"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Rite dhe besime për fëmijët në Myzeqe

Flisni për folklorin tonë të mrekullueshëm si gojëdhënat, legjendat, këngët e trimërisë, anegdodat popullore, kostumë popullorë, etj.

Moderators: uck_aksh, Strokulli

Post Reply
User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Rite dhe besime për fëmijët në Myzeqe

#1

Post by rrëqebull » Thu Jul 23, 2015 5:37 pm

55. Fëmijës së parë duhet t’i jepet një kokërr breshëri që të mos e vrasë breshëri kur të rritet.

56. Ditën që mbush motin, fëmijës i venë përpara një sini me plot gjëra: qese me të holla, sqepar, libër, kalem, gërshërë etj... sende që u përkasin mjeshtërve në jetën e njeriut.
Kur është çupë i vëmë përpara pe dhe gjilpërë, furkë e bosht, libër e kalem etj. Graria besojnë atë send që do të kapë me dorë fëmija, atë mjeshtri do të marrë kur të rritet.

57. Besonin se fëmija kur fillon të flasë, në se thotë fjalën e parë “baba”, fëmija që lind pas tij do të jetë djalë, ndërsa poqese thotë më parë fjalën “nënë”, besohej se pas tij do të lindë çupë.

58. Duhet spërkatur me ujë vendi ku fëmija qëndron më këmbë për herë të parë, me besim se siç lëviz ujët pa pushim, ashtu do të bëhet edhe fëmija kur spërkatet vëndi.

59. Kur një fëmijë nuk ngrihej në këmbë ose nuk ecte me këmbët e veta deri në 3 vjeç, i lyenin putrat e këmbëvet, e gjunjët me djersën e tepsisë, që mbetet kur piqet buka e ngrohtë. Kjo lyerje bëhej hënarritur e me qëllim që fëmija të çelë shpejt.

60. Nga uji i petëvet që përdornin graria kur ngjishnin brumin u epnin të pinin fëmijëve që nuk u kish ardhur goja ose ishin të belbët, me qëllim që t’u vinte goja.

61. Kur një fëmije nuk i ka ardhur goja, por vetëm këmbët, atëhere ja kryqëzonin tek prifti me thikën e meshës tri të djela me radhë në kohën që prifti kishte mbaruar meshën.

62. Kur mënon t’i vijë goja fëmijës, e shtien në thes dhe e hedh e ëma në krah si të ishte kungull. Në këtë kohë një shoqe është porositur ta pyesë të ëmën “Ç’ke aty?” Nëna i përgjigjet : “Kam një fëmijë gjihtë gojë e gjithë gjuhë”. Ky besim përsëritet deri në 3 herë, dy të djela dhe një të mërkurë me fjalët e sipërme.
Besimi është i këshilluar nga magjistricat.

63. E mirë dhe mbarësi për foshnjën është t’i dalin dhëmbët prerës së poshtëmit, pastaj të sipërmit. Prerësit e poshtëm shikojnë drejt përdrejtë nga qielli, kurse të sipërmit shikojnë përposht nga toka, dmth. se ai fëmijë nuk e ka jetën e gjatë dhe syrin e ka në gropë.

64. Kur e ushqente foshjën për herë të parë, nëna duhej t’i shtinte në gotë një sisë plake që të mos i binin dhëmbët deri sa të plakej.

65. Kur fëmijës i rrjedhin jargët nga goja pa u ndalur, duhet që t’i fshihen ato me bishtin e maces. Kjo punë duhet bërë çdo mëngjez kur fëmija është esull dhe hënahumbur që t’i humbasë foshnjes jarga, thoshin plakat e moçme.

66. Çupat nuk duhet të thurin gërshetat e bishtalecat me fjongo të bardhë se u sheh ndonjë grua me barrl fjongon e bardhë dhe me të ndodhur kjo asaj çupe do t’i bjerë floku si buka që hahet, thonë plakat.
Kjo ndodh për faktin se shtatzënës i vjen mall për çupërinë dhe se çupat nuk duhet të zbukurohen fort se prishin nga mënd djemtë.

67. Kur një fëmijë, i porsangritur më këmbë merr fshesën dhe fshin në dhomë, besohet se atë ditë do të vijë medoemos mik në atë familje.

68. Fëmijës nuk i duhet dhënë zemër kafshe e shpeze kurrë, se bëhet njeri pa zemër, i plogët e pa guxim. Besohet se zemra e kafshës i ha zemrën fëmijës dhe e dëmton.

69. Besohej se kur linde dobiç ndonjë grua, atë natë ose ditë do të bënte shi me fortunë sa s’përmbysej bota, prandaj plakat do të hidhnin në zjarre voshtimë dylli që të digjej i paudhi që kish gabuar gruan duke e bërë të pjellë dobiç.

70. Kur shtrohet një pulë shqerkë a pulë deti, duhet t’i vendoset në furrik një djalë i vogël nga 10 vjeç e poshtë që të dalin zogjtë të shkathët, të gjallë e të shëndoshë si djali që i shtroi.

71. Kur njeriu ka dy kurorëza çift në majë të kokës, do të martohet dy herë, dmth. po qe djalë do të marrë dy gra, ndërsa po qe grua do të marrë dy burra.




Mitologji e besime në Myzeqe, «Etnografia Shqiptare V», Tiranë 1974.

Jani Nushi


https://www.facebook.com/oshtima/posts/997796543587607

Post Reply

Return to “Folklori shqiptar”