Vazhdojnë përgatitjet për Festivalin Kombëtar Folklorik
Posted: Tue Aug 04, 2009 5:39 pm
Përgatitjet për Festivalin Kombëtar Folklorik janë në rrugë të mbarë për të pritur pjesëmarrësit në datat 24-29 shtator. Ndryshe nga vitet e mëparshme, këtë vit organizatorët premtojnë jo vetëm një skenë tërësisht të rinovuar por dhe kushte më të mira për ruajtjen dhe mbrotjen e kalasë. Version multimedial i ketij lajmi
GJIROKASTER- Muaji shtator do të fillojë dhe zhvillimin e Festivalit Kombëtar Folklorik dhe angazhimi për organizimin e tij është maksimal. Prej mëse një muaji, Drejtoria e Monumenteve të Kulturës në Gjirokastër ka nisur përgatitjet paraprake në skenën e improvizuar dhe zonën përreth. Drejtori i këtij institucioni Spartak Drasa bën të ditur se tashmë përgatitjet janë në rrugë të mbarë, duke premtuar një skemë tërësisht të re.
Vëmendje i është kushtuar dhe garantimit të kushteve në Kështjellën e Argjirosë së Gjirokastrës.
“Po bëhet pastrimi i bimësisë në kështjellën e qytetit, për herë të parë do vendosen edhe tualete në këtë kështjellë. Njëkohësisht vazhdon dhe investimi, i cili tashmë ka rreth një muaj e ca që ka filluar për hidroizolimin e e pjesës më të madhe të kështjellës.” theksoi Drasa.
Këngëtarë, valltarë dhe muzikantë nga e gjithë Shqipëria do të zbresin në skenën e Festivalit Kombëtar Folklorik në datat 24 deri në 29 shtator.
(e.n/BalkanWeb)