"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Fjalë të urta

Flisni për folklorin tonë të mrekullueshëm si gojëdhënat, legjendat, këngët e trimërisë, anegdodat popullore, kostumë popullorë, etj.
User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Fjalë të urta

#16

Post by CERMENIKASI »

Fjalë të urta prej Shqiptarëve të Malit të Zi

Ma mirë me luejtë nga mendja se nga shpia.
Shpia e vet,Misiri i kësaj jete.
Vendi i huej të han.
Fjala doli mbi çati por i zoti nuk e di.
Trimi të fal,tutësi të vret.

Ujku pjellën e vet e lëpin,të huejën e ha.
Shiu i verës nji vesh e lag e tjetrin jo.
Ku s'ka fëmi,nuk ka shpi.
Shterrën përrejtë,ngordhën lumejtë.
Cka s'sheh syni e sheh mendja.
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Fjalë të urta

#17

Post by Adriana »

Besa

Ajo që ke frikë të gjen. Elbasan
Ai që s'ka gojë, vdes pa ardh dita. Elbasan
Ai që s'tutet me fjalë, s'tutet as me pushkë. Kosovë
Atë që pështyn, mos e lëpij. Gjirokastër
Atë që të qëllon me gur, mos e qëllo me bukë. Vlorë
Ai që hyn në lumë edhe do laget. Korçë
Amanetin e mban toka. SHKODËR
Amanetin as deti nuk e mban, e qet në lëndinë. Dukagjin
Burri flet përpara syve e jo pas shpine. Elbasan
Burri një herë ka lerë, nji herë do të vdesë. Kurvelesh
Burri o të fal, o të var. Gjirokastër
Burri s'matet me pëllëmbë po me zemër. Skrapar
Burri o të mbyt, o të fal; i ligu as të mbyt, as të fal. Shkodër
Besa asht ma e fortë se vdekja. KRUJË
Besa e burrit, pesha e gurit. VERI
Burri i mirë flet një herë. KRUJË
Burri lidhet për gjuhe, kali për kapistre. ELBASAN
Çakallit lëshoi ujkun. Elbasan
Çkul dhëmbin, të të shëndoshen kryet. Jug
Ç'pret nga ai që trembet ngas hija e tij. Kurvelesh
Dajaku ka dalë nga xheneti. Kavajë
Delen e mplakë frika nga ujku e gërshëra. Devoll
Derri do plumbin, nuk zihet me duar. Lushnjë
Ditëgjati s'bëhet ditëshkurtër me nëmë. Lunxheri-Gjirokastër
Drunë e shtrëmbër e djeg zjarri. Shqipëri e mesme
Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala. VLORË
Deti njihet në valë, burri njihet në fjalë. SARANDË
Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë. Elbasan
Dhelprës me dhelpëri, ujkut me trimëri. Jug
E nxehta del me të nxehtë, e ftohta me të ftohtë, helmi me helm. PËRMET
Frika nuk e len lepurin me u majtë. SHKODËR
Frika ruan vreshtin, bekçiu nuk është gjithnjë. VLORË
Frika nuk e lë lepurin të vërë dhjamë. KOLONJË
Fusha bën baltë, mali bën furtunë. MYZEQE
Gozhda nxjerr goxhdën. VLORË
Gungaçit vetëm varri ia drejton samarin. SHKODËR
Guri i rrumbullkët nuk zë vend. JUG
Gjalpin e ruan kripa. GJIROKASTËR
Gjersa të mejtonet i mënçuri, i marri mbaroi punën. KORÇË
Hidhëroju dikujtë aq sa ka dituri. Preshevë
I madh është edhe plepi, por e fëlliqin sorrat. TIRANË
Ku do të dijë hëna se lehin qentë. VLORË
Ku ngul hunë var hejbet. JUG
Ku rafsha mos u vrafsha. FERIZAJ
Kur i morën armët Lekë Dukagjinit, tha: "Ma mirë me thon qe Leka, se qe vorri i Lekës". KOSOVË
Kur ke zemër ke edhe krahë. KRUJË
Kur ngordh gjarpri, ngordh dhe helmi i tij. JUG
Kush kërkon gjen. PËRMET
Kush është trim me mend, se trima budallenj ka sa të duash. JUG
Kush ka dhëmbë të fortë, breh dhe kockën. DEVOLL
Kush ka frikë nga hija e tij, le të mos tundet nga vendi. JUG
Ku është besa aty është dhe shpresa. KORÇË
Mos ki frikë nga hasmi, po nga miku i rremë. SARANDË
Nga del fjala del dhe shpirti. JUG
Po nuk e pate të ligun brenda, nuk të vjen nga jashtë. VLORË
Pushka don pushkën. TROPOJË
Pyet detin sa lumenj derdhen në të. KOLONJË
Qeni i pangopur të ha. SKRAPAR
Qeni i tërbum do vra, se tërbon dynjanë. ELBASAN
Rrallë vritet burri që ka shumë armiq. JUG
Si mjer peshkatari që ka frikë nga lumi. JUG
S'ka qeder shqiponja, nga mushkonjat. BERAT
Shqerra që s'thërret mëmën humbet. JUG
Trimëria e kthen plumbin mbrapsht. JUG
Trimi e ka me vete fatin. VLORË
Trimin vraje, po mos e shaj. Kolojnë
Uji rrjedh pikë-pikë e ha gurin. JUG
Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet. ELBASAN
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Fjalë të urta

#18

Post by Adriana »

Maturia

Mali digjet, plaka krehet. Shkup
Mos hyn ne mal pa sepat. Shkup-Agon
As copën e madhe mos e ha pa u menduar. KRUJË
Ç'del nga goja, hyn në vesh e del për hunde. JUG
Dardha dhe sëpata e kanë bishtin mbrapa. SARANDË
Dasma nuk shihet në fillim, por në fund. JUG
Dijet e mëdha janë në fjalë të shkurtra. SHKODËR
Dy kunguj nën një sqetull s'mbahen. PËRMET
Dy vesh dhe një gjuhë, fol pak e dëgjo shumë. JUG
Dhjetë herë mat, një herë pre. KOSOVË
Fjala dhe plumbi kur dalin s'kthehen më. GUCI
Gazi i madh, kthehet në helm. KORÇË
Gjuha flet e fshihet, shpina pret e rrihet. KOSOVË
Gjella me kripë e kripa me karar. PËRMET
Gjuha eshtra s'ka, eshtra thyen. KURVELESH
Gjuha të lidh, gjuha të zgjidh. VLORË
Ha të rrosh, jo rro të hash. JUG
Janë të urtë të marrët sa pa thënë fjalët. JUG
Kashata e madhe të ngec në fyt. JUG
Këmba e madhe të shqyen këpucën. BERAT
Kur të hedhësh gurin, mate gjer ku arrin. JUG
Kur flet shkopi të vret. VLORË
Kur han bukë misri, kujto bukë thekri. JUG
Kur s'di not mos u fut në ujë. KORÇË
Kush ha shumë i del për hunde. PËRMET
Kush shef ma sëpari barkun, asht i mangët nga trutë. KAVAJË
Lakmia, lakfyt. PUKË
Lisi nuk pritet me nji të rame. FERIZAJ
Lulja e këputun nuk mbin ma. KRUJË
Më mirë një pulë nesër, se nji vezë sot. DIBËR
Mos dalë goja para mendjes. BERAT
Mos i bjer të mirës me shkelm. DIBËR
Mos i hyr valles, kur nuk di ta hedhësh. MYZEQE
Mos kërko vezë të pjekura në hell. SKRAPAR
Ngopet deti me lumenj? DEVOLL
Nuk mba ujë orizi. JUG
Një fjalë që e dinë dy veta, e dinë gjithë bota. ELBASAN
Pi rakinë e jo mendjen. JUG
Po fole shumë, sikur xhevahire të thuash, kakërdhi bëhen. KORÇË
Po t'i marrësh lopës tërë qumështin, ngordh viçi. JUG
Qefi prish qefin. JUG
Tamahu të shpie në gjynah. JUG
Të falurit e shumtë i vjen rëndë dhe perëndisë. KORÇË
Ujët e turbullt mbysin burrin, fjalët e shumta përziejnë katundin. JUG
Ujku kur ndien erën e dhenëve, harron që ata kanë barinë prapa. JUG
U mbush kupa do të derdhet. KRUJË
Unë i ha kumbullat, atij i mpihen dhëmbët. VLORË
Unë baj barrën, ti djersin. VERI
Vera sa ma e ëmbël të jetë, ma fort të zenë. SHKODËR
Vreshtë shumë mos ven, shpi shumë mos ban, miq shumë mios xen. SHKODËR
Nata s'ka shahit. SHKODËR
As para pushkës, as prapa mushkës. JUG
Atje ku fle ujët, atje është më thellë. KORÇË
Barka mbytet edhe për një lëkurë lepuri. SHKODËR
Bisha tërbohet keq, kur sheh se po i vjen fundi. JUG
Bie një gurë e shkoqet një mur. VLORË
Buka që thyet s'ngjitet më. JUG
Çdo gjë forcohet, në themel. BERAT
Ç'ka humbe mos e kërko, ç'ke në dorë mos e lësho. KRUJË
Çohet një i marrë e qet një gur në ujë, çohen njëzet të urtë e s'mund ta nxjerrin. SHKODËR
Dimrit iu bëj hazër që në behar, e beharit që në dimër. JUG
Dita ka sy, nata ka veshë. JUG
Duhet me i fry lugës para se me të djeg. KRUJË
Dha pesë e hyri në valle, jep dhjetë e s'del dot. BERAT
E dardhë është dhe bora, po të thanë duart. JUG
Edhe pas luftës armët duhet me i mbajtë. KOSOVË
E ke zogun në dorë, mbaje. KORÇË
Fusha ka sy, mali ka veshë. KRUJË
Gishtërinjtë i fut në mjaltë e i lëpin, po nuk i kafshon dot se të dhembin. DARDHË
I marri ç'flet nuk din, i urti ç'din nuk flet. VERI
I zoti duhet të ruajë arën e vet. ELBASAN
Jo si cjapi te kasapi. KORÇË
Kali nuk mbahet për bishti, po prej freri. TROPOJË
Ka thënë Nastradini, edhe në diell merr ombrellë. SHKODËR
Kur s'ke mace, bëjnë minjtë dasëm. ELBASAN
Kij frikë nga një njeri që frikën ta ka. KRUJË
Kujto qenë e bëj gati shkopin. KORÇË
Kur shkon për udhë merr shkop dhe gurë. PËRMET
Kur t'i hypësh kalit, shifi patkonjtë. ELBASAN
Kush vret nuk flet. SKRAPAR
Me zjarrin dhe ujin nuk bëhet shaka. VLORË
Mos luaj me gurë po e pate shtëpinë me xhama. SULOVË
Mos shkel në dërrasë të kalbur. KAVAJË
Mos shko si breshka te nallbani. KORÇË
Mos shko si cjapi te kasapi. SHQIPËRI E MESME
Mos u zër për degësh, po për rrënjësh. JUG
Nata është me barrë, s'dihet ç'pjell. KORÇË
Nga një vërë e vogël, rrjedh e gjithë fuçia. LABËRI
Nji shkëndi ndez nji mal. KORÇË
Për një dorë kashtë e vret samari mushkën. JUG
Për një pe, për një gjilpërë, vate dëm një punë e tërë. JUG
Ruaju të të ruajë perëndia. JUG
Ruhu nga thëngjilli i mbuluar. JUG
Së ligës ruaju, e mira të ndjek vetë nga pas. SKRAPAR
S'lidhet kali me pè. LUKOVË
Shkon një herë, bëhen gjurma; dy tri herë bëhet udhë. KORÇË
Ujku mjergull kërkon. JUG
Zë goje qenin, bëj hazër shkopin. GJIROKASTËR
Shtëpija pa fëmijë, si nata pa yje. SARANDË
Ma i keqi vëlla të merr hakën. KOSOVË
Motra jemi, shoqe s'jemi. JUG
Ndarja është më e mira e të ligave. SKRAPAR
Krushka për dhëndrin gjen peshk majë malit. SHKODËR
Gjumi natës i randë i bën keq ditës. SHKODËR
Gjumi në dëborë është shkesi i vdekjes. JUG
Mos pyet sa vjeç je, po ç'shëndet ke. TIRANË
Nuk mbushet pusi me pështyma. GRAMSH
As këmishës së shtatit s'është për t'i besu. KAVAJË
Besove, bëre mirë, s'besove, ca më mirë. JUG
Ç'ka shtëpia të mos marrë vesh fqinjëria. SKRAPAR
Do të ruash sekretin nga armiku, mos ia thuaj as mikut. BERAT
Esapi i shtëpisë nuk del në pazar. KORÇË
E thëna dhe e bëra janë larg. DIBËR
I marri premton dhe budallai shpreson. JUG
Kur qesh djalli e ka punën keq. VLORË
Mba murin mos bie. SHQIPËRI E MESME
Me thënë e me të bërë shkon në mes një lum i tërë. JUG
Më gënjeve një herë, harram e paç, më gënjeve të dytën hallall. JUG
Mos u bëj thes i çpuar. SKRAPAR
Mos dëgjo ç'thotë ai për vete, por dëgjo ç'thonë bota për të. SKRAPAR
Ma kanë sharë pelën se kanë sy ta blenë. JUG
Në më rrefsh së pari të vraftë Zoti, në më rrefsh së dyti, të ndihmoftë Zoti. JUG
Kur të thonë ngordhi ujku, atëherë ruaj gomarë. JUG
Mos i jep shkopin harbutit, se të vret me shkopin tënd. MYZEQE
Nuk është ar gjithë që ndrit. VERI
Nuk i varen ujkut mëlçitë në qafë. KORÇË
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Fjalë të urta

#19

Post by Adriana »

Maturia...vazhdim

Ari në zjarr provohet, miku në rrezik kuptohet. VLORË
Armiku s'pritet me fjalë, por me plumb. KRUJË
Armiku më i rrezikshëm është, ai që harrohet. JUG
As buka nuk haet vetëm. JUG
Atje ku luftojnë dy, fiton i treti. KORÇË
Kur merr dërrasa të plasur, çahet e tëra. SKRAPAR
Kur je veti i dytë, të ngoh dhe fryma e shokut. BERAT
Lulja e këputur nuk lëshon më. MYZEQE
Me mikun ha e pi, të dhënë e të marrë mos ki. JUG
Mendja me mendjen, pjellin mëndje. JUG
Me një ka nuk bëhen pendë. JUG
Me nji tra nuk mban shtëpia. JUG
Mëson nga armiku më shumë se nga miku. JUG
Miku i mirë të nderon shtëpinë, miku i vjetër nuk hidhet poshtë. JUG
Miku është mik deri sa nuk përzihet në hallet e shtëpisë. VERI
Miku harrohet po të largohet. PËRMET
Miku i mirë vjen nga porta. BERAT
Nuk bëhet stani me dhi të egra. VLORË
Njeriu ka nevojë më tepër për dashuri, se për lavdi. JUG
Njeriu pa shokë, si muri pa tokë. JUG
Miku i mikut tim, është edhe miku im. VLORË
Një krah s'mban kala. GJIROKASTËR
Një zog që ndahet nga klloçka, e ha shqipja. SKRAPAR
Pa djalë e pa gocë rrova, pa shok nuk rrova. KRUJË
Për një shamatë, lypen dy veta. SARANDË
Punën nuk e bën një gisht, po e bën grushti. TROPOJË
Qentë le të lehin, karvanet të shkojnë përpara. JUG
Ruajmë nga miku, se nga armiku ruhem vetë. VLORË
S'bëhet lëmi me një kalli. JUG
S'bëhet stani me lepura. MYZEQE
S'mblidhen lepujt në vath. JUG
S'mbushet thesi me një kokërr. LUKOVË
Syri është më i mprehtë se kordha. JUG
Shejtani kur nuk ka punë rreh të birin. JUG
Shokë bashkë, e bukë veç. JUG
Trimi i mirë me shokë shumë. JUG
Shoku sa duhet, aq qortohet. KOSOVË
Shtëpinë e mbajnë të gjitha shtyllat. BERAT
Tek nusja hanë e pinë, te dhëndrri gja nuk dinë. VERI
Të më mbrosh atje ku s'jam, se ku jam mbrohem vetë. LIBRAZHD
Uji fle, hasmi s'fle. LIBRAZHD
Ankohet kalorësi se po i varen këmbët. VERI
As nuk kam, as më mbarohen. KAVAJË
Bjer, o zot, mikun; të haj dhe i zoti i shtëpisë. LABËRI
Bota të jep aq sa t'i kesh dhënë asaj. JUG
Bukë e kripë e zemër. KAVAJË
Çilet dera, rritet ndera. VERI
Dora lanë dorën, të dyja lajnë faqet. ELBASAN
Edhe pula jote në kopshtin e botës të duket e majmë. KOLONJË
Fshati digjet, kurva krihet. JUG
Fukara jam, po shpirtin nuk e kam fukara. VERI
I mirë për shokë, e i lig për vete. JUG
Bukën tënde ha, hall të botës qa. LUNXHËRI
Çezma i lan të gjithë, veten nuk e lan. DELVINË
I fundit ja do qaj, ja do qeshë. LABËRI
I qan hallin kalorësit. DURRËS
I zoti i shtëpisë, rri në fund të urave të zjarrit. POGRADEC
Jo gjithmonë "mirë se të gjeta" po edhe "mirë se erdhe". ELBASAN
Kafeja është e zezë, po të zbardh faqen. JUG
Nga fryn era kthen gëzofin. DIBËR
Kam qeshur të tjerë, më mbiu në derë. KORÇË
Keq më vjen, po dëm s'më bëhet. SKRAPAR
Ku s'të thërresin, mos shko; ku s'të pyesin, mos kuvendo. ELBASAN
Këpucari i ka këpucët e grisura. JUG
Kërkon të zërë gjarpërin me dorë të botës. JUG
Kopraci s'të jep të zezën e ullirit. JUG
Ku bien daullet të çojnë këmbët vetë. SKRAPAR
Ku rënça mos u vrafsha. VLORË
Kur të kem me thasë, të të jap një trastë. SHIJAK
Kur të vjen nevojtari në derë, po s'pate gjë, jep një gotë ujë. SKRAPAR
Kush ha vetëm, vdes dhe vetëm. JUG
Kush shkon pa thirrë, kthen pa u përcjellë. SHKODËR
Kush vete i paftuar, e gjen sofrën pa shtruar. ARBËRESHËT
Kush vjen rrallë, ha bakllavanë, kush vjen shpesh ha përsheshë. KRUJË
Le gomari që na ngordhi, po s'na lënë as mizat rehat. KORÇË
Lype se s'ta jep, merre se nuk thotë gjë. KAVAJË
Mali me mal s'piqen, po njeriu do piqet. JUG
Me çfarë syri do më shofësh, me atë do të shof. ELBASAN
Merr belanë e botës e vë në krye të votrës. ELBASAN
Miku i afërt nuk ka nder, se vjen përherë. MYZEQE
Miku i thirrur, duhet përcjellun. MIRDITË
Miku nuk vjen për thelë e lëng, po për fjalë e për kuvënd. KRUJË
Mikut i lëshohet vendi dhe i dëgjohet kuvendi. KRUJË
Mirmëngjes, me interes. FIER
Mos qesh në shok, se e gjen në kokë. KOSTUR
Mos e lëndo ku i dhemb. JUG
Në daltë djalë të na rrojë, në daltë çupë, të të rrojë. JUG
Në shtëpinë e të varurit, nuk zihet litari me gojë. DELVINË
Nuk dua mish e kabuni, po dua, ner e sajdi. KAVAJË
O bark, o qerrata, këtu gjete, këtu ha. BERAT
Pa para njeriu ha dhe një thes me kripë. VLORË
Peshku në det, kripa në tokë, po bashkohen në tigan. KORÇË
Prifti më përpara bekon mjekrën e tij. KOLONJË
Pula bëri venë, gjelit i dhemb barku. KUÇ
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Fjalë të urta

#20

Post by CERMENIKASI »

Dy fjalë t'urta nga Librazhdi që kanë të bajnë me ish regjimin stalinian në shqipni të nxjerruna prej disa nga shënime të mija të hershme.

O Enver,Enver i dashtën ,na more misrin na le kashtën.
O Enver o Mao tse Tum , tri tulla bukë i kemi shumë.
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Fjalë të urta

#21

Post by CERMENIKASI »

As dashi s'ka dy lëkurë as njeri dy jetë.
As nana s'i ep gji fëmis pa kja.
Buka,miku e besa janë tri punë pa të cilat Shqiptari s'ka shka bân të gjallët.

Burri i fortë asht i zoti i shejtanit e i mejdanit.
Burri ja të falë ja të pret.
Edhe i urti ka'i here ka nevojë të hijë në valle të mârrëvet.

Fisheku i mbramë i zbardhë faqen vedit dhe i ban shyqyrin.
I keqi mos leftë dhe në leftë mos u rritët.
Kah del fjala del shpirti.

BURIMI:Andrra e Prêtashit Anton Harapi
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Fjalë të urta

#22

Post by CERMENIKASI »

Krenat s'peshohen me kandar.
Ku han miku e shton Zoti.
Kulmi i besës tregohet me mndoren e mikut.
Kush asht mir me Zotin,asht ma mirë me robin.

Kush i lakmon kësajë jetë,s'din gja.
Ma nderë asht me pritë ti se me u ba të pritesh.
Ma njeri asht nji malsuer si kush se nji shkollar si askush.
Meshatarit edhe mjekut nuk i ndalohet rruga

Burimi: Andrra e Prêtashit
Anton Harapi (botim i vitit 1959)
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Fjalë të urta

#23

Post by CERMENIKASI »

Mesa ka peshk pa halë,aq ka shpi pa fjalë.
Njeri shpesh tuj dashtë të hikë prej shiut ,bjen në breshën.
Nuk mjafton me pasë mend,por duhet dijtë me i qitë në punë.
Palla në thes nuk hin.
Ti luej,nafaka luej.
Shpirti s'ndryhet përpa dekë.


Burimi:Andrra e Prêtashit
autor:Anton Harapi
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Fjalë të urta

#24

Post by CERMENIKASI »

Fjalë t'urta prej Arbëreshve t'ishujvet të Greqisë

Ullku ka ëmërinë e dhelpëra bredh.
Ku pështijnë shum, benetë lum.
Kalal të të bënetë si klumisht e mëmësë.
U sos vera , u sos kuventa.
Cdo dhelpëra nga pazari?
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
Post Reply

Return to “Folklori shqiptar”