ata dergonin perfaqesuesit e tyre per te mbledhur taksat publike si ne parà te thata ashtu dhe ne mall.

Metropoliti, kishat dhe manastiret mund te zoteronin vreshta, kopshte, metohi, vakefe, kullota, burime, mullinj dhe manastire, gjithashtu shtepi, dyqane, toka, mobilje, parà dhe kafshe. Askush nuk perzihej ne drejtimin e kishes mbi kete prone”. Dhe ne saje te ketij pushteti dhe ndikimi qe kishte Kisha mbi banoret, e gjithe ideologjia kombetare greke e gjysmes se dyte te shekullit 19 e ne vazhdim, gjate perpjekjes per te realizuar zgjerimet territoriale, ngrihej mbi shtyllen e fese ortodokse, duke i quajtur te krishteret si greke. Ndersa bullgaret ne te njejten tentative u mbeshteten fort mbi shtyllen e gjuhes.

Eshte ajo qe veren Durhami: “Maqedonia eshte nje term shume elastik qe kushdo mund ta perdore sipas qejfit per territorin qe deshiron ta aneksoje... une kam takuar njerez qe kujtojne se ka nje kombesi maqedone... ne krahinen e liqeneve te Ohrit e Prespes... shqiptaret me duket se jane te gjithe muslimane. Po te kishte te krishtere, keta do te regjistroheshin si greke...”.


Por te dhenat jane te ndryshme nga ato qe paraqet propaganda e kishes dhe e politikes greke mbi Maqedonine jugore. Keshtu vete historiani grek Vokalopulo ne History of Macedonia ben te njohur se ne zonen e Halkidikise ka pasur nje numer fshatrash me popullsi shqiptare. Po ashtu Manastiret e Karakales dhe Filoteit qe ndodhen ne Aos prane manastirit te Laures se Madhe jane manastire shqiptare qe u kane sherbyer dhe u sherbejne shqiptareve te atjeshem.

Ndersa per muslimanet, te cilet Karakasidi i quan te gjithe turq apo greke turkfoles te atyre trevave, deri dhe ne dekaden e dyte te shekullit njezet identifikohen shqiptaret muslimane atje. Dhe M. Frasheri njofton ne vitin 1919 se “Kishte gjithashtu klube edhe jashte tokes shqiptare: ne Stamboll, Smirne, Selanik, Drama, Katerina, Elasona, Karaferia e gjetke... ne Katerina dhe Elasona gjenden me shumice dhjetera familje shqiptare te cilat... zoterojne aty prona te medha. Ne Karaferia, pervec pronareve te tille, gjenden mese 200 shtepi shqiptare muslimane, me origjine nga Lala e Peloponezit...”.

Ndersa shume me heret, studiuesi Gerlach, duke iu referuar grupeve te shqiptareve qe punonin ne Maqedonine Lindore, Trake dhe Azine e Vogel, te cilet edhe udhetari Belon du Mans ne shekullin 16 i vlereson si ndertues, mjeshter apo tregetare, thote “ata jane ndertues te mire, ngrene kisha te mrekullueshme, saraje dhe hane...”.


Ky veprim i Kishes Ortodokse greke, e metej dhe Ekzarkatit bullgar, qe perfitonin nga dora e lire qe u kishte lene Porta e Larte mbi banoret e krishtere te Rumelise, realisht ndikoi fuqishem ne vetedijen e tyre. Qe sic shprehet Baron “kleriket, duke qene koka e inteligjences ne shoqerine mesjetare, ishin gjithashtu pararendesit kryesore te letersise kombetare dhe dokumentimit te historise kombetare”. Por, gjithsesi, me se shumti krijoi popullsi te paqarte ne identitet, qe nga njera ane siperfaqshem pranonte se ishte greke apo bullgare, e nga ana tjeter nuk shkeputej dot prej elementeve zanafillore te etnise si gjuha, zakonet, ritet dhe ndergjegja kombetare.

Procesi dhe kriza e identifikimit ne territore qe ishin prane kryeqendres perandorake dhe ekleziastike bizantine ka pasur nje rrjedhe qe Vokalopulo e ndjek qe ne periudhen pas kryqezatave te para ne vitin 1204, kur bizantinet ndermoren betejen kunder pjesetareve te Kishes Latine.
Ai veren se njerezit arrinin te kuptonin se te qenit qytetar bizantin ishte ne vetvete disi e pakuptimte dhe prandaj njerezit kerkonin te vendosnin nje kuptim te perkatesise dhe per te ndare nje identitet te perbashket te perqendruar mbi trashegimine greke, qe duhet thene ne pjesen e fundit kohore te perandorise i kishte ndryshuar fizionomine reale te origjines si Perandori Romake e Lindjes, dhe kishte uzurpuar perkatesine e kesaj perandorie.

“Prania e vazhdueshme e grekeve ne vende te larta pune intelektuale dhe administrative, argumenton Vokalopulo, ishte teper terheqese per ate njerezi bizantine, te cilet kerkonin vete te helenizoheshin”. Sic shpreh Cukala “gjuha greke, e cila nder shekuj ishte gjuha zyrtare e Kishes Ortodokse, u perdor afersisht qe nga viti 1750 si lingua franca e tregetareve te mesem qe shkonin drejt borgjezimit”.

Dhe ne kete aspekt, tashme te jetes dhe interesit shoqeror del nje mekanizem tjeter qe i sherbeu ideologjise greke, bashke me kishen dhe arsimin ne kohe te mevonshme, ai i tregetareve te cileve, pavaresisht identitetit te tyre etnik apo kulturor, iu mungonte nje ndergjegje kombetare vetjake, dhe ne te vertete ishin helenizuar nepermjet fese, punesimit dhe arsimit.
Perdorimi i gjuhes greke dalengadale i dha dore hegjemonise ne rritje te identitetit kombetar grek. Greqishtja ka qene gjuha e Kishes Ortodokse Lindore per me gjate sesa ekzistoi Perandora Otomane. Ne fakt, edhe po te kthehemi me pas ne ditet e Bizantit ajo ka qene lingua franca e administrates, tregetise, fese, arsimit dhe studimit te metejshem.

Por perseri ai peshtjellim ne identitet, ajo perplasje mes sentimentit organik dhe ndikimit institucional, ndjehet fuqishem edhe ne kapercyellin e shekujve 19 20 mes grupimeve ne krize identiteti. Kjo e detyron Irshikovin te pranoje me trishtim se ndjenja kombetare mungon ne nje pjese te madhe te sllaveve te Maqedonise.
Ndersa sllavomaqedoni Misirkov, i cituar prej te parit, shprehet se sllavet e Maqedonise jane sa bullgare aq edhe serbe, por nuk jane as njeri e as tjetri. Ashtu si dhe autore te tjere, keta perforcojne mendimin se sllavet e Maqedonise jane perzierje vllehesh, shqiptaresh ortodokse, serbesh, bullgaresh te orientuar ne nje drejtim prej ekzarkatit bullgar. Kujtojme Cvijicin qe shprehej me percmim per banoret e ketyre trevave “sllavofolesit e Maqedonise mund te jene bere bullgare po aq thjesht sa mund te beheshin serbe”.

Dhe ne perpjekjen mes grekeve e bullgareve per te perthithur sa me teper lende “kombetare” nepermjet fese, sic njofton Kristov, ne vitet perpara ngritjes se Ekzarkatit Bullgar ne vitin 1870 nje delegacion i Bullgarise beri nje udhetim per ne Rome ne nje orvatje per te negociuar per nje bashkim midis Kishes Bullgare dhe Kishes Katolike.
Disa qyteza dhe fshatra ne kazane e Avret Hisarit, te tilla si Kukushi (Kilkis) dhe Todoraki, u bene katolike romane. Vete Karakasidi i referohet Uilkinsonit ne lidhje me perberjen e popullsise se Maqedonise, i cili identifikonte ne vitin 1903 tete grupe “sllavo maqedone”: ata qe flisnin dialektin sllavomaqedon; sllavet pa ndonje prirje specifike kombetare; vllehet e sllavizuar; sllavomaqedonet greke; sllavomaqedonet bullgare; sllavomaqedonet serbe; sllavomaqedonet e shqiptarizuar dhe sllavomaqedonet muslimane.

Ne te vertete, shume te dhena historike e dokumentare bejne me dije se me teper se gjysma e objekteve te kultit te krishtere pergjate shtrirjes se Maqedonise jugore, jo vetem ishin ngritur nga shqiptare, por edhe sherbenin per shqiptaret e atyre zonave.
Deri dhe ne ishujt e Egjeut, nen rajonin e Halkidikise me kryeqender Selanikun, shqiptaret jane te pranishem ne shumice. Vokalopulo veren se grupe shqiptaresh gjendeshin edhe ne ishujt e Egjeut si Kea, Kithnos, Hios dhe me tej

“...grupe te tilla u vendosen edhe ne Samo, Psara, Kos dhe Kopello, ... ne to duhen pare deri emertimet qe ata u bene vendbanimeve, fshatrave te tyre, si Leka, Ano, Kato Arvaniti, Morja, etj...”. Ndersa ne numrin 1790 te fletores greke Mellon ne fundshekullin 19, nder te tjera, shkruhet “Nder krahina te Epirit dhe Maqedonise... gjenden popuj te tjere te cilet ndjejne peshtire dhe nuk duan te treten, te behen nje me greket... keta ruajne nje jete te tyre te vecante dhe te pavarur dhe kane frike mos humbasin ekzistencen e kombesine e tyre...”.


Vete qyteti i Selanikut sjell nje panorame te ndryshme nga cfare u pretendua dhe u arrit ne kapercyellin e shekujve 19 20 prej grekeve. Nje deshmi interesante vjen nga fundi i shekullit 18, kur, ne perpjekje per te shuar revoltat dhe inkursionet e cetave te komiteve nga territoret e Maqedonise jugore (deri ne rrethinat e Selanikut), Porta e Larte dergoi nje sere ekspeditash ushtarake, por sic veren Vokalopulo

“...komandanti turk Abdi Pasha, ne vitin 1779, me mbi njemije ushtare, endroi ne Selanik per te perfunduar misionin qe kishte nisur me kohe para tij Kapudan pasha dhe per te nxjerre jashte territoreve te ketij qarku shqiptaret. Por, numri i shqiptareve qe jetonin ne keto zona si dhe brenda qytetit te Selanikut ishte jashtezakonisht i madh...”. Po Vokalopulo, ne History of Macedonia, shkruan “Ne shekullin 18, ne vitin 1787, ne kohen e rebelimit te Pashes se Shkodres, Mahmut Pashes te birit te Mehmetit, kur ai mori Manastirin dhe me ushtrine e tij iu drejtua Selanikut, brenda ne kete qytet ishte shpallur alarmi dhe per faktin se aty banonin rreth 3000 shqiptare, te cilet nuk perjashtohej te ndihmonin brenda qytetit Mahmut Pashen i cili kercenonte...”.

Po per kete ngjarje konsulli francez ne Selanik njofton te njejten gje dhe veren se ne qytetin e Selanikut jetojne rreth 4000 shqiptare. Nderkohe qe ne ate kohe ky qytet numeronte rreth 9000 banore, me nje perzierje tjeter vllehesh, turqish, cifutesh, latinesh, grekesh, sllavesh, etj. Ne nje hamendesim te thjeshte i bie qe shqiptaret te ishin shumica relative ne ate qytet.

Dhe ne kete hulli nuk duket perjashtim qe dy shqiptaret e medhenj, Mustafa Kemal Ataturku dhe Mehmet Alia i Egjiptit, dolen pikerisht nga shqiptaret e ketij qyteti. E me tej veprimtari i gjuhes e arsimit shqip Jovan Kosturi punonte dhe u vra prej grekeve pikerisht ne kete qytet.

Per realitetin dhe perkatesine e shume viseve te tjera te Maqedonise vijne edhe burime te tjera te kohes se perplasjes se madhe per keto territore. Megjithese realitetet kishin ndryshuar mjaft ne fillimshekullin e njezet, ne harten e Shqiperise te Komitetit Shqiptar te Londres ne vitin 1913, qe kryesohej nga Aubrey Herbert, botuar ne nje fletepalosje “The Plea of Albania”, shihen qarte territoret qe perfshijne nder te tjera edhe Prilepin, Manastirin, Follorinen, Kosturin brenda kufijve te Shqiperise.

Kujtojme se Karakasidi gjate trajteses se saj Follorinen cuditerisht e quan si nje qytet sllavofon dhe nuk dallon aspak perkatesine shqiptare, ashtu si dhe gjithe hapesirat e tjera ku shperfill ne menyre krejt te paperligjur kete prani te konsiderueshme te shqiptareve. Nderkohe kur vete bullgari Vasil Kencov ne harten etnografike te vitit 1900 te botuar ne “Makedonija...”, megjithe tendencen per pranine sllavo bullgare, ai nuk i shmanget realitetit shqiptar qe e shenon edhe ne verilindje te Gramozit, ne juglindje te Manastirit, ne jug dhe juglindje te Follorines me qender Bellkamenin, te gjithe shqiptare te krishtere.

Ndersa ne Albania te Brukselit ne vitin 1900 gjejme nje korrespondence qe ankohet se grekomanet dhe bejleret fanatike nuk linin mesimin e shqipes dhe meshimin shqip, ceshtje qe fitohet nga qeveria ne favor te shqiptareve te Follorines ku filloi mesimi shqip.

Gjithashtu, per ti vene perballe shperfilljes se legjitimitetit shqiptar mbi Shkupin, nje kryeqender e Maqedonise se sotme, te cilen greket dhe sllavet e identifikojne me nje qytet sllavomaqedon deri sa vete entitetin shteteror te sotem FYROM greket e quajne me kete emer dhe banoret e tij “shkupjane”, mjafton te kujtojme se pervec morise se te dhenave qe vijne per perkatesine shqiptare te tij, ne raportin e konsullit austro hungarez ne Shkup Valdhart te 4 shkurtit 1881 drejtuar Vjenes gjejme njoftimin per clirimin e Shkupit nga forcat e Lidhjes se Prizrenit dhe per nje tubim te madh te popullsise se Shkupit ku jepej besa se do te perkrahnin Lidhjen dhe do te zbatonin urdherat e saj.

Per me teper edhe vetedija shqiptare per perkatesine e territoreve qe legjitimisht iu perkisnin atyre per ti perfshire ne nje shtet kombetar ne kohen e ndarjes se madhe te territoreve te Rumelise shkonte deri ne ato qe quhen sot Maqedonia Greke. Madje ka pasur edhe levizje te fuqive te medha, posacerisht Austrise, per te perfshire edhe vilajetin e Selanikut ne nje shtet unik shqiptar. Keshtu, ne Drita te Sofjes, Sh. Kolonja ne shtator 1903 veren
“...Po kabineti i Petropojes (Rusise) u tremb se zbriste Austria ne Novi Pazar e se andejmi ne Selanik e mund te thoshin Austria e mbreterite e tjera: Te pese vilajetet, domethene Kosova, Shkodra, Manastiri, Janina dhe SELANIKU te jene nje qeveri me vehte me gjuhen shqip, se ndryshe trazimet e turbullimet nuk shuhen...”. Dhe me tej, ashtu si dhe ne Shpnesa e Shqypnise e Triestes ne gusht 1907, flitet per “bashkimin e pese vilajeteve, domethene Kosoves, Shkodres, Manastirit, Janines dhe Selanikut me nje qeveri te vecante te shqiptareve ...”.

Kurse Shpnesa e Shqypnise e e tetorit 1906 shkruan “4.000.000 shqiptare, te cilet jetojne ne kater vilajete te Shqiperise prej Spicit (Tivar) deri ne Preveze dhe prej Selanikut deri ne Leskovc...”, kurse ne shtator 1907: “...edhe Greqia dergon ceta kriminelesh ne krahinat e ndryshme te Shqiperise: ne Iliri, Epir e Maqedoni”, duke denoncuar praktiken greke qe synonte kete krahine maqedone dhe zhvillonte nje veprimtari kishtare, arsimore, politike, diplomatike e terroriste mbi keto treva me qellimin ti aneksoje. Protagonizmi i shqiptareve edhe ne Selanik, ashtu si dhe ne Janine, del dhe nga pohimi ne Drita te Sofjes ne nentor 1901, kur shkruan se “Te mos kishin qene shqiptaret, grekte kembeshpejte do ta hiqnin vallen ne Janine e Selanik”.

Nje deshmi qe sjell Karakasidi ne lidhje me perberjen, qofte dhe te kufizuar te rajonit qe merr ne shqyrtim, eshte dhe origjina e familjeve kryesore te komunes. Gjejme nder to emigrante nga Thesalia qe natyralizohen duke u martuar me vendaset “sllavofolese”, te ardhur nga Mani i Peloponezit (Tamtako), nga Atika (familja Marici), nga Mali i Zi (Asteriu), etj. Dhe keto familje perbejne dhe shtyllen e popullsise aktive e mbizoteruese atje. Por ajo qe i rreshket vemendjes se autores eshte se: te krishteret e Thesalise ishin kryesisht shqiptare apo vllehe ne origjine, pavaresisht se te indoktrinuar fetarisht shpesh kane qene aktive ne levizjen e helenizmit; Mani dhe Lala e Peloponezit jane nder krahinat qe evidentohet pergjate gjithe historise se atij gadishulli katerciperisht shqiptare (arvanite); se Mali i Zi nuk mund te sjelle vetem sllave, pavaresisht ngjyreses fetare ortodokse te emrave.

Pra, edhe pse pothuaj e gjithe popullsia e zones se marre ne shqyrtim, sipas vete autores, eshte e ardhur ne ato zona, gjithsesi perkatesise etnike e tyre (pavaresisht vetedijes se kultivuar me perdhune nga institucionet shteterore greke) nuk mund ti perjashtohet gjurma shqiptare. Madje ne perforcim te kesaj, mund te sjellim edhe nje deshmi teper te vonshme te gushtit 2005 (botuar ne shtypin e dites), sic jane mbiemrat e punedhenesve ne rajonet e Maqedonise Jugore.

Edese, Pela, Imathia, ku gjurmet e emertimit shqiptar mund te dallohen pavaresisht deformimit sipas variantit gjuhesor grek. Ne to gjejme mbiemra te tille si Nano, Kociu, Xhavella, Gaci, Kara, Arvaniti, Garela, Kuludheci, Vanioti, Simo, Ditura, Kuco, Makri, Mosho, Laz, Partali, Bairli, Rosi, Galani, Caka, Caci, Mina, Bolla, Bozini, Qehaja, Tiko, Papazisi, Dumci, Dima, Babali, Cakiri, Topka, Rizo, Zisopupo, Vranioti, Pejo, Mekshi, Koka, Butha, Katrana, Godria, Sepka, Agjelina, Galaci, Bojaxhi.

Pavaresisht se nje pjese mund te jene emra qe dalin nga fjalori i ortodoksise ne pergjithesi, duhet verejtur se karakteristike e shqiptareve, si muslimane ashtu dhe te krishtere, eshte varianti i shkurtuar i atyre emrave. Realisht Lazo eshte nje shkurtese e emrit Llazar qe perdoret rendom nga te gjithe ortodokset, por variantin e shkurtuar e perdorin zakonisht shqiptaret.
Kjo vlen edhe per emra te tjere, qe nuk eshte vendi ti bejme analize gjuhesore. Po ashtu edhe toponimia e vendeve te asaj zone mund te shihet me nje sy te vemendshem, sidomos kur gjen edhe fshat me emrin Flamuri apo Baltza (Balta), apo me tej kur flitet per elemente etnografike si fustanella apo zakonet familjare e te bashkesise. Vete emrat e familjeve apo prifterinjve (Suljoti nga arvanitet e Peloponezit) qe popullojne sot rajonin duhen pare ne nje optike tjeter.

Duke marre parasysh padyshim ndryshimet rrenjesore qe jane bere gjate shekullit njezet ne emrat e njerezve, fshatrave, rrugeve e objekteve te tjera, ne rruge administrative e institucionale nga shteti grek per te eleminuar cdo gjurme qe prish “homogjenitetin helen” te Maqedonise Greke, dhe fushaten qe behet sot e kesaj dite ne drejtim te mbrujtjes se “vetedijes greke” te popullsise se saj. Pa harruar ketu edhe elementin e reformes pronesore qe shteti grek zhvilloi me urgjence pas aneksimit si te Maqedonise ashtu dhe Thesalise, pasi shumica e tokes ishin cifligje dhe zoteroheshin nga muslimane apo te tjere qe veshtire se mund te identifikoheshin si greke prej politikes asimiluese dhe tjetersuese greke.

Politika qe padyshim kishin si mekanizem te fuqishem represionin dhe dhunen shteterore. Autorja sjell nje pasazh te koheve te vona kur nje fshatar ne Asiri e keshilloi: “Mos shkruaj per keto gjera, perndryshe ata do t`iu fusin ne burg”.


Pra, ne mbyllje te kesaj fjale hyrese per studimin e Anastasia Karakasidit duhet thene se ai sjell nje deshmi te qarte se si jane zhvilluar ngjarjet etnike, gjuhesore, politike e fetare gjate 130 viteve te fundit ne nje treve aq te diskutueshme mes shtetesh qe realisht kane me pak te drejte mbi te sesa shqiptaret. Pavaresisht anesise, nese leximi behet duke pasur parasysh edhe faktorin shqiptar te pranishem e shpesh protagonist ne ato treva, sjell nje lende te vlefshme per krijimin e nje perfytyrimi te qarte se c’kane humbur shqiptaret dhe c’kane fituar te tjeret ne kurriz te tyre.

Padyshim kjo duke pasur parasysh edhe rrethanat dhe fatet historike te kohes, kur shqiptaret, pasi kishin humbur Pashalleqet e Medha shqiptare si njesi shtet e komb formuese, u gjenden ne dekadat e fundit te shekullit 19 perballe agresivitetit dhe ekspansivitetit te tre shteteve te krijuar se voni, Greqise, Bullgarise dhe Serbise. Pervec vlerave studimore etnografike e antropologjike, libri i Karakasidit sjell edhe njehere te qarte ne fokus se Greqia e shekullit njezet u be prej emigranteve te ardhur nga Azia e Vogel, pasi sic shprehet Kandioti, “nese Greqia ekziston sot si nje etnos homogjen, per kete i detyrohet katastrofes se Azise se Vogel.

Neqoftese ata qindramijera refugjate nuk do te kishin ardhur ne Greqi, Maqedonia Greke nuk do te ekzistonte sot. Refugjatet krijuan homogjenitetin e vendit tone”. Dhe Klogu me tej, “megjithese shkembimi i popullsise patjeter shkaktoi shume fatkqesi njerezore ... ai siguroi qe vete Greqia te behej nje shoqeri etnikisht homogjene ... Rezultati ishte se Greqia u shnderrua ne nje vend virtualisht pa probleme minoriteti, te pakten sipas standarteve ballkanike”. Ndersa Cukala vlereson se kombi grek ose trupa kombetare helene, “u formua nga shuma e minoriteteve”.

Mbas ketyre rrethanash dhe fatesh historike, identiteti maqedonas eshte tjetersuar dhe Maqedonia eshte ajo qe Dragumisi, heroi kombetar grek, veren “Maqedonia i perket kujtdo qe e merr”.

http://www.youtube.com/watch?v=4OxfXHzz ... r_embedded
http://www.youtube.com/watch?v=UjQeYzUL ... re=related
http://www.youtube.com/watch?v=qSfN4g-X ... r_embedded

_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Arvanitet
Post Number:#36  PostPosted: Sat Jan 16, 2010 6:48 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3698
Location: Shkup
Gender: Male
Viktor Bernard

Ne librin e tij 'La Turqie et l'Hellenisme contemporain', francezi Viktor Bernard, me admirimin e tij per racen shqiptare, shkruan 'Ndonjehere raca shqiptare eshte ngritur, eshte personifikuar, ne nje njeri te madh, dora e te cilit, kushdo qe te kete qene, Mehmet Aliu, Ali Tepelena, Skenderbeu e Pirro, coi peshe mbare nje bote dhe gdhendi mbi popuj qe drejtuan, shenjat e gjenise se saj. Jeta e shqiptareve ne kete shekull te mbrame, vepra e tyre ne Egjypt ku qene mbreter, ne Greqi ku qene autoret e vertete te pavaresise, duhet te na shpjegoje mjaft periudha te historise se hereshme, dhe kur shqiptaret rivendikojne Aleksandrin, Akilin e Agamemnonin, teprimi duket te jete vecse nje forme, sepse paradoksi mban ne vetvehte nje te vertete'.



Cevasi

Ne 'Historia e Tebes' II, Cevasi veren 'Eshte e ditur se gjate luftes kombetare dhe pas asaj kohe deri ne vitin 1850, ne te gjithe Atiken, dhe ne vete Athinen, flitej gjuha shqipe, dhe shume pak vete dinin te flisnin greqisht'. Kete ai e shenon edhe per rajonet e Tebes, me pak perjashtime ne qytet.



J. Maruga

Studiuesi J. Maruga ne 'Kontributi i arvaniteve....' ne lidhje me revolucionin qe solli krijimin e shtetit grek, qe ne fillim shtron pyetjen: 'Cfare i detyrohet Greqia arvaniteve? Ju detyrohet -guxoj te them- Lirine e saj!'. Ndersa V. Rafailidhi ne 'Ethnos' veren se 'Fallmerajeri i cili i simpatizonte shume arvanitet, shkruante se: revoluciuoni grek eshte ne te vertete veper e arvaniteve. Madje ne shtetin qe u krijua menjehere mbas 1821 te Kapodistrias dhe Otonit, pothuajse shumica e banoreve flisnin shqip'.

V.Rafailidhi

Ne nje artikull te gazetes 'Ethnos', V.Rafailidhi shkruan 'Nje pjese e neohelenizmit qe ka si gjuhe te perditeshme ate arvanitase, luajti rolin kryesor ne krijimin e ketij shteti ku jetojme sot, sa nga pikepamja ushtarake aq edhe ekonomike. Atehere pse evidentohen ne plane te para pjese te tjera te popullsise?...'.



Elefterudhaqi

Ne enciklopedine e Elefterudhaqit, per Familjen e Raleve (me shume kryeministra dhe ministra ne shtetin grek) shenohet se 'ajo ka prejardhje shqiptare ose normane'. Po ashtu, per perkatesine shqiptare flitet edhe per Familjen e Rendeve nga Korinti. I njohur nga kjo familje eshte kapedan Dhimiter Rendi.



Vadington

Per rolin mbizoterues te shqiptareve ne revolucionin qe coi ne krijimin e shtetit grek, flet edhe Vadington 'gjysma e ushtrise se Odisese (Andrucit) jane kryesisht shqiptare, nen komanden e Gurres' dhe shenon se Odiseja vete ishte rritur dhe edukuar ne oborrin e Ali Pashes ne Janine. Ndersa konsulli anglez ne More, Green e cileson Odisene si 'kapedan te pergjithshem te Greqise Lindore, nje prej krereve me te njohur shqiptare'.



Odise Elitis

Ne pergjigjet e tij gazetareve per perkatesine, nobelisti Odise Elitis, i cili mbahet si poeti me i shquar ne Greqi, deklaron ' Po. Jam shume kembengules. kete kokefortesi te tmerreshme e kam trashegim nga nena ime arvanitase'.



Anonime

Shqiptaret kane ndikuar me zakonet, traditat, kulturen e tyre mbi popujt fqinje, apo me mire popujt fqinje moren nga shqiptaret ato vlera ne te cilat ishin te manget, ose te mbetur mbrapa. Keshtu, greket kane marre, nder te tjere, prej shqiptareve tre valle teper te njohura, alvanikos - shqiptarce, Forapmas - camce, dhe himarioten. Ndersa ligjet shqiptare te pritjes se mikut kane ndikuar zakonet e pritjes nder arumunet dhe nder greket e veriut.



Teli Siavalas

Artisti i njohur amerikan Teli Siavalas, ne nje interviste ne televizionin grek ne vitin 1974, tregoi origjinen e tij shqiptare, nga familja Kavala te katundit arvanit Gjeraka te Lakonise. Ai e dinte ende gjuhen arvanite.

Vincens Dorsa

Vincens Dorsa ne vepren e tij shkruan 'Ne kohen e Filipit, Aleksandrit, Pirros, Skenderbeut, shqiptaret jane shquar per trimeri, po keshtu vepruan ata edhe ne Kalabri. Ne luften e Greqise per pavaresi, shqiptare si: Noti, Konstantini, Kristo e Marko Bocari, Foto Xhavella dhe i jati i tij, Odise Andruci, Miauli, Kundurioti, Tombasi, Karaiskaj, Gurra, Niketa, Stromari, etj., heroina te tilla si Elena-bashkeshortja e Konstantin Bocarit, Moskoja-e shoqja e Xhavelles, Kaidoja-vajza e tij, Despoja-e veja e kapiten Gjergj Bocit, dhe e pashembullta ne histori Bubulina nga Hidra, -treguan heroizem per lirine dhe pavaresine e Greqise'.

'Helenizmi'

Ne vitin 1899, revista greke 'Helenizmi' boton nje shpallje te nenshkruar nga zoterinjte: Shehu, Bocari e Xhavella, ku nder te tjera shkruhej 'Ne luften e 1821 qe beri Greqia kunder Turqise luftoi dhe raca jone, raca shqiptare, dhe me ndihmen tone u clirua edhe Greqia. Midis kaq heronjve kujtojme edhe ata te Hidres, Species dhe Kranidhit. Heronjte me te shumte te sterese ishin shqiptaret e Sulit te Himares, te Athines, Tebes, Livadhjase, Korintit, dhe nga shume vende te Morese qe flasin edhe sot shqip. Pervec shqiptareve te krishtere, ishin edhe 3500 shqiptare muslimane qe luftonin bashke me greket kunder turqve... S'kemi per te thene ndonje genjeshter, vellezer, po te pohojme se shqiptaret e cliruan Greqine'.

Kumundero

Ne nje dokument te ministrit te jashtem te Greqise, Kumundero, te vitit 1881, derguar Mbreterise gjermane per ndihme, nder te tjera, thuhet se 'edhe pas pesedhjete vitesh te shtetit te pavarur grek, nje pjese e madhe e popullsise ne More, qe eshte shume e njesishme etnikisht, nuk heq dore prej qenesise se saj shqiptare'. Me tej ai veren se 'edhe ne vete Athinen, ashtu si ne More (Peloponez), mbi 70 mije vete flasin vetem gjuhen shqipe, pa ditur asnje fjale greqisht', duke pohuar me tej se 'eshte fjala per nje etnicitet homogjen qe i tille njihet sepaku per dhjete shekuj ne kete hapesire te lartpermendur'.

http://www.youtube.com/watch?v=x2bO7d-X ... re=related

_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Arvanitet
Post Number:#37  PostPosted: Thu Jan 21, 2010 11:03 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3698
Location: Shkup
Gender: Male
Teatrin e parë në Greqi prej guri e ndërtoi shqiptari Jani Bukura


Nga Arben LLALLA

Athina sot numëron mbi 70 trupa teatrale private që kanë një veprimtari të madhe. Që në lashtësi Athina njihet për teatrot e mëdhenj që ka pasur në lashtësi. Me pushtimin e Greqisë nga osmanët turq edhe jeta artistike teatrale u zhduk.
Mbas Revolucionit të 1821-shit, arvanitasi Jani Bukura ishte pronari i teatrit të parë prej guri në Greqi. Jani Bukura ishte një detar, luftëtar i zoti, por mbi të gjitha ai kishte një shpirt të pasur prej artisti.
Arvanitasi Jani Bukura është babai i piktores së madhe arvanitases Eleni Bukura-Altamura dhe djali i kryeplakut të fundit të ishullit të Specas, Gjergji Bukura.
Jani Bukura në rini ishte një lundërtar i guximshëm dhe i zoti, udhëtoi dhe transportoi shumë mallra nga jashtë, në Greqi.
Në vitin 1835, Jani Bukura shiti anijen e vet në Spanjë për t’u vendosur më tej në Athinë për të shkolluar fëmijët e tij.
Por ky detar e luftëtar i guximshëm, përtej dashurisë për detin dhe për atdheun, ishte edhe një adhurues i artit dhe një prind i mrekullueshëm.
Nga viti 1844, Jani Bukura u mor me ndërmarrjet teatrale, pasi ai kishte bërë të vetin të parin teatër në Athinë me mure guri, i cili mbeti në histori si “Teatri Bukura”. Vdiq më 1861, në krahët e vajzës së tij Eleni Bukura, piktores së parë femër greke e cila krijoi parakushtet për përparimin e gruas në Greqi.


Historia e “Teatrit Bukura’’

Në vitin 1834, Athina ishte pagëzuar kryeqytet i Greqisë dhe në të u grumbulluan interesat e intelektualëve, artistëve etj. Në verën e vitit 1836, në Athinë, z. Skonxopulos krijoi një grup me aktorë amatorë në një ndërtesë prej druri, pa çati dhe dha shfaqjet e para teatrale. Kjo ndërmarrje dështoi ekonomikisht dhe më pas përsëri z.Skonxopulos, në verën e vitit 1837, kthen në teatër një sallë të braktisur dhe përsëri dështoi.
Në të njëjtën kohë, italiani Goetano Meli ndërtoi një teatër prej druri në sheshin “Shën Teodorët”, që dështoi edhe ky teatër. Përkundër teatrove prej druri, i pari teatër prej guri, i takon të jetë “Teatri Bukura” me gjithë vështirësitë, pati një jetë të suksesshme të gjatë.
U përurua më 1840-n, me një grup aktorësh italianë dhe vunë në skenë veprën “Luçia de Lamermur” të Donixetit. Vazhdoi më tej me të tjera vepra lirike dhe iu kushtua melodrama italiane, e cila në atë periudhë parapëlqehej nga qytetarët e Athinës për disa dhjetëravjeçarë.
Në verën e vitit 1840 në teatrin e ri “Bukura” dha shfaqe grupi teatral grek nga Sira, i Kastorkit, që paraqiti veprat “Brutit” e Valerit, “Timoleu dhe Riga Tesalioti” të Zabelit.

Në verën e vitit 1840, erdhi në Athinë nga Bukureshti, Kostandin Qiriaku dhe krijoi “Ndërmarrja Bamirëse” me synimin e mbijetesës së teatrit në Athinë. Kostadin Qiriaku vuri në skenë me grupin e tij amator veprën “Aristodimos” të Vinçenco Montit, duke luajtur edhe vetë rolin kryesor. Në rolin e Kisiras u duk e para aktore greke, e reja epirotase Ekaterini Panajotu. Ishte data 24 nëntor 1840 dhe tellallët, që atëherë njoftonin shfaqet teatrale, thërrisnin në rrugë që në mëngjes...”Nxitoni, nxitoni........Sonte në teatër rolin e gruas do ta lozë grua e vërtetë”. Dhe teatri atë ditë u mbush plot me spektator athinas.
Shënojmë se atë periudhë burrat loznin edhe rolet e grave, pra nuk kishte aktore grua që të luante në pjesë teatrale.

Por nisma e mirë e Kostandino Qiriaku nuk pati vazhdim dhe ai u kthye në Bukuresht përsëri ku u muar me teatrin rumun. Kostandin Qiriaku përdori i pari fjalën greke “ithopios”(aktor) në Korfuz në vitet 1824-1826, dhe e zyrtarizoi në teatrin “Bukura” të vitit 1840. Gjer atëherë aktorët quheshin “hipokritë”, “teatristë”, “teatrinë”, “interpretues”, ”shpatarë”.
I pari teatër guri në Athinë kishte nisur me drejtues I.Kamilierin dhe vijoi me drejtuesin Sasoni, një italian i mbetur nga një trupë melodramatike. Por Sasoni, duke mos mundur të përgjigjet me të holla e shiti me vendimin 1649 të 2 gushtit 1840 të noterit të Athinës K.Pitari, Maria Filipu dhjetë llozha.
Por në vazhdim italiani Sasoni ka përsëri probleme ekonomike, dhe në fillim të vitit 1844 detyrohet ta nxjerrë në treg teatrin, i cili u ble nga Jani Bukura për 123.000 mijë dhrahmi të asaj kohe.

Kështu, i pari teatër athinas prej guri u bë me një pronar të përhershëm Jani Bukura, të cilit mbante dhe emrin që zyrtarisht quhej “Teatri i Athinës”. Në të u dhanë shumë shfaqe, u vunë shumë vepra të bukura, njohu çaste të shënuara dhe deri në vitin e fundit të shkatërrimin priste trupa që jepnin shfaqe.
E shembën edhe këtë në vitin 1897-1898. Sot në vendin ku ndodhej teatri “Bukura” ndodhet Shkolla Artizanatit. Pronari guximtar Jani Bukura, “gjendet” në Muzeun Etnologjik dhe Historik të Athinës, në një kopje allçie që e krijoi e bija piktorja e madhe Eleni Bukura, që të mbajë figurën e tij të pathyer në kujtesën e saj.

_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Arvanitet
Post Number:#38  PostPosted: Thu Jan 21, 2010 11:09 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3698
Location: Shkup
Gender: Male
AKADEMIKËT GREKË ME ORIGJINË SHQIPTARE

Nga Arben LLALA

“Arvanitasve të shekullit të 20-të u faturohet nga historia humbja e gjuhës së tyre dhe fajtorët më të mëdhenj janë intelektualët arvanitas, që përndryshe nuk qenë dhe të pakët në numër. Shumë prej tyre përfshihen në listën e emrave më të shndriçëm, që i dhanë lavdi Greqisë së Re.” (Aristidh Kola)

Shqiptarët kanë dhënë një ndihmë të madhe në pavarësinë e Greqisë. Ata kanë luftuar përkrah grekëve kundra turqve derisa më 18821 Greqia shpalli pavarësinë. Por shqiptarët kanë dhënë një ndihmë të madhe edhe në themelimin e Akademisë së Athinës.

Kështu në vitin 1926 ministri arsimit të Greqisë Dhimitër Egjiniti, arvanitas nga Egjina, raportoi dhe u botua Urdhëresat Kryesore më 18 mars 1925 për hapjen e Akademisë së Athinës e cila ndërtimi i saj u financuar nga një shqiptar i quajtur Simon Sina dhe ishte nga Voskopoja. Në këtë përmbledhje të shkurtër do të sjellim prejardhjen vetëm të disa nga akademikët grekë të Akademisë së Athinës që ishin me origjinë shqiptare.

Dhimitër Egjinit lindi më 1862 ai rrjedh nga një familje e lavdishme detare arvanitase, që ishte vendosur në Egjina. Babai i tij quhej Dionis Panajotu. H. Haxhi, që e ndryshoi në Egjiniti mbiemrin e familjes së tij. Pothuaj gjithë pasurinë e tij ia fali shtetit grek. Është ai që në testamentin e tij la të hollat dhe u ndërtua spitali i sotëm që mban emrin ,,Egjiniot,,.
Bir i këtij mjeku të madh është Dhimitër Egjiniti, që lindi në Athinë më 1862. Pas mësimeve në gjimnaz, u regjistrua në seksionin e matematikës të Insitutit Filozofik të Universitetit të Athinës dhe mandej me bursë të këtij universiteti, studioi për Astronomi në Sarbonë dhe në Londër. Më 1896 Dhimitër Egjiniti u bë profesor i Astronomisë në Universitetin e Athinës. Asteroskopi i Athinës ia dedikon ekzistencën dhe formën e tij e deri sot Dhimitër Egjinit aq sa mundë ta quajnë atë me emrin Dhimitër Egjiniti.
Dhimitër Egjiniti është themelues i Akademisë së Athinës dhe një nga të parët autorë të saj. Në vitin 1929 ishte kryetar i Akademisë së Athinës dhe më 1933-1934 sekretar i përgjithshëm i Akademisë. Vdiq më 1934.

Angjello Gjini është një tjetër antar i akademisë së Athinës. Ai lindi në vitin 1859. Gjinët janë familje e madhe arvanitase që ishin vendosur në ishullin Speca. Historia e familjes Gjini nis që përpara Revolucionit të 1821. Gjyshi i Angjelo Gjinit, Antonio Gjini, kapedan me anijet e veta, ndërmori më 1793 të mbartë nga Stambolli në Francë, nëpunësin e lartë me mision special, duke thyer bllokadën e bregdetit të Francës, që i ishte imponuar atëhere.
Angjelo Gjini studioi në Gjermani, në Universitetin Politeknik të Oresdenit. Harrilla Trikupi e ftoi Angjelon të vinte në Greqi. Angjelo Gjini është krijuesi i vërtetë dhe organizuesi i Universitetit Politeknik Meçovio, që mban edhe sot trajtën që i dha ky shkencëtar i ndritur arvanitas.
Mund të themi pa frikë se Universiteti i Athinës, siç është sot, është vepër e Angjelo Gjinit, që veç të tjerave, dha mësim deri më 1928, kur vdiq.

Sotiri Skipi është nga familja e lënduar epiriotase arvanitase, Skipidët, që ishin komitë kryengritës. Në luftën për liri të kombit vepruan kudo. Morën pjesë në daljen nga Mesologji, në Rumeli, me arvanitas nga e njëjta farë e Karaiskaqit, në Poloponez, në Neokastro dhe kudo ku i thërriste detyra për lirinë e atdheut të tyre, Greqinë. Disa Skipidë patën lumturinë ta shikojnë të lirë atdheun për të cilën derdhën kaq gjak dhe e nderuan disi veçanërisht.
Nga këta Skipidë (Shqipë) ishte Sotir Skipi që lindi në Athinë më 1881.. Fatkeqësitë në jetë e sollën në Paris, ku jetoi për shumë vjet. Atje u përzje me shkrimtarë dhe ndoqi mësimet estetike dhe letërsie. Ishte mik i ngushtë i Zhan Moreasit, i Pol Farit. Më 1922 u nderua me Laurentin e Letrave dhe Arteve dhe më 1929 e emëruan sekretar i përgjithshëm i shkollës së Arteve të Bukura.
Më 1946 u zgjodh Antar i Akademisë së Athinës. Vdiq më 1952 në Francë, ku kalonte zakonisht stinën e verës.

Gjeorgjio Sotiriu lindi më 1880 në një familje arvanitase në ishullin e Specas më 1880. Pas shkollës, studioi në Fakultetin Teologjik në Universitetin e Athinës. Mandej shkoi në Gjermani dhe Austri, ku u muar posaçërisht e historinë e artit bizantit dhe mbishkrimet.
Më 1926 u bë Akademik dhe më 1941 u zgjodh kryetar i Akademisë së Athinës.
U bë antar i Akademisë së Rumanisë, i Akademisë Dei Lincei të Romës, i Fakultetit Arkeologjik të Berlinit, Vjenës dhe Pragës. U nderua me shumë medalje dhe vlerësime. Gjeorgjio Sotiriu ishte një vlerë shkencore me njohje ndërkombëtare.
Vdiq më 1965 në Athinë.

Spiridon Doda. Është nga familje luftëtarësh të Hidrës.
Janë të njohura bëmat heroike të gjyshit të Spiro Doda, që luftoi rreptë turqit e ngujuar në Akropoli.
Spiridon Doda lindi në Athinë më 1878 dhe, pas gjimnazit, vazhdoi Universitetin e Athinës dhe më pas ndoqi studimet në Gjermani dhe Holandë.
Më 1925 u bë profesor i Farmakologjisë Eksparimentale, dhe më 1927 u bë profesor i Fiziologjisë Eksperimentale, dhe dha mësim deri më 1947, kur u tërhoq.
U zgjodh antarë i kademisë së Athinës më 1913 dhe kryetar i saj më 1943-1944..
Vdiq më 19 nëntor 1958.

Kostandin Horemi lindi më1898. Është Arvanitas nga Klementi i Karintias. Lindi më 1898, pas gjimnazit studioi në Fakultetin e Mjeksisë në Universitetin e Athinës. Më 1923, shkoi në Berlin, ku punoi mjek në kopshtin Bashtiak të fëmijëve dhe më 1929 u bë drejtor i këtij kopshti.
Më 1935 zgjidhet pedagog i rregullt i Universitetit të Athinës, dhe më 1958 u bë antarë i Akademisë së Athinës.
U muar me tuberkulozin tek fëmijët, me anemikë në Greqi dhe ndërmori drejtimin e kërkimeve të rëndësishme me qëllim verifikimin e shëndetit të fëmijëve grekë. U ekzaminuan 65.000 fëmijë dhe punimi u ndërpre sepse Horemisi u kap nga gjermanët pushtues.
Vuri qëllim publikimin e studimeve pediatrike. Nuk arriti ta plotësoj veprën e vet. Vdiq më 1966.

Aleksandro Diomidi është nga familje e madhe e pasur arvanitase, që zbriti nga Epiri dhe u vendos në ishullin Speca. Familja Diomidi ushtruan detarinë, dhe bënin tregti në Mesdhe. Mbiemri fillestar ishte Qiriako dhe e ndryshuan që të ruhen emrat klasikë grekë.
Në kryengritjen e 1821 dhanë të gjithë pasurinë. Është fjala për një familje të ndritura..
Aleksandër Diomidi lindi më 1875. Vazhdoi Fakultetin Juridik në Universitetin e Athinës dhe, në vazhdim, në Francë dhe Gjermani.
U bë ministër i Ekonomisë më 1913, ministër i Drejtësisë më 1918, ministër i Jashtëm më 1922, drejtor i Bankës Kombëtare, Kryetar i Këshillit të lartë ekonomik etj.
Më 1945 u bë antar i Akademisë së Athinës. Vdiq më 1950.

Vasil Egjiniti lindi në Athinë më 1875. Pas studimeve në Fakultetin e Filozofik të Athinës, vijoi studimet në Paris. Më 1904 u caktua profesor i matematik-fizikë në Universitetin e Athinës ku dha mësim deri më 1947.
Studimet e tij në Mekanikë, Elektrik, Meteorologji dhe Astronomi janë shumë të rëndësishme. Zhvilloi një veprimtari të vyer drejtuese adimistrative në Universitetin e Athinës, kryesisht në sektorin ekonomik. Ia doli të ndërtojë sallën e laboratorit dhe të rregullojë çështjen ekonomike të Universitetit në periudhën e vështirë të pushtimit gjerman.
Më 1952 u bë Akademik i Akademisë së Athinës.
Vdiq në vitin 1959.

Maksim Miçopulos është nga familje e mirëfilltë arvanitase. Mbiemri i mëparshëm i familjes ishte Rizos. Familja Miçopulos u shpërngul nga Epiri dhe me familjet e tjera arvanitase u vendos në Peloponez, që atëherë ishte plotësisht i banuar me arvanitë. Nga kjo familje vjen Maksim Miçopulos. Është biri i Konstandin Miçopulos që themeloi Muzeun gjeologjike mineral të Universitetit të Athinës.
Maksi lindi në Athinë më 1897. Studioi shkenca natyrore në Universitetin e Athinës dhe u specializua në Mynih të Gjermanisë për gjeologji dhe paleontologji.
Më 1955 bëhet Akademik. Me rëndësi janë kërkimet e tij profesionale për të cilat u dekorua nga Akademia e Athinës.
Vdiq më 1968.

Vasil Malamos lindi më1909.
Nga viti 1550 Malamët janë një familje luftëtarësh nga Epiri. Jorgo Malamos ishte komandant i një grupi suljotësh dhe u nderua nga Kapodistria.
Pasardhës i kësaj familje është Vasili Malamos i cili lindi në Athinë në vitin 1909. Ai studjoi në fillim në mjeksi në Athinë dhe më vonë në Hamburg.
Punoi në Universitetin e Hamburgut, të Frankfurtit, dhe pranë zbuluesit të penicilinës A. Fleming. Shkoi në Brazil për kërkimet në fushën e sëmundjeve tropikale.
Më 1953 u bë pedagog në Universitetin e Athinës dhe drejtor i Spitalit në Athinë.
U bë Akademik më 1970, dhe vdiq më 1973.
Vlerën shkencore e njohur botërisht, i propozuan të drejtonte punimet e mjekësisë qelizore dhe Biologjike, që u mbajtën në Athinë, por atë vit ai vdiq.

Dhimitri Kaburoglu lindi më1852. Mbiemri Kaburoglu është i mëvonshëm. Preardhja e familjes së Dhimitrit është nga Stambolli, por që ishin në fillim familje e madhe arvanite nga Epiri. I pari që mori mbiemrin Kaburoglu kishte baba Kurizo, dhe turqit e quajtën Kaburoglu-bir i kurrizos dhe qysh atëhere u ngeli mbiemri Kaburoglu. Gjithë para ardhësit janë njerëz të shquar të kohës dhe gratë me të cilat u martuan ishin nga familje zyrtare të Fanarit (Stamboll).
Babai, Grigori, boton revistën "Efterpi" dhe nëna e tij, Marina Jeronda boton "Përralla dhe fjalë të urta Athinare"
Dhimitër Kaburoglu studioi për drejtësi në Athinë, punoi si avokat dhe më pas hyri në fushën e drejtimit të punëve publike. Në vitin 1927 bëhet Akademik. Vdiq më 1942.

Teofili Voreas lindi në Marusi në vitin 1873. Është nga familje arvanite të Marusit. Pasi mbaroi studimet e fakultetit ku u dallua, u caktua ndihmës i Profesor Dhimitër Egjinitit në Asteroskopin e Athinës. E tërhoqi Filozofia dhe Teologjia. Studioi në Fakultetin Filozofik-Teologjik në Universitetin e Athinës.
Më 1912 u caktua pedagog i Filozofisë në Universitetin e Athinës ku dha mësim deri në vitin 1939 dhe si pedagog nderi deri më 1946-1949. Nga viti 1913 deri më 1925 u përpoq për krijimin e laboratorit psikologjik ku u bënë mjaft kërkime eksperimentale serioze.
Më 1926 u bë Akademik dhe më 1936 kryetar i Akademisë së Athinës.
Vdiq më 1954.

_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Arvanitet
Post Number:#39  PostPosted: Fri Jan 22, 2010 3:50 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3698
Location: Shkup
Gender: Male
Image
Image
Image
Image
Image

_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Arvanitet
Post Number:#40  PostPosted: Tue Mar 02, 2010 10:09 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3698
Location: Shkup
Gender: Male
Arbëri wrote:
Anastas Kullurioti

Anastas Kullurioti or Anastasios Koulouriotis (Greek: Αναστάσιος Κουλουριώτης, 1822 - 1887 was an Arvanite and Albanian nationalist figure, publisher and writer in Greece. Born in Salamis, he spent some of his early years there and later moved to Athens, where he settled in the Plaka district, being noted at the time as the "Albanian quarter" of the city. Still a young man, he emigrated to America and made his fortune, although little is known about that period of his life. Upon his return to Greece, he founded the weekly I foni tis Alvanias (The Voice of Albania) which lasted from September 1879 to mid 1880[8]. Among the goals of his nationalist activities were the founding of an Albanian political party in Greece, the opening of Albanian-language schools and the liberation of Albania from the Turkish yoke. His devotion to the Albanian cause brought him into conflict with the Greek authorities[9] and he is said to have died poisoned in prison in Athens at the beginning of 1887. Kullurioti is the author of Alvanikon Alfavitarion, (Albanian Primer; Athens, 1882); and the reader Klumësht për foshnja (Milk for Babies; Athens, 1882).
Image
Alvanikon Alfavitarion, or Abavatar arbëror.


Anastas Kullurioti nuk ishte vetëm botues, gazetar dhe shkrimtar, por edhe poet. Poezitë e Kulluriotit ende pas kaq vitesh vazhdojnë të botohen në Greqi në gjuhën greke dhe shqipe. Njëra nga poezitë që e ndeshim më shumë të botuar nëpër broshurat e ndryshme është XIXARI. Këtë poezi poeti ja kushton një insekti, mashkullit të bletës. Disa poezi që ka botuar në Abetaren e tij nuk e dimë nëse është ai autor. Por sipas studiuesit Jorgo Gjeru i cili është kryetar i Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë, dy poezitë e mëposhtme kanë për autor Anastas Kulluriotin.

XINXARI

Pra sa të dua ti, nxinxar, o këngëtar!
nd’ ajo degë, çs’ je ngalkuar mbë të kotë
medrekj ishtë a mesditë, per ti ishtë bëhar
dh’ as një para sjep ti për gjithë botë
Të ngrëna, e të pira s’ ibën për këtu...
as mos’ ngargomë bëne. / si tëi pëlqen
Ti dëgëza këjon; / vete e rri më më tëhu.
Ndë të ngjuajshin dh’ andej; ti eshkjëllkjen.
Të klajsh, a të rëkojsh kurrë s’ eke ndër mend,
ndë mos të ndaftë njëra, ti çson njatrë,
dunjaj s’ ubuar, dhe për ti ishtë tër një vend,
e le të thonë se je.
Vetëmë lerë je të këndojsh gjithë mot,
dhe këngatë nga jeta m’ ike dzënë,
az me pahir kërkon të të japë inë Zot,
ati tshë sdesh me hir të të kish dhënë.
Thonë se dhe ipëderëz je, nxinxar ivarfër!
se u lutshe milingonës’ një grusht grurë!
tërremëtort’! munjafiq jan ë si gjarpër,
se kur, izithi, ;sjlashe degen’ e drurë!
S’ ke fajth ti! se kur do dunjaj ashtu, isht’
ikejq, mërzitën këmbëtori kalëtorin,
edh’ as ipaturi atë çsë ska ehelq,
as nusen’ plaka’, as plaku dhjalëtorin.
Këndo pra mik, dunjanë kurrë mos e pjejt,
këndo ti kaqja bukuri të kota
e pra ndë vdirresh ti nga uja, mos të pret,
podë do mos vdiret’ e gjithë bota;
Me mir’ të ngorthsh nga uja, se ti hash ti sot,
atë çsë me punim mblodhe të tjerët,
e pra, nani ndë jesh ivarfër, ka inë Zot.
Do vinjë kohë, të pejrojsh, imjerë[/i]...

Alfabeti që përdori për Abetaren e tij Anastas Kullurioti
Image
Image

_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Arvanitet
Post Number:#41  PostPosted: Tue Mar 02, 2010 10:17 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3698
Location: Shkup
Gender: Male
Quote:
Arbëri- Librat kushtuar arvanitëve - arbërorë të Greqisë, dhe se si është ruajtur gjuha deri tani, Diktatura e Hudës greke që ndaloi me dhunë të flitej gjuha ndër arvanitët-arbërorë të Greqisë, Momenti i vëllazërimit të arvanitëve të Greqisë dhe ngritja e shtetit modern të Greqisë, lufta e Mesologjit dhe shumë momente të tjera historike tronditin, duke na treguar se sa popull i madh kemi qenë dhe sa i coptuar jemi tashmë.

- Admirali i flotës detare, Kundurjoti, me origjinë Arbërore i urdhëron marinarët në greqisht po askush s'kuptonte - atëherë admirali thërret


history of the greek revolution
Image

_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Arvanitet
Post Number:#42  PostPosted: Tue Mar 09, 2010 7:50 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3698
Location: Shkup
Gender: Male
Për se thirren Arvanitas

Të pakët janë njerëzit të cilët e njohin historinë e vërtetë të shqiptarëve të Greqisë, që njihen me emrin arvanitas. Arvanitasit, janë pjesë e kombit shqiptar të cilët ndër shekuj jetojnë në Greqi. Emri arvanitas rrjedh nga fjala arbana, ndërsa fjala arbana rrjedh nga fjala ar+ban=arbanës, njeri që punon tokën. Shqiptarët e lashtë, nga njerëzit që u morën me letërsi, dituri dhe fe, quheshin ilirë dhe më vonë albanë. Ilirët dhe albanët vetëquhen: arbër, arbanë, arbëreshë, shqiptarë, kurse atdheun e tyre e quajtën Arbëri, Shqipëri, e kurrë nuk e quajtën atdheun e tyre Iliri dhe Albani.

Gjeografi i lashtë Klaud Ptolemeu (90-160), për herë të parë përmendi popullin “alban” dhe kryeqytetin e tij Albanopolis, të vendosur prapa Durrësit. Ana Komnena (1083-1146), e bija e perandorit bizantin, Aleksi I, e cila, në historinë e saj të njohur, shkruante se popullsia, që ndodhet pas Durrësit, e quante veten “Arbanez”. Në fillim të shekullit XII, normanët, në këngën e Rolandit në gjuhën frënge, e quanin krahinën nga Durrësi në Vlorë ALBANA. Bota perëndimore vazhdoi të përdorte emërtimin ALBANIA, gjatë periudhës 150 vjeçare të kryqëzatave 1096-1208, ku Durrësi u bë porti kryesor dhe rruga Egnatia u bë shtegu kryesor përmes Shqipërisë Qendrore, që të nxirrte në Kostandinopojë dhe më tutje në Lindje.

Por, atëherë pse shqiptarët e Greqisë e quanin veten e tyre arbëreshë deri në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX, edhe më tej njihen me emrin arvanitas?!


Emri shqiptar, nuk është më i vjetër se rreth shekullit XV dhe kështu, arbëreshët e Greqisë, dhe Azisë së Vogël, gjithmonë janë quajtur “arvanitas” nga njerëzit që shkruanin historinë dhe letërsinë me shkronja që njihen si të helenëve. Ndërsa arbëreshët që u larguan për në Itali nga Greqia dhe Arbëria e quajnë veten e tyre deri më sot arbëresh, kurse zyrtarisht nga shteti italian njihen me emrin albanesi. Mbase, emërtimi arban, duhet të jetë i vjetër njëlloj me emërtimin alban, mirëpo, dallimi qëndron se si na thërrasin popujt e ndryshëm. Po të shohim qytetet e vjetra pellazge dhe ilire, ato janë ndërtuar pranë lumenjve, duke qenë afër tokave pjellore, pra, afër arave. Fjalë që emërton njerëzit të cilët punonin tokën, arbërës. Në gjuhën greke, arbanët, thirren arvanitas, sepse grekët shkronjën B të alfabetit latin e lexojnë V, pra, arvanitas dhe atdheu i tyre Arvanitias në gjuhën greke. Turqit, arvanitasit i quajnë “arnaut” ose “arnavud”, kurse arvanitasit ortodoks të Kostandinopojës dhe të Egjiptit i quajnë “greci”.

]Që arbëreshët janë quajtur edhe me fjalën “greci” kemi fakte të vërteta si p.sh. qyteza Hora e arbëreshëve në Palermo na e dëshmon këtë. Kjo qytezë, shumë vite më parë, nëpër librat zyrtarë të shtetit italian shënohej “Piana Dei Greci”, por më vonë u shënua me të drejtë “Piana Degli Albanesi” , dhe një qytezë tjetër e banuar me arbëreshë në Avello të Italisë njihet sot me emrin Greci. Një dëshmi tjetër rreth këtij emërimi na sjell gjeografi Siçilian Thommaso Fazello (1498-1570), shkruan se: “Shqiptarët që erdhën në fillim në Bisiri u quajtën “greci”. Më tej këta shqiptarë të quajtur “greci” u vendosën përgjithmonë në Contessa Entella rreth vitit 1450”

_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Arvanitet
Post Number:#43  PostPosted: Tue Mar 09, 2010 8:09 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3698
Location: Shkup
Gender: Male
Disa nga arvanitasit heronj të Kryengritjes të vitit 1821 ishin: Gjeorgjio Kundurioti, Kiço Xhavella, Andoni Kryezi, Teodor Kollokotroni, Marko Boçari, Noti Boçari, Kiço Boçari, Laskarina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimitër Vulgari, Kostandin Kanari, Gjeorgjio Karaiskaqi, Odise Andruço, Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimitër Plaputa, Nikolao Kryezoti, Athanasio Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Ago Myhyrdani, Sulejman Meto, Gjeko Bei, Myrto Çali, Ago Vasiari, dhe shumë e shumë shqiptarë të tjerë. Arvanitasit janë krijuesit e çetave të komitëve nën pushtimin turk, që ruajtën jo vetëm të vërtetën e mosnënshtrimit dhe liridashjes, por edhe të kulturës, të zakoneve të lashta, muzikës, valleve dhe këngëve popullore të tyre.

Më 1674, Konsulli anglez në Athinë, Zhan Zhiroj, thoshte se: “Kleftët e fushës si këtu (në Atikë) ashtu edhe në More, janë të gjithë arvanitë”. Arvanitasit, këta luftëtarë trima, heronjtë e Kryengritjes së vitit 1821, jo vetëm me armët e tyre luftuan për pavarësinë e Greqisë, por ishin kryetarët e parë të shtetit grek të posalindur, që drejtuan Greqinë drejt ndërtimit të jetës evropiane.

Për krijimin e shtetit grek, arvanitasit kanë ndihmuar në të gjitha drejtimet për përparimin e Greqisë. Arvanitasit ishin profesorët e parë që themeluan Akademinë e Athinës ndërsa investuesi i ndërtesës së Akademisë së Athinës ishte shqiptari i pasur nga Voskopoja e Korçës Simon Sina, i cili i bëri një dhuratë të madh Greqisë, duke ndërtuar godinën e Akademisë së Athinës e cila është edhe sot. Më 1859 filluan punimet e para, për ndërtimin e Akademisë. Në 15 prill 1876, Simon Sina vdes, duke lënë trashëgimtare vetëm dy vajza dhe, në bazë të testamentit të tij, e vazhdoi dhe e mbaroi veprën gruaja e tij, Ifigjenia Sina, më 1885.

Nga gjiri i familjeve arvanitase dolën shumë intelektualë të shquar që u bënë akademikë të Akademisë së Athinës si: Dhimitër Egjiniti, Angjelo Gjini, Sotiri Shqipi, Spiridon Doda, Vasil Egjiniti, Gjergj Sotiriu, Kostandin Horemi, Aleksandër Diomidhi, Maksim Miçopulos, Vasil Malamo, Dhimitri Kaburoglu, Teofil Vorea etj.


Një dëshmi që kemi nga P. Joti që shkroi “Historinë e Shtatë Ishujve” të vitit 1866, na vërteton se Suliotët që ishin në Korfuz, kur pastronin armët, këndonin këngët arvanitase për heronjtë e tyre. Në këngët arvanitase të Suliotëve nuk kishte asnjë fjalë greke. Dy këngë që këndoheshin nga arvanitasit Suliot, gjenden në librin me titull “Bleta Shqiptare” të autorit Thimi Mitko, botuar në vitin 1878 në Aleksandri.

Në vitin 1891, gjermani Arthur Milchkofer, në veprën e tij me titull “Attika und seine Heutigen” ndër të tjera shkruan: “Nga ç’di unë, këngët popullore greke, u janë përshtatur këngëve të vjetra arvanitase të dashurisë, lirisë dhe atyre kaçake”. Kështu u bë greqizmi gjuhësor, ku u flijua në këtë mënyrë kënga e vjetër epiko-lirike arvanitase, e cila kaloi tek brezat e rinj në variantin grek dhe kështu u njoh duke humbur identitetin e saj të vërtetë shqiptar.


Një nga mënyrat e rruajtjes së gjuhës, pra, është kënga. Kështu, shumë ngjarje të përditshme dhe ngjarje historike u përcollën brez pas brezi nëpërmjet këngës popullore si në vargjet e mëposhtme:

Meqë nuk dimë të shkruajmë,
mjaftohemi me të folur,
me këngët dhe me vajet
kujtesa jonë kështu ruhet
Askush nesh nuk dinte të shkruante,
por i bëmë këngë dhe u ruajtën
goja-goja deri më sot
kujtesa jonë e gjallë mbet.

Një tjetër këngë është:

Arvanitasit këndojnë,
gjuhën e tyre mos harrojnë
shiko atë plakun si këndon
edhe gjaku si i qarkullon.
Gojë më gojë ruhet jeta
me këngët e vërteta.
Arvanitasi nuk di të shkruajë,
por me këngë di ti ruajë.

Në një tjetër thonë:

Gjuha jonë vetëm thuhet
nuk e lanë që të shkruhet
bëmë këngë këshillat e urta
që të mos harrohet gjuha.

Vargjet e këtyre këngëve tregojnë qartë dhembjen e arvanitasve për gjuhën e tyre, por edhe mënyrën e ruajtjes së gjuhës.

_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Arvanitet
Post Number:#44  PostPosted: Tue Mar 09, 2010 8:11 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3698
Location: Shkup
Gender: Male
Pedagogu Viktor A.Friedman bëri krahasimet e shumë fjalëve të mbledhura në fshatrat Arkadia (Greqi), Ukrainë, Madrica (Bullgari) që banohen nga popullata që flasin gjuhën popullore shqipe me shqipen e sotme letrare.

Arkadia Ukraina Madrica Gjuha standarde

Djelë d’il djellë diell
Çili cil’i çili cili
Ni n’i ni një
Likurë l’ikurën lëkurë lëkurë
Çupejtë shpejt shpejt shpejt
Pëshkëj pël’qen pëlqyen pëlqej
Pjesi pjy pjosë pyesë
Minges minues mëngjes mëngjes
Moi mui muoj muaj
Baba tati tate baba, tatë
Ljupë l’opë lopë lopë
Ljutë l’ot lot lot
Fortë hortë hortë fortë
Krie kry kruve krye
Bje bi bje bie
Vshatë vshatë fshat fshat
Ga ga nga nga

Siç shihet edhe nga fjalët e lartshënuara nga pedagogu Viktor A. Fridman, gjuha që flasin arvanitasit në fshatin Arkadia (Greqi), Ukrainë, Madrica (Bullgari) dhe gjuha letrare e sotme shqipe rrënjën dhe kuptimësinë e kanë të njëjtë, pavarësisht se kanë kaluar qindra vjet që janë ndarë në pjesë të ndryshme të botës nga trungu mëmë i familjes.

Një vlerësim të rëndësishëm për gjuhën shqipe ka thënë në paraqitjen e librit të këngëtarit, muzikologut dhe shkrimtarit arvanitas, Thanasi Moraitis më 30 tetor 2002, edhe deputeti i PASOK-ut arvanitasi Teodoros Pangallos, i cili përshëndeti në prezantimin e librit “Antologjia e këngës Arvanitase të Greqisë”.

Dihet që studiuesit dhe historianët e ndryshëm që janë marrë me studimet letrare për arvanitasit na kanë sjellë dëshmi të botuara në vitet 1872-1879 nga Panajot Kupitori dhe Anasata Kullurioti. Veprat e të cilëve janë të njohura për opinionin shqiptar. Por këto nuk janë të mjaftueshme. Gjithsesi ka pasur dhe ka ende për të bërë kërkime, për të sjellë fakte të reja për shkrim shqip të shkruar nga arvanitasit e Greqisë.

_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Arvanitet
Post Number:#45  PostPosted: Sat Mar 13, 2010 6:23 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3698
Location: Shkup
Gender: Male
"Arvanitasit dhe Origjina e Grekeve"
Aristidh Kolia,
Image
Image

_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Top
 Profile  
 
Display posts from previous:  Sort by  
Post new topic Reply to topic  [ 316 posts ]  Go to page Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6 ... 22  Next

All times are UTC


Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest


You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot post attachments in this forum

Search for:
Jump to:  
Powered by phpBB © 2000, 2002, 2005, 2007 phpBB Group
History Forum
Template made by DEVPPL