ARBERIAONLINE

ARBERIAONLINE

kuvend që bashkon arbërorët
 
It is currently Wed Oct 01, 2014 3:58 am

All times are UTC




Post new topic Reply to topic  [ 7 posts ] 
Author Message
 Post subject: Zbulime shume te rendesishme arkeologjike ne Bylis.
Post Number:#1  PostPosted: Fri Jun 12, 2009 12:46 pm 
Offline
Universe Member
Universe Member
User avatar

Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Posts: 3502
Location: CANADA
Gender: Male
Në Bylis, si rrallë ndonjëherë sapo kanë ndodhur tre zbulime të mëdha, që identifikojnë territoret shqiptare në të gjithë pellgun e Mesdheut. Nuk është hera e parë që vjen një informacionin i tillë nga antikiteti. Gjatë një ekspedite në këtë qytet, është zbuluar punishtja më e madhe e vajit të ullirit në territorin mesdhetar, janë detajuar gërmimet në monumentin e quajtur “Terenciani”, si pjesë e banesës së shtëpisë romake, që u kushtohet të parëve, si dhe punishtja e shkrirjes së qelqit, e identifikuar më e lashta në Evropë. Në një bashkëpunim me francezët që prej 11 vjetësh, arkeologët sapo janë kthyer nga kjo ekspeditë bashkë me zbulimet më të fundit në qytetin antik të Bylisit, me në krye prof. dr. Skënder Muçaj. Ai tregon se gërmimet këtë vit janë përqendruar në monumentet e kultit paleo-kristian, si dhe në Bazilikën V në Bylis, e cila sapo ka përfunduar, ndërsa po punohet në kompleksin peshkopal.
“Ky është një nga komplekset më të mëdha jo vetëm të territorit shqiptar, por edhe atij mesdhetar, ndonëse nuk do të thotë se vendet e tjera nuk kanë komplekse të përmasave të tilla, por ky është më i madhi i gërmuar. Deri tani kemi ndërhyrë në gjysmën e tij, e na ka mbetur edhe gjysma tjetër”, - shprehet arkeologu Muçaj, duke shtuar se përmasat e tij shkojnë rreth dhjetë mijë metra katrorë në ambiente të ndryshme. Kompleksi në të cilin po kryhen gërmimet ishte i pajisur edhe me pjesën e banimit, zejtari dhe atë të prodhimit të produkteve bujqësore-blegtorale, e për momentin, sipas arkeologut, po punohet mbi zonën e prodhimit.



Punishtja më e madhe e vajit të ullirit

Gjatë kësaj periudhe prej ekspeditës në Bylis është zbuluar punishtja më e madhe e vajit të ullirit, e cila i përket shek. VI. Ajo është punishtja e parë me përmasa kaq të mëdha për një qendër peshkopale, e jo të qytetit. Për këtë, prof. Skënder Muçaj bën edhe një krahasim me një zbulim të ngjashëm në kontinentin afrikan, duke u shprehur se “deri më tani kjo është punishtja më e madhe e zbuluar në të gjithë territoret mesdhetare. E njëjtë me të është edhe një tjetër që është zbuluar në Afrikë vitet e fundit, por ajo është me përmasa shumë më të vogla”. Sipas tij, për të evidentuar më mirë këtë zbulim, gjatë gërmimeve janë gjendur rreth 40 pitosa (qypa të mëdhenj në të cilët rezervohej mushti për t’u kthyer më pas në verë), ku secila prej tyre mbante rreth 300 litra. Po ashtu janë gjendur edhe tre vaska të mëdha ku mbahej mushti, si dhe të tjera vaska ku shtypej, e derdhej mushti, duke na lënë të kuptojnë se kjo ishte një punishte e madhe. “Pjesa më e madhe e mjeteve janë gjendur në vend, sepse të gjitha së bashku kanë mbetur edhe në momentin e fundit kur është braktisur qyteti, dhe po ky vend nuk është banuar më në periudhat e mëvonshme. Për fat, të gjitha materialet e lëna në shek. VI ne i gjejmë sërish dhe çdo gjë mbeti në vend”, - thotë Muçaj, duke shpresuar se në vijim të gërmimeve do të zbulohet edhe punishtja e verës.



Terenciani, zbulimi i vargjeve dedikuese

Në gërmimet e fundit në Bylis është zbuluar një monument i quajtur “Terenciani”. Vitin e kaluar janë gjetur rreth dy mijë “shkrime kushtimi”, që babai ua dedikon djemve të tij. Sipas arkeologut Skënder Muçaj, monumenti ka marrë pikërisht këtë emër për shkak se babai quhej Terenciano, njëri nga djemtë e tij kishte po të njëjtin emër, ndërsa i biri tjetër quhej Marsim. Gjatë kësaj ekspedite arkeologët janë përqendruar më shumë tek ky monument dhe kanë zbuluar më shumë rreth kësaj dëshmie. “Është një pjesë e banesës së shtëpisë romake ku u kushtohet të parëve. Në njërin prej tyre ne gjetëm shtatin prej mermeri të Marsimit, ndërsa këtë vit mundëm ta nxjerrim nga muri, pasi ende nuk është përfunduar zbulimi i plotë i tij, ndërsa nga Terenciani nuk kemi gjetur ende asgjë”. Gërmimi nuk ka përfunduar, pasi banesat e periudhës helenistike kanë përmasa shumë të mëdha, gati një mijë metra katrorë sipërfaqe dhe kanë rreth 20 dhoma. “Deri tani kemi gjetur katër banime të periudhave të ndryshme. Njëri i takon periudhës helenistike, shek. III para Krishtit, e dyta i takon shek. I pas Krishtit, në mes të gjysmës së dytë të shek. II dhe një tjetër që i përket shek. IV”, - pohon Muçaj.



Identifikimi për herë të parë i punishtes së shkrirjes së qelqit

Për herë të parë në Shqipëri zbulohet një punishte e shkrirjes së qelqit, një prej zbulimeve më të rralla jo vetëm në rang kombëtar, por edhe në territorin mesdhetar.

“Shkrirja e qelqit në këtë rast kryhej në enë, ku merreshin gotat që mund të vinin nga vende të ndryshme, pasi në atë kohë ishin territoret e Azisë që bënin prodhime të tilla. Ato eksportoheshin dhe secili në qytetin e tij përdorte teknologjinë me enë prej balte, futeshin në furra dhe prej andej prodhoheshin enët e vogla. Për të faktuar këtë punishte janë gjendur tri enë që kanë shërbyer për procesin e shkrirjes si dhe pjesë të tjera të furrës”, - tregon me detaje arkeologu, i cili na bën me dije se punishtja e rrallë i përket shek. II pas Krishtit. Kjo e bën zbulimin edhe më interesant, pasi sipas profesor Muçaj, dëshmon se gjetjet e tjera i përkasin gjysmës së dytë të shek. III dhe IV pas Krishtit, duke hedhur kështu poshtë konkluzionet e specialistëve të tjerë se këto lloj punimesh përdoreshin në këto periudha. “Përdorimi i tyre është më i lashtë. Ky është zbulim tepër i rëndësishëm për territorin dhe për kulturën në përgjithësi. Para kësaj punishteje është zbuluar edhe një tjetër në Slloveni, disa në Francë, ndërsa zbulimi i radhës është në Shqipëri”, - thotë ai. Pavarësisht entuziazmit të tre zbulimeve në qytetin e lashtë të Bylisit, ekspedita është kërcënuar nga mungesa e fondeve, madje edhe të dietës ushqimore që i takon çdo arkeologu. Sipas Skënder Muçaj, fondet këto tre vitet e fundit kanë munguar, duke përfshirë pagën e fuqisë punëtore dhe dietat për studentët që angazhohen dhe punëtorë të tjerë. “Ne kemi shfrytëzuar të ardhurat e familjes dhe të rrogave tona, sepse nëse një monument do të lihet pas dore, do të shkatërrohet. Pavarësisht e këtë vit janë larguar një numër i madh punonjësish për t’u forcuar më shumë ekonomikisht, asgjë nuk ka ndryshuar”, - shprehet i shqetësuar arkeologu, duke shtuar edhe një tjetër arsye që e ka shtyrë atë të vazhdojë ekspeditën edhe pa shumë mbështetje financiare, kontratën 11-vjeçare për bashkëpunim me francezët. Ai vetë thotë se ka paguar nga rreth 150 mijë lekë të reja, përveç shpenzimeve personale, ndërkohë që ekipi përbëhej nga 20 persona. Kjo ekspeditë shënon vitin e 31-të të punimeve në këtë qytet, të cilat janë ndjekur që nga dita e parë e gërmimeve e deri në tani nga prof. dr. Skënder Muçaj. Bylisi është një nga qendrat më të rëndësishme të kulturës ilire. Fillimet e tij si qytet i ka në shek. IV para Krishtit dhe ka vazhduar pa ndërprerje deri në fund të shek. VI pas Krishtit. Jeta në qytet ka vazhduar për gati një mijë vjet dhe gjatë gjithë periudhave historike mban një vend të rëndësishëm të qytetërimit antik, romak dhe antikitetit të vonë të territoreve të Shqipërisë së sotme. Po ashtu, Bylisi njihet edhe si përfaqësues i kulturës së Ilirisë së Jugut në periudhën helenistike (antike).


SUELA FURRIKU
Gazeta Standart

_________________
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Zbulime shume te rendesishme arkeologjike ne Bylis.
Post Number:#2  PostPosted: Sun Jul 26, 2009 8:10 pm 
Offline
Sun Member
Sun Member
User avatar

Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Posts: 1826
Gender: Male
Sipas Stefan Bizantinit Bylisin e ndertoj djali i Aqillit(Akilit),Ptolemi.

vetem se arkeologjia shqiptare nuk po lufton te na nxjerrin ne drite dokumente me te vjetra se perrallat e njohura greko latine

_________________
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Zbulime shume te rendesishme arkeologjike ne Bylis.
Post Number:#3  PostPosted: Mon Jul 27, 2009 1:53 pm 
Offline
Galactic Member
Galactic Member
User avatar

Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Posts: 2021
Gender: Female
Kam lexuar shume pak, po ama me ka lene pershtupje qe ketu mund te zbulojm/studjom shum shum gjera, duhet kerkuar te zbulojm me shum ne Bylis, per te treguar dhe ne perrallen tone ( sic kan treguar greket dhe latinet) Bylis eshte i vetmi burim ku mund te zbulojm gjera te humbura nga prejardhja jone.
Me kujtohet qe para disa muajsh ne lajme kishin dhene se policia kishte kapur disa te huaj ne Bylis, qe kishin vjedhur nej gure nga ndertesat e Bylis, dhe ata u justifikuan qe thjesht nje gure moren, dhe policia jone i la te lire, ( nuk ka gje se turiste jan) po ashtu vidhet thesari, gure-gure bejn kalan ata, mjafton nej prov dhe ngrihen ne kemb, ne nuk duhet te lejojm gjera te tilla qofte dhe turist ( mund ta vizitojn po jo te marrin objekte)


You do not have the required permissions to view the files attached to this post.

_________________
Nuk jam vrasës, jam student shqipetar dhe vrava nje tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Zbulime shume te rendesishme arkeologjike ne Bylis.
Post Number:#4  PostPosted: Mon Jul 27, 2009 7:16 pm 
Offline
Sun Member
Sun Member
User avatar

Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Posts: 1826
Gender: Male
Bylisi me kujton kohet kur isha pioner i enverit..ateher e kam vizituar..u shmalla me fotot.

ne 2006 vete roja tek porta e Apollonis shiste monedha te vjetra.

nuk jemi as te organizuar edhe as te drejtorientuar per te mbrojtur trashgimnin tone kulturore sepse...

Me nje ish minister kulture....perdhunues ..i cili solli pa piken e turpit krypriftin me te rrezikshem te ditve tona =Jorgo Babinjotin ,te fusin turinjet ne kulturen tone....nuk behet ky vend.

Me nje ish minister arsimi qe ka nje baba qe e ka shkruajtur Historin e Shqiperis si mos me keq...me kete ish minister arsimi qe hesht kur behet harta e greqis deri ne gjirin e vlores ...nuk behet ky vend.

Me nje minister te ri arsimi qe hesht per hpjen e shkollave shqipe ne greqi edhe inaguron shkolla greke atije ku nuk kishte kurre...nuk behet ky vend.

KOHA ESHTE E MASKARENJVE

_________________
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Zbulime shume te rendesishme arkeologjike ne Bylis.
Post Number:#5  PostPosted: Mon Jul 27, 2009 7:21 pm 
Offline
Sun Member
Sun Member
User avatar

Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Posts: 1515
Location: USA
Gender: Female
Puna eshte se koha gjithmone ka qene e maskarenjeve dhe eshte, kur do ndryshohet kjo?!!!

_________________
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Zbulime shume te rendesishme arkeologjike ne Bylis.
Post Number:#6  PostPosted: Mon Jul 27, 2009 7:43 pm 
Offline
Sun Member
Sun Member
User avatar

Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Posts: 1826
Gender: Male
Arta wrote:
Puna eshte se koha gjithmone ka qene e maskarenjeve dhe eshte, kur do ndryshohet kjo?!!!


DITURIA EDHE VETEM DITURIA NA SHPETON NGA MASKARENJET,SEPSE E VERTETA ESHTE ME NE.

por kur arsimin edhe kulturen shqiptare e drejtojn disa ministra te dyshimet

kur behet lufte per moshapjen e deges se albanologjis(shyqyr zoti u hap)

kur behen harta greke deri ne vlore edhe ministri..me mbiemer te rastesishem ..heshte

kur vjen mashtruesi me i madhe i shkences ballkanike Jorgo Babinjoti edhe fute turinjet ne kulturen e shqiptarve...koha do mbetet e maskarenjve.

Ti kerkojm me menyra shkencore rrenjet tona edhe te mos i frenojm studjuesit e mirfillte qe te sjellin dokumente per historin tone.

Te kemi nje strategji largpamse kombetare per mbrojtjen e gjuhes shqipe.

_________________
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Zbulime shume te rendesishme arkeologjike ne Bylis.
Post Number:#7  PostPosted: Tue Jul 28, 2009 1:08 pm 
Offline
Moderator
Moderator
User avatar

Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Posts: 1357
Location: With my loved ones, where I belong!
Gender: Male
alfeko sukaraku wrote:
Sipas Stefan Bizantinit Bylisin e ndertoj djali i Aqillit(Akilit),Ptolemi.

vetem se arkeologjia shqiptare nuk po lufton te na nxjerrin ne drite dokumente me te vjetra se perrallat e njohura greko latine


Une mendoi se a mire mos me sha instutucionet Shqiptare, se ne to ka njerez shume te mire dhe mbi te gjitha jan Shqiptare. Ti po pate informacion te lutem numero dhe kno emnin e atyne qe jan futur ne keto instutucione dhe punojne ne te keqe apo ndalojne punet ne te mire se vertetes, pra qeshties Shqiptare.

Kjo qe ban ti a njesoj si ato qe rumballakosin te gjithe Shqiptaret ne nje thes si kriminele sebse nje kriminel me shtetesi Shqiptare kryen krime.

_________________
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!


Top
 Profile  
 
Display posts from previous:  Sort by  
Post new topic Reply to topic  [ 7 posts ] 

All times are UTC


Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest


You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot post attachments in this forum

Search for:
Jump to:  
cron
Powered by phpBB © 2000, 2002, 2005, 2007 phpBB Group
History Forum
Template made by DEVPPL