
Futbollisti i Livornos, Piermario Morozini pësoi atak në zemër, në minutën e 31-të të ndeshjes me Pescara. Mjekët u përpoqën që ta risillnin në jetë, por nuk ia dolën mbanë.
Kështu, 26-vjepari italian la frymën e tij të fundit në spital.
Menjëherë pas këtij incidenti, ndeshja u ndërpre, për t’u luajtur në një datë tjetër, në të ardhmen. Por ndërkohë ka ndërhyrë edhe Federata Italiane e Futbollit, e cila ka anulluar ndeshjen Milan-Genova, që ishte planifikuar për pasditen e sotme.
Futbollisti italian, pas pjesëmarrjes së tij tek të rinjtë e Atlantës, në moshën 19-vjeçare kalon tek Udinese dhe më pas në formë huazimi, kaloi tek të tjera skuadra, si Bologna, Padova, apo Livorno.
Ndiqni në video momentet tragjike: