Vito Diedo,Bajlozi i Durresit.
----
"...Ky bajloz i prapë i kishte hedhur vendit një rreng të rëndë ; çdo derë ti jepte një dash të pjekur, çdo vatër ti dërgonte një vashë të njomë .."
----
Ne folklorin shqiptar ekzistojne figura interesante, te cilat ne se analizoheshin do na jepnin disa informacione teje te rendesishme.Ne ate qe njihet si "Cikli i Kreshnikeve" dhe pikerisht "Kenga e Gjergj Elez Alise" ndeshim ne nje figure sa enigmatike po aq edhe interesante ne emrin qe mbart.
C'eshte kjo figure dhe çfare perfaqeson ne kenget epike? Fjala "Bajloz" nuk eshte gje tjeter perveçse nje titull diplomatik apo titull funksionari perendimor, kryesisht venedikas, i cili vepronte ne provincat apo zoterimet e Venedikut per llogari te pushtetit qendror. Termi i sakte eshte "Baylo" (Bailo) dhe ndeshet shpesh si figure politike ne varesi te Venedikut ne shekullin e 15 m.Kr., pra si perfaqesues i Republikes se Venedikut prane Kostandinopojes. Ne Shqiperine mesjetare, nje "Bajlo" venedikas, e ndeshim ne Durres ku emri i tij ishte Vito Diedo (1498-1500) , por ne kete rast ai nuk ishte nje ambasador, por nje Guvernator, pikerisht sepse Durresi ishte nen kontrollin e Venedikut. Siç theksuam me siper, roli i kesaj figure ishte te ushtronte pushtetin per llogari te pushtetit qendror. Ne raste kur banoret e ketyre zoterimeve nuk kishin mundesi te paguanin taksat, atehere Guvernatori (Bajlo) perdorte menyra shpesh here te dhunshme, sikurse ishte konfiskimi i gjese se gjalle apo edhe marrja peng i nje familjari ( ne rastin tone; marrja peng e nje femre apo te reje te familjes). Bajlo i Durresit, Vito Diedo, ne nje dokument venedikas dhe pikerisht ne nje relacion te muajit Tetor i vitit 1500, paraqitet si tiran ku per fajin e tij dhe politikes se ndjekur prej tij, disa banore shperngulen drejt Puglia te Italise.(Shih imazhin e bashkangjitur)
Pra, nje -Bajlo- shume here perdorte menyra te dhunshme ne keto provinca te cilat administroheshin prej tyre per llogari te Venedikut. Keto duhet te kene qene disa prej shkaqeve qe popullsite rurale dhe malesore kerkojne nje hero i cili ti mbroje dhe te ndali apo luftoje kunder- Bajlo-, pra kunder ketyre Guvernatoreve. Kenget Epike, si ne rastin tone, lindin ne zonat rurale dhe malesore pikerisht sepse eshte popullsia rurale, bujqesore apo blektorale, ajo qe ndjen me teper trysnine e "tiranise se Bajlo" dhe kjo eshte arsyeja qe populli lind heroin e vet Gjergj Elez Alia.
Mendimi im eshte se figura e Gjergj Elez Alise eshte me teper nje figure mitike, pra e sajuar prej njerezve dhe ka me teper mundesi qe ne kete figure te nderthuret elementi luftarak shqiptar me elementin mistik apo ate fetar dhe pikerisht me figuren e Shen Gjergjit. Figura e Shen Gjergjit ka qene nje figure e perhapur nder shqiptaret e mesjetes dhe shume kisha mbartnin emrin e tij, pikerisht per nder te kesaj figure e cila nder shqiptar ka te beje me ritet bjqesore si dhe me kultin e diellit. (Lidhur Sh. Gjergjit shih: Rr Zojzi, Gjur, e nje kalen. prim. ne pop, t'one, "BISH", 1949,1.) Sikurse Shen Gjergji i cili lufton kunder nje dragoi dhe e mund ate, edhe Gjergj Elez Alia lufton kunder nje Bajlozi i veshur me hekur dhe ardhur prej detit. Gjithshtu mos te harrojme se shqiptaret me thenien "ardhur pertej detit", nenkuptonin perhere dike qe vinte prej brigjeve te Italise dhe ndoshta ky eshte edhe fakti qe gjenden elemente te perbashketa midis shqiptareve dhe boshnjakeve lidhur kengeve per Gjergj Elez Aline. Sikurse disa toka shqiptare administroheshin prej venedikasve, ashtu edhe toka te Bosnjes administroheshin po prej tyre dhe ne kete rast Bajlozet ishin po ata, pra Venedikasit.
---
