-RRETH ISOPOLIFONISE SHQIPTARE-
Nel libro di Lorenzo Tardo “L’Antica Melurgia Bizantina”, pubblicata nel 1938, troviamo una
citazione interessante che ci fa capire l’antichità di questa forma musicale: “…Gli albanesi, odiando
la schiavitù ottomana e lasciando la loro terra patria, non portarono con sé né il modello finale
musicale di Costantinopoli, e nemmeno l'arte accademica del Protopsalti raffinati, piuttosto
portarono con sé la loro tradizione musicale provinciale, montanara e arcaica che risale al 4-5
secolo A.D., al tempo dei Basilei e può darsi anche antecedenti”.
Perkthim:
-Ne librin e Lorenzo Tardo "L'Antica Melurgia Bizantina", publicuar ne 1938, gjejme nje citim interesant qe na le te kuptojme vjetersine e kesaj menyre se kenduari (muzikore): "...Shqiptaret, duke urryer skllaverine otomane dhe duke lene token e te pareve, nuk sollen me vete as menyren muzikore te Konstandinopojes, dhe as artin akademik te Protospaltit te holle (rafinuar), por sollen me vete traditen e tyre muzikore krahinore, malesore dhe arkaike qe ka rrenjet deri ne shek. 4-5 mbas Krishtit., ne kohen e Bazilejve dhe ndoshta edhe me perpara".-
----
Kohet e fundit isha per nje vizite dy ditore ne Napoli dhe duke vizituar nje kishe te vjeter aty, ciceroni (guida) me tha diçka qe ndoshta do dukej disi banale ne degjim te pare, por teje domethenese.
Fjalet e tij:"...gjithe kete shkelqim apo piktura te shumta qe paraqiten neper kisha, cili ka qene qellimi sipas jush?. Qellimi kryesor i pikturave kishtare, ku paraqiten shembuj nga jeta e apostujve, apo Krishtit apo shenjtoreve te tjere, eshte e njejta ajo e fumeteve (tregime me figura) te sotme. Liturgjia kishtare apo psallmat etj..., ne mesjete dhe me heret behej ne menyre kanonike ne gjuhen latine, por si mund tu shpjegohej kjo njerzeve te thjeshte
qe latinisht nuk kuptonin aspak?---Pra vetem me parqitje figurash neper piktura, qe kishin jo vetem qellimin e shpjegimit tregues (narrativ9, por edhe anen mistike..."
Por ç'lidhje ka kjo me pjesen qe solla me lart me figuren e Lorenzo Tardo (prift dhe studiues arberesh) dhe aq me teper me isopolifonine shqiptare?
Sipas E. Cabej dhe M. Lambertz citojme qe "polifonia shqiptare kopjoi muziken e te kenduari te bazilejve, pra menyren kishtare".
Po a do kishte nje fill llogjik kjo thenie e Cabej?
Lorenzo Tardo thote.
"Shqiptaret, duke urryer skllaverine otomane dhe duke lene token e te pareve,
nuk sollen me vete as menyren muzikore te Konstandinopojes, dhe as artin akademik te Protospaltit te holle (rafinuar), por
sollen me vete traditen e tyre muzikore krahinore, malesore dhe arkaike qe ka rrenjet deri ne shek. 4-5 mbas Krishtit., ne kohen e Bazilejve dhe ndoshta edhe me perpara"
Pra kjo menyre se kenduari njihet te pakten qe ne kohe te Bazilejve, por nuk mund te pranojme aspak qe populli kopjoi kete menyre te kenduari nga prifterinjte, por ka me teper mundesi qe bazilejte perqafuan kete menyre te kenduari apo e kopjuan kete zhaner te kenduari, qe te behej ndoshta me interesant apo i degjueshm predikimi, per njerezit e thjeshte, pra per bujqerit apo barinjte etj.,pasi bazilejte predikimet apo psallmat dhe theniet e librave te shenjte i benin ne greqishten kishtare, qe sikurse dime ka qene nje gjuhe kishtare dhe jo e kuptueshme per popullin. Pra paralelizmi midis dy reliteteve per mendimin tim qendron, ate te pikturave kishtare per te shpjeguar sikurse zhanrit muzikor polifonik kopjuar nga bazilejte per te afruar njerezit sa me prane kishes.