Page 2 of 2

Re: Zbulime Arkeologjike.

Posted: Fri Mar 20, 2015 4:10 pm
by Zeus10
TeuAL wrote:
Zeus10 wrote:
TeuAL wrote: The archaeological site of Butrint preserves structures and artifacts spanning nearly three thousand years of history. Located in southwestern Albania, the city was an ancient Greek settlement and later a Roman colony and has been named a UNESCO World Heritage Site.
Qe te jem i sinqerte me ju Teuta, mua ma vrasin syrin komente te tilla. . . . Eshte per te ardhur keq, qe perpjekjet tona, per te permbysur klishete, si kjo e mesipermja nuk po kane sukses, bile dhe mes nesh.

Me keni keqkuptuar, 100%. Nuk kam bere asnje koment dhe kam shkruajtur vetem Shqip. Adresa web qe kam dhene per "Nje video per Butrintin:"
http://www.youtube.com/watch?v=aDDqqDTjLj4.permban videon sebashku me nje 'summary' nga autori dhe postuesi i videos. Une bera "copy-paste" te komplet cfare eshte shkruar nga autori-postuesi i videos per te shmangur ndonje ankese nga autori-postuesi.
Te me falesh Teuta, por nuk ishte ai qellimi im. Jam shume I qarte qe ai nuk ishte komenti juaj, ato jane klishete e dijetareve perendimore, si ai arkeologu ne video.


Verejtja juaj eshte adresuar jo tek autori i tekstit te videos !!!

Une jam plotesisht dakord me verejtjen tuaj por te adresuar tek autori - Hernandez. Eshte per te ardhur keq qe tanet nuk kane asnje botim(prej disa vitesh) rreth germimeve arkeologjike ne Butrint. Jo vetem kaq, por postimet-botimet e te tjereve, si kjo video ne fjale, ku ka deklarata te 'pafaktuara dhe jo te sakta', postohen dhe askush nuk ju pergjigjet. Heshtet! . Nqse ndonje ekspert nga tanet do i pergjigjej videos, atehere qellimi i postimit tim do te ishte arritur plotesisht.


Po, eshte adresuar ndaj tij dhe idese se pergjithshme, qe kultura buron vetem prej ketyre "racash" te lashta, duke hequr kontributin e kujtdo tjeter ne pergjithesi dhe ne rastin tone shqiptareve .

Re: Zbulime Arkeologjike.

Posted: Sun May 17, 2015 3:37 pm
by Mallakastrioti
Ne kundershtim me boten e lashte greke (dhe me gjere), femrat si ne Epir dhe Iliri ( diçka qe tashme eshte deshmuar) , jo vetem kishin te drejte pronesie, pra qe ta administronin ate sikurse te kishin te drejte per marrjen e vendimeve, por me zbulimet e reja arkeologjike (ne mbishkrime/epigrafi), po dalin ne drite aspekte te tjera ku femra Epirote kishte te drejte, sikurse meshkujt, te ishte deshmitare neper gjykime, pra ne ndihme te magistrateve te shtetit (strategut dhe prostatit) Pra femrat Epirote, sikurse meshkujt, mund te punonin si specialiste administrate.
Ne imazh nje epigrafi (mbishkrim) gjetur ne Finiq. Perkthimi sipas epigrafistit shqiptar F. Drini si me poshte:
"Fatit të mirë. Kur ishte strateg i epirotëve Menandri ..rkatos dhe prostat i kaonëve ————
——— (filani) i ka kushtuar Poseidonit Dazon, skllavin e vet, i shpallur i paprekshëm ; Nikarhos i biri i Nikomahut, Arbaios dhe Nikomahos dhe Mnasareta dhe Pamfila dhe Ksenotima, duke qënë, sipas ligjit, dëshmitarë nga arkontët."
Femrat Epirote ne fjale quheshin perkatesisht: Mnsareta, Pamfila dhe Ksenotima. Nuk kemi te dhena qe ne boten greke te perdoreshin praktika te tilla, pra ku roli i femres ishte i rendesishem ne jeten publike.
---
Shkeputur prej :F. DRINI.
"ARKONTË DHE SYNARKONTË NË EPIR
DHE NË ILIRINË E JUGUT
KARAKTERI I FUNKSIONEVE DHE PËRBËRJA E TYRE" - Iliria XXXIII, f.189.
finiq.jpg

Re: Zbulime Arkeologjike.

Posted: Sun Nov 08, 2015 8:23 am
by Mallakastrioti
Shkeputur prej revistes arkeologjike greke ΕΦΗΜΕΡΙΣ ΑΡΧΑΙΟΛΟΓΙΚΗ, publikuar ne Athine ne janar te vitit 1853, Nr. 32, prej Κ. Σ. Πιττάκης,

Revista arkeologjike "Efimeris Arkaiologiki" nis te publikoje gjithe epigrafite ne greqishten e lashte te gjetura kryesisht ne territoret e shtetit te sapoformuar grek dhe kryesisht ne territoret e Atike apo dhe Beotise (shumica).
Mbishkrimi i meposhtem eshte gjetur ne Atike dhe sjell disa te dhena interesante pasi gjejme emrat e disa fiseve (apo popujsh) ku bie ne sy njeri prej tyre dhe pikerisht Dardanet (Δαρδανείς). Mbishkrimi eshte ne stilin i cili njihet si "stoikedon " ( στοιχηδόν) tipik i periudhes klasike, sikurse numrat perpara çdo etnonimi jane tipike te atij qe njihet si numerimi atik.
Per shembull shkronja "H" perpara etnonimit "Dardanet" eshte ekuivalent i numrit 100 (njeqind). Sipas studiueseve ky numerim shkon prej shek. V p.Kr., e deri ne shek. I m. Kr. Ne se diçka e tille eshte e pranueshme atehere edhe mbishkrimi si datim i perket te njejtave periudha me perjashtimin e faktit qe, ne se eshte nje mbishkrim i cili lidhet me lojrat olimpike (Oropos) atehere si datim duhet te marrim ate deri ne shek. I p.Kr., pikerisht sepse lojrat anulohen prej romakeve kur keta pushtuan ate qe njihet si Greqi e lashte.
Por, edhe en se mbishkrimi i perket shek. V p.Kr, atehere nuk duhet te shfaqen Dardanet (apo Trojanet) te cilet banonin ne brigjet e Azise se Vogel, pikerisht sepse Dardanet e periudhes homerike nuk ekzistonin me ne ate qe njihet si periudhe historike.
Per cilet Dardane na sjell informacione kjo epigrafi atehere?

Image

Re: Zbulime Arkeologjike.

Posted: Sun Apr 03, 2016 11:50 am
by Bylliones
Perpara Santa Klaus:
"...Miti sjell qe Apolloni çon degen (e dafines) prej ultesires se Tempe (Τέμπη), ne Thesali, pergjate gjithe rruges deri ne Delfi, per te inauguruar lojrat Pitike, por kulti i Apollonit "daphnephòros" eshte shume me i perhapur [...], sipas Pindarit ne kenget dedikuar Apollonit Ismenio te Tebes, dega e dafines duket se eshte zevendesuar prej nje lloji "peme e majit" ose njohur si pema e Lindjes: ka te beje me nje trung ulliri dhe na sillet si i zbukuruar me dege dafine, sfera metalike qe shkelqejne dhe kordele te purpurta. Ne nje pikture vazoje apuleje (Puglia), shohim Dionizin qe mban nje peme te tille, duke vrapuar mbi nje karroce qe ne fakt eshte ajo e Apollonit e cila terhiqet prej dreresh ku jane sjell si figura sfera te arta, nje kembane dhe ne doren e majte perkulet nje shirit prej pemes..." -Walter Burkert, Mito e rituale in Grecia, Biblioteca Universitaria Laterza, 1991, ff. 214-215.

Image

Imazhi shoqerues: Krater prej Puglia, Dionizi ne nje karroce e cila terhiqet prej dreresh, Muzeu Arkeologjik i Madridit

Re: Zbulime Arkeologjike.

Posted: Thu Feb 02, 2017 10:11 am
by GaniB
Terpsikora (greq. Terpsichore, lat. Terpsichora)

Muza.jpg
Gjetur në vitet ‘50 të shekullit të kaluar në qytetin e Mitrovicës dhe thuhet se u takon shekujve II-III të erës sonë. Është e punuar në plumb, në gjatësi rreth 12 centimetra dhe ruhet në Muzeun e Qytetit në Mitrovicë.
Në afërsi të qytetit ndodhet (që nga kohët e lashta) vendbanimi dhe miniera e plumbit dhe zinkut Trepça. Në dokumentet e mesjetës (sipas prof. F. Hajrizit) zihet në gojë si Tripza, Tripça, Treipça,Trepça etj.