Page 1 of 1

Shqiptarët në Turqi

Posted: Tue Jan 05, 2010 10:44 pm
by Kolivilor
Tema ka të bëjë me shpërnguljen e shqiptarëve për në Anatoli, që nga kohërat parahistorike deri sot. Ndikimet racore, gjuhësore, kulturore etj. Nga këndvështrimi racor, gjenetik, kulturor, historik etj.

Po filloj me disa të dhëna gjenetike. Në këtë skicë kemi, në rreshtin e parë strukturën e haplogrupeve mashkullore në Turqi, ku haplogrupi E3b që njihet ndryshe si E-V13, që e ka qendrën tek shqiptarët, në Turqi merr pjesë me 10%. Në rreshtin e dytë, struktura gjenetike e shqiptarëve të sotëm në trojet shqiptare, dhe në rreshtin e tretë struktura gjenetike e banorëve të Anatolisë para 500 viteve.

Pasi llogarita numrin e sotëm të turqve dhe shqiptarëve, numrin e shqiptarëve që kanë shkuar atje gjatë 500 viteve të fundit (14.000.000), strukturën gjenetike të turqve dhe shqiptarëve, më doli se vetëm gjatë këtyre 500 viteve të fundit haplogrupi shqiptar E-v13 apo E3b, është rritur nga 7% në 10%.
turkish haplogrup.JPG
Kështu para 500 viteve ky haplogrup merrte pjesë me vetëm 7%. Edhe ky 7% është pasojë e dyndjeve të mëhershme të shqiptarëve për në ato zona.

Dyndja e parë e racës pellazge duhet të ketë ndodhur në shek. 22 p.e.s. kur për të parën herë gjejmë kafka dinarike në ato zona. Kjo është vala e parë e dyndjes pellazge në Anatoli me ç'rast krijohen katër popuj pellazgë atje: Hetitë, Palajanët, Luvianët dhe Kilikianët, ndërsa jashtë Anatolisë, me këtë valë dyndjeje krijohet populli Fenikas në Libanin e sotëm.

Dyndja e dytë duhet të jetë e Frigëve, Lykianëve, Lidianëve etj.

Dyndja e tretë, është e fiseve iliro-thrake që krijojnë popujt e rinj: Dardania, Troja, Maonia, Bithynia, Mysia, etj

Dyndja e katërt i përket fiseve kolonizuese: Jonët, Dorët, Eolët.

Dyndja e pestë ka ndodhur pas fushatave të Aleksandrit të Madh.

Dyndja e gjashtë, legjionet ilire nën udhëheqjen e Romës.

Dyndja e shtatë, ilirët e më pas arbëreshët nën sundimin bizantin, krijojnë koloni në ato zona.

Dyndja e tetë, është kjo që e përmenda më sipër, në çështjen e haplogrupeve.

Nga sa shohim me gjithë këto dyndje që kanë ndodhur, lirisht mund të vimë në përfundim që haplogrupi E3b nuk ka ekzistuar fare në Anatoli, para viteve 2200 p.e.s.

Në këtë mënyrë edhe rrëzohet teoria se E3b ka prejardhje nga "neolithic farmers from Anatolia".