Page 1 of 1
A eshte Mali Athos nje Bizant ne miniature?
Posted: Sun Aug 05, 2012 2:31 pm
by Zeus10
Kur kujtohem rreth egzistences se Malit Athos, gjithe mendimet e mija rrotullohen rreth idese se kjo qender e ultraortodoksise, eshte nje Bizant ne miniature. Ky vend me jep perfytirimin e Konstandinopojes se dikurshme, si nje vend ku intoleranca dhe obskurantizmi jane kryefjala e jetes se perditshme. Pavaresisht vlerave historike-fetare qe ky vend bart, ky 'vend-bodrum', me duket sikur gatuan gjithe djallezite dhe manipulimet ne kurriz te dijes, paqes dhe lirise. Nese Kostandinopoja e dikurshme ka qene nje vend kaq 'i zi' si ky, atehere rrenimi i saj me 1453 perben ndoshta, nje zhvillim pozitiv per njerezimin. Cili eshte mendimi tuaj?
Re: A eshte Mali Athos nje Bizant ne miniature?
Posted: Sun Aug 05, 2012 2:43 pm
by Mallakastrioti
Ostrogorsky jep nje panorame interesante lidhur bizantit (edhe pse disa here eshte disi i njeanshem dhe ne nje mjegullsi kerkon te shpetoje etnosin grek apo sllav duke mos sjell fakte bindese si etnos i mirefillte), mendoj se sjell fakte interesante ne librin e tij "Historia e Perandorise Bizantine"
Re: A eshte Mali Athos nje Bizant ne miniature?
Posted: Mon Aug 06, 2012 9:40 am
by ALBPelasgian
Sikur ortodoksia e Konstandinopojes dhe Athosit te qendronin ne domenin religjioz, atehere cdo gje do te ishte ndryshe. Historikisht dihet qe ortodoksizmi ne Konstandinopoje u ka sherbyer prore perandoreve te ndryshem, duke u dhene jo vetem legjitimitetin e munguar por edhe mbeshtetje planeve djallezore. Kur kujtoj asgjesimin e pameshirshem te kultures dhe veprave monumentale te antikitetit, ku me pak e ku me shume kishin gisht perandoret bizantin atehere shkaterrimi i kesaj qendre obskurantiste s'ishte fare humbje e madhe.
Megjithate mali Athos ndryn ne vetevete fshehtesi te medha sa i perket historise mesjetare shqiptare. Vokopolous ne History of Macedonia ndricon faktin sesi ne Hilandar ekzistonin nja tri manastire te themeluara nga shqiptaret ortodoks. Jam i prirur te besoj se sikur te qemtoheshin arkivat e mbishkrimet e ketyre manastireve, atehere do te perplotesohej "hendeku" i errte qe ndan albanet e Ptolemeut me ata te Ataliatit e Komnenes.