"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lajme Arkeologjike/Historike

Arkeologjia dhe antropologjia janë disiplina të rëndësishme në fushën e historise, sillni të dhëna për to dhe zbulimet e bëra për një vështrim të bazuar të historisë.
Post Reply
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#151

Post by Mallakastrioti »

Image

Zbulohet nje objekt i rralle, i pari ne llojin e vet ne Shqiperi. Zbulohet edhe Agoraja e qytetit antik. Arkeologet: Apollonia e vjeter sa Dyrrahu.

Germimet arkeologjike ne qytetin antik te Apollonise kane nxjerre ne drite nje objekt te rralle dhe te parin e ketij lloji per te gjithe rajonin e jugut. Nje objekt metalik prej plumbi i periudhes parahelenistike ne Apolloni, eshte zbuluar gjate germimeve te ekspedites shqiptaro-franceze. Drejtori i Parkut Arkeologjik te Apollonise thote se ky objekt eshte gjetur pas zbulimit te nje strukture prej 128 m gjatesi. Vete kjo strukture mund te kete qene Agoraja e Vjeter e qytetit antik. Zbulimi i Agorase se qytetit mund te riformuloje njohurite per daten e themelimit te Apollonise ndersa objekti prej plumbi perben nje zbulim te rralle. Sipas Haxhimihalit Agoraja e Apollonise e zbuluar ne keto germime daton ne vitet 630-620 para eres sone cka e shtyn daten e themelimit te qytetit 2 shekuj pas ne kohe nga periudha qe njihej deri tani.

''Jemi ne nje strukture qe i ngjan nje shetitoreje apo Agorase, me nje gjatesi 128 metrash. Nisur nga ajo qe dime per Agorane ose tregun sic i themi sot mund te themi se kemi gjetur Agorane e Apollonise. Ne fakt kjo ka qene edhe nje handikap per kete qytet pasi nuk mund te kishte nje qytet te tille si Apollonia pa Agorane e saj. Kjo strukture nderkohe eshte me e hershme se te tjerat qe jane zbuluar ne Apolloni dhe na detyron te ndryshojme daten e themelimit te qytetit nga shekulli i IV ne shekullin e VI p.e.s '' - shpjegon z. Haxhimihali.

Sa i takon zbulimeve te rendesishme jane arkeologet franceze ata tregojne vleren e tyre.

''Jane bere zbulime te rendesihme si varri i nje femije ku brenda kishte nje objekt prej qelqi dhe qe do te na trgeoje me shume per menyren e jeteses se banoreve te Apolonise. Por zbulimi me i rendesishem eshte objekti prej plumbi me mbishkrime mbi te . Analizat e metejshme do te na tregojne se cfare konkretisht eshte ky objekt por paraprakisht mund te thuhet se kemi te bejme me nje objekt teper te rralle jo vetem per Apollonine por edhe vende te tjera antike. Te ngjashem me te jane gjetur vetem ne Dodone te Greqise'' - thote Zhan Liu Lambolei drejtues i pales franceze te ekspedites.

Ekspedita shqiptaro-franceze ka nisur sezonin e germimeve ne daten 15 gusht dhe do te vazhdoje deri ne ditet e para te shtatorit. Arkeologet franceze pohojne se brenda pak ditesh eshte zbuluar nje numer i konsiderueshem objektesh cka e bene kete sezon germimesh nje nga me te pasurat me gjetje arkeologjike.

Deri tani mendohej se qyteti antik i Apollonise ishte themeluar ne shekullin e IV para eres sone cka e rendiste si qytetin e dyte me te rendesihem pas Dyrrahut ne gjithe pellgun e Adriataikut. Zbulimet e fundit ndryshojne daten e themelimit por gjithshtu pritet te japin te reja interesante per menyren e jeteses se banoreve vendas dhe greke te Apollonise antike si dhe per marredheniet mes tyre.
Image
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#152

Post by Adriana »

A mendoni qe duhen lejuar automjetet ketu?!

Kam edhe video, por nuk po arrij ta shkarkoj ne pc, sa arrin fundi i shkarkimit me thote error :cry:
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#153

Post by Sally »

Studiuesit amerikanë: Në Shqipëri zbulohet ferma më e vjetër në Europë, 6500-vjeçare

Studiuesit e Universitetit të Cincinnati në SHBA pretendojnë se kanë zbuluar në Shqipëri fermën më të vjetër në Europë, që nga epoka e paleolitit.
Lajmi ka bërë bujë të madhe ndër qarqet e shkencëtarëve, pasi sipas tyre informacionet që ata dispononin nuk ishin të mjaftueshme për të vërtetuar hipoteza apo disa fakte të vobekta të zbuluara deri më sot, në gjithë Europën.

Pronësorja e universitetit, Susan Allen deklaron: “Ka pasur vërtet një hendek të madh në dokumentimin e periudhës së hershme neolitike jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë rajonin.
Zbulimi tregon se në Vashtëmi, në juglindje të Shqipërisë, ishte një nga fermat e para, rreth 6500 vjet përpara Krishtit”.

Gjithmonë sipas studiuesve amerikanë, hulumtimet kryesisht zakonisht në rajone të pasura me drithëra.
Në studimet e tyre të kryera në Vashtëmi, rezultoi se në rajon baza e bujqësisë ishin drithërat, kështu aty gjendeshin këto llojë kafshësh si derra, dhi e dhen, por edhe kaproll, derr të egër, lepur, disa lloje peshku, etj


Sally: A mund te gjejme me shume te dhena per kete lajme..... :?:
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#154

Post by Zeus10 »

The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
User avatar
Orakulli
Star Member
Star Member
Posts: 609
Joined: Sun Jun 14, 2009 5:40 am
Gender: Male
Location: USA

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#155

Post by Orakulli »

Filluan po dalin te dhenat e para te shpikseve.
Image
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#156

Post by Zeus10 »

Il più antico libro d'Europa vale 11 mln
British library compra Vangelo del 600.
Il più antico libro d'Europa, per nove milioni di sterline (circa 11 milioni di euro) . Il Vangelo di San Cuberto, è stato acquistato dalla British Library di Londra, dove era tenuto in prestito dal 1979. Il manoscritto del VII secolo d.C., una copia del Vangelo di San Giovanni, era stato sepolto insieme a San Cuberto a Lindisfarne intorno al 698 e ritrovato a Durham nel 1104, dopo che le esequie del santo inglese erano state trasferite per sfuggire ai raid vichinghi.
ACQUISITO GRAZIE ALLA PIÙ GRANDE CAMPAGNA FONDI DELLA BIBLIOTECA. La British Library ha anche creato una partnership con l'Università e la Cattedrale di Durham, dove il manoscritto verrà esposto. La sua acquisizione dalla divisione britannica della Compagnia di Gesù ha seguito la più grande campagna di raccolta fondi mai intrapresa dalla British Library: il National Heritage Memorial Fund ha contribuito con 4,5 milioni di sterline, mentre il resto è giunto da altri enti benefici, fondazioni e privati.
«UN PREZZO BUONO». Caroline Brazier, direttrice delle collezioni della British Library, ha dichiarato che il manoscritto vale quanto è stato pagato: «Non sappiamo quanto un oggetto come questo sarebbe stato valutato sul mercato, ma crediamo di aver negoziato un prezzo molto buono», ha detto.
Il reverendo Michael Sadgrove, decano di Durham, dove è in programma che il manoscritto sia esposto dal prossimo luglio, ha definito l'acquisto del Vangelo «la miglior notizia possibile» e ha detto: «Sepolto con San Cuberto e recuperato dalla sua bara, il manoscritto aveva un posto d'onore nel monastero della cattedrale di Durham».

Martedì, 17 Aprile 2012

Image
Image
Image
Ky eshte libri me i vjeter ne Europe. Eshte nje UNGJILL dhe i perket shekullit te 7te PARA Krishtit????????!!!!!!!!!!!

.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#157

Post by Mallakastrioti »

...mbas krishtit. Nuk eshte liber i mirefillte (karte apo prej fletesh prej letre siç mund ta paraqesin neper lajme, por lekure dhe ne se nuk eshte prej lekure, atehere nuk eshte i shekullit te shtate, pasi ne shekullin e shtate nuk ekzistonte shkrimi mbi karte, por shkrimi mbi lekure), pasi siç dime libri prej letre (karte) i takon vetem shek. 15, pra mesjetes.
Image
erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#158

Post by erix77 »

Mallakastrioti wrote:...mbas krishtit. Nuk eshte liber i mirefillte (karte apo prej fletesh prej letre siç mund ta paraqesin neper lajme, por lekure dhe ne se nuk eshte prej lekure, atehere nuk eshte i shekullit te shtate, pasi ne shekullin e shtate nuk ekzistonte shkrimi mbi karte, por shkrimi mbi lekure), pasi siç dime libri prej letre (karte) i takon vetem shek. 15, pra mesjetes.
Po mbas krishtit ,viti 698 A.D.
Nuk mendoj se duhet patjeter te jete leter qe te quhet liber i mirefillte.
Eshte nje liber xhepi me kapak lekure dhie dhe qe ka 94 faqe "vellum" (lekure e perpunuar).
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#159

Post by Adriana »

Zbuluan “Librin e të Vdekurve”




Arkeologët u impresionuan, u besuan dhe… kur zbuluan pjesët e fundit nga i famshmi libër “rw nw prt m hrw” i 1420-ës para erës së re, që u zbulua krejt rastësisht në muzeun e Queensland.
I kërkoni ato pjesë me një mani të pa imagjinueshme, me një etje të pashtershme, për një shekull rresht, pasi besonin se kështu me të mund të zgjidhnin misterin e jetës pas vdekjes…

Ndërsa Egjiptologu i Muzeut Britanik, Dr. John Taylor, i ra të fikët, kur kuptoi se kishte në duar 100 pjesët që mungonin për të plotësuar “Librin e të Vdekurve”, i cili sipas legjendës, përmbledh koleksione përmbajtëse dhe 200 lutje magjike të cilat mund të përdoren nga të vdekurit në jetën pas vdekjes.
Kemi të bëjmë me një manual, që do të udhëheq të vdekurit në provokimet e ndryshme që do të ndeshin në Botën e Poshtme! (Ntouat).

Provokimi më i vështirë, ishte peshimi i shpirtit i të vdekurit, që bëri Zoti, Anouvis.
Shpirti peshohej në lidhje me Pendët e të Vërtetës dhe të Perëndeshës Ma’at.
Nëse zemra ishte më e lehtë se Penda, i lejoje të avanconte në jetën tjetër, nëse jo, atëherë gëlltitej nga përbindëshi Ammit, një kombinim Krokodili, Luani dhe Hipopotami.

Zbulimet e reja, konsiderohen si pjesët e fundit të mbetura jashtë koleksionit të plotë, pra ato ishin fletët e fundit të papirusit të “shenjtë”, që sipas arkeologëve arrin në 20 metra gjatësi dhe i përket krijuesit të Tempullit të Amun, Amenhotepi (i cili u shpall Faraon, kur ishte ende fëmijë dhe mbretëroi rreth 39-vjet).

Pjesët e tjera të papirusit ndodhen në koleksionet e muzeve më të famshëm të botës, siç Muzeu i Arteve në Boston dhe MET të New York-ut.
Arkeologët që po studiojnë këto papirus me një intimitet shumë të madh, por ata ende nuk kanë mundur t’i përgjigjën pyetjeve të tyre për vazhdimin e Jetës pas Vdekjes, kryesisht për shkak të mungesës ës fletëve të fundit të papirusit.

Specialistëve, historianëve dhe arkeologëve do t’u duhen shumë vite akoma studimi, që të mund të deshifrojnë Librin e të Vdekurve, por ata pohojnë se ka shumë gjasa që të ndeshen me surpriza shumë më të mëdha nga ato të cilat dinë apo mundët hamendojnë sot, ndoshta zbulimet e tyre mund ë jenë shokuese për njerëzimin: “Ndoshta mund të kemi të bëjmë me zbulimin më të madh të shekujve të fundit; sekretin e Pavdekshmërisë së Shpirtit”, nënvizohet në raportin e arkeologëve.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#160

Post by Adriana »

Provokimi më i vështirë, ishte peshimi i shpirtit i të vdekurit, që bëri Zoti, Anouvis.
Shpirti peshohej në lidhje me Pendët e të Vërtetës dhe të Perëndeshës Ma’at.
Nëse zemra ishte më e lehtë se Penda, i lejoje të avanconte në jetën tjetër, nëse jo, atëherë gëlltitej nga përbindëshi Ammit, një kombinim Krokodili, Luani dhe Hipopotami.


Nuk dua ta egzagjiroj, po gjithe bota paska fol shqip :D
Vetshpjegohet 100% shqip kjo fjale Ma’at - peshoj.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#161

Post by Adriana »

Butrint: Zbulime të reja arkeologjike

Butrint, 14 qershor - Në qytetin antik të Butrintit, një ekspeditë shqiptare dhe ndërkombëtare arkeologësh dhe specialistësh po sjellin në dritë zbulime të reja.

Portiku i Forumit Romak sipas kreut të ekspeditës, David Hernandez nga Universiteti i Notre Dame, Indiana është një gjetje e rrallë që i kishte munguar derti tani Butrintit.

Ky sipas tij, është një prej ndërtimeve më të rëndësishme të periudhës romake. Sipas arkeologëve, godina të përmasave të mëdha, kolona të larta dhe një dysheme me pllaka guri të latuar pritet të përfshihen shumë shpejt në një itinerar të ri për mijëra vizitorët.

Televizioni shqiptar “Top-Channel” transmeton se Hernandez bën me dije se arkeologët kanë gjetur mbi 200 monedha të periudhave të ndryshme, si dhe shumë objekte të importuara ku ka veçuar disa objekte prej mermeri, bazamente statujash dhe shumë material jetësor që i ka çuar studiuesit deri në shekullin e IV pas Krishtit, në gjurmët e një kishe apo bazilike paleokristiane të vendosur mbi të njëjtin truall.

“Studentë nga Universiteti i Notre Dame në Shtetet e Bashkuara, studentë shqiptarë dhe nga vende të ndryshme të Europës janë përfshirë në këto gërmime për të shkëmbyer vlerat studimore dhe kërkimore, ndërsa e shohin eksperiencën si të papërsëritshme”, thotë Hernandez.

“Çdo gjë këtu është unike. Është hera ime e parë në Shqipëri dhe eksperienca po më vlen vertet shumë. Më parë kam gërmuar në Pompei, por asnjëherë nuk kam marrë pjesë në një gërmim kaq intensiv. Të gjitha gjetjet janë emocionuese”, thotë studentja Alison Fields.

“Unë kam ardhur edhe herë të tjera këtu, por këtë vit kemi gërmuar më në thellësi dhe objektet, siç i shikoni, janë impresionuese. Ju më pyesni nëse më ka emocionuar diçka dhe unë po ju them, a ka gjë më emocionuese sesa gjurmët e gishtave të një banori të Butrintit lënë mbi një objekt balte gati 2.000 vjet më parë? Jam rrënqethur kur jam përballur me këtë gjetje”, shprehet Matt Wicck, nga Universiteti i Notre Dame.

Arkeologët vlerësojnë se me gërmimet e reja hidhet dritë edhe mbi periudha të tjera në Butrint, ndërsa për herë të parë është grumbulluar një material mbi ushqimin e përdorur nga banorët në epoka të ndryshme dhe gjendjen shëndetësore të tyre.

Specialistë të fushave të ndryshme, pjesë e ekspeditës, do të jenë gati me konkluzionet para fundit të qershorit por paraprakish gjetjet duket se do të hedhin dritë edhe mbi periudha të tjera të panjohura për Butrintin.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#162

Post by Sally »

Zbulohet tempulli dedikuar perandorit Adrian


Mbetjet e një tempulli dedikuar perandorit Adrian u zbuluan në rrënojat e qytetit antik të Adrianopolit, pranë fshatit Sofratikë, në rrethin e Gjirokastrës gjatë ekspeditës së zhvilluar në muajin shtator për të tetin vit radhazi nga arkeologët shqiptarë dhe italianë.

Bashkëdrejtuesi i kësaj ekspedite, arkeologu Dhimitër Çondi, tha për ATSH-në se, ” puna kërkimore u përqendrua në zonën arkeologjike pranë teatrit antik me qëllim evidentimin e gjetjeve të ndryshme, si dhe bëmë të mundur evidentimin e plotë të dyshemesë së këtij tempulli”. Sipas tij, pjesë e punës ishin edhe elementët e ndryshëm studimorë në lidhje me këtë qytetërim të lashtë.

Profesori italian Roberto Perna, bashkëdrejtues në këtë ekspeditë u shpreh se, “një rëndësi të veçantë në këtë mision arkeologjik iu kushtua edhe restaurimit të objekteve të ndryshme, që u zbuluan në rënojat e qytetit antik. “Krahas elementëve kërkimorë dhe studimorë kjo ekspeditë synoi edhe rijetëzimin e qytetit antik të Adrianopolit në shërbim të zhvillimit të turizmit dhe kthimin e këtij siti në një Park Arkeologjik”, thotë Perna.

Falë historikut dhe zbulimeve të shumta qyteti antik i Adrianopulit është një ndër objektet më të vizituara nga turistët e huaj dhe vendas.

Rrënojat e qyteti antik të Adrianopolit ndodhen 14 km larg qytetit të Gjirokastrës, shumë pranë superstradës Gjirokastër – Kakavijë dhe pozicioni i tij është mjaft i favorshëm për zhvillimin e turizmit të zonës. Këro rrënoja janë evidentuar gjatë Luftës së Parë Botërore prej arkeologut austriak, Prashniker. Gërmimet e para në këtë qytet janë bërë në vitet ’80. Në qytet ndohet edhe teatri , i cili ka një kapacitet prej 4000 spektatorësh, është i pajisur me 27 shkallë, 4 hyrje dhe një skenë dykatëshe. Objekti është ndërtuar në mesin e shek. II


buron nga nacionalalbania.com ( 30-09-2012)
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#163

Post by Adriana »

Zbulohet qyteti më i vjetër në Europë

Arkeologët në Bullgari zbuluan qytetin më të vjetër parahistorik të gjetur deri më sot në Europë. Një qytezë i fortifikuar me mure guri, i ndodhur pranë qytetit modern të Provadias, besohet se qendra e zbuluar ishte shtëpi e rreth 350 personave, të cilët jetuan rreth 4 700 vjet përpara Lindjes së Krishtit ose rreth 6500-7000 vjet më parë. Qyteza ishte e specializuar në prodhimin e kripës dhe kjo shpjegon edhe një sasi të madhe ari të gjetur nëntokë disa kohë më parë në këtë zonë. Qyteti është rreth 1 500 vjet më i vjetër se shenjat e para të qytetërimit helen ose ilir në Ballkan. Arkeologët kanë arritur të besojnë se banorët parahistorikë përdornin një minierë kripe brenda qytetit për ta tregëtuar dhe për të konservuar ushqimet e tyre. Në kohën që ata jetuan, kripa ishte një material me shumë vlerë, i krahasueshëm me arin e kohëve moderne dhe kjo shpjegon arsyet e mureve të larta mbrojtëse të gjetura. Gërmimet e para nisën në vitin 2005 dhe deri më sot janë gjetur disa shtëpi dy-katëshe, një varrezë, një seri objektesh shtëpiake, copëza të mureve, të strukturave të tjera mbrojtëse dhe një tempull i rrënuar. Megjithatë, eksperitazat e detuajuara dhe krahasimi i të dhënave historike ofruan një datë të saktë për periudhën e ekzistencës së qytezes së groposur nëntokë vetëm gjatë kësaj jave.
  Qyteti është rreth 1 500 vjet më i vjetër se shenjat e para të qytetërimit helen ose ilir në Ballkan?  


C'fare mendoni per kete zbulim?
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


Kelmendi
Member
Member
Posts: 25
Joined: Sun Mar 14, 2010 2:26 pm
Gender: Male

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#164

Post by Kelmendi »

Elbasan, zbulohen dy varre ilire në muret e kalasë

http://www.youtube.com/watch?v=4D2NqAr11MM
User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#165

Post by bardus »

Zeus10 wrote:


Jo vetem kaq Erix, por askush nuk ben perpjekje, per te na thene, cfare ishin vete helenet valle. E verteta eshte, qe te gjitha rrenojat dhe artifaktet, qe cilesohen greke ose romake, jane MESJETARE dhe JO ANTIKE. Ato ne rastin me te mire i perkasin shekullit te 10 PAS Krishtit.
Gjuha "greke" dhe ajo "latine", NUK jane jane gjuhet e kombeve ""te lashte"" greke apo latine. Ato jane e njejta gjuhe, e krijuar nga KISHA, per qellime liturgjie ne krye te heres. KISHA u be epiqendra e kultures dhe njerezimi i mbledhur rreth saj e perftoi gjuhen prej KISHES dhe jo anasjelltas. Ajo si gjuhe e kutures dhe skolastikes, u perhap nepermjet 1. shkolles( i mban mend "universitetet e hershme" qe mburen europianet?) 2. administrates dhe natyrisht 3. vete Kishes. Persa ju perket ""kolonive helene"", ato jane vetem alibia per te na zhveshur ne nga cdo forme kulture dhe per ta na shpallur te eger. Ne fund te fundit, per ""kolonite greke"", kane shkruar vetem murgjit e krishtere, VETEM PAS SHEK. TE 10, ne GJUHEN E KISHES. Nuk ka asnje prove bindese, qe te kete egzistuar ndonje komb me cilesi ETNIKE, i quajtur helen apo qofte dhe latin. Gjithe "historia" e tyre, eshte vecse nje histori Mesjetare, e shtyre prapa ne kohe.

Zeus ,po kapem pas asaj qe ke thene ketu, per te ashtuquajturat koloni greke ne Iliri,te fantazuara,kur e dime qe iliret ishin popull dominant dhe shume here zbrisnin andej poshte nga helenet.


Andrea Marmora.,1672, ka shruar nje liber per historine e Korfuzit.

Della Historia di Corfù, descritta da Andrea Marmora,... libri otto.

Autori ndersa ben fjale, per historine e qytetit te Durresit,spjegon edhe se si Korcyra dhe Korinthi krijuan "kolonine" e tyre aty.Ne ate kohe Taulantet ilire pasi kishin kaluar disa luftra me fqinjet e tyre, paten nje popullsi shume te vogel,prandaj u dhane vend kerkyrasve dhe korinthasve per tu vendosur aty,pra mund te themi qe nuk ishte koloni " Vend i pushtuar me forcë nga një shtet i huaj" por nje lejeqendrim i leshuar nga Taulantet.


Image
http://books.google.com/books?id=U6GctU ... nia&f=true
Post Reply

Return to “Arkeologji, antropologji”