"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lajme Arkeologjike/Historike

Arkeologjia dhe antropologjia janë disiplina të rëndësishme në fushën e historise, sillni të dhëna për to dhe zbulimet e bëra për një vështrim të bazuar të historisë.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Lajme Arkeologjike/Historike

#1

Post by Arta » Mon Aug 03, 2009 4:55 pm

Faqe për arkeologjinë në trojet shqiptare

Projekti Arkeologjik i Rajonit Mallakastër
http://classics.uc.edu/mrap/MRAP_en.html

Albanian Rescue Archaeology Unit
http://www.gshash.org/

Lofkënd Archaeological Project
http://www.sscnet.ucla.edu/ioa/staff...end/index.html

Projekti i Luginës së Shalës
http://www.millsaps.edu/svp/

Official Butrint Website
http://www.butrint.org/

Coins from Butrint: Numismatic research on archaeological excavation
http://www.britishmuseum.org/researc...m_butrint.aspx

Archaeology in Albania
http://www.geocities.com/albaland/archaeology/

Konispol Cave, Albania
http://www.uta.edu/anthropology/petruso/iliria.1.html

Under Albanian Soil (article on Archaeology Magazine)
http://www.archaeology.org/online/features/albania/







Hadrianopolis, arkeologë shqiptarë e italianë rinisin gërmimet

GJIROKASTER-Ka nisur nga puna misioni i katërt i kërkimeve arkeologjike në qytetin antik të Hadrianopolis dhe në Luginën e Drinos të rrethit të Gjirokastrës, punime që kryhen prej ekipit të Universitetit të Macerates-Itali të drejtuar nga prof. Roberto Perna dhe Institutit Arkeologjik shqiptar drejtuar nga prof. Dhimitër Çondi. Punime e nisura do të zgjasin në një hark kohor prej një muaji dhe në to do të marin pjesë përveç arkeologëve italianë dhe shqiptarë edhe studentët nga Universiteti i Oxfordit-Angli dhe Universiteti i Gjirokastrës. Objektivi kryesor i gërmimeve arkeologjike një-mujore, pas rikonjicioneve të territorit, të realizuara në muajin maj të këtij viti, do të jetë thellimi i gërmimeve në qytetin romak, duke sjellë në dritë struktura të ndryshme monumentale. Për këtë qëllim do të thellohen kërkimet në brendësi të një ndërtese të madhe publike e zbuluar në vitet e shkuara, duke pasur si synim planimetrinë si dhe funksionet e saj. Në të njëjtën kohë do të kërkohet dhe gërmohet te zona publike midis objektit publik tashmë të evidentuar dhe teatrit. Në këtë zonë prej gërmimeve të vitit 2008 është individualizuar prezenca e një ndërtese tjetër të madhe edhe kjo e karakterit monumental që është vendosur në një periudhë më të vonë në një zonë deri në atë kohë e lirë.

Paralelisht në laboratorët e ngritur në ambientet e Qendrës së Misionit Arkeologjik në Gjirokastër, materialet arkeologjike të nxjerra nga gërmimet do të katalogohen dhe studiohen me qëllim ekspozimin në të ardhmen pranë Muzeut Arkeologjik të Luginës së Drinos. Sipas specialistëve të angazhuar në këtë ekspeditë kërkimet janë pjesë e projektit ‘Archadrin’, i cili vijon të konkretizohet në këtë qytet me vlera të jashtëzakonshme arkeologjike. Objektivi i këtij projekti është ai i kontributit të qëndrueshëm të territorit të Gjirokastrës nëpërmjet njohjes, mbrojtjes dhe vlerësimit turistik të pasurisë kulturore dhe arkeologjike të qytetit romak të Hadrianopolis në Luginën e Drinos. Në këtë kuadër gjatë ditëve të ardhshme do të jenë prezentë edhe arkitektë të tjerë dhe me përvojë që do të kenë si detyrë projektimin e infrastrukturave të nevojshme për përdorimin e zonës si dhe restaurimet që do të fillojnë të bëhen në 2010. Gjithashtu gjatë ditëve në vijim të ekspeditës do të jetë në Gjirokastër dhe Hadrianopolis, maestro Pierluigi Pizzi, regjisor dhe skenograf i famshëm, drejtor artistik i festivalit "Macerata Opera", i cili do të ketë si detyrë të verifikojë mundësinë për realizimin e një shfaqjeje teatrale në Teatrin e Hadrianopolis.

(d.b/GSH/BalkanWeb)
Last edited by Arta on Thu Aug 20, 2009 4:24 am, edited 1 time in total.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Lajme Arkeologjike

#2

Post by alfeko sukaraku » Mon Aug 03, 2009 7:13 pm

Dhimiter...dhem eter=babadheu.Por a di Dhimiter Condi kete??Cili eshte Dhimiter Condi?Cila eshte vprimtaria e tij?

Ne se ne shqiperi vazhdohen te behen germime per te kekruar kulturen italiane e "vorioepiriot" ...ateher vazhdojm te mbetem skllaver te ideologjis se vjeter...tradhetare.

Apolodori e quan Apollonin si qytet qe nga shek 12 p e s...ndersa Bylisin e ndertoj Neoptolemi..djali i Akilit ...na thote stefan bizantini...ketu duhet te kerkoj arkeologjia truthare shqiptare.

Arkeologut italian i duhen vene perpara surratit keto fletet e me poshtme ne menyre qe te mos kerkoj ketu per kulturen ilire..por ne muzeumet grabitqare italiane.
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
Last edited by alfeko sukaraku on Tue Sep 15, 2009 6:34 pm, edited 1 time in total.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Lajme Arkeologjike

#3

Post by Arta » Tue Aug 04, 2009 5:12 pm




Punimet ne segmentin Maqellare – Peshkopi pjese e rruges se Arbrit kane zbuluar gjurme te kalase se Grezhdanit.

Faza e pare e ketij zbulimi arkitekturor konsiston ne gjetjen e gjurmeve te hyrjes lindore te kalase me nje siperfaqe prej rreth 1200 metra.

Sipas historianeve kjo kala perfaqeson nje ndertim te shekullit te katert.Ky zbulim ka bere qe te nise nje projekt nga Ministria e Kultures, pasi Kalaja e Grezhdanit ne Diber eshte nje nga Kalate me te medha ne vendin tone, madje dhe ne Ballkan.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Lajme Arkeologjike

#4

Post by Arta » Thu Aug 06, 2009 6:59 pm




Arkeologet e misionit në Hadrianopolis kanë zbritur në terren për të katërtën herë për të zbuluar planimetrinë dhe funksionet e qytetit romak. Risia këtë vit pritet të jetë dhe organizimi i një shfaqje teatrale. Version multimedial i ketij lajmi

GJIROKASTËR- Pak ditë më parë ka nisur misioni i katërt arkeologjik në Hadrianapolis dhe në luginën e Drinos. Nismëtarë dhe bashkëpunëtorë të këtij projekti të vecantë në Gjirokastër janë ekipi nga një universitet në Itali, Instituti Arkeologjik Shqiptar, Universiteti i Gjirokastrës dhe ai i Oksfordit në Itali. Qëllimi i misionit nisur vite më parë synon në thellimin e gërmimeve në qytetin romak për zbulimin e planimetrisë dhe funskioneve të tij.

Në datën 11 gusht do të jetë në Gjirokastër dhe ne Hadrianopolis, regjizori dhe skenografi i famshëm ,drejtori artistik i festivalit Macerata Opera, maestro Pier Luigi Pizzi i cili do të ketë si detyrë të verfifkojë mundësinë për realizimin e një shfaqeje teatrale në teatrin e Hadrianopolis.
(e.n/Balkanweb)
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Lajme Arkeologjike

#5

Post by Arta » Sat Aug 15, 2009 11:30 pm




Derdhja e ujerave po shkaterron varret ilire
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Lajme Arkeologjike

#6

Post by alfeko sukaraku » Sat Aug 15, 2009 11:38 pm

Tuma e Kamenices duhet ti perkasin koheve shume me te vjetra se pretendohet.

Vete forma e rrumbullaket e kesaj tume ..na kujton nderlidhjet iliro-pellazgo-etruske=varret e rrumbullakta.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Lajme Arkeologjike

#7

Post by Arta » Thu Aug 20, 2009 4:24 am

Në Tiranë hapet Qendra e Studimeve Shqiptaro-Amerikane




Ilirian Agolli
Zëri i Amerikës
19-08-2009


Në Tiranë është hapur Qendra e Studimeve Shqiptaro-Amerikane. Drejtori ekzekutiv i saj, Mal Berisha, thotë se kjo qendër po punon për organizimin e një simpoziumi shkencor për marrëdhëniet amerikano-shqiptare në shekullin 21. Qendra e re ka pergatitur edhe një lëndë të veçantë për universitetet e vendit, me titull Marrëdhëniet Shqiptaro-amerikane.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Apolloni: Gërmime të reja në anën perëndimore

#8

Post by Zeus10 » Thu Aug 27, 2009 12:23 am

Zgjerohen gërmimet në lagjen romake në Apoloni
Gërmimet e fundit të ekspeditës arkeologjike shqiptaro-franceze në qytetin antik të Apolonisë, më saktë në zonën e vilave romake të shekullit të II mbas Krishtit, ofrojnë të reja.
Për herë të parë këtu është gërmuar në vitet '60 nga arkeologët shqiptarë Hasan Ceka dhe Selim Islami, në bashkëpunim me një ekip rus.
Siç shihet edhe nga këto pamje, një pjesë e kësaj vile është e zbuluar, por me kalimin e viteve aty nuk është gërmuar më.
Ekspedita e fundit në sektorin romak, në pjesën perëndimore të qytetit të Apolonisë, ka nxjerrë në dritë një vilë që po zbulohet plotësisht.
Vila ka një oborr të ruajtur mirë, të shtruar me pllaka guri dhe me një fontanë tetëkëndore. Sipas profesorit francez, Jean-Luc Lamboley, i cili drejton punimet, përveç kësaj vile të zbuluar në vitet '58-'60, aty ka edhe vila të tjera dhe ka ardhur koha që të gjitha këto të zbulohen pjesë-pjesë.
Ai pohon se kjo është një zonë me rëndësi për të kryer gërmime dhe për t'u studiuar, sepse duhet të jetë ndër zonat më të pasura me vila romake që mund të jenë përdorur në periudhën helenistike.
Po punohet ndërkaq që të nxirren elementë të tjerë, sidomos në pjesën perëndimore, për të plotësuar planimetrinë e një shtëpie ose të vilave që ndodhen nën tokë prej shekujsh dhe që do të zbulohen me kalimin e kohës.
Sipas profesorit Jean-Luc Lamboley, kjo është një lagje ku banorët që i përkisnin shtresës së lartë të shoqërisë, jetonin në Vila, të cilat ndaheshin njëra nga tjetra nga një rrugë me pllaka, e cila sapo është zbuluar.
Është një zbulim i ri që jep të dhëna se si ka qenë e organizuar vendosja e banesave.
Gërmimet e kësaj ekspedite do të vazhdojnë deri në fund të shtatorit.
Image
http://www.shekulli.com.al/2009/08/26/z ... oloni.html
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Zbulohet vendbanimi më i madh i neolitit ballkanik

#9

Post by Zeus10 » Thu Aug 27, 2009 12:30 am

21/08/2009 Arkeologët zbulojnë vendbanimin e 7 mijë vjet para Krishtit
Korçë- Ekspedita gjeologjike shqiptaro-franceze ka zbuluar në fshatin Goricë në zonën e Prespës vendbanimin më të madh të neolitit, krahasuar kjo me vendbanimet e identifikuara dhe të zbuluara deri tani në rrafshin mesdhetar dhe në atë ballkanik.
Gjetjet arkeologjike të sapozbuluara tregojnë jo vetëm për një vendbanim të madh, por edhe për një vazhdimësi jete që nga neoliti i mesëm e deri te neoliti i vonë, ku pas kësaj periudhe duket se jeta është ndërprerë. Megjithatë, fal hapësirës ku shtrihet ky vendbanim dhe intensitetit të jetës që ka pasur ai, gjetjet arkeologjike kanë qenë të shumta, të cilat kanë ndihmuar arkeologët në datimin e këtij vendbanimi.
Sipas arkeologëve të kësaj ekspedite, materialet e gjetura janë mjete pune dhe mjete të përdorimit, përfshi këtu edhe prodhimet prej qeramike. Lidhur me këto gjetje arkeologët do të ndalen dhe në analizën e mënyrës së prodhimit dhe mjeshtërisë së tyre.
Megjithatë, nga përfundimet e nxjerra rezulton se ky vendbanim ka ekzistuar 7 mijë vjet përp.e.s..
Të njëjtët burime bënë të ditur se vendbanimi eneolitik i zbuluar në këtë vend, shtrihet në një sipërfaqe prej 9 hektarësh, çka do të thotë se tashmë ky vendbanim do të kthehet në një vend studimi jo vetëm për arkeologët, por edhe studiuesit, historianët etj, të cilët do të mund të hedhin dritë mbi kulturën materiale dhe shpirtërore të banorëve të këtij vendbanimi.
Gërmimet dhe studimet e mëtejshme nuk përjashtojnë as analizat tipologjike të gjetjeve arkeologjike. Një vendbanim kaq i madh, i pazbuluar deri më sot në rrafshin ballkanik do të tërheqë vëmendjen e arkeologëve edhe për sa u përket analizave krahasuese, në lidhje me marrëdhëniet që kanë pasur këta banorë me të tjerët.
Gjithsesi shpjegimi se për çfarë arsyesh është ndërprerë jeta në periudhën e neolitit të vonë do të jetë një tjetër objekt studimi, i cili është i lidhur ngushtësisht dhe me faktet historike dhe lidhjes me popujt e tjerë.
Në zonën juglindore të vendit deri tani numërohen rreth 90 vendbanime, por pas këtij zbulimi në krye të vendbanimeve të zbuluara do të qëndrojë vendbanimi neolitik i zonës së Prespës.
Në këtë zonë gjatë viteve të fundit, arkeologët kanë mundur të zbulojnë në mënyrë të vazhdueshme gjetje arkeologjikë të prehistorisë, që me sa duket gjurmët e deritanishme, i çuan në vendbanimin më të madh neolitik të Ballkanit.
http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=61404
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#10

Post by Aulona » Mon Sep 14, 2009 7:44 pm

Rrezikon shembjen muzeu i Apolonisë

Irma Hoxha

FIER -Rrëshqitja e dheut rrezikon seriozisht murin arkaik të muzeut të Parkut "Apolonia". Nisur nga situata e krijuar, specialistë dhe arkeologë të këtij parku kërkojnë që shteti të ndërhyjë me investime. Kjo, jo vetëm për frenuar rrëshqitjen masive të dherave, por edhe për restaurimin e objekteve të dëmtuara. "Nëse nuk ndërhyhet në kohë, atëherë rrezikohet jo vetëm muri, por gjithë muzeu", - shprehen arkeologët. Specialisti Admir Xhelaj pohon se, Portiku i Muzeut të Parkut të "Apolonisë" ka pësuar çarje dhe dëmtime të konsiderueshme pothuaj në të gjithë godinën. "Çarjet kanë prekur jo vetëm dyshemenë, por edhe muret. Gjithashtu, është dëmtuar dhe salla e muzeut, pasi në dyshemenë e saj çarjet janë të konsiderueshme. Edhe ambientet ku qëndrojnë statujat kanë pësuar dëmtime të mëdha", - sqaron specialisti Xhelaj. Sipas këtij të fundit, përveç mungesës së fondeve për mirëmbajtjen dhe restaurimin e objekteve, më e rëndësishme është ndërhyrja në kodrën ku ndodhet muzeu, pasi ka rrëshqitje të vazhdueshme të tokës. "Kodra ku ndodhet portiku dhe muzeu arkeologjik po rrëshqet. Duhet urgjentisht frenimi i këtij fenomeni. Autoritetet e qeverisë duhet të ndërhyjnë me ndërtimin e disa pritave dhe mureve mbajtëse të kësaj kodre, e cila duke lëvizur nga vendi apo duke u fundosur, shkakton shkatërrimin e të gjitha ndërtimeve që ndodhen mbi të", - thonë specialistët e Parkut "Apolonia". Mësohet se ndërtimi i pritave në rrëzë të kodrës kërkon fonde të konsiderueshme. Nga konstatimi i bërë prej specialistëve, ka dalë se rrëshqitja e deritanishme ka vënë më në rrezik murin arkaik të muzeut si dhe portikun. Ndërkaq, shirat e vjeshtës do ta thellojnë edhe më shumë fenomenin e rrëshqitjes dhe nëse nuk ndërhyhet brenda pak javësh, rreziku i shembjes së muzeut është më evident.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#11

Post by Sally » Thu Sep 17, 2009 5:45 pm

Zbulohet një gur me fytyrën e Aleksandrit të Maqedonisë




Siatëll - Një gur i çmuar me fytyrën e gdhendur të Aleksandrit të Madh të Maqedonisë është gjetur nga një studente amerikane duke gërmuar në bregun veriperëndimor të Izraelit.
Guri i gjetur është një kalcedon i kuq, i gjatë rreth një centimetër dhe supozohet të ketë qenë pjesë e një unaze. I sigurtë është fakti se unaza është e përpunuar pas vitit 332 (p.e.s).

Ekspertët theksojnë se përpunimi është jashtëzakonisht i mirë për kohën. Guri me fytyrën e Aleksandrit të Madh është zbuluar nga Magan Ueb, studente e Universitetit të Uashingtonit.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Zbulohet vendbanimi më i madh i neolitit ballkanik

#12

Post by alfeko sukaraku » Thu Sep 17, 2009 6:23 pm

Zeus10 wrote:21/08/2009 Arkeologët zbulojnë vendbanimin e 7 mijë vjet para Krishtit
Korçë- Ekspedita gjeologjike shqiptaro-franceze ka zbuluar në fshatin Goricë në zonën e Prespës vendbanimin më të madh të neolitit, krahasuar kjo me vendbanimet e identifikuara dhe të zbuluara deri tani në rrafshin mesdhetar dhe në atë ballkanik.
Gjetjet arkeologjike të sapozbuluara tregojnë jo vetëm për një vendbanim të madh, por edhe për një vazhdimësi jete që nga neoliti i mesëm e deri te neoliti i vonë, ku pas kësaj periudhe duket se jeta është ndërprerë. Megjithatë, fal hapësirës ku shtrihet ky vendbanim dhe intensitetit të jetës që ka pasur ai, gjetjet arkeologjike kanë qenë të shumta, të cilat kanë ndihmuar arkeologët në datimin e këtij vendbanimi.
Sipas arkeologëve të kësaj ekspedite, materialet e gjetura janë mjete pune dhe mjete të përdorimit, përfshi këtu edhe prodhimet prej qeramike. Lidhur me këto gjetje arkeologët do të ndalen dhe në analizën e mënyrës së prodhimit dhe mjeshtërisë së tyre.
Megjithatë, nga përfundimet e nxjerra rezulton se ky vendbanim ka ekzistuar 7 mijë vjet përp.e.s..
Të njëjtët burime bënë të ditur se vendbanimi eneolitik i zbuluar në këtë vend, shtrihet në një sipërfaqe prej 9 hektarësh, çka do të thotë se tashmë ky vendbanim do të kthehet në një vend studimi jo vetëm për arkeologët, por edhe studiuesit, historianët etj, të cilët do të mund të hedhin dritë mbi kulturën materiale dhe shpirtërore të banorëve të këtij vendbanimi.
Gërmimet dhe studimet e mëtejshme nuk përjashtojnë as analizat tipologjike të gjetjeve arkeologjike. Një vendbanim kaq i madh, i pazbuluar deri më sot në rrafshin ballkanik do të tërheqë vëmendjen e arkeologëve edhe për sa u përket analizave krahasuese, në lidhje me marrëdhëniet që kanë pasur këta banorë me të tjerët.
Gjithsesi shpjegimi se për çfarë arsyesh është ndërprerë jeta në periudhën e neolitit të vonë do të jetë një tjetër objekt studimi, i cili është i lidhur ngushtësisht dhe me faktet historike dhe lidhjes me popujt e tjerë.
Në zonën juglindore të vendit deri tani numërohen rreth 90 vendbanime, por pas këtij zbulimi në krye të vendbanimeve të zbuluara do të qëndrojë vendbanimi neolitik i zonës së Prespës.
Në këtë zonë gjatë viteve të fundit, arkeologët kanë mundur të zbulojnë në mënyrë të vazhdueshme gjetje arkeologjikë të prehistorisë, që me sa duket gjurmët e deritanishme, i çuan në vendbanimin më të madh neolitik të Ballkanit.
http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=61404
Zeus

kjo eshte fija e lemshit te "ngaterruar".Ketu duhet te shtohen kerkimet arkeologjike shqiptare ,edhe jo ne "lagjen romake te apollonis"

Na duhet patjeter qe dheun tone ta lidhim me qytetrimin e vjeter evropian edhe qe andej me ane te Dodones ne Tomorre ,ti tregojm evropes djepin qe e lindi kulturen e saj.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#13

Post by qiellikaltër » Tue Sep 22, 2009 1:39 pm

Zbulohet një ndër qendrat e pelegrinazhit më të mëdha në rajon. Sipas arkeologëve të Institutit të Arkeologjisë, kjo qendër ka qenë pikërisht tek "40 Shenjtorët", në Sarandë. Pelegrinë jo vetëm nga rajoni, janë pagëzuar në një prej 6 vaskave të pagëzimit zbuluar deri tani. Ekspedita e fundit nxori në pah edhe të tjera vlera, siç është sistemi i sofistikuar i furnizimit me ujë, dhe fakti që kjo qendër mund të jetë ndërtuar në mënyrë që pelegrinët të mos shkonin deri në Jeruzalem. Gjatë muajit gusht të këtij viti, Instituti i Arkeologjisë, në vazhdim të punës së tij, kreu gërmime në këtë monument. Gërmimet në këtë objekt kanë filluar që në vitin 2003, dhe sipas arkeologëve, ato po shkojnë drejt përfundimit. Është parë që kemi të bëjmë me një monument tepër të rëndësishëm të shekullit të 6-të pas Krishtit, një qendër e rëndësishme pelegrinazhi jo vetëm rajonale, por edhe një qendër pelegrinazhi për territorin e Mesdheut.
Të rejat
Gërmimet e fundit konfirmuan atë që arkeologët pretendonin që më përpara. Duke qenë një qendër pelegrinazhi e shekullit të 6-të, kohë kur popuj të ndryshëm nuk ishin kthyer akoma në të krishterë, aty kishte nevojë për pagëzim. Numri i madh i vaskave të pagëzimit tregon që ka qenë një qendër e madhe. Pra, pelegrinët që vinin nuk ishin të krishterë dhe vinin për t'u pagëzuar. "Në të njëjtën kohë, në këtë monument mund të bëheshin 7-8 pagëzime njëherësh. Deri tani janë zbuluar 6 prej tyre, mjaft të mëdha, por shpresojmë që të ketë edhe të tjera të pazbuluara në zonën që quhet baptisteri, ose pagëzimorja. Kjo ishte risia, dhe del për herë të parë në gërmime arkeologjike jo vetëm shqiptare, por edhe në të gjithë territoret ku është zhvilluar krishtërimi i hershëm", - thotë Skënder Muçaj. Është hera e parë që gjendet një numër kaq i madh vaskash pagëzimi. Në qendra të gërmuara deri tani, vaskat e pagëzimit shkojnë deri në dy. Arkeologët e kanë pasur të vështirë të shpjegonin deri tani numrin e madh brenda kishës të disa nisheve (nike, pjesë e harkuar) të cilat po t'i shikojmë në pamje të parë, të ngjajnë me dhomat e rrëfimit. Ato kanë shërbyer për t'u rrëfyer, pra lidhen me vaskat e pagëzimit. "Fakti që këtu ka pasur shumë pagëzime, është një e dhënë indirekte që tregon se kjo ka qendër e madhe pelegrinazhi, se po të ishte e vogël, do të mjaftonte një vaskë pagëzimi", - thotë anëtari i ekspeditës së bërë në muajin gusht.
Pelegrinët
Por, meqenëse themi se ka qenë një qendër e madhe pelegrinazhi, nga vinin këta pelegrinë? Duke qenë se Saranda ka qenë një port detar në rrugën që lidhte Lindjen me Perëndimin, tregon që këta pelegrinë në pjesën më të madhe të tyre ishin pelegrinë që udhëtonin përmes detit. "Kemi të bëjmë me popullsi të vendosura në brigjet e Mesdheut, deri nga pikat më të largëta si Spanja apo Franca. Po përse vijnë në Lindje? Dihet që Lindja, ose vendi i shenjtë, Jeruzalemi, ishte vendi kryesor i pelegrinazhit për krishtërimin. Për të shkuar deri atje, udhëtimi zgjaste me vite. Ndaj, ka mundësi që Kostandinopja ka menduar që për të shkurtuar këtë rrugë të gjatë, të ndërtojë në mes të rrugës një qendër të rëndësishme pelegrinazhi", - arsyeton Muçaj. Përmasat e "40 Shenjtorëve" janë të mëdha për një kishë, dhe kjo tregon që i shërbente një popullsie të madhe.
Zbulimet
Arkeologët, gjatë këtij viti panë në këtë monument edhe një sistem të sofistikuar të furnizimit me ujë. U pa një sistem i tërë sternash që lidheshin me njëra-tjetrën me tuba plumbi e bakri dhe përfundonin tek një çezmë. "Edhe kjo është një risi për ndërtimet e kultit të krishterë paleokristiane. Ne kemi parë edhe në qendra të tjera sisteme të tilla, por nuk janë gërmuar. Një rast i tillë ishte tek gërmimet në kishën e bazilikës së Linit", - rrëfen arkeologu. Gërmimi në Lin nuk ka vazhduar, por sipas Muçajt, zbulimet aty do të ishin mjaft interesante, sepse edhe Lini është qendër pelegrinazhi, edhe pse jo e këtyre përmasave. Siç tregon ai, teknika e ndërtimit e përdorur tek vaskat e Linit me teknikën e përdorur tek "40 Shenjtorët", siç janë kullat e kalasë së Linit me atë të Sarandës, është e njëjtë. Pra, është e njëjta teknikë e ndërtuari, që varet nga institucionet e perandorisë, ku edhe bëheshin projektet dhe i përkasin të njëjtës periudhë kohore. Hap pas hapi gërmimet që bëhen në monumentet e kultit paleokristian po tregojnë se territori i Shqipërisë së sotshme, por edhe pjesët që kanë mbetur jashtë shtetit, në zonën e Greqisë, Maqedonisë e Kosovës, tregojnë që kemi një zhvillim të niveleve të larta të arkitekturës, artit dhe të mendimit dhe të zbatimit të teologjisë kristiane të hershme. "Ne arritëm të përfundojmë gërmimin e kishës së qendrës, me katin e saj të nëndheshëm dhe katin e sipërm të saj. Monumenti i '40 Shenjtorëve', ka qenë një objekt me dy kate dhe ka qenë i ruajtur mirë në të dy katet e tij. Kjo, deri në vitin 1944, kur u bombardua nga anglezët dhe pjesa e sipërme u shkatërrua dhe një pjesë e katit të nëndheshëm. Nga fotografitë e bëra që në vitet 1908, disa foto ajrore të bëra nga Flota Ajrore Italiane me porosi të Mbretërisë Shqiptare për realizimin e hartës së Shqipërisë, tregojnë se monumenti i '40 Shenjtorëve' ka qenë një ndër më të bukurit në vendin tonë", - tregon Muçaj. Arkeologët janë në përfundim të gërmimit të plotë të pagëzimores, por kanë hasur në një vështirësi. "Është një ndërtesë mbi pagëzimore që i ka shërbyer ushtrisë që nga vitet e mbretërisë dhe gjatë pushtimit italian", - tregon Muçaj.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#14

Post by Zeus10 » Tue Sep 22, 2009 6:48 pm

Hap pas hapi gërmimet që bëhen në monumentet e kultit paleokristian po tregojnë se territori i Shqipërisë së sotshme, por edhe pjesët që kanë mbetur jashtë shtetit, në zonën e Greqisë, Maqedonisë e Kosovës, tregojnë që kemi një zhvillim të niveleve të larta të arkitekturës, artit dhe të mendimit dhe të zbatimit të teologjisë kristiane të hershme.
Po cuditerisht vazhdojme te akuzohemi nga shkollaret e vendeve fqinje si njerez qe nuk kemi perdorur shkrimin fare, kurse akademiket tane e kalojne ne heshtje sepse dikush ju ka mbushur mendjen qe greqishtja e vjeter dhe latinishtja jane gjuhe "te huaja".
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#15

Post by Patush » Fri Oct 02, 2009 6:53 pm

Fondit të Muzeut Kombëtar i dorëzohet një dorëshkrim historik unikal -I takon shekullit të XVIII-

TIRANE, 17 Korrik/ATSH-Klotilda Harka

Një dorëshkrim me titull "Lashtësitë ilire", prej 800 faqe me format të madh, unikal për historinë e popullit shqiptar, i cili daton fillimet e shekullit XVIII-të, është zbuluar në Padova të Italisë nga Prof.Dr.Dhimitër Pilika - bëri të ditur për ATSH-në drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr.Moikom Zeqo. Kopja e fotokopjuar e dorëshkrimit, i është dorëzuar të Mërkurën fondit të MHK-së nga Prof. Dr. Pilika.

Dorëshkrimi është i shkruar në latinishten humanistike dhe mban autorësinë e një grupi autorësh, emrat e të cilëve nuk shënohen në libër. Sipas prof. Pilikës, "origjina e dorëshkrimit ka mundësi të lidhet me një grup studiuesish, që mund të kenë jetuar dhe në Shqipëri". Më pas dorëshkrimi është dorëzuar në arkivin e Venedikut dhe aktualisht ndodhet ne arkivin e Padovës (Itali), ku Pilika bëri fotokopjimin fotografik të gjithë dorëshkrimit. Zbardhja e dorëshkrimit është bërë në Francë, që sipas Zeqos është një thesar për këtë muze pasi asnjë popull në Evropë, po as edhe në botë, në fillim të shek. XVIII-të, nuk ka një dorëshkrim me këtë volum dhe këtë përmbajtje.

Sipas drejtorit Zeqo, dorëshkrimi është i shkruar në latinisht në kaligrafi dore, dhe ka si nëntituj: "Për çështjen e Ilirisë së Vogël dhe Dalmacisë - diskutime" si dhe "Analet e Ilirisë që nga përmbytja e Noes deri në kohën e Çezarit (perandor romak), principatat ilire", dhe është i ndarë në dy pjesë "Libri I dhe "libri II". Sipas Zeqos, "ky studim është i organizuar sipas sistemit shkencor, me citime të autorëve antikë dhe mesjetarë dhe fillon me listën e kapitujve si dhe me listën e autorëve ku është mbështetur studimi shumëdimensional". Në listën e autorëve një vend të veçantë zënë dhe humanistët e mëdhenj shqiptarë si: Marin Barleti i shek. XVI-të dhe Frang Bardhi i shek. XVII-të.

Autorët kanë shfrytëzuar për literaturë 100 autorë të antikitetit grek e romak, autorë ilir të shek. IV-ët si dhe etër të Kishës, si Shën Ambroi, Akuini, Delarmini, etj. Libri në dorëshkrim, është një nga studimet e rëndësishme që është bërë deri më sot për ilirët, ku i jepet rëndësi tezës se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve, tezë që shkencërisht u formulua në fund të shek. XIX-të. Gjithashtu në këtë studim janë marrë në konsideratë të gjitha burimet për qytete kryesore shqiptare si: Durrësi, Apollonia, Shkodra, Lyhnidi, Vlora, etj. Zeqo shprehet se, "një pasuri kolosale është koleksioni i mbishkrimeve latine të monumenteve romake në truallin shqiptar". Mbishkrimet i përkasin monumenteve mbivarrore të shek.II-të - shek.III-të, dhe që aktualisht nuk ekzistojnë më. Këto mbishkrime latine janë një dimension arkeologjik që pasuron historinë e Shqipërisë me të dhëna të reja. Kështu mbishkrime që lidhen me Shkodrën, qytetin ilir të Salones (Dalmacinë), mbajnë shpesh emrin etnik të Ilirisë. Mbishkrimet latine flasin për hyjnitë pagane të cilat kanë pasur rol të madh tek ilirët dhe për disa hyjni të periudhës së krishtërimit si: Misra dhe Sabat. Zeqo sqaron se, "grupi i autorëve që kanë hartuar këtë libër mendohet të jenë drejtuar nga një redaksi që ka qënë e interesuar për një studim të posaçëm për Shqipërinë dhe shqiptarët. Dorëshkrimi ka disa duar të kaligrafisë ku me rëndësi duken disa të dhëna të autorëve të shek. VI-të për qytetet e Ilirisë. Latinishtja ka qënë gjuha botërore në atë kohë për Evropën dhe si e tillë u përdor në të gjitha kancelaritë në fillim të shek. XVIII-të. Zeqo pohon se "ky mund të jetë përpiluar nga priftërinj françeskanë të cilët kanë pasur kuriozitet për Shqipërinë e Veriut dhe Dalmacinë dhe kjo sipas tij vërtetohet nga fakti që në dorëshkrim shumë citime të papëve flasin për situatën kishtare të Shqipërisë së Veriut duke përmendur këtu Dekretet e Grigorit të Madh.

Studiuesi Pilika ka zbuluar edhe dorëshkrime të tjera siç është edhe një dorëshkrim i shek. XIV në italisht, i cili flet për princër shqipetarë ,fotokopjen e të cilës ka premtuar se do t'ja dhurojë Muzeut Kombëtar.Ai është autor i një libri kushtuar problemit të pellazgëve prej 500 faqesh bazuar mbi 5000 dokumenta që argumentojnë vazhdimësinë pellazgo-iliro-shqiptare. Ai është zbulues i vulës sekrete të Skënderbeut e cila i përket shek. XV, i shumë veprave albanologjike të botuara në Çeki, Hungari, Francë si dhe zbulimin e "Bletës shqiptare" të Thimi Mitkos. Fotokopja e dorëshkrimit u riprodhua me rreze lazer nën kujdesin e drejtorit të Institutit të Studimeve të Serbones ne Francë, z. Domenique Brique./f.n/
2002-07-17


Din kush gja se per cilin liber flet i madhi Pilik?
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

Post Reply

Return to “Arkeologji, antropologji”