"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Historik i Kengeve dhe valleve Came

Flisni për folklorin tonë të mrekullueshëm si gojëdhënat, legjendat, këngët e trimërisë, anegdodat popullore, kostumë popullorë, etj.
Post Reply
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Historik i Kengeve dhe valleve Came

#1

Post by Aulona »

ENVER KUSHI

KËNGËT E ÇAMËVE NË OPTIKËN E EKSPEDITËS SHQIPTARO – GJERMANE TË VITIT 1957


Duke kumtuar për një temë paksa të veçantë, që ka të bëjë me analizën nga pikpamja muzikologjike, “respektivisht muziko-etnologjike të 30 këngëve çame”, siç shprehet studjuesja gjermane Doris STOCKMANN, njëra nga anëtarët e ekspeditës shqiptaro-gjermane të vitit 1957, kam konstatuar një fakt
dëshpërues: mungesën e studimeve të këtij lloji në kulturën shqiptare. Kam folur gjerë e gjatë për këtë temë me profesorin e nderuar dhe një nga miqtë e pasionuar të çamëve dhe njeri nga anëtarët e ekspeditës shqiptaro- gjermane, Prof. Ramadan Sokoli. Ai dëshpërimisht më ka pohuar faktin e mësipërm. Në muzikologjinë shqiptare mungojnë botimet në këtë fushë, siç mungojnë ekspeditat e organizuara shkencore për të incizuar dhe transkriptuar këngët e çamëve Çamëria mbeti një njollë e bardhë në hartën e muzikës popullore shqiptare. Fjalën e kam për fushën e muzikologjisë, sepse në atë të folklorit gojor kemi disa përpjekja si ato të Ibrahim Hoxhës, Qemal Haxhihasanit, Abaz Dojakës (në fushën e etnografisë dhe dasmës çame), për të arritur në punën e palodhur e të jashtëzakonshme të një njeriu modest e punëshumë siç është Fatos Mero Rrapaj. Për rrjedhojë, në relievin e çuditshëm sa origjinal dhe të larmishëm të muzikës popullore shqiptare, ndjehet mungesa e relievit po aq të habitshëm “të kulturës së çrrënjosur me dhunë, të çamëve”, siç shprehet shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare. Ky konstatim i përtej dhimbshëm, ka bërë që tashmë, bashkë me brezin e parë të çamëve të shpërngulur me dhunë nga egërsia e pashembullt zerviste, në botën e Vlorës (po të përdorim kështu vargun e një kënge vaji çame, regjistruar në Babicë të Vlorës) edhe në botën e Durrësit, botën e Rrogoshinës, Elbasanit, Cërrikut, Lushnjës, Fierit, etj. janë mbuluar dhjetra këngëtarë virtuozë, dhjetëra
instrumentiste dhe dhjetëra valltarë. Brezi i dytë e trashëgon këtë trashëgimi, por mendoj ajo është disi më e zbehtë, më me 2 pak kolor, se sa ajo e gjysherve e gjysheve, nënave e baballoreve mbuluar me botën mikpritëse shqiptare.

Të huajt që kanë udhëtuar në viset e Çamërisë në fillim shekullin e 19-të e më pas, në veprat e tyre, krahas të dhënave për gjeografinë, historinë, traditat, të folmen, etnografinë etj, kanë përshkruar edhe të kënduarit si dhe vallet çame. Është interesant se thuajse të gjithë konstatojnë të njejtën gjë: këngët
e çamëve janë të veçanta, se ata dallohen për një mënyrë të kënduari impresionuese, pasionante, me shumë pathos, me një shumësi zërash që të kujtojnë koret antike, ku isoja dhe zëri apo zërat e solistëve harmonizohen persosmërisht. Kështu Lord Bajroni, në nëntor 1809, nga brigjet e Çamërisë, do të shkruante se “më të rinjtë i dhanë duart njeri-tjetrit dhe filluan të hidhnin valle rreth zjarrit nën melodinë e këngës së tyre, me një lloj dinamizmi dhe gjallërie të mahnitshme. Ishte një këngë që zgjati më se një orë. Ajo fillonte kështu:

Kur ikën nga Parga
Ishin gjashtëdhjetë

Dhe më pas, ia kthenin me iso shoqëruesit:

Të gjithë komitët në Pargë,
Të gjithë komitët në Pargë.

Henri Holand, në librin “Udhëtime në ishujt Jonianë, Shqipëri, Thesali, Maqedoni etj. Gjatë viteve 1812 dhe 1813” shkruan: “Këngët e tyre ishin të natyrës së luftës. Shpesh dy zëra të veçantë zbuteshin dhe nga dy variante të ndryshme, bashkoheshin në një linjë të vetme muzikore dhe harmonike, me tone të shkurtëra dhe të egërsuara. Fyelli ishte vërtetë një mrekulli, ai shfaqej kalimtar dhe i ashpër. Dukej që ai rregullonte pengesat në momentet e ndalimit të zërit të këngëtarit....” Por ndoshta, piktori i madh Eduard Liri, ne librin “Udhëtim në rajonin piktoresk të Shqipërisë” (1815), ashtu si në pikturat e tij më pamje impresionuese të Çamërisë, na ka përshkruar edhe këngët çame. Sipas tij, vija melodike kalonte
3 përmes një përseritjeje të ashpër të korit minor, i ndarë në intervale të një ose dy zërave karakteristike që krijojnë nuanca të reja në boshtin melodik... Çdo strofë e këngës përfundonte duke iu nënshtruar ndërthurjes në një zinxhir rrotullues të vogël të shpejtë, duke përfunduar në një kor me iso Bo, bo, bo, ooo.

Në përfundim të strofës së fundit, kur idolgipsi, që dukej si diçka jo tokësore, ndërpriste zërin e tij dhe rrëmbente kapelen nga koka, duke e tundur atë me dorë në ajër, duke lënë të zbuluar kokën e tij... e në këtë mënyrë dëgjohej vetëm cyla (fyelli) në një harmoni të çuditshme dhe me bo, bo, boooo-në në
një ton të ulët, duke theksuar vetëm bo-në e fundit, që vinte papritur si një e shtënë arme, e shoqëruar nga një britmë unanime e këngëtarëve....” E bëra këtë parashtresë, për të theksuar një fakt interesant: edhe studjuesit gjermanë në librin e tyre “Muzika popullore shqiptare – Vëllimi I – Këngë të çamëve”, arrijnë në përfundimin se “te këngët çame kemi të bëjmë me një shtresë arkaike të muzikës shqiptare” Libri në fjalë, me autorë Doris Stockmann, Wilfried Piedler dhe Erich Stockmann, botim i vitit
1965, me 302 faqe, përbëhet nga këto pjesë:

Pjesa e parë: “Gjurmimi i muzikës popullore shqiptare deri në vitin 1957” “Ekspedita e mbledhjes shqiptaro-gjermane e vitit 1957 dhe shfrytëzimi i saj” “Vërejtje etnografike mbi çamët” te shkruara
nga Erich Stochman; Pjesa e dytë “Gjurmime në muzikën vokale çame” e ndarë në kapitujt “Paraverejtje e të përgjithshme”, “Problemet dhe metodat e transkriptimit”, “Verejtje botimi dhe spjegimi i shenjave”, “Terminologjia”, “Figura dhe dhënia e formës e këngëve çame” “Këngë bordune polifonike”, “Këngë korale jo bordunale”, “Këngë burrash”, “Këngë grash”, Këngë solo”, Pjesa “Transkriptime dhe pjesa e fundit përmbajnë tekstet në variantin shqip dhe përkthimin gjermanisht. Në qoftë se do të bënim një rikthim imagjinar gati 40 vite më parë, pra në vitin 1957, kohë kur u organizua edhe ekspedita shqiptaro-gjermane, nuk ka se si të mos ndjejmë akoma të freskëta plagët dhe dhimbjen e popullsisë çame. Është gjallë 4 brezi që e ka parë me sytë e tij llahtarën dhe gjëmën e madhe. Fëmijët e viteve ‘44-’45 janë më të madhuar, por në sytë e tyre ruhen pamjet e tmerrshme të tragjedisë. Të vdekurit, lënë bokërrimave të tokës çame, u trokasin netëve dhe u prishin gjumin të gjallëve, trazojnë kujtimet. Por jo vetëm kaq. Është zhvendosur relievi i kulturës çame, janë zhvendosur vallet e tyre
epike, këngët, baladat, përrallat, gojëdhënat. Dhe kjo është një zhvendosje e një lloji tjetër, më pak e dukshme, por më ulëritëse dhe më tragjike se plagët e bartësve të tyre. Sa më lart, ndihet në librin e autorëve gjermanë jo vetëm në përshkrimin që ata i bëjnë popullsisë çame të shpërngulur, por edhe në praninë e tragjedisë në këngët e regjistruara. Inçizimi i këngëve çame është bërë në Fier, Skelë dhe
Babicë të Vlorës. Këngetarët ishin, siç pohojnë studjuesit, nga i njëjti fshat ose së paku nga e njëjta krahinë. Kështu këngëtarët e Skelës para vitit 1944, banonin në fshatrat Arpicë, Vola dhe Vaje të Gumenicës. Këngëtarët e Fierit ishin nga Mazreku dhe grupi i Babicës nga fshatrat midis Mazrekut dhe Mangëlliçit. Mes shumë të dhënave, më ka bërë përshtypje një fakt që japin studjuesit gjermanë: kur inçizuam këngë vajtimi në Babicë, këngëtarja u prek aq shumë, duke i harruar të gjithë të pranishmit, saqë neve u detyruam ta ndërpresim inçizimin.

Teksti i këngës është ky:

Sha (pasha) krietë tat, babatho,
Sha kurmin tënd baba,
Ku do të të gjëjmë ne tani,
Që na lëshoe
Ore babatho e?
Do të të gjuajnë djeltë, baba:
Se neve nuku jemi në dhenë tënë babatho,
Se neve jemi muhexhirë në vend të huaj babatho,
Mos të ka pikunë vendi jot,
Se ke ardhurë në botë të Shqipërisë, Baba ore!
Do të të palosi bot’ e Vlorësë,
Se ashtu e kishim të shkruarë babatho,
Sha kurmin tën, ore baba, ore,
Po qe jedh’ ndo-jerë të vemi në 5
Në atë vatanë tën’ ore, vatrëz o?
Që jemi berë muhaxhin’ o,
Në botë të Shqipërisë o babatho.

Gjithësej janë 30 këngë të incizuara. Nga këto, në Fier 8 këngë (“Çelo Mezani”, “Mua më ra taksimi”, “Qaj me lot o Çamëri”, “Kalesh’ e Xhixho s”, “Luli me nishan në ballë”, “Ditën që u mor nisia”, “Mecovë e zeza Mecovë”,) në Babicë 8 këngë (“Kjo anë e lumit”, “Ç’ke flamur që s’valon”, “Janinë e zeza
Janinë”, “Ne porta të shkova”, “Thirri talili në malë” “Kamerini mal me fletë”, “Hiq kadale vallen’o”, “E mjera merr me zë” në Skelë 14 këngë (“Ulu mal të shoh Kastrinë”, “Kënga e Çelo Mezanit”, “Ti moj kull’ e Livadhisë”, “Ti më qesh , ti me ta”, “Berbaro, Vasiliko”, “Moj Mine, Minusheja”, “Ti fletë e lejmonit bardhë”, “Ra dielli mbi bajame”, “Të martën që me natë”, “Trëndelo, moj trëndelinë”, “Çu nis djali për kurbet”, “Nani-nani more djalë”, “Sha kriet tat babatho”. Duke analizuar gjerësisht “nga pikëpamja muzikologjike, respektivisht muziko-etnologjike 30 këngët çame”, ata konkludojnë se ky material “përmban një të tillë larmi praktikash, stilesh dhe formash që lexuesin e njeh me pasurinë e
këngëve të Shqipërisë Jugore.

Interes paraqet analiza e thellë shkencore e këngëve të mbledhura, ku dallojmë këtu këngët bordume polifone, veçoritë e kësaj mënyre të kënduari tek çamët. Ja vlen të citojmë një përfundim interesant, që të kujton përshkrimet e udhëtarëve të huaj mbi këngët çame: “Neve i kemi përmendur disa herë
mënyrat e këndimit të këngëtarëve çamë, si pjesërisht emocionale, pjesërisht të përmbajtur... Këngëtarët këndojnë zakonisht me sa fuqi kanë. Gjatë këndimit kori dhe solistët bëhen nganjëherë si të dehur (ose të dalldisur)”. Ata analizojnë edhe këngët korale jo bordunale, që përbëjnë 6 këngë burrash dhe 12 këngë grashë. Këto këngë këndohen me një zë ose më një praktikë këndimi që ndryshon
midis monofonisë dhe polifonisë. Interes paraqesin për veçoritë e tyre tri pjesët solo: një këngë djepi dhe 2 këngë vajtimi. Të dyja këto gjini i përkasin repertorit të grave. Në librin në fjalë përmenden edhe emrat e 6 grave, njera është 37 vjeçarja Hatixhe Qemali (Babicë) dhe tjetra Hamide Shabani, 40 vjeç nga Skela.

Vlera të mëdha për studjuesit e muzikës popullore ka transkriptimi i të 30 këngëve, bërë me profesionalizëm dhe kritere rigoroze shkencore. Po kështu edhe tekstet e botuara në dialektin çam, përveç pasurisë gjuhësore, paraqesin interes edhe për elegancën e vargut dhe mjetet shprehëse si dhe finesën karakteristike të folklorit çam. Libri “Muzika popullore shqiptare, këngët e Çamëve”, është edhe një homazh për bartësit e folklorit të mrekullueshëm çam, një libri kujtese gjithmonë të pagjumë e të trazuar. Ai e pasuron bibliotekën evropiane dhe ndihmon studjuesit për t’ju rikthyer këngëve të çamëve.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
Post Reply

Return to “Folklori shqiptar”