Lajme nga Futbolli nderkombetar
Posted: Sun Jan 01, 2012 5:20 pm
Futboll, deshtimet më të mëdha të 2011
Gabimi i futbollistëve para portës së zbrazët ka qenë gjithmonë një element që ka mbetur në kujtesën e publikut, ndoshta edhe më shumë se sa golat që ata shënojnë. Ndër vite ka pasur gabime të shumta, por viti 2011, pa dyshim mund të konsiderohet si një nga vitet me gabimet më të shumta të futbollistëve. Zakonisht jemi mësuar që lajme të tillë dhe gabime të shumta të vijnë nga futbolli i Amerikës Latine, ajo e Azisë apo edhe e Afrikës, mirëpo këtë herë është Evropa ajo që prin dhe atë me futbollistët e saj më të mirë.
Deshtimi i Fernando Torres
Nëse do ta bënim një renditje të gjerë, pa as më të vogli dyshim, deshtimi i sulmuesit të Chelseat, Fernando Torres, që bëri në ndeshjen kundër Manchester United, është më i madhi që ka ndodhur këtë vit. Jo vetëm për faktin se ai konsiderohet njëri nga sulmuesit më të mirë në botë, por pozita në të cilën gjendej ai për të shënuar gol ishte e qindpërqindtë dhe më vështirë ka qenë të hidhet topi jashtë se sa të shënohet goli. Ai gabim u përfol aq shumë në media, sa e inskenuan një gabim të tillë të bërë nga Torres në lojën e njohur të futbollit në kompjuter ‘Wining Eleven’.
Robinho e Messi, nga dy herë!
Edhe pse njëri është brazilian, e tjetri argjentinas, Robinho dhe futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi, kishin diçka të përbashkët në dy ndeshje, një në Ligën e Kampionëve, e një tjetër në Serie A, përkatësisht në La Liga. Braziliani Robinho gjatë ndeshjes Milan-Barcelona, të zhvilluar në “San Siro” në kuadër të Ligës së Kampionëve, e kishte huqur portën e zbrazët nga dy metra largësi, duke e dërguar topin lart transversales. Mirëpo, sikur të ishte marrë vesh me Messin. Në një nga aksionet e Barcelonës, një gabim identik e bën sulmuesi i Barçës, i cili e gjuan topin jashtë nga një afërsi shumë e madhe. Por, kjo nuk është e tëra. Robinho menjëherë në ndeshjen e radhës që Milan e zhvilloi kundër Genoas në “Marassi”, e gaboi portën në mënyrë identike. Në vend që ta dërgojë topin rrjetë, ai e çon mbi portë. Për fat të tij, Milan kishte shënuar fitore 2:0. Një gabim me portë të zbrazët në të njëjtën javë e bën edhe Messi në duel me Zaragozen, megjithëse pozita e argjentinasit ishte paska më e vështirë për të realizuar.
Oscar Cardozo deshton komplet
Sulmuesi i Benficas, Oscar Cardozo, ka qenë protagonist i një dështimi katastrofal pranë portës së zbrazët. Shënohej minuta e 31-të kur Cardozo e pranoi një top nga bashkëlojtari i tij, por që ky i fundit nuk arrin të shënojë, edhe pse ky rast më vështirë do të humbej se të shënohej. Megjithatë, Cardozo e përmirësoi gabimin e bërë, pasi në fund të ndeshjes ai do ta shënojë golin e vetëm në fitoren e Benficas kundër Maritimos.
Milito, sa shumë dështime
Përderisa ishte hero në vitin 2010 me golat e tij, viti 2011 ishte i dështuar plotësisht për Diego Militon e Interit. Ai ka qenë protagonist i disa gabimeve katastrofale, duke e huq portën e zbrazët në disa raste. Së pari do të gabonte në ndeshjen kundër skuadrës franceze, Lille në Ligën e Kampionëve. Dejan Stankoviq do ta pasonte një top shumë të mirë, duke e nxjerrë Militon të vetëm me portën, por ai gabon duke gjuajtur jashtë saj. Ndërkohë, gabimi tjetër vjen me Atalantan, një duel në të cilin pikët për Interin ishin jetike. Argjentinasi Milito gabon vetëm 2 metra para portës, duke e gjuajtur topin lart saj. Gabimi i radhës është me skuadrën e CSKA Moskës, kur nga më afër se tri metra e godet traversën, në momentin kur portieri nuk ishte në portë. Dhe, në fund, ai gabon në duel me Genoan. Në një tollovi të krijuar para portës, në vend se ta çonte topin në rrjetë, në portën shtatëmetërshe ai e gjen portierin Sebastian Frey, dhe ia lëshon topin në duar, duke e humbur një rast të qindpërqindtë. Pa dyshim, Milito mbetet futbollisti me më së shumti dështime para portës së zbrazët.
Rooney deshton me Baselin
Wayne Rooney është një futbollist që shënon gola të bukur, madje edhe nga largësia, mirëpo në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve kundër Baselit, ai gabon nga vetëm dy metra. Ishte një ndeshje kur golat për Unitedin ishin shumë të rëndësishëm, pasi po humbte Rooney me shokë, mirëpo ai në vend që ta dërgonte topin në rrjetë, del komplet huq, duke e kthyer topin prapa, që për rastësi doli një asistim për Ji Sung Park, i cili po ashtu gaboi. Në fund, doli që gabimi para portës e Rooneyt do t’i kushtonte Manchester Unitedit me eliminim nga Liga e Kampionëve.
Neymar e Gomez gabojnë njësoj
Futbollisti që po konsiderohet si ndër më të mirët në botë, braziliani 19-vjeçar, Neymar ka bërë një gabim fatal para portës së Argjentinës, në ndeshjen ndërmjet Brazilit dhe Argjentinës. Në një aksion shumë të bukur të brazilianëve, një top arrin te Neymar, i cili i vetëm para portës së zbrazët e huq komplet topin, duke e humbur një rast shumë të mirë për të shënuar gol. Thuajse në të njëjtën mënyrë e ka humbur një rast edhe sulmuesi i Bayern Munichut, Mario Gomez. Arjen Robben kishte depërtuar bukur në zonë, duke asistuar te Gomez, i cili e huq komplet topin, në vend se ta dërgonte në portën e zbrazët.
Deshtimi i rëndë japonez
Edhe pse futbolli japonez ka përparuar në krahasim me vitet e mëhershme, futbollistët e këtij vendi dinë t’i “mahnitin” shikuesit e tyre me dështime të paparashikueshme. Në takimin ndërmjet skuadrave japoneze, Nagoya Grampus Eight dhe Vegalta Senda, e vlefshme për Ligën e Japonisë në futboll, e zhvilluar në muajin gusht, sulmuesi i skuadrës mysafire, Atsushi Janagisawa, e pati një rast të qindpërqindtë për të shënuar gol. Por, ai edhe pasi e kaloi portierin nuk arriti që ta plasojë topin në portën e zbrazët. Pavarësisht kësaj, ekipi i tij shënoi fitore në këtë takim 1:0 dhe fitoi tri pikë të reja. Megjithatë, dështimi i sulmuesit të kësaj skuadre japoneze do të mbahet mend për një kohë të gjatë.