Page 1 of 1

Këngë të Çamërisë (Thesprotia)

Posted: Sun Aug 09, 2009 1:48 am
by Aulona
[col]|Delvina me Çamërinë
përnjëherë në këmbë c'u ngrinë

Hajde moj kalaja ajdhonate
Moj ç'i bëre trimat që pate

Luftojnë me jataganë
Ore për liri e për vatanë

Delvino, Delvina, Delvina me Çamërinë

Hajde Delvina me Çamërinë
Përnjëherë në këmbë ç'u ngrinë

Përnjëherë në këmbë c'u ngrinë
tri taborë asqerë ç'i prinë

hajde moj kalaja ajdhonate
moj ç'i bëre trimat qe pate

luftojnë me jataganë
për liri e për vatanë![/col]

Re: Këngë të Çamërisë (Thesprotia)

Posted: Sun Aug 09, 2009 2:09 am
by Aulona
[col]|Tumankuqe

Tmankuqe moj belhollë
ta bëj me si ma bën me dorë
ma bën me si ma bën me dorë
të pret djali në oborrë


Nek shtepia me dërrasa,
dil moj kaleshë se plasa
dil moj dil moj në dritare
vajzë Çame lozonjare

Tumankuqe moj belhollë
Lule Maji Lule Borë
dil moj dil ti në dritare
vajzë Çame lozonjare

Moj jelekverdha veshur o
moj vije duke qeshur o
u thashë se vije nek unë
ti veje ku keshe punë

Dil moj dil ti ne dritare
vajzë Çame lozonjare
Zbriti shkallët një nga një
sa ta puth syrin e zi[/col]

Re: Këngë të Çamërisë (Thesprotia)

Posted: Sun Sep 27, 2009 1:26 pm
by Aulona
[col]
Hopaaa boo sa bukur, keshtu eshte kur degjon boten... :D|Çohu Minushi, çou bilbili
çohu Resul Aga
ishin mbledhur
e po pinin në një kafaene

Të bukur grua që paske
vre Minush Aga
ku e njeh ku e ke parë
që ma mollois

E pashë një ditë në krua
nek po mbushte ujë
i dhashë shaminë e dorës
ajo ma pastroi
i thashë nja di tri fjalë
ajo mi pranoi

Minush Aga qe i pirë
vate në shtëpi
morri thikën dhe e therri
o gruan e tij

Të nesmen çi dolli rakia
vate nek varri
çohu grua, çohu vishu
se unë bëra faj

Çohu grua se u bëra faj
çohu vishu e stolisu
çohu dil në shoqëri

Çohu vishu dhe stolisu
të të shohin gjithë bota
dhe unë i mjeri[/col]