Page 1 of 2

Fjalë të urta

Posted: Sun Jul 17, 2011 6:09 pm
by CERMENIKASI
Fjalë të urta nga MALLAKASTRA

C'më duhet mua pasha në Misir!
Celësi që punon, s'ndryshket.
Kush punon vreshtën në gusht,mbush vozat plot me rrush.
Punoni,o duar,të hani ajkëtuar.
Zgjidh arën e qëro farën.
Ka të mençur për të marrë.
Njeriu i paditur,si pema pa lule.
Fëmija të fut te s'del.
Shiu i majit,pikë e vajit.
Buka të shpie më derë të hasmit.
Fukarai ecën si guri në të përpjetë.

Re: Fjalë të urta

Posted: Sun Jul 17, 2011 9:29 pm
by CERMENIKASI
Fjalë të urta nga SHKODRA

Mos merr grue e buej në dhe t'huej.
Shqiptari për mik djeg shpinë.
Këpuca e huej të vret kamën.
Bane kishën?Thuej edhe meshën.
Ka le tuta para njerit.
S'bjen gjithnji dymbdhetë sahati.
Kah del fjala , del shpirti.
Dera e burgut çilet,dera e vorrit s'çilet.
Plaku e ka qefinin nën sjetull.
I vorfni ka thesin e shpuem.
Vriten buajt e shkelen bretkocat.

Re: Fjalë të urta

Posted: Tue Jul 19, 2011 1:11 pm
by CERMENIKASI
Fjalë të urta nga KORCA

Frikacakun e kërkojnë plumbat gropave.
Të jesh trim edhe për dyfek,jo vetëm për byrek.
Atje ku luftojnë dy,fiton i treti.
Kam qeshur të tjerë,më mbiu në derë.
Edhe kopsht' i mbret' të jetë,një gjemb mbrënda do të ketë.
S'hahet sapuni në vend të djathit.
Gjarpri ecën dhe fshin gjurmët me bisht.
Ardhi me kalë e shkoi me gomar.
Mos u bëj lugë për çdo gjellë.
Pula e urtuar shëkon ëndërr sikur fle në hambar.

Re: Fjalë të urta

Posted: Tue Jul 19, 2011 8:56 pm
by CERMENIKASI
Fjalë të urta nga ELBASANI

Ha dhe e dorën tjetrit mos ia zgjat.
Armën se tëhekin dy penë buj.
I ikmi e i vdekmi harrohen shpejt.
Miku asht vëlla pa hise.
Rrallë e për mall,shpesh e përshesh.
E drejta të zhyt po nuk të myt.
Aj qi vjeth mënaren, ban gati kullufin.
Të gjitha bahen,veç mjekra e qoses s'bin.
Fqijë e mirë,derë e xhenetit.
Plaku asht shtyllë e shtëpisë.

Re: Fjalë të urta

Posted: Wed Jul 20, 2011 8:28 pm
by CERMENIKASI
Fjalë të urta nga BERATI

Bijë vëndi,pikë ergjëndi.
Më e urtë se delja nuk ka,por edhe asaj i ngjiten ferrat pas.
Nga trimi ka frikë edhe vdekja.
U rrukullis tenxherja,gjeti kapakun.
Jep me dorë,merr me këmbë.
Të mirit i tepron gjysma e mendjes,të ligut nuk i mjafton ajo që ka.
Njeriun,pa e gjykuar,mos e vrit.
Ay që të do,të qërton;ay që s'të do,të lëvdon.
Mos fol shumë se të bien dhëmbët.
Kush e mban kokën lart,bie në trap.

Re: Fjalë të urta

Posted: Thu Jul 21, 2011 6:52 pm
by CERMENIKASI
Fjalë të urta nga KRUJA

Qindro shtyllë e mos u ban urë.
Nuk asht trim ai që nuk njeh tutën.
Dita pa punë të lodh sa nata pa gjumë.
Miqtë e babës nderoi,miqtë e ri sprovoi.
Barën e kalit mos ia ngarko gomarit.
C'bluen mendja,i zbulon pija.
Mizën e ban ka e qimen tra.
Groshës së huej mos i hidh ujë.
Nji pikë në çati prish nji shtëpi.
Kur vdes nana,nis pleqnia.

Re: Fjalë të urta

Posted: Tue Jul 26, 2011 9:51 pm
by CERMENIKASI
Fjalë të urta nga DEVOLLI

Sa ç'e di nikoqiri,s'e di musafiri.
Hith prapa,të gjesh përpara.
Puna u zu qëkur zu bota.
Llafet të bëjën që dë arë,jo më lëmë.
Rri donjerë gjeli mi vezë të klloçitë?
Ha Muço,pi Ruço,s'ka.
Veri sapun leshit të zi sa të duash,s'xbardhet.
Gomar hipur,gomar kërkon.
Për një koskë gjer Poloskë.
Koha ujdis,koha prish.

Re: Fjalë të urta

Posted: Sat Jul 30, 2011 10:43 pm
by CERMENIKASI
Fjalë të urta prej Arbëreshëve të Italisë

Arbëresh,ruhu nga lëtini,si pelikani nga çekani.
(në arbërisht, letin dmth italian)
Bukë e hi,po te shpia jote.
Lum kush ng'i duhet dera huaj.
Arbëresh me katër veshë,lëti me katër bri.
Vetë di luga çë ka poçia mbrënta.

Fjala çë del ga gola,s'merret prapë.
Dhinë e mullinë kush i ruan i gjillin.
Kush flje ngrohët,ha ftohët.
Ara e lashtë nxiar grurë e kashtë.
Bëj pasin si ke këmbën.
(në arbërisht,pasi dmth hapi)

Mjerë ajo shpi çë ka galjofë.
(në arbërisht,galjofë dmth xhepa)
Misht ka thoi nëng ndahet.
Hëngre tult,mos le eshtrat.
Nani e panë,nani e vranë.
Thesi i mbrazët ngë rri shtuara.
(në arbërisht shtuara dmth në këmbë ose shtruar)

Ruaju lumit që ngë trungëllin.
Mos e smol gjalpërin që flë.
E di qeni ku fjën ljepuri.
Ulku nëng bëhet kurrë dele.
Shpi e re , fat i ri.

Re: Fjalë të urta

Posted: Sun Aug 21, 2011 8:05 pm
by CERMENIKASI
Fjalë të urta nga Librazhdi

Po s'nderove veten,s'të nderon njeri
Gjykon puna,s'gjykon guna.
Darovë armikut,o helm,o thikë.
Gardhi kalbet,hasmi s'kalbet.
Uji fle,hasmi s'fle.

Hirra nuk bahet djath.
Fjal'e ligë më e rëndë se plumbi.
Zjarri pa dru,si sthëpia pa gru.
Preja i vesh e hudhe n'trumët
Po pate dhen,gjenë dhe bari.

Re: Fjalë të urta

Posted: Tue Aug 23, 2011 11:08 pm
by CERMENIKASI
Fjalë të urta prej Arbëreshëve të Greqisë

Fjala çë del ga gola,s'merret prapë.
Mos trëmbu and bësh daraver me nikoqir.
Kuptimi:Mos u tremb nëse ban marrëveshje me nji njeri që mban fjalën.
Tamam e bëre punën,si kacalli gunën.
Mermë kur më çon,të më kesh kur më kërkon.
Kur më çon=kur më gjenë.
Ulku pasturma nöngë bön.

Kaqe fort të dua,sa të të nxierr sitë të ta puth.
Bon të mirë,për të çosh të mirë.
Të çosh=të gjesh.
As e panë,as e vranë.
Djali i së vesë,si kali i pashesë.
Pashesë=pashës.

Re: Fjalë të urta

Posted: Wed Aug 24, 2011 4:55 pm
by CERMENIKASI
Fjalë të urta nga Prizreni

S'ka iman pa vatan.
Shpijen tande kurrë mos e ban të huej.
Mos qit gaca në barut.
Lavdi në qiell,magja pa miell.
Leprit m'i dhanë raki,i thotë ukit:"A po më del në mejdan.

I forti edhe mushkë me u ba,mos i hyp.
Si kovaçi pa thingill.
Ma mirë shendet,se rehat.
Sa gavra ka shpia,aq punë ka fëmija.
Kiçi me kiç,delja me dele.

Re: Fjalë të urta

Posted: Fri Aug 26, 2011 3:54 pm
by CERMENIKASI
Fjalë të urta nga Kavaja

Ca uku,ca turku.
Kush shaftë kacollën e vet,iu djegtë.
çare ka vorba qi zi,e din luga q'e përzi.
Nize dritën pa të zanë nata.
Pushka sa ka gropën,ka hakun.

As kmishës shtatit s'osht për t'i besu.
Mahana për trahana.
Rri urtë e bluj butë.
Fol me ty,fol me murin.
Ja babë të kallxoj kufijtë.

Re: Fjalë të urta

Posted: Mon Aug 29, 2011 11:34 pm
by CERMENIKASI
Fjalë të urta nga Camëria

Mushti i Camërisë,më i ëmbël nga mjalti i Persisë.
Merre qen e haje dosë.
Peshqeshit mos iu gëzo se e paguan dhipllo.
Jetë-kuletë;fukarallëk-maskarallëk.
Vjeshta- e leshta.

Shtatori-pjellori.
Bukuria e faqes-rrezja e janarit;bukuria e shpirtit-diell i beharit.
U vi nga dasma,ti më thua ku bien dhiolitë.
Dy kokosha në një plëh nuk qëndrojnë.
Qingjin sert s'e do as e jëma.

Po e cingrise gomarin,droi edhe shqelbet.
Kali i keq thien pehtenjtë e tij.
Kush vjaset në të hangër,mbitet.
Për një vezë në Prevezë.
Këtu vete si në stan të priftit.

Re: Fjalë të urta

Posted: Tue Sep 06, 2011 9:53 pm
by CERMENIKASI
Fjalë të urta nga Kosova

Arma ta prun kreun,arma ta prun atdheun.
I huaji kurrë s'bahet i yti.
Kur të jesh në dhe të huej,dita të duket ni muej.
Me kajtë për vatan s'a marre.
Si dheu yt s'ka.

Liria nuk blehet me pare e me tokë,po fitohet me gjak e me kokë.
Kanga e trimit knohet mas lufte e jo tuj luftue.
Kush punon me mend i kryen punët me vend.
Edhe uflla pa pare asht e amël.
E ban barki,e han shpina.

Anërr e kam ni,anërr p'e kallzoj.
Kau i mirë njihet në hulli.
Pej të dekunit s'ki shka pret.
Shqep jorgan e arno çarçaf.
Fjala ta hup,fjala ta pshton kryet.

Në seicilën gjellë mos u ban biber.
Nuk duhet me fol pa e peshu.
Hyp se të vrava,zbrit se të vrava.
Mos i qit ferra vetes.
Njeri njihet prej goje e jo prej mloje.

Re: Fjalë të urta

Posted: Thu Sep 08, 2011 10:16 pm
by CERMENIKASI
Fjalë të urta nga Skrapari

Në bukë të botës robi është në vend të qenit.
Më mir nën dhe i mbuluar si mbi të i gjunjëzuar.
Derri do rrahur sa t'i duket dielli hënëz.
Mos e dorëzo dyfekun nga gryka.
Mos u fshi si miu prapa poçës.

Po s'u shëmb një brek,s'mbushet një hendek.
Amanetin nuk e tret dheri.
Gruaja që s'do të gatuajë shosh gjithë ditën.
Puna e bën dherin miell.
Lakrori do gjalpë;ara do pleh.