Sipas Çabej: formim i vaj-it me sufiksin e agjentit -tor fem. -tore është vajtore “grua që i bën vajnë një të vdekuri”; në Veri edhe vajtojcë një postverbal i vajtoj me -ce-në e atij dialekti.
Enci. Një nga vajtimet më të vjetra shqiptare përmendet ai i rapsodisë kreshnike me lahutë “Ajkuna qan Omerin”. Lidhur me vajtimin shqiptar, si dëshmia e parë e shkruar vlerësohet vajtimi i Lekë Dukagjinit për Gjergj Kastriot Skënderbeun. Këtë e jep Marlin Barleti në veprën e tij “Histori e Skënderbeut” (1508-1510). Sipas Çabej: Fjalë e mbarë gjuhës, Buzuku (p.sh. XXXVIII/2, Mateu 8, 12) e aty klenë vaj e sokëllimë n dhambësh “ibi erit fletus et stridor dentium”. BUDI (SC 384) me të nadh e t idhunë vaj. Më pas për vajtimin shqiptar sjell të dhëna Demetrio Franko më 1584, “Rituali Roman” i Budit më 1621, Frang Bardhi në një relacion të vitit 1641, Evla Çelebia më 1660-1664, Viçenso Dorsa më 1847, Johan georg von Hahn në veprën “Studime shqiptare”-1853-1854, Elena Gjika, Zef Jubani, De Rada, Luigj Gurakuqi, Viçens Prenushi, Maksimilan Lambertz, etj. Në veri kemi vajtimin që quhet “gjëmë”, i cili është një e qarë kolektive, kurse në Jug dallojmë kemi vajtimin polifonik. Kështu gjinia e “Vajtimit” lind dhe formohet brenda një largësie shumë të vogël të interpretuesit popullor me objektin (në këtë rast i vdekuri i pavarrosur). Përgjithësisht janë vajtuar trimat e rënë në luftë. Në të dy rastet që rol të rëndësishëm luajnë vajtojcat. Sipas Skiroit: në vajtime sundon fuqishëm toni elegjiak. Sipas Munishit: në Podgur të Kosovës, vajtimi bëhet vetëm tek femrat, me kokë të ulur dhe “me vaj në fyt”. Vajtimi si gjini popullore e gjejmë që të luhet edhe me fyell dhe longar."--Vasil Tole
---
Le te shohim per nje çast disa informacione ku te njejten menyre Vajtimi ndeshim edhe te te keshtuquajtur "greke te vjeter", ku kemi te njejtet elemente, grate qe qajne te vdekurin, qe i bien kokes me duar apo shkulin floket si dhe shoqerimi i vajit me ze te larte te grave per te vdekurit, me longar.
---
"A manual of Greek antiquities (1897)
Author: Gardner, Percy, 1846-1937; Jevons, F. B. (Frank Byron), 1858-1936"
