Page 1 of 1

Kenge Popullore Muzikore

Posted: Sat Aug 08, 2009 1:45 am
by Aulona
U LUTEMI TE SILLNI EDHE TEKSTET, NQS KINI MUNDESI!

Pershendetje te gjithe nenave dhe femijeve te tyre qe jane larg ne emigrim.


[col]|I harruam biro
këngët e djepit
dhe filluam prapë
këngët e kurbetit

Dajlo dritë e syrit dhe syrit
ti vetëm o jetë
nëna jote zemra shpirti
me mall po të pret

O ju nëna Shqipëtare
me fëmijët ne kurbet
Parua ju uron nga shpirti
që tu kthehen me shëndet

Më ka ikur kënga mor kënga
si zoga folene
folëm nesër mbrëma
se nuk jam e qetë

O ju nëna Shqipëtare
me fëmijët ne kurbet
Parua ju uron nga shpirti
që tu kthehen me shëndet

Kur më pranon Hëna
i bëj muhabet
për ty lutet nëna djalo
të jesh me shëndet

O ju nëna Shqipëtare
me fëmijët ne kurbet
Parua ju uron nga shpirti
që tu kthehen me shëndet[/col]

Re: Kenge Popullore Muzikore

Posted: Mon Aug 10, 2009 1:58 am
by Aulona
[col]|Jeho moj Labërishte
opo jehooo moj jehoo

Hjade jeho moj labërishte
o këngë për Zota
jeho moj labërishte
tundet bota

Jeho jeho moj labërishte
viseve të mija
këngën merr baba Tomorri
ia kthen Lunxheria

Hjade jeho moj labërishte
krenarinë na fale
malet i bën burra
burrat i bën male

Hjade jeho moj Labërishte
vetëm me jehona
sa malet i rrite
zemrat tona

Hjade jeho moj labërishte
këngë o këngë e rrallë
ti moj ti më rrite
më mban gjallë[/col]

Re: Kenge Popullore Muzikore

Posted: Thu Aug 20, 2009 2:12 am
by Aulona
[col]|Male të pikonte pak flori
atë vend të bërë prej ari
emrin e nënës Shqipëri
dhe Vlorës me histori
e ka flamurin seli
Vlora jonë e Ismailit
këndon këngët e bilbilit

Më 1912 shqiponjë e vogël me halle
i ngriti kryet përpjetë
për fillime dhe krale

Mjekërbardhi faqendritur
me gëzime lot në sy
kur çon buzën tek flamuri
uron nënën Shqipëri

Ta gëzosh ta mbash përjtet
simbolin e trimërisë
vdekja o djem është e lehtë
kur ja fal jetën lirisë

Trimat me palla mbi supe
vallen hedhin deri tek gjuri
kënga merr Evropen tutje
në Vlorë ngrihet flamuri

Evropa le ta degjojë
shqipja s'bëhet mish per top
sofra ku luhet bixhozi
është bujare për të zotë[/col]

Re: Kenge Popullore Muzikore

Posted: Thu Aug 20, 2009 10:14 pm
by Aulona
[col]|Të ëmbla si mjalti në koshere
të thella si tehu i plugut
kështu janë more vëllezër
kështu janë vallet e jugut

Më merr një valle jugore
krah për krah e dore per dore
hajde trim mos rri por duku
këngë e valle që nga jugu

Që nga koha e lashtësisë
Brez pas brezi mbijetuam
babi gjyshi nipi
asnjëherë nuk e harruam

Më merr një valle jugore
krah për krah e dore per dore
hajde trim mos rri por duku
këngë e valle që nga jugu

Valle këngë që ka jugu
gjithë bota zili i kanë
janë te rralla janë me vlerë
kanë habitur gjithë dynjanë

Më merr një valle jugore
krah për krah e dore per dore
hajde trim mos rri por duku
këngë e valle që nga jugu[/col]

Re: Kenge Popullore Muzikore

Posted: Sat Sep 05, 2009 1:01 am
by Aulona
[col]|Vallja jonë kështu e deshi
ta hedhim këtu te sheshi
nga Dukat e Kurveleshi
trashëguar brez pas brezi

Shokët o shokët o
Shokët o shokët o
ju them një fjalë

Sa lezet paska kjo valle
Vlonjte Përmetare
si kurorë dorë për dorë
hyn Berati me Kucovë
Kush e hedh vallen i pari
ky bandilli nga Skrapari
kush e hedh vallen i dyti
ky levend Gjirokastriti

Vallja jonë kështu e deshi
ta hedhim këtu tek sheshi
si dhuratë nga Kurveleshi
trashëguar brez pas brezi

Mallakastra djem capkënë
hedhin vallen rëndë rëndë
çe tërbuan vallen fare
djemtë nga Myzeqeja e madhe
moj Tepelena në male
e para në këngë e valle
Srandiote e Delvinjote
lumë ç'ka rritur kjo tokë

Vallja jonë kështu e deshi
ta hedhim këtu tek sheshi
si dhuratë nga Kurveleshi
trashëguar brez pas brezi

Shokët o shokët o
u them nje fjalë
S'dua lot e hidherime
Kur te shkoj tek Perendia
dua vallet e mia[/col]

Re: Kenge Popullore Muzikore

Posted: Thu Sep 17, 2009 12:09 am
by Aulona
[col]|Kënga Labe melodia
dallgë dallgë shtruar shtruar
e mba gjallë Labëria
nëpër shekuj të trazuar

Dhe në halle të mëdha
Labëria prapë këndon
ti moj këngë na bën me krahë
o gjëmimi që gjëmon

Ndizet flakë e ndizet shpuzë
nëpër shekuj nëpër breza
trëndafil çelur në buzë
vjen burimi nga gjeneza

Dhe në halle të mëdha
Labëria prapë këndon
ti moj këngë na bën me krahë
o gjëmimi që gjëmon

Këmbëkryq përmbi zallishte
nëpër sofra te mëdha
hidhet vallja labërishte
nga kalja në kala

Dhe në halle të mëdha
Labëria prapë këndon
ti moj këngë na bën me krahë
o gjëmimi që gjëmon

Ti moj Labëria ime
e qëndisur me thesare
nëpër dasma dhe gëzime
kënga Labe çel behare


Dhe në halle të mëdha
Labëria prapë këndon
ti moj këngë na bën me krahë
o gjëmimi që gjëmon[/col]

Re: Kenge Popullore Muzikore

Posted: Mon Sep 21, 2009 12:33 am
by Aulona
[col]|Rruza bejkë me topone
Pse shkon e nuk mi hedh sytë
Lum si kush të ka gjitone
Të shikon dita me ditë

Ju bandilla që shikoni
ja pëllcisni ja duroni
ja pëllcisni ja duroni
ju bandilla që shikoni

Buzë faqesë së malit
Shkel si ngjalë përmbi vesë
Meraku dhe malli i djalit
I mbetën fjalët në mesë

Ju bandilla që shikoni
ja pëllcisni ja duroni
ja pëllcisni ja duroni
ju bandilla që shikoni

Rruza bejkë me topone
Pse shkon e nuk më flet fare
Do dal të pyes barinë
Si bëhet bejka manare

Ju bandilla që shikoni
ja pëllcisni ja duroni
ja pëllcisni ja duroni
ju bandilla që shikoni

Ne gushën derdhur stolitë
Vanë vanë mendet e mia
Hidh një hap e lëshon dritë
Trete moj djemtë nga zilia

Ju bandilla që shikoni
ja pëllcisni ja duroni
ja pëllcisni ja duroni
ju bandilla që shikoni[/col]

Re: Kenge Popullore Muzikore

Posted: Thu Sep 24, 2009 2:05 am
by Aulona
[col]|Ti moj Gjirokastra nënë
të mbeti buza në këngë
e moj zonja me pen e mëndë
me kobure të ergjëndtë

S'duroj dot moj Gjirokastër
qaj me lot

Malet rreth të rrinë kurorë
vellon e hedhur me borë
Zoti vetë ishte skluptorë
e të skaliti me dorë

S'duroj dot moj Gjirokastër
qaj me lot

Ti më puth më the mirëserdhe
leht kokën më përkëdhele
syte me lotë mi mallëngjeve
më thua bijë këtu leve

S'duroj dot moj Gjirokastër
qaj me lot

E bukur e larë në hënë
për ty do shkrihem në këngë
e moj nënë e bukur moj nënë
shqiponjë e gdhëndur në shkëmbë

S'duroj dot moj Gjirokastër
qaj me lot

Kur këndoj për ty moj nënë
bashkohen brezat në këngë
yjet tundenë në djepe
vijnë në gjynjë e të thonë lepe

S'duroj dot moj Gjirokastër
qaj me lot[/col]

Re: Kenge Popullore Muzikore

Posted: Fri Sep 25, 2009 2:25 am
by Aulona
[col]|Çupa për Babanë

U nda çupa me babanë
si rreke lotët i ranë
lagu dhe gushën dhe fustanë
mallëngjeu tërë dynjanë

Se baba nuk gjen gjëkundi
të kërkosh qiell e tokë
e ka thënë i kanë vënë vulën
çupa për baba lë kokë

Çupa për babanë lë kokë
prej qëmoti e kanë thënë
nuse shkon në derë të botës
por zemrën mbas e kanë lënë

Se baba nuk gjen gjëkundi
të kërkosh qiell e tokë
e ka thënë i kanë vënë vulën
çupa për baba lë kokë

Çupat janë dera e botës
fjala e urtë kështu thotë
sa ka ujë pusi i shtëpisë
aq ka syri i çupës lot


Se baba nuk gjen gjëkundi
të kërkosh qiell e tokë
e ka thënë i kanë vënë vulën
çupa për baba lë kokë[/col]

Re: Kenge Popullore Muzikore

Posted: Tue Feb 22, 2011 10:34 pm
by Fionaa
Aulona wrote:[col]|Çupa për Babanë

U nda çupa me babanë
si rreke lotët i ranë
lagu dhe gushën dhe fustanë
mallëngjeu tërë dynjanë

Se baba nuk gjen gjëkundi
të kërkosh qiell e tokë
e ka thënë i kanë vënë vulën
çupa për baba lë kokë

Çupa për babanë lë kokë
prej qëmoti e kanë thënë
nuse shkon në derë të botës
por zemrën mbas e kanë lënë

Se baba nuk gjen gjëkundi
të kërkosh qiell e tokë
e ka thënë i kanë vënë vulën
çupa për baba lë kokë

Çupat janë dera e botës
fjala e urtë kështu thotë
sa ka ujë pusi i shtëpisë
aq ka syri i çupës lot


Se baba nuk gjen gjëkundi
të kërkosh qiell e tokë
e ka thënë i kanë vënë vulën
çupa për baba lë kokë[/col]

sa melankolike keto vargje ..