ARBERIAONLINE

ARBERIAONLINE

kuvend që bashkon arbërorët
 
It is currently Fri Jul 25, 2014 1:00 pm

All times are UTC




Post new topic Reply to topic  [ 2 posts ] 
Author Message
 Post subject: Historia e Europes...
Post Number:#1  PostPosted: Fri Jun 05, 2009 8:02 am 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Posts: 2727
Location: Tirana
Gender: Female
Image


Europa


Evropa (ang. Europe, lexo: Jurëp) është një nga shtatë kontinentet tradicionale politike, dhe një pjesë e kontinentit gjeografik të Evroazisë. Evropa rrethohet në veri nga Oqeani i Ngrirë i Veriut, në perëndim nga Oqeani Atlantik, në jug nga Deti Mesdhe, dhe në juglindje nga Malet Kaukaz, Deti i zi dhe ngushticat që e lidhin atë me Detin Mesdhe. Në lindje, Evropa kryesisht ndahet nga Azia nga ndarja ujore e Maleve Urale, Lumi Ural, dhe Deti Kaspik.

Evropa mbulon rreth 10,180,000 kilometra katrorë (3,930,000 sq mi) ose 2% e sipërfaqes së Tokës dhe rreth 7.8% të sipërfaqes së ngurtë të Tokës . Ajo përbëhet nga një numër i madh i shteteve sovrane (ca. 50), numri i saktë i të cilave varet nga përcaktimi i kufijve të Evropës, si dhe përfshirja e shteteve gjysëm të njohura (p.sh.Kosova). Evropa ka pjesë të Rusisë, shtetit më të madh në Botë nga sipërfaqja dhe më të madhit në Evropë nga sipërfaqja dhe popullsia, si dhe Vatikanin, shtetin më të vogël nga secila pikëpamje. Evropa është kontinenti i tretë më i populluar pas Azisë dhe Afrikës me një popullatë prej 731,000,000 ose rreth 11% e Popullsisë së Botës. Sipas projeksioneve të OKB-së, përqindja e Evropës do të bjerë në 7% më 2050, duke numëruar 653 milion banorë.Sidoqoftë, popullsia dhe kufijtë e Evropës nuk janë të qartë, për shkak se termi kontinent mund t'i referohet si aspektit kulturor dhe politik ashtu edhe aspektit fiziko-gjeografik.


Definicioni


Termi "Evropë" ka përdorime të shumta. Kryesoret janë gjeografike dhe politike.
Gjeografikisht, Evropa është siujdhesa më perëndimore e kontinentit të Evroazisë; limitet e saj janë të definuara qartë nga deti në Veri, Jug dhe Perëndim. Malet Urale zakonisht merren si kufiri lindor i Evropës, së bashku me Lumin Ural, dhe Detin Kaspik. Mund të konsiderohet që Evropa kufizohet në juglindje nga Malet Kaukaze, Deti i Zi dhe ngushticat ujore që e lidhin atë me Mesdheun.
Politikisht, Evropa përbëhet nga vendet e Bashkimit Evropian, por mund të ndodh që formalisht t'i referohet vendeve që janë anëtare të Këshillit të Evropës, i cili ka 47 anëtarë ku përfshihen edhe 27 shtetet e Bashkimit Evropian.
Përveç kësaj, njerëzit në Irlandë, Britaninë e Madhe, Skandinavi dhe në ishujt e Atlantikut Verior dhe Mediteranit, mund ti referohen pjesës kontinentale thjesht si "Evropa" ose si "Kontinenti".


Emri


Në Mitologjinë antike greeke, Europa ishte një princeshë Fonenika në të cilën Zeusi e rrëmbue pasi mori formën e një demi të bardhë. Ai e dërgoi atë në ishullin e Kretës ku ajo lindi Monosin, Radamantusin dhe Sarpedonin. Për Homerin, Europa (Greqisht: Εὐρώπη ose Eurṓpē) ishte një mbretëreshë mitologjike e Kretës, dhe jo një dezignacion gjeografik. Më vonë Europa u përdor për Greqinë kontinentale, dhe 500 Par.e.s. ky term përdorej edhe për pjesët më në veri.

Etimologjikisht, teoria dominuese sugjeron se termi Europë rrjedh nga rrënjët greke dhe do të thotë: eur- gjërë dhe op- syri, pra Eurṓpē do të thotë "pamje e gjërë" (krahasoni me glaukōpis (pamje e hirtë) Athina dhe boōpis (pamje demi) Hera). Gjërë ka qenë një epitet për vetë Tokën në Fenë Proto-Indo-Evropiane. Një minoritet, sidoqoftë, sugjeron se në fakt fjala "Evropë" bazohet në një fjalë Semitike si p.sh. fjala Akade erebu që do të thotë "të biesh poshtë",ose fjala Fonenikane ereb që do të thotë "mbrëmje; perëndim" dhe Arabe Magreb, Hebreje


Historia

Parahistoria

StonehengeHomo georgicus, i cili jetoi rreth 1.8 milion vjet më parë në Gjeorgji, është hominidi i parë i zbuluar në Evropë. Mbetje të tjera hominide, që datojnë rreth 1 milion vjet, janë zbuluar në Atapuerka, Spanjë.Njeriu Neanderthal (i cili e ka marrë emrin nga Neander Valley në Gjermani) së pari migroi në Evropë 150,000 vjet më parë dhe u zhduk nga fosilet rreth 30,000 vjet më parë. Neanderthalët ishin zëvendësuar nga njerëzit modern (Cro-Magnons), të cilët u paraqitën rreth 40,000 vjet më parë. Më vonë gjatë kësaj ere, një periudhë e konstruktimeve megalith zuri vend, ku u ndërtuan shumë monumente megalithe si Stonehenge në të gjithë Evropën.[


Antikiteti Klasik


Greqia Antike kishte impakt të thellë në civilizimin perëndomor. Kulturat demokratike dhe individualizte Perëndimore janë shpesh të lidhura me Greqinë Antike. Grekët zbuluan "polisin", ose shtet-qytetin, që luajti një rol fundamental në konceptin e identitetit të tyre.Këto ideale politike greke ishin ri-zbuluar në shek. XVIII nga filozofët dhe idealistët Evropianë. Greqia gjithashtu dha kontribute të mëdha kulturore: në filozofi, humanizëm dhe racionalizëm nga Aristoteli, Sokrati, dhe Plato; në histori me Herodotusin dhe Thucydidesin; në letërsinë dramatike dhe narrative me poezitë e Homerit; dhe në shkencë me Pythagorasin, Euklidin, dhe Archimedesin.

Perandoria Romake në shtrirjen e saj më të madheNjë ndikim tjetër i madh në Evropë erdhi nga Perandoria Romake që la gjurmët e saj në ligj, gjuhë, ingjinieri, arkitekturë, dhe qeveri.Gjatë pax romanës, Perandoria Romake u zgjerua dhe përfshiu, përveç Mediteranit, edhe një pjesë tjetër të Evropës. Stoicizmi ndikoi perandorët si Hadriani, Antoninus Pius, dhe Marcus Aureliusin , të cilët kishin shpenzuar shumë kohë në kufijtë veriorë të Perandorisë duke luftuar me Gjermanikët, Piktët dhe Skocezët.Krishterimi u legjitimizua eventualisht nga Konstandini I pas tre shekujsh persekutimi imperial


Kohët e Errëta


Një pikturë romakeGjatë rrëzimit të perandorisë Romake, Evropa hyri në një periudhë të gjatë të ndryshimeve që historianët e quajnë "Koha e Migrimeve". Gjatë kësaj periudhe ka pasur një numër pushtimesh dhe migrimesh mes Ostrogothëve, Visigothëve, Gothëve, Vandalëve, Hunëve, Frankëve, Anglëve, Saksonëve, dhe, edhe më vonë, Vikingëve dhe Normanëve. Mendimtarët e Rilindjes si Petrarku iu referuan kësaj periudhe si "Kohët e Errëta".Komunitetet e izoluara monastike ishin vendet e vetme për të ruajtur dhe përpiluar dituri të fituar më parë; përveç kësaj, shumë pak shkrime kanë mbijetuar ndërsa shumë literaturë, filozofi, matematikë, dhe mendimtari të tjera nga periudha klasike u zhdukën nga Evropa.

Gjatë kohëve të errëta, Perandoria Perëndimore Romake ra nën kontrollin e klaneve Kelte, Sllave dhe Gjermanike. Klanet Kelte themeluan mbretëritë e tyre në Gaul, paraprirësit e mbretërive Franke që eventualisht themeluan Francën. Klanet Gjermanike dhe Sllave themeluan domenet e tyre respektivisht në Evropë e Mesme dhe Lindore. Eventualisht Klanet Franke u bashkuan nën Klovis I. Charlemagne, një mbret Frank i dinastisë Karolingiane që kishte pushtuar shumicën e Evropës Perëndimore, u emërua "Perandor i Shenjtë Romak" nga Papa më 800. Kjo çoi tek themelimi i Perandorisë së Shenjtë Romake, e cila eventualisht u koncentrua në principet Gjermane të Evropës Qendrore.

Perandoria Lindore Romake u bë e njohur në perëndim si Perandorian Bizantine. E bazuar në Konstandinopojë, ata e shihnin vehten si trashëgues natyral të Perandorisë Romake. Perandori Justinian I udhëhoqi gjatë "Kohës së parë të artë të Konstandinopojës": ai themeloi një kod ligjor.


Mesjeta


Richard I dhe Philip II, gjatë Krusadës së tretëMesjeta ishte e dominuar nga dy "ekelonë" të strukturës sociale: fisnikëria dhe kleri. Feudalizmi u zhvillua në Francë në Mesjetën e hershme dhe u përhap në të gjithë Evropën. Përleshja mes fisnikërisë dhe monarkisë në Angli çoi tek shkrimi i Magna Carta dhe themelimi i një parlamenti.Burimi primar i kulturës në këtë periudhë erdhi nga Kisha Katolike Romake. Nëpërmes manastireve dhe shkollave katedrale, Kisha ishte përgjegjëse për edukimin në pjesën më të madhe të Evropës.

Papa arriti kulmin e fuqië së tij gjatë Mesjetës së vonshme. Shizmi Lindje-Perëndim më 1054 ndau ish-Perandorinë Romake nga ana fetare, ndërsa Kisha Lindore Ortodokse në Perandorinë Bizantine dhe Kisha Katolike Romake në Perandorinë Perëndimore Romake. Më 1095 Papa Urbani II bëri thirrje për krusadë ndaj Muslimanëve që po okuponin Jerusalemin dhe Tokën e Shenjtë.Në Evropë, Kisha organizoi Inkuizicion ndaj heretikëve. Në Spanjë, Reconquista conkludoi me rrënien e Granadës më 1492, duke i dhënë fund mbi shtatë shekujsh sundimi Musliman në Gadishullin Iberik.

Gjatë shekujve XI dhe XII, ndërhyrje konstante nga klanet nomade Turkike, si Kipchakët dhe Pechenegët, shkaktuan një migrim masiv të Popullit Sllavik në regjionet më të sigurta dhe pyjore në veri.Ashtu si shumë pjesë tjera të Evroazisë, këto territore ishin pushtuar nga Mongolët. Pushtuesit, më vonë të njohur si Tartarët, formuan shtetin Hordaa Artë, që sundoi zgjerimet jugore dhe qendrore të Rusisë për më shumë se tre shekuj.

Evropa u devastua nga Vdekja e zezë, një nga pandemikët më të rrezikshëm në historinë e njerëzimit që vrau rreth 50 milion njerëz vetëm në Evropë - në atë kohë një e treta e popullsisë së saj. Kjo kishte një efekt shkatërrues në strukturën sociale Evropiane; ajo nxiti njerëzit të jetonin për momentin siç ilustrohet nga Giovanni Boccaccio në Decameronin (1353). Ajo ishte një goditje e rëndë ndaj Kishës Katolike Romake dhe shpuri tek një rritje e persekutimit të hebrejëve, të të huajve dhe Lypsëve.


Modernizmi i hershëm


Shkolla e Athinës nga RaphaeliReneseanca ose Rilindja ishte një periudhë e ndryshimeve kulturore me origjinë në Itali në shekullin XIV. Ngritje e një humznizmi të ri u shoqërua me ringjalljen e diturisë clasike dhe arabe nga libraritë monastike dhe bota Islame.Reneseanca u përhap në Evropë mes shekujve XIV dhe XVII: në këtë kohë lulëzoi arti, filozofia, muzika, dhe shkencat, nën patronazhin e bashkuar mbretëror dhe të fisnikërisë, Kisha Katolike Romake.

Intriga politike brenda Kishës në shekullin XIV shkaktoi Shismin e madh. Gjatë kësaj periudhe 40-vjeçare, dy papa, një në Avignon dhe një në Romë—pretenduan sundimëri mbi Kishën. Megjithëse Shismi eventualisht u ndal më 1417, autoriteti shpirtëror i papës kishte pësuar shumë. Pushteti i Kishës u dobësua edhe më tej nga Reformat Protestante nga Martin Luther, një rezultat i mungesës së reformave brenda Kishës. Reformat gjithashtu lënduan fuqinë e Perandorisë së Shenjtë Romake, ndërsa princët Gjermanë u ndanë mes besimeve Protestante dhe Katolike. Kjo eventualisht çoi tek Lufta tridhjetë vjeçare (1618-1648), që e rrëzoi Perandorinë e Shenjtë Romake dhe shkatërroi pjesën më të madhe të Gjermanisë. Pas Paqes së Westphalias, Franca u bë predominuese në Evropë.


Beteja e Vienës më 12 Shtator, 1683, theu hyrjen e Perandorisë Osmane në Evropë.Reneseanca dhe Monarkët e ri shënuan fillimin e Kohës së zbulimeve, një periudhë eksplorimi, zbulimi, dhe zhvillimi shkencor. Në shekullin XV, Portugalia dhe Spanja, dy nga fuqitë më të mëdha detare të kohës, morën rolin kryesor në eksplorimin e botës.Kristofer Kolombo e arriti Botën e re më 1492, pak pasi që Spanjollët dhe Portugezët filluan të themelonin perandori koloniale në Amerikat. Franca, Holanda dha Anglia shpejt ndoqën në krijimin e perandorive të mëdha koloniale me zotërime të mëdha në Afrikë, Amerika dhe Azi.


Shekujt XVIII dhe XIX


Koha e Ndriçimit ishte një lëvizje e fuqishme intelektuale në shekullin XVIII në të cilin mendimet shkencore të bazuara në fakte dhe arsye dominuan. Pakënaqësia me monopolin e klerit dhe aristokracisë mbi forcën politike në Francë rezultoi në Revolucionin Francez që çoi tek Republikën e Parë: fisnikëria dhe monarkia u rrëzuan gjatë regjimin e terrorit. Napoleon Bonaparte u forcua pas Revolucionit Francez dhe themeloi Perandorinë e parë Franceze që, gjatë Luftërave Napoleonike, u rrit për të përfshirë pjesë të mëdha të Evropës para rrëzimit më 1815 në Betejën e Waterloosë.


Harta e Evropa më 1843 duke treguar shtetet e themeluara në Kongresin e VjenësSundimi i Napoleonit rezultoi në përhapjen e idealeve të Revolucionit Francez, përfshirë idealin "komb-shtet", si dhe adoptimin e modelit Francez të administrimit, ligji dhe edukimi. The Kongresi i Vjenës u mblodh pas rënies së Napoleonit. Kongresi themeloi një barazpeshë të re të fuqisë në Evropë të përqendruar në "pesë fuqitë e mëdha": Britania e Madhe, Franca, Prusia, Habsburg Austria dhe Rusia. Kjo barazpeshë do të mbetej në fuqi deri në Revolucionet më 1848, gjatë të cilave kryengritjet liberale e ndikuan të gjithë Evropën përveç Rusisë dhe Britanisë së Madhe. Revolucionet eventualisht u ndaluan nga elemente më konservative dhe pak reforma rezultuan.Më 1867 Perandoria Austro-Hungareze u formua; dhe më 1871 u bashkuan si Italia ashtu edhe Gjermania si shtete-komb nga principata më të vogla.

Revolucioni Industrial filloi në Britani të Madhe në pjesën e fundit të shekulli të 18-të (XVIII) dhe u përhap në gjithë Evropën. Zbulimi dhe implementimi i teknologjisë së re rezultoi me rritje të madhe urbane, punësim masiv dhe ngritjen e një klase të re puntorësh. Reformat në sferat sociale dhe ekonomike pasuan, përfshirë ligjet e para në punën e fëmijëve, legalizimin e Unioneve tregtare[61] dhe ndalimin e skllavërisë. Në Britani, Akti i Shëndetësisë Publike 1875 u miratua, i cili përmirësoi kushtet e jetesës në shumë qytete Britanike.


Gjeografia


Fotografi Satelitore e Maleve Kaukaze, Detit të zi (l.) dhe Detit Kaspik (r.)Në aspektin fiziko-gjeografik, Evropa është pjesë veriperëndimore e regjionit më të madh të njohur si Evroazia, ose Afro-Evroazia: Azia shtrihet në pjesën lindore të këtij regjioni. Kufiri lindor i Evropës shpesh përcaktohet nga Malet Urale në Rusi. Gjeografi i shekullit të parë AD Strabo, mori Lumin Tanais si kufi,siç bëne edhe burimet e hershme Judaike. Kufiri Juglindor me Azinë nuk ka përcaktim të zakonshëm. Shumica përdorin Lumin Ural ose, Lumi Emba shërben si kufi i mundshëm. Ky kufi vazhdon në Detin Kaspik, kreshtën e Maleve kaukaze ose, si alternativë, Lumi Kura në Kaukaz, dhe vazhdon në Detin e zi; Bosforin, Deti Marmara, dhe Dardanelet përmbyllin kufirin me Azinë. Deti Mesdhe në jug e ndan Evropën nga Afrika. Kufiri perëndimor është Oqeani Atlantik; Islanda, megjithëse është më afër Grenlandës se Evropës (Amerikë Veriore), normalisht përfshihet në Evropë. Ka debat të vazhdueshëm se ku ndodhet qendra gjeografike e Evropës.

Për shkak të dallimeve social-politike dhe kulturore, ka përshkrime të ndryshme për kufijtë e Evropës; në disa burime, disa territore nuk përfshihen në Evropë, derisa në burime tjera përfshihen. Për shembull, gjeografët nga Shtetet Post-Sovjetike dhe Rusia përfshijnë Uralet në Evropë kurse Kaukazin e përfshijnë në Azi. Ngjajshmërisht, shumë gjeografë konsiderojnë kufijtë jugor të Azerbaixhanit dhe Armenisë me Iranin dhe kufijtë jugor dhe lindor të Turqisë me Sirinë, Irakun dhe Iranin si kufiri mes Azisë dhe Evropës për arsye kulturore dhe politike. Në këtë mënyrë, megjithëse janë më afër Afrikës dhe Azisë, ishujt Mesdhetar të Qipros dhe Maltës gjeneralisht konsiderohen pjesë e Evropës.

Për kah përthyshmëria e vijës bregdetare Evropa zë vendine parë midis kontinenteve në botë. Sipërfaqja e ishujve dhe gadishujve përbën 1/3 e sipërfaqes së saj, ndërsa vija bregdetare është e gjatë 48 000 km ( sa gjatësia e ekuatorit). Në disa pjesë bregu i detit është i ulët dhe i butë, në pjesët e tjerai lartë dhe i rrëpinjtë.
Gadishujt e Evropës: Gadishulli Ballkanik, Gadishulli Apenin, Gadishulli Pirinej (Iberik), Gadishulli Skandinav etj.


Relievi


Hartë e Relievit të EvropësRelievi në Evropë ka dallime të mëdha brendave zonave mjaft të vogla. Regjionet jugore, sidoqoftë, janë më shumë malore, derisa duke shkuar në veri terreni ulet nga Alpet, Pirinejet dhe Malet Karpate, mes rrafshnaltave, në fushat e gjëra të veriut, që janë më shumë në lindje. Kjo fushë e madhe njihet si Ultësira e Madhe Evropiane, dhe në zemër të saj ndodhet Ultësira Veriore Gjermane. Një hark rrafshnaltash gjithashtu ekziston përgjatë bregdetit veriperëndimor, që fillon në pjesët perëndimore të ishujve të Britanisë dhe Irlandës, dhe pastaj vazhdon përgjatë maleve, fjord-cut, spira e Norvegjisë.

Ky përshkrim është i thjeshtësuar. Subrejgionet si Gadishulli Iberik dhe Gadishulli Italian përmbajnë veçoritë e tyre komplekse, si edhe vet Evropa kontinentale, ku relievi përmban shumë male, lumenjë dhe fusha që komplikojnë trendin gjeneral. Subregjionet si Islanda, Britania dhe Irlanda janë raste të veçanta. E para është tokë në vetëvete në oqeanet veriore por prap konsiderohet pjesë e Evropës, derisa dy të tjerat janë rrafshnalta që dikur ishin të bashkuara me pjesën kontinentale deri kur ngitaj e nivelit të detit i ndau.
Ishujt më të mëdhenj: Britania e Madhe, Islanda, Irlanda, Sicilia, Sardenja, Korzika, Qipro, Kreta etj.


Klima


Rryma e Golfit është portokalli dhe verdhë në këtë figurë termale të AtlantikutEvropa shtrihet kryesisht në zonat klimatike mesatare.
Klima është e butë në krahasim me zonat tjera me gjatësi gjeografike të ngjajshme në botë për shkak të Rrymës së Golfit.[64] Rryma e Golfit njihet me emrin përkëdhelës "Nxemja Qendrore e Evropës", sepse e bën klimën e Evropës më të ngrohtë se që do të ishte pa të. Rryma e Golfit j vetëm që dërgon ujë të ngrohtë në bregdetet Evropiane por gjithashtu i zbut erërat që vijë nga Oqeani Atlantik.

Kështu që temperaturat mesatere gjatë vitit në Napoli janë 16 °C (60.8 °F), derisa janë vetëm 12 °C (53.6 °F) në New York City që është pothuajse në të njëjtën gjatësi gjeografike. Berlini, Gjermani; Calgary, Kanada; dhe Irkutsk, në pjesën aziateike të Risisë, shtrihen në gjatësinë e njëjtë; Temperaturat në Janar në Berlin arrijë një mesatare prej 8 °C (15 °F) që është më shumë se ato në Calgary, të cilat janë për 22 °C (40 °F) më të larta qe ato në Irkutsk.


Hidrografia


Evropa në krahasim me kontinetet tjera ka lumenj të vegjël dhe të shkurtër. Relievi dhe klima kanë ndikuar që në Evropë të ketë ndryshime sa i përket pasurisë me lumenj, gjatësisë së tyre, dendësisë dhe sasisë së ujit. Rrjeti më i dendur i lumenjëve është në Evropën Veri-perëndimore, ndërsa lumenjtë më të gjatë dhe me pellgje më të mëdha janë në Evropën e Mesme dhe atë Lindore.
Të gjithë lumenjtë e Evropës u takojnë pesë ujëmbledhësëve : Ujëmbledhësi i Oqeanit Atlantik, Oqeanit të Ngrirë, i Detit të Veriut, Detit Baltik, Detit të Zi dhe Detit Mesdhe.

Kontinenti i Evropës është i pasur me liqene. Pjesa më e pasur me liqene është ajo e Evropës Veriore. Liqene më së shumti ka në Evropën veriore-Finlanda vend i liqeneve, në Alpe dhe në Gadishullin Ballkanik. Liqenet e Evropës janë formuar me veprimin e akullnajave, me lëvizje tektonike dhe me procese karstike. Disa liqene janë poligjnetië, të tjerët lumorë, pastaj mbeturinash detesh të dikurshme etj.
Liqenet më të mëdhenjë dhe më të njohur të Evropës janë: Liqeni Kaspik, Lagoda, Onjega, Venern, Liqeni i Zhenevës, Liqeni Bodense, Liqeni i Zyrihut, liqeni Garda, liqeni Komo, Lago Di Magjore, liqeni Him, liqeni Ballaton, liqeni i Shkodrës, liqeni i Ohrit, liqeni i Prespës etj.


Tokat, bota bimore dhe shtazore


Bimësia e Evropës është ngusht e lidhur me klimën, relievin dhe tokat.
Zona e bimësisë së tundrave përfshinë zonat polare dhe shtrihet në viset veriore të Finlandës dhe Rusisë. Kjo zonë përfshinë rreth 350 km2. Gjatë pjesës më të madhe të vitit, tokat janë të ngrira, janë shterpë dhe pa materje ushqyese. Prej bimëve rriten myshqet, likenet dhe drunj të shkurtër të mështeknës e të dëllinjës. Gjat verës së shkurtër – tre muaj, kur temperastuira arrinë 10 gradë C ato zhvillohen, lulojnë dhe japin fryte, kurse shpezët dhe kafshët e zonës pyjore vendosen këtu, për të gjetur ushqim.
Në jug të tundrës shtrihet zona e tajgës e cila e zënë pjesën e madhe të Suedisë, të Finlandës dhe të Rusisë mes gjerësive gjografike 55 – 79°. Shtrihet zona e tajgës e cila e zënë pjesën e madhe të Suedisë, të Finlandës dhe të Rusisë mes gjerësive gjografike 55 – 79 shkallë. Mbizotrojnë tokat e murme, me pak minerale, diqka më shumë humus. Zona shtrihet në rreth 2 milion km2 dhe rreth 2/3 e saj janë të mbuluara me pyje gjethëmbajtëse – pishat, bredhi, mështekna etj. Prej faunës dallojmë lepurin e bardhë , lemingun, derrin e egër, ujkun, ariun e murëm, dhelpëren, sqarthin etj.
Zona e pyjeve të përziera shtrihet nën zonën e tajgave.. Në këtë zonë përzihen drunjët gjethëmbajtës dhe gjethërënës, përvëç pisha e breut, ahu, bungu frashëri , bliri ëtj. Kjo zonë shtrihet në: Britaninë e Madhe, Francë, Gjermani, Suedinë Jugore, Poloni, Rusi Qendrore, Alpe, Karpate etj. Kjo zonë shtrihet në gjerësitë gjeografike 45-55°. . në këtë zonë pyjet janë prerë shumë dhe ato zën tash sipërfaqe të vogël mes 5 dhe 10%. Ndër tipat e tokave hasen tokat e murme me 5-6% humus. Prej kafshëve rriten ariu i murëmë, kaprolli evropian, ujku, dhelpra, lepuri i murmë dhe i bardhë.
Zona stepopyjore dhe stepore ka shtrirje më të madhe në Evropën Lindore, sidomos në Ukrainë dhe pjesën jugore të Rusisë. Në jug shtrihet edhe në UltësirënePanonisë, të Vllahisë e deri në Rrafshin e Kosovës. Dominojnë formacionit e barit të ulët, ndësa prej tokash ka më shumë çernozjomi, smonica, toka kafe etj. Të cilat janë të thella, kanë më shumë hums dhe janë të përshtatshme për drithëra e bimë industriale.
Zona mesdhetare dallon dukshëm nga zonat tjera nga se këtu dominon klima mesdhetare me verëra të nxehta e pa reshje dhe dimratë butë dhe me reshje. Këtu gjenden formacionet bimore me gjelbrim të përhershëm, gjethe të trasha në formë kaqubash, i quajtur formacioni iI makjeve. Pyjet e dikurshme janë prerë, tash kan mbeturbimë kaçuba me pak pyje. Në përbërjen e tokave më shmë janë të paranishme tokat ngjyrë kafe, të murme, të kuqe dhe toka aluviale përgjat luginave të lumenjëve. Prej faunës ka hardhuca, gjarpërinj, bredhka, skofterë, flaminga etj. Flora dhe fauna e Evropës ka pasur mjaft ndryshime nën ndikimin e njeriut dhe civilizimit të gjatë, sidomos në zonën e mesdheut, evropës së Mesme dhe Perëndimore.


Demografia


Kontinenti i Evropës ka qenë i banuar qyshë në kohën e paleolitit dhe neolitit pra para 20 000 e 10 000 vjetësh.Viset e banuara shtriheshin pothuajse në tërë teritorin e Evropës, por viset më të dendura ishin ato të mesdheut dhe ludinat e lumenjëve, arty ku tokat ishin më të përshtatshme për t’u punuar. Në kohën e Bronzit u shënuan dyndje të popullsisë në gadishujt e evropës jugore: iberët në gadishullin Iberik, ligurët në gjirine Ligurisë ( Itali), etrurët të ardhur prej viseve të Egjeut, Ilirët në gadishullin Ilirik ( Ballkanik) etj.

Ndryshime më të mëdha ndodhën me rastin e lëvizjes së popujve indoevropian nga Azia, e edhe nga Afrika veriore. Në këtë kohë në Evropë vendosen keltët, italët, grekët, ilirët thrakët, gjermanët. Djep i kulturës së vjetër në Evropë ishte Mesdheu. Fenikasit dhe kretasët e bartën kulturën e Lindjes, ndërsa grekët e zhvilluan dhe e përhapën më tutje kah Perëndimi e pas tyre Romakët i dhanë dimensione edhe më të mëdha.


Ekonomia


Evropa duke patur industri të zhvilluar arriti të zhvilloj edhe bujqësinë. Bujqësia e Evropës është e llojllojshme, ngase këtë e bëjnë të mundshme edhe kushtet natyrore dhe niveli i zhvillimit. Bujqësia e Evropëë dallohet me shkallë të lartë të mekanizimit, kimizmit, numër të madh ekspertësh bujqësorë, me popullsi të arsimuar bujqësore, me rendimente të larta në bujqësi dhe në blegtori. Dikurë Evropa importonte shumë prodhime bujqësore, ndërsa tash vendet e zhvilluara të Evropës janë eksportuas të shumë prodhimeve bujqësore, sidomos blegtorale.


Historia Gjeologjike


Në kohën e lindjes së saj para 500 milionë vjetësh Europa nuk është akoma e plotë. Pjesët e saj janë të hapërdara mbi të gjithë rruzullin tokësor: Skandinavia tej më në jug të ekuatorit, Anglia dhe Vendet e Ulëta në rrethin polar të jugut si dhe pothuajse të gjithë pjesët e tjera përreth polit të jugut. Të gjithë këto pjesë koreje kontinentale janë në lëvizje. Ato merrem me vete nga rryma të fuqishme magme, të cilat vlojnë 80 kilometra nën sipërfaqen e tokës.

Të shtyra nga shtjella nxehtësie në brendësi të tokës pllakat lëvizin me ngadalë, çdo vit nga vetëm disa centimetra. Por me kalimin e miliona vjetësh kemi pastaj të bëjmë me distanca të konsiderueshme. Në rastin e përplasjeve shpërthejnë forcat primare. Si një rebus gjigand vë Europa pjesët e saj së bashku. Togje shkrepash kilometra të gjëra çajnë lart, përkulen dhe marrin formë kubeje. Çdo përplasje e re krijon një masiv malor. Kështu lind së pari shtylla kurrizore e Europës, vargmali kaledonian, me lartësira si ato të Himalajës. Ky është bërthama e një bashkëshkrirjeje të parë europiane.

Më pas kontinenti i ri bredh gjysmën e rruzullit tokësor. Para 300 milionë vjetësh ai kapërcen ekuatorin. Stereja është tashmë e mbuluar nga gjelbërimi. Bimët kanë pushtuar kontinentin që deri pak më parë kishte qenë i shkretë. Atje ku sot janë të ngritura metropolet krenare europiane u shtri sa gjatë e gjërë një xhungël e harlisur tropikale: Parisi ndodhej në një klimë tropikale të ngrohtë e me lagështi. Berlini, në një det të gjelbër i cili zgjatej deri në Azi.

Është një pyll tepër i jashtëzakonshëm. Ai përbëhet nga fiere, likopode (shk. lycopodium) dhe bishtkuaj. Mbeturina të tyre të ngurtësuara në Skoci të bëjnë ta marrësh me mend përhapjen e tyre. Cungje që qëndrojnë pothuajse ngjitur njëri-tjetrit të japin edhe sot e kësaj dite një përshtypje mbi bollëkun e atëhershëm të bimëve. Këta gjigandë lartësoheshin deri në 30 metra drejt qiellit.


Evro-Azia


Ajo pjesë e Evropës dhe Azisë që për nga kultura dhe historia e tyre janë të ndërlidhura ngushtë midis tyre.
Shtetet, territori i të cilave janë të shpërndara në dy kontinente janë:
Rusia: 25% e territorit të Rusisë është në Evropë.
Turqia: 3% e territorit të Turqisë është në Evropë.


Qytete


Qytete Evropiane kanë disa karakteristika të përbashkëta. Kështu p.sh për dallim nga qytete e kontinenteve tjera qytete metropole Evropiane nuk janë të orientuara në ndërtesa të larta. Ato më tepër shtrihen duke zënë sipërfaqe të mëdha dhe dke futur në gjirin e tyre edhe qytete që gjenden për rreth tyre. Për këtë shkakë edhe madhësia e qyteteve ndryshonë dukshëm nga rrethi i qytetit. Si do që të jetë si qytete më të mëdha të Evropës llogaritet të jenë Moska, Stambolli dhe Londra.



Shtetet e Evropës


Andorra · Austria · Azerbajxhani1 · Belgjika · Bjellorusia · Bosnja dhe Hercegovina · Britania e Madhe, ( Anglia · Skocia · Uellsi · Irlanda Veriore) · Bullgaria · Republika Çeke · Danimarka · Estonia · Finlanda · Franca · Gjermania · Greqia · Holanda · Hungaria · Irlanda · Islanda · Italia · Kosova · Kroacia · Letonia · Lihtenshtajni · Lituania · Luksemburgu · Mali i Zi · Malta · Republika e Maqedonisë · Moldavia · Monako · Norvegjia · Polonia · Portugalia · Qipro2 · Rumania · Rusia1 · San Marino · Serbia · Shqipëria · Sllovenia · Sllovakia · Spanja · Suedia · Turqia1 · Ukraina · Vatikani · Zvicra


Faleminderit....

_________________
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!




Last edited by Adriana on Thu Jul 30, 2009 12:49 am, edited 3 times in total.

Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Historia e Europes...
Post Number:#2  PostPosted: Sat Jun 27, 2009 2:49 am 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Posts: 2727
Location: Tirana
Gender: Female
Image

Ngjarjet me te rendesishme ne per Evropen- 2008

2008-a ishte një vit i turbullt për Evropën, pasi një seri kri zash që pasuan njëratjetrën sollën ndryshime dhe ripërcaktime të hartës politike. Kështu, ndër ngjarjet që ia vlen të shënohen janë konflikti në Kaukaz, që në njëfarë mënyre u qetësua nga ndërhyrja e Presidentit të Francës, Sarkozi, që kryesoi 6- mujorin e dytë të BE-së.
2008-a ishte një vit i turbullt për Evropën, pasi një seri kri zash që pasuan njëratjetrën sollën ndryshime dhe ripërcaktime të hartës politike. Kështu, ndër ngjarjet që ia vlen të shënohen janë konflikti në Kaukaz, që në njëfarë mënyre u qetësua nga ndërhyrja e Presidentit të Francës, Sarkozi, që kryesoi 6- mujorin e dytë të BE-së. Por, ndërsa në Kaukaz dëgjoheshin të shtëna, në Bruksel u ndjenë të çarat e para mes Gjermanisë dhe vendeve të tjera që janë në varësi të gazit e naftës ruse. Por Kaukazi ishte vetëm një vatër konflikti, pasi kriza e vërtetë, këtë herë financiare, që erdhi përtej Atlantikut, infektoi të gjitha financat botërore, e veçanërisht ato evropiane. Më poshtë janë renditur 10 ngjarjet më të veçanta të vitit 2008, sipas britanikes "Times"

1) Triumfi i Sarkozisë me Karlën

Presidenti francez, Sarkozi, e nisi vitin me shumë beteja. Mbyllja e 2007-ës ishte një katastrofë dhe 2008-a i solli, sipas sondazheve, një mbështetje shumë të vogël nga populli, madje bëhej fjalë për pikët më të ulëta të një Presidenti francez në fillim të mandatit të tij në 50 vitet e fundit. Por martesa me ish-modelen Carla Bruni në shkurt duket se i solli mbarësi dhe pak nga pak rritje në popullaritet. Vizita e parë zyrtare e çiftit në Britaninë e Madhe ngjalli kureshtje dhe shkaktoi vëmendje mbarëbotërore, pavarësisht se në ankandet britanike dolën në shitje fotot e vjetra nudo të Zonjës së Parë të Francës.

2) Kriza financiare godet BE-në

Ngritja meteorike e Presidentit francez i dha atij emërtimin "mbreti i botës" për rolin qendror si kryesues i Bashkimit Evropian për 6- mujorin e dytë të vitit. Këta 6 muaj ishin edhe më të vështirët, duke qenë se bëhej fjalë për ashpërsimin e krizës financiare, rëniet e njëpasnjëshme të bankave dhe gjithë problemet e mëdha ekonomike që pasuan.

3) Thashethemet për një Luftë të Ftohtë

Marrëdhëniet jo të mira mes Rusisë dhe Evropës, pas konfliktit në Kaukaz, shumëkush i konsideroi si preludin e një lufte të re të ftohtë. Dasi të mëdha u vunë re edhe në radhët e vendeve të NATO-s e atyre të Bashkimit Evropian në lidhje me ndërtimin e mburojës antiraketë të amerikanëve në vendet lindore, dikur ish-komuniste. Kjo ndërmarrje e amerikanëve nuk u pëlqente aspak rusëve, të cilët në kundërpërgjigje kërcënuan se do të ndërtonin një sistem të ngjashëm, i cili do të kishte si objektiv Evropën Lindore.

4) Obamamania

Barak Obama, tashmë Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bëri një vizitë elektorale në disa vende të botës dhe kryeqytete të Evropës. Ai arriti të mblidhte rreth vetes turma të mëdha njerëzish në Paris, Londër e sidomos në Berlin, në sheshin qendror të të cilit mbajti edhe një fjalim të paharrueshëm. Obamamania vazhdoi në Evropë deri në fitoren e tij presidenciale në nëntor, pasi pjesa më e madhe e evropianëve e shihnin Obamën si një alternativë shumë të mirë kundër Presidentit aspak popullor Bush.

5) Gafa e Berluskonit

Zgjedhja e Obamës riaktivizoi sistemin e gafave të Kryeministrit italian, Berluskoni, i njohur për shumë bëma në këtë fushë. Ai, në një fjalim të tij, e cilësoi Presidentin e ri amerikan si "të nxirë nga dielli". Menjëherë pas kësaj, reagimet ndaj tij ishin të ashpra, madje edhe Zonja e Parë franceze, Bruni- Sarkozi, që është italiane, deklaroi se ajo ishte e lumtur që kishte dhënë dorëheqjen nga nënshtetësia italiane.

6) Traktati i Lisbonës

Kushtetuta e pamiratuar e Bashkimit Evropian, rilindi me marrëveshjen e Lisbonës pas votës negative që mori në referendumet franceze e holandeze në vitin 2005. Por edhe këtë herë hasi në vështirësi të reja, pas refuzimit që i bënë irlandezët në referendumin e 12 qershorit.

7) Arrestimi i Karaxhiçit

I dyshuari për krime lufte, Karaxhiç, një nga personat më të kërkuar në botë nga ana e drejtësisë, u arrestua në Serbi në korrik, pas një dhjetëvjeçari fshehjeje. Gjykata e Kombeve të Bashkuara e Hagës e akuzoi për krime kundër njerëzimit në Bosnjë, gjatë viteve të luftës.

8) BE dhe Kosova

Pjesa më e madhe e botës njohu pavarësinë e Kosovës në fillim të vitit. Por ndarjet brenda disa vendeve të BE-së, të kryesuara nga Spanja, që i druhej rritjes së separatizmit, e zbehu festën e madhe në Prishtinë.

9) Incesti tronditës

Evropa u tmerrua në muajin prill, kur doli në dritë rasti tronditës i babait që kishte përdhunuar të bijën për vite me radhë në një zonë të Austrisë. Monstra, zoti Fritzl, u akuzua edhe për vrasjen e njërit prej fëmijëve të tij. Ai kishte sjellë në jetë 7 fëmijë në qilarin e shtëpisë me të bijën dhe rasti i tij konsiderohet si ndër më të rëndët dhe tronditësit.

10) Vdekja e Hajderit

Austria erdhi në fundin e një periudhe me vdekjen e liderit të ekstremit të djathtë, Jorg Hajder në një aksident automobilistik në muajin tetor. Pak net më parë, pas zgjedhjeve të përgjithshme, partia e tij ishte shndërruar në njërën prej partive më të fuqishme në vend, ndërkohë që partitë kryesore kishin dalë me rezultatet më të ulëta që pas Luftës II Botërore.



Faleminderit

_________________
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!




Top
 Profile  
 
Display posts from previous:  Sort by  
Post new topic Reply to topic  [ 2 posts ] 

All times are UTC


Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest


You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot post attachments in this forum

Search for:
Jump to:  
Powered by phpBB © 2000, 2002, 2005, 2007 phpBB Group
History Forum
Template made by DEVPPL