πίλημα πύργωτον apo πίλους άπαγέας (Ί ε ρϊλεοι ϊηεϋΓυοί ηοη Γβοΐοβ)
keshtu e quanin "greket' ate qe romanet do ta quanin
Pileus Epiroticus. Ja ku eshte nje fragment nga Herodoti:
0ϊ δε ϋτρατενόμενοι οΐδε ηύαν Περβαι μεν ώδε ίόχεναβμένοι περί μεν τγΰι χεφαλ ΰί είχον τιάρας χαλεομένονς πίλους απαγέας περί δε το ...
Plis
1. Copë e madhe dheu, që ngre plugu kur çan tokën; copë e tillë dheu me bar, e prerë me bel a me ndonjë mjet tjetër. Plisat e arës. Plis me bar. Thyen (shtyp, vret) plisat. I veshën anët e rrugës me plisa.
2. përd. ndajf. Si plëndës, pa lëvizur; si lëmsh, shuk. Ra plis në tokë. Më ra buka plis në stomak më ra buka si gur në stomak e më rëndoi shumë. Mbeti plis përdhe.
3. përd. ndajf. Plot, mizë. U mbush sheshi plis me nxënës.
4. përd. ndajf. Shumë (me mbiemrin i rëndë). Ishte plis i rëndë (i rëndë plis).
* Si breshka nëpër plisa. Nuk rri iriqi në plis fj. u. Nuk zihet dielli me plisa fj. u.
Plis
1. Lloj cohe, që bëhet me lesh delesh të shkelur disa herë, duke e lagur me ujë të vakët e duke e fërkuar me sapun derisa të thahet e të forcohet; një cohë e tillë që përdoret si plaf. Shtroi plisin. Bënte plisa. Flinte (shtrihej) në plis.
2. Kësulë e bërë prej kësaj cohe, e cila sipër vjen zakonisht e rrumbullakët si kupë; qeleshe. Plis i bardhë.
3. Copë prej cohe të tillë ose copë thesi e mbushur me kashtë thekre si jastëk, e cila vihet nën samar që të mos vritet kafsha në kurriz; një copë cohe prej leshi, prej thesi a prej lëkure, që i vihet kaut në qafë që të mos e vrasë zgjedha, qafëz.
4. Lëmyshk që zënë drurët, zakonisht nga ana e veriut.
Plaf
1. Lloj velenxe e trashë dhe sipër me thekë, që përdoret për shtrojë a mbulojë; çdo lloj shtrese a mbulese e trashë; cull, shkorsë. Plaf i dhirtë. Shtroi plafin. E mbështolli me plaf. Fjeti në plaf.
2. fig. Shtresë e trashë e diçkaje; mbulesë. Plafi i barit. Një plaf i bardhë bore.
* E kishte plafin të madh dikush iron. kishte shumë miq, kishte rreth të gjerë që e ndihmonin dhe e mbronin kur bënte gabime a të këqija. E mbuloi me plaf diçka e fshehu nga të tjerët diçka të keqe; e kaloi pa e parë të tjerët. Rri si nën plaf, rri i fshehur, punon në mënyrë të fshehtë, nën rrogoz. Shtriji këmbët sa ke plafin (jorganin, shtratin) fj. u.
Plaf
Mbuloj. Plafi fytyrën.
Pasi shtruam çërdhjen me disa fjalë me rrenjë ‘pl-’, ato që duket sikur kanë lidhje kuptimore, shtrojmë pyetjen e arsyeshme: kur themi e
plafi fytyrën, është
plaf i bardhë borë,
plafi i barit, a ka lidhje dhe me
plisin,
qeleshja që
mbulon e vihet
mbi krye?
Plis ka dhe domethënien e ndajfoljes "shumë", por edhe shq.
plot ka po këtë kuptim: kemi dy fjalë me rrënjën pl- dhe jo-rastësisht një nga kuptimet e tyre janë të njejta; një vrojtim më i thellë do ishte i dobishëm. Përse lëmyshka që zënë drurët nga ana e sipërme quhët
plis? Përse
plis i thuhet dhe një cohë që i vihet disa kafshëve si kau dhe samari që të “mos kenë diçka, etj.”? E copa e dheut me bar që ngre
plugu kur çan tokën, përse i thonë
plis dhe asaj? Po
plitharet dhe qaramidhet që
mbulojnë çatijen?
Duket sikur spikat herë për herë lidhja me "diçka që
mbulon", që vihet a rrinë
mbi diçka.
Ndoshta dikush mund të shtjellonte më tej shndërrimet e barazvlefshme si <p-mb>...
Emri tjetër për qeleshën,
plis mund të jetë hirrë kështu pasi
mblon diçka, kryet.
-------
Ka ndokush ndonjë mendim tjetër? Kush nuk ka mendim tjetër, por don një mendim tjetër, le të shkojë e të trokasë në derën e mjeshtrave...