Page 1 of 1

Panterë apo luan?

Posted: Tue May 23, 2023 6:29 am
by TeuAL
Panterë apo luan?

Diku rreth vitit 1930 arkeologu italian L.M. Ugolini zbuloi ne Butrint, mbi nje porte, nje punim tip basorelief qe paraqiste nje skene nga nje ndeshje ku nje felin po rrezonte nje ka. Ugolini e quajti porten e zbukuruar keshtu "porta e luanit". Ne Butrint ai zbuloi edhe nje skulpture te Bacchus. keto dy gjetje te tij jane tek ngjitja.
Ne vitin 2012, gjate fushates se germimeve arkeologjike te BTS(Butrint Training School) ne fushen e Vrines ne parkun e Butrintit, u zbuluan pjese nga nje veper arti, skulpture, ku paraqitej perendia Bacchus dhe prane tij nje felin-pantere qe mban nen puter nje koke kau(shihet ne ngjitjen).
Duket ka qene ndonje faltore e Bacchus-it ne fushe Vrine nga ku, mendoj, eshte marre me vone guri qe eshte vendosur(per ruajtje) tek porta e Butrintit qe shpejt u quajt e luanit.
vijon . . .

Re: Panterë apo luan?

Posted: Fri May 26, 2023 7:28 am
by TeuAL
Ngjitja eshte nga "Parku Kombetar i Butrintit" - facebook, tregohet nje objekt arkeologjik i gjetur ne Butrint, ne fushen e Vrines (ne vendin e quajtur Xare?). Gdhendur ne mermer shihet pjese nga nje skene feste per nder te perendise Bacchus.
Pantera dhe nje valltare(bacchante) qe marrin pjese ne feste, duken pjeserisht.

Bacchus-i i kudogjendur ne Butrint dhe rrethinat

Posted: Wed Feb 07, 2024 8:33 am
by TeuAL
. . . vijon

Bacchus-i i kudogjendur ne Butrint dhe rrethinat

Desha te kujtoj qe "Tamuz" eshte emri i perendise babilonase te vererave dhe variante me emrat e kesaj perendie, ne kultura te ndryshme, jane si vijon:

Tamuz ==> Dionysus ==> Bacchus ==> Zagreus ==> Adonis.

shenim:
ne ngjitje eshte spjegimi per kete nga "The Cantos of Ezra Pound - Kantot e Ezra Pound"