Page 1 of 1

ULIKSI dhe Cicklopi = NALETI DHE PLAKU - Rrëfenja të motshme Albaneshe Ilirike (Malësi e Madhe, Shkoder)

Posted: Wed Jan 07, 2015 9:21 pm
by Strokulli
[col]Si thoni, shoke, per kete rrefenje te motshme albanéshe ilirike e malesoreve t'one, qe aq shume ajo omerike e "Uliksit" me katallanin "Polifemi" i glet kesaj t'ones?!



Plaku i mendshëm dhe naléti. «Gjyshi ëm prej Nikçit më ka treguo kta. Kem pas ën kushurinì një plak. Ai delte n' Jezér [- i kem pa' than na atij vèni atje], delte me do shtjerra me i pranverua; i date prej berrit me mjel delet; edhe qitte shtjerrat atje në një shpellë; edhe mblidhej me to. Një natë prej natsh i ka ardh naléti aty me i hedh bretkosa [- se aty ishte një vend moçal, si breg] tue i sjell n'zjarm qi kishte ba ai n'àt shpellë. Tash, ky plaku à kèn shum i mendshëm. I ka thash këtij, naléti: «Si të thonë ën emën?». «Mùo më thonë ''Veto''» - i ka than ky plaku. Tash, ky plaku i à sjell ka'dal-ka'dal, edhe kap një ùn zjarmit, edhe t' iu ka sjell nalétit "giiip!". Edhe ai ka shkuo tue bërrtìt [- se e ka djeg zjarmi]. Këta të tjerët në shkambija, në mal, i kanë than: «Po ç'ke more, ç'ke?! Kush të rrahu, more, kush të rrahu?!». «Oh Veti, more, Veti!!! Më rrahu Veti, more, Veti!!!» - i ka than. «ÉÉÉII!!» - ata te kané qesh. «HIIIU!!» - «HA-HA HAHÀÀ!!» - e janë hallakàt. Kan thash: «Tek e ka rràh veti!!!». --- "Gjyshi m'a ka treguo. Më thoshte se à kèn e vertet, se n'at kohë jan pa naletat ["ata, shejtanat me briena!"], po tash nuk shihen se kanë hì nierz ne keto vise". (Nikç, Kelmend - Malësi e Madhe, Shkodër).|[/col]