ARBERIAONLINE

ARBERIAONLINE

kuvend që bashkon arbërorët
 
It is currently Wed Sep 17, 2014 7:28 am

All times are UTC




Post new topic Reply to topic  [ 8 posts ] 
Author Message
 Post subject: Kinematografia Shqipetare,filmat/aktoret e Juaj te preferuar
Post Number:#1  PostPosted: Sat Jun 20, 2009 7:26 pm 
Offline
Galactic Member
Galactic Member
User avatar

Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Posts: 2021
Gender: Female
ImageKinostudio Shqiperia e Re (Tirane)


Kinematografia Shqipetare deri ne ditet tona.

Filmi hyri në Shqipëri në vitet 1911-12. Shfaqjet e para publike u dhanë në qytetet Shkodër e Korçë. Sallat e para të kinemave si institucione publike u ngritën me iniciativë private pas Luftës I Botërore, në qytetet Vlorë, Korçë, Tiranë, Shkodër, Berat.

Filmat e parë u bënë nga të huajt; ata qenë kronika. Kronika e parë për ngjarje të lidhura me Shqipërinë është ajo e lidhur me Kongresin e Manastirit (1908), që sanksionoi Alfabetin e gjuhës shqipe. Gjatë 30 vjetëve pas Shpalljes së Pavarësisë (1912) u xhiruan kryesisht kronika, filma dokumentarë, nga shoqëri të huaja kinematografike të Europës apo SHBA, si dhe nga amatorë.

Menjëherë pas Luftës II Botërore u krijua nga shteti Agjencia Shqiptare e Filmave (1945), e cila më pas u shndërrua në Ndërmarrje Shtetërore Kinematografike Shqiptare (1947), kohë kur u bë shtetëzimi i plotë i rrjetit të sallave, importit, dhe prodhimit. Nisi xhirimi i filmave kronikalë dhe në maj 1948 u shfaq kinokronika e parë shqiptare. Në një vend me përqindje të lartë të analfabetizmit në vitet ‘40-’50, shteti i dha rëndësi shtimit të numrit të sallave dhe aparateve lëvizës, si dhe importit të filmave kryesisht nga vendet e Europës Lindore, Franca e Italia.

Një etapë të re shënoi ngritja e së parës studio shqiptare të filmave, Kinostudios “Shqipëria e Re” (1952). Përvoja e parë në fushën e filmit artistik qe bashkëprodhimi shqiptaro-sovietik Luftëtari i madh i Shqipërisë – Skënderbeu (1954, regjisor S. Jutkeviç, fitues çmimi në Festivalin Ndërkombëtar të Kanës). Filmat e parë artistikë të kineastëve shqiptarë janë Fëmijët e saj, film i shkurtër, punë diplome (1957, regj. H. Hakani), dhe Tana (1958, regj. K. Dhamo).

Vitet ’60 shënojnë prodhimin sistematik të filmit artistik në mesatarisht 1 film në vit, kryesisht me subjekte nga Lufta kundë pushtuesve fashistë e nazistë (1939-44) dhe nga reformat e viteve të para pas Luftës. Bënë filmat e tyre të parë regjisorët e rinj Dh. Anagnosti, V. Gjika, G. Erebara, P. Milkani.

Në vitet ’70, me shkurtimin drastik të importit, si rezultat i politikës së izolimit të ndjekur nga shteti në fushën e kulturës,u shenua një rritje të ndjeshme të prodhimit, nga 5-6 filma artsitikë në vit në fillim të periudhës, deri në 8-10, për të arritur në 14 në vitet ’80. U zgjerua gama e zhanreve; u bënë filmat e parë për fëmijë, ku u shqua regj. Xh. Keko, (ndër filmat e saj përmendim Beni ecën vetë, 1975); kinokomedia e parë Kapedani (1972, regj. F. Hoshafi e M. Fejzo); u bënë filma historikë e muzikorë; po zhanri më i pëlqyer mbeti filmi dramatik. Krahas të tjerëve bënë filma një brez i ri regjisorësh, R. Ljarja, S. Kumbaro, I. Muçaj, K. Mitro, E. Mysliu. Nisi prodhimin e filmave artistikë edhe TV Shqiptar ( Udha e shkronjave, 1978, regj. V. Prifti).

Në fund të periudhës dhe sidomos në vitet ’80 filmi artsitik shqiptar trajtoi më shumë aktualitetin si dhe ngjarje e personazhe para Luftës II Botërore. Në ekran u afirmuan regjisorë të tjerë me filma si Ballë për ballë (1979, regj. K. Çashku e P. Milkani), Dora e ngrohtë (1983, regj. K. Çashku), Agimet e stinës së madhe (1981, regj. A. Minga), Kohë e largët (1983, regj. S. Pecani), Tela për violinë (1987, regj. B. Kapexhiu), etj. Në vitet ‘70-’80 prodhimi i filmave dokumentarë u stabilizua në rreth 20-40 në vit, dhe pati tipare të thella propagandistike, po edhe kulturore; lindi filmi vizatimor shqiptar me filmin Zana dhe Miri (1975, realizues V. Droboniku e T. Vaso), i cili arriti deri në 16 filma në vit.

Krijimtaria kinematografike, e përqendruar në një kinostudio dhe në TV Shqiptar, qe fryt i bashkëpunimit të organizuar nga shteti mes kineastëve, regjisorëve të të gjitha brezave, shkrimtarëve, piktorëve, kompozitorëve, aktorëve, dhe industrisë kinematografike. Deri më 1990, nga rreth 200 filma artistikë 80 janë ekranizime nga letërsia shqiptare. Në fund të viteve ’80 në Shqipëri kishte 450 salla kinemaje e kinema lëvizëse. Por baza industriale e teknike në këtë periudhë erdhi duke u vjetëruar.
Në vitet ’90, me ndryshimin e sistemit shoqëror, u bënë reforma të thella.Kinostudioja e dikurshme u nda në disa studio, dhe filmat tani prodhohen kryesisht nga shtëpi filmike private (kryesisht regjisorë të kinostudios së mëparshme) në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë (QKK), të ngritur në mesin e viteve ’90, dhe me producentë të huaj. QKK është qendër e re e administrimit të filmit në Shqipëri, që ka dhënë tashmë rezultatet e para; aktualisht prodhimi kinematografik kryhet në bazë të Ligjit për Kinematografinë, mjaft i diskutuar nga kineastët.

Shkollimi i kineastëve shqiptarë nisi në vitet ’50 në vendet e Europës Lindore; më pas, me ndonjë përjashtim të rrallë, nuk u bë më jashtë vendit, por brenda vendit, në Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë, ose me specializime në Kinostudio.
Kritika dhe studimet për kinemanë u zhvilluan disi krahas rritjes së prodhimit, kryesisht nga vetë kineastët apo nga gazetarë. Revistë e posaçme ka qenë në vitet ’80 Skena dhe Ekrani, e cila pushoi së botuari në fillim të viteve ’90. Në Qendrën e Studimeve të Artit të Akademisë së Shkencave historia e kinemasë shqiptare studiohet në një departament të veçantë.
Deri në fillim të viteve ’90 kineastët kanë qenë të organizuar në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë; më pas ata u veçuan dhe formuan Shoqatën e Kineastëve Shqiptarë.

Arkivi Shtetëror i Filmit, dikur departament i Kinostudios “Shqipëria e Re”, në vitet ’90 u bë institucion më vete. Është anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Arkivave të Filmit.
Që prej vitit 1976 në Shqipëri janë organizuar Festivale Kombëtare të Filmit, në fillim një herë në dy vjet për të gjithë filmat, e më pas në mënyrë alternative, një vit për filmin artistik, e një vit për filmin dokumentar e vizatimor. Në vitet ’90 festivalet janë organizuar një herë në pesë vjet. I fundit, Festivali XI – prill 2000, mblodhi gjithë prodhimin e pesë vjetëve, 10 filma artistikë, 27 dokumentarë, 14 vizatimorë. Në prodhimin e viteve ’90 vazhdon të ndjehet tipari i thellë social, preokupimi i artistëve për problemet e shoqërisë, në veçanti të lidhura me dukuritë e reja të periudhës së tranzicionit. Një numër filmash kanë stigmatizuar totalitarizmin. Në këtë festival, për herë të parë u shfaqën prodhime të kineastëve shqiptarë nga trevat e Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Në dy festivalet e fundit (1995, 2000), përveç çmimeve të tjera, u dhanë edhe çmime të karierës, të cilat u fituan nga regjisorët Dh. Anagnosti e K. Dhamo, e nga aktorët K. Roshi e S. Pitarka.

Sot kinemaja shqiptare përjeton një periudhë të vështirë tranzicioni e përshtatjeje me ekonominë e tregut. Përveç rënies së prodhimit ne sasi edhe rrjeti i sallave të kinemave ka zbritur ndjeshem, dhe vetëm kohët e fundit jane bere dhe po bëhen përpjekje për ngritje sallash të reja bashkëkohore si kinemaja “MILLENIUM” ne Tirane dhe nje tjeter ne Elbasan. Nga ana tjetër, forcat krijuese janë të shumta dhe entuziaste, të çliruara nga trysnia etatiste, totalitare, dhe ekonomike e përqendruar, si dhe me iniciativë private përherë në rritje. Mund te thuhet se kinemaja shqiptare sot ndodhet midis nostalgjisë së një kinemaje kombëtare, të lindur e zhvilluar në kushte të caktuara, dhe së ardhmes në ndërtim e sipër.

_________________
Nuk jam vrasës, jam student shqipetar dhe vrava nje tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Kinematografia Shqipetare,filmat/aktoret e Juaj te preferuar
Post Number:#2  PostPosted: Sat Jun 20, 2009 7:46 pm 
Offline
Galactic Member
Galactic Member
User avatar

Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Posts: 2021
Gender: Female
Quote:
Shume here mendoj qe, filmat e atyre viteve jan nje dokument per historin e Popullit tone, mjafton te shikosh nje film dhe ke studjuar nje periudh te historis (pak a shume).Por dhe nje rol te madh luajn Aktoret tane te atyre viteve, nuk e di po ne aktoret e sotshem nuk shikoj atje interpretim nuk ndjej ate pasion/emocion te Aktoreve te viteve te shkuara. Jam e apasionuar per filmat qe flasin mbi ngjarjet reale. Ja dy prej tyre qe tregojne historin e e shkronjave dhe mesimet e para ne gjuhen tone.

UDHA E SHKRONJAVE




"Mesonjtorja''


_________________
Nuk jam vrasës, jam student shqipetar dhe vrava nje tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)


Last edited by Sally on Sat Jun 20, 2009 8:32 pm, edited 1 time in total.

Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Kinematografia Shqipetare,filmat/aktoret e Juaj te preferuar
Post Number:#3  PostPosted: Sat Jun 20, 2009 8:04 pm 
Offline
Galactic Member
Galactic Member
User avatar

Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Posts: 2021
Gender: Female
Quote:
Skene nga filmi "Nentori i Dyte". Ismail Qemali rrethohet nga ushtare Turke, por nuk dorezohet, perkundrazi u thote Shqiptareve ne garnizonin Turk, "Shqiptari nuk e shet Shqiptarin" Dhe kur thot qe nuk po flas per arnautet po per ''''Shqipetaret'''' une ndej nje krenari jasht mase te madhe. Mundt ta shikoj kete film dhe cdo dite po te kisha mundesin.



_________________
Nuk jam vrasës, jam student shqipetar dhe vrava nje tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Kinematografia Shqipetare,filmat/aktoret e Juaj te preferuar
Post Number:#4  PostPosted: Sat Jun 20, 2009 8:51 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Posts: 2765
Location: Tirana
Gender: Female
Zonja nga qyteti / Nje shoqe nga fshati:është një film komedi xhiruar në Shqipëri nga regjisori të vitit 1976,







Faleminderit

_________________
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!




Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Kinematografia Shqipetare,filmat/aktoret e Juaj te preferuar
Post Number:#5  PostPosted: Wed Jun 24, 2009 1:36 pm 
Offline
Galactic Member
Galactic Member
User avatar

Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Posts: 2021
Gender: Female
Ne filmin Keshilltaret:

Me pelqen pyetja kur ben per kenget e Tij...



Ja kjo kenge deri ne ditet tona..

_________________
Nuk jam vrasës, jam student shqipetar dhe vrava nje tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Kinematografia Shqipetare,filmat/aktoret e Juaj te preferuar
Post Number:#6  PostPosted: Sun Aug 09, 2009 3:56 pm 
Offline
Star Member
Star Member
User avatar

Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Posts: 607
Location: Albania
Gender: Female
Kapedani eshte nje nga filmat e mi me te preferuar. Po vendos ketu nje nga skenat e preferuara te ketij filmi.





^^^ketu eshte gjithe filmi :)





Albert Verria: Kam dobësi për femrat



Intervista / Aktori i njohur i filmit dhe i teatrit, rrëfehet për jetën, rolet dhe filmin "Kapedani". Nuk jam si Xha Sulua, i dua shumë femrat

Tani është në moshën e "kapedanit". Atëherë ishte 30 vjeç, kur ka luajtur rolin e plakut grindavec dhe fanatik ndaj femrave. Edhe pse i ka kaluar të 70-at, është energjik dhe me dëshirë për të punuar. Jeta e tij bëhet mes Vlorës dhe Tiranës. Pjesën më të madhe të kohës e kalon në qytetin bregdetar ku ka lindur, dhe premton se nuk do ta braktisë asnjëherë. Asgjë nuk do të lërë pas dore. Krijimtarinë e tij artistike e ka hedhur në një album me copëra fotografish nga rolet e luajtura ndër vite. Roli që ka bërë të njohur Verrinë është ai i Xha Sulos, tek filmi "Kapedani". Në një intervistë për Sh2-shin, aktori rrëfehet për karrierën, dashurinë për njerëzit dhe pak për Xha Sulon...

Një jetë në kinematografi dhe në teatër... Si ndiheni sot, keni nostalgji për kohët që keni lënë pas?
Nostalgjia është në subkoshiencën e njeriut, aq më tepër kur ndjen respektin dhe konsideratën e spektatorit, unë jam krenar. Ai që më ka frymëzuar në punën dhe zhvillimin e karrierës sime si aktor është publiku, të cilin asnjëherë nuk e kam nënvlerësuar, por përkundrazi, para tij kam ndjerë përgjegjësi shumë të madhe.

Sot si vazhdon aktiviteti juaj aktorial?

Unë realisht kam pasur kërkesa për të luajtur, por nuk kam pranuar, pasi ndjej një përgjegjësi shumë të madhe në këtë moshë, sepse dua që, atë rol që do të marr përsipër për ta realizuar, o duhet ta realizoj në nivel shumë të lartë artistik, ose nuk duhet ta luaj fare, sepse nuk dua të humbas respektin e atyre që më duan. Në përgjithësi jam marrë me punët e mia, pa lënë mënjanë asnjëherë krijimtarinë time. Kam xhiruar disa filma. Temat që kam kaluar në dorë, janë që nga lashtësia e deri në ditët e sotme. Roli i fundit ka qenë ai i një filozofi. Një përshkrim i botës së antikitetit, një zinxhir i pashkëputur që fillon nga lindja e më pas vazhdon me paradokse të tilla si, vëllai vret vëllanë, babai vret fëmijën, fëmija vret prindërit, një kasaphanë e vërtetë që gjen vend edhe sot.


Çfarë paralelizimesh u bëni sot në shoqërinë tonë roleve dhe realiteteve?

Unë kam realizuar një personazh, që mbart një realitet shumë konkret, ai është djalli. Kushdo në shpirtin e tij e ka në vetvete djallin. Në kuptimin e arsyes dhe mos arsyes që ka njeriu brenda vetes së tij, për mirë apo për keq. Në një moment të caktuar, kur arsyeja e drejtë mundet nga arsyeja e keqe dhe kjo del triumfatore, njeriu ekspozohet në formë krimi. Mesazhi im në gjithë këtë krijimtari që kam bërë është që t'u them njerëzve që ta duan njëri-tjetrin, ta respektojnë atë. Të respektojnë prindërit, familjen, shoqërinë. Të reagojnë fuqishëm kundrejt fenomeneve negative. Çdo ditë shohim vdekje nëpër rrugë, vrasje dhe më vjen keq për këto fenomene.


Me kalimin e viteve, rolet tuaj kanë ardhur duke u rritur dhe duke u përmirësuar për nga cilësia, ju si i shikoni sot pas kaq vitesh?

Në jetën e një artisti, ndonjëherë vijnë gjërat vetvetiu, pa i ndjerë. Fillimet e mia në aktrim i kam qysh në shkollën fillore, kur më japin rolin e një botanisti, që merret me shartimin e pemëve. Dal nga dal, më hyri në qejf puna e teatrit, ndiqja pothuajse të gjitha shfaqjet. Me kalimin e viteve, në pamundësi, pasi nuk kishte shkollë për aktor, unë vazhdova shkollën bujqësore në Fier. Mbarova për Zooteknikë, kam punuar tre vjet në këtë profesion. Pastaj, kur u hap shkolla e lartë për aktor në vitin 1959, unë isha një ndër studentët e parë të kësaj shkolle. Pas mbarimit të shkollës u emërova në teatrin e Vlorës dhe që atëherë jam aty, edhe tani që jam në pension.


Cili është filmi i parë që keni luajtur?

Ka qenë filmi "Përse bien këto daulle". Më pas "I teti në bronz", pastaj erdhi filmi "Kapedani", në vitin 1970.


Ndalojmë pak tek ky film, si jua propozuan atë rol që patët më pas "bumin" në karrierën tuaj?

Ka qenë një takim spontan dhe i rastësishëm në "Stacionin e Trenit" në Tiranë. Aty më kapi regjisori i "Kapedani", Ismail Xhabjaku. Mes turmës së madhe të punonjësve të teatrit të Vlorës, më spikati mua. Më tha të bëja kinoprovën dhe unë isha që në fillim i gatshëm për këtë. Më tha se do të bëja rolin e Xha Sulos. Më tërhoqi aq shumë, sa i përpirë prej rolit, thosha frazat e filmit në mes të rrugës. Iu dhashë me mish e me shpirt atij roli. Mbaj mend se para Hotel "Dajtit", njerëzit kthenin kokën dhe më shikonin sikur shikonin ndonjë UFO. Mbledh veten dhe e kuptova se flisja me zë, ose më saktë, luaja me vetveten. Sigurisht që njerëzit mendonin se kam qenë i çmendur, por shumë pak kohë më vonë, ata që ndoshta e mbanin mend fytyrën time, më kanë parë tek filmi "Kapedani". Realizova kinoprovën, në atë kohë nuk më thanë gjë. Disa ditë më vonë, pas mbarimit të një shfaqjeje në teatrin e Vlorës, vjen drejtori i tetarit dhe pasi më uron për atë çka kisha realizuar aty, më komunikoi edhe lajmin se kisha fituar kinoprovën për të luajtur rolin e Xha Sulos. Natyrisht, m'u bë qejfi, por u vura edhe para një përgjegjësie shumë të madhe. Në atë kohë isha vetëm 30 vjeç, por duhej të interpretoja një burrë të moshuar 70-vjeçar. Dhe kjo nuk ishte e lehtë. Duhet t'i afrohesha asaj moshe në plastikë, në të folur, në mentalitet.


E shikoni atë film sot?

E shoh dhe ndjej një sadisfaksion shumë të madh. Ai film ka rreth 40 vjet që është xhiruar dhe gjatë gjithë kësaj kohe ai ndiqet me interesin më të madh. Kjo më jep kënaqësi më të madhe.


Pasi mbaroi dhe u pa filmi "Kapedani", cilat ishin reagimet e para?

Po, reagimi qe i menjëhershëm. Më kujtohet në një moment, pasi kishin kaluar disa kohë nga dalja e filmit dhe djali ishte pak më shumë se katër vjeç, mbledh ata shokët pallatit, sepse atë ditë në TVSH jepej filmi "Kapedani". Isha dhe unë bashkë me ta, dhe çudia më e madhe ishte se fëmijët të gjithë shikonin filmin dhe herë pas here hidhnin sytë të habitur nga unë. Thoshin, si ka mundësi që ky është edhe këtu edhe aty.


Realisht, e kishit atë lloj mllefi ndaj femrave si në film?

Jo, jo, ishte e kundërta. Unë i doja shumë dhe kisha dobësi për to. Aktori shpesh identifikohet me rolet që luan. Mua, përgjithësisht më ka qëlluar të luaj më shpesh role negative. O do futesha në burg, o do vritesha, ose do hidhesha nga shkëmbi. Mund të jem mbytur e vdekur nja 7-8 herë.


Keni ndonjë histori që ju ka ndodhur pas filmit me ndonjë femër, duke marrë shkas nga roli?

Po kërkoja një poemë të Dritëro Agollit në Bibliotekën Kombëtare, mirëpo nuk po e gjeja dot. Aty kalon profesor Nasho Jorgaqi dhe e pyes se ku mund ta gjeja atë poemë. "Pse mundohesh, - më thotë Nasho, - futu tek kjo dera këtu dhe kërkoje". I bie derës, nuk u përgjigj njeri. Hap derën ngadalë, fus kokën brenda dhe shoh drejtoreshën që ishte ulur në tavolinë. Kishte veshur një bluzë me krahë të shkurtër, gjoksin gjysmë jashtë, ishte vapë, unë po e shihja, por ajo ende nuk më kishte parë. Në ato momente kjo ngriti kokën dhe më pa. "Ua, Albert, ti je?" "Po", - i thashë unë. "Ua, - tha, - si nuk është vajza ime këtu, se ajo e do shumë Xha Sulon". I thashë se "si nuk tha një njeri që do Xha Sulon e vërtetë". Ka pasur batuta pa fund, madje vazhdojnë sot e kësaj dite.


Po gruas suaj, çfarë i thoshin për bashkëshortin "fanatik" që kishte?

Ooo, lëre mos e pyet, si e duron atë, apo ai ty. Më ngatërronin me Xha Sulon. Unë, në jetën e përditshme isha krejt tjetër.


Është Albert Verria i pasur?

Unë jetoj vetëm me pensionin. Pasuria ime më e madhe janë rolet që kam bërë dhe që do të bëj.


Para disa kohësh keni pasur një gjyq për pronën tuaj në Fier, si është ajo histori?Është një gjyq i ngatërruar, më mirë të flasim në një moment tjetër për të.


Verria, në gjykatë për pronën

Aktori është bërë pjesë e gazetës "Shekulli" vetëm një ditë më parë, për një problem prone në Fier. Për sa i përket pronës së tij 230 prej metra katrorë, që ka fituar pas shumë seancash gjyqësore, Albert Verria nuk pranon ta komentojë. Të tilla hallakatje i ndodhin kujtdo, jo vetëm mua. Sipas një vendimi të gjykatës së rrethit gjyqësor, Fier, Verria ka kërkuar t'i rikthehet prona e trashëguar nga babai, një truall në lagjen "Kastrioti" të qytetit të Fierit. Pas shumë seancash dhe kundërseancash, më në fund Verrisë gjykata i jep të drejtë, duke lënë në fuqi kërkesën e tij dhe kthimin e pronës së kërkuar me të drejtë. Me një sërë provash shkresore dhe vërtetime hipotekare të renditura përballë gjykatës, me bindjen se do ta fitonte këtë "betejë" gjyqësorë dhe në fakt nuk ka rezultuar për keq, mundi t'ia dalë.

_________________
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Kinematografia Shqipetare,filmat/aktoret e Juaj te preferuar
Post Number:#7  PostPosted: Tue Oct 06, 2009 7:29 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Posts: 2765
Location: Tirana
Gender: Female
Filmi "Gunat mbi tela" prodhim i vitit 1977. Regjisor: Muharrem Fejzo, Skenari: Duro Mustafaj M. Fejzo, Producent: Shqipëria e re, Muzika: Kujtim Laro. Interpretojnë: Thimi Filipi, Fatos Sela, Serafin Fanku, Stavri Shkurti, Luftar Pajo, Sulejman Pitarka etj. Në këtë film pëmblidhet si një vepër korale një nga ngjarjet më të rëndësishme historike ikja nga Vlora e trupave italiane të mbetura pas luftës së parë botërore. Luftëtarët hyjnë në kampin e rrethuar armik jo me ndihmën e armëve të sofistikuara të kohës por me ndihmën e gunave që hedhin mbi tela. Flijohet Hodo




_________________
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!




Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Kinematografia Shqipetare,filmat/aktoret e Juaj te preferuar
Post Number:#8  PostPosted: Fri May 07, 2010 5:25 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3717
Location: Shkup
Gender: Male
Një kosovare në Hollivud, në filmin e Stiven Spielberg

Image


Ka marrë jetë tashmë ëndrra e saj! Aktorja e re kosovare, Mirlinda Bajralia ka filluar një projekt me regjisorin Stiven Spielberg si dhe është duke bashkëpunuar me producentë të “Warner Brothers”. Bëhet fjalë për një film që quhet “Killer” dhe i përket zhanrit horror, producentët e të cilit do të jenë Stiven Spielberg nga ‘Warner Bros’, të cilët edhe e kanë blerë këtë projekt. Në një intervistë për Bluetooth ajo tha se aktualisht ishin duke punuar në këtë film se janë duke u bërë disa mbledhje në Los Angeles, në të cilat do të caktohet se si do menaxhohet i tërë projekti.

_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Top
 Profile  
 
Display posts from previous:  Sort by  
Post new topic Reply to topic  [ 8 posts ] 

All times are UTC


Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest


You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot post attachments in this forum

Search for:
Jump to:  
cron
Powered by phpBB © 2000, 2002, 2005, 2007 phpBB Group
History Forum
Template made by DEVPPL