"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Kampionati boteror Afrike-2010

Flisni për futbollin ndërkombëtar, talentet e tij, ngjarjet më të spikatura nga bota e sportit.

Moderator: Tan-Tirana

User avatar
Tan-Tirana
Senior Member
Senior Member
Posts: 117
Joined: Fri Oct 30, 2009 9:49 am
Gender: Male

Re: Kampionati boteror Afrike-2010

#46

Post by Tan-Tirana » Mon Jul 05, 2010 5:57 am

Futbollistët që premtuan shumë e nuk bënë asgjë




Kampionati Botëror krahas olimpiadës është ngjarja bindshëm më e madhe sportive në botë, prandaj është e kuptueshme që secili botëror të ketë protagonistët e vet, qoftë ata që shkëlqejnë, qoftë ata që zhgënjejnë.

Shumica e futbollistëve më të mirë të botës janë të koncentruar në klubet e futbollit evropian, ku zhvillohen shumë ndeshje qoftë nëpër ligat kombëtare, qoftë në garat evropiane dhe ky fakt bënë që gjatë një stinori të veçohen futbollistët nga të cilët më pas edhe reprezentacionet më shumë të drejtë presin që ti udhëheqin në gara të nivelit të lartë siç është Kampionati Botëror.

Kështu para këtij Kampionati, jo vetëm në stinorin e fundit mirëpo edhe në ata të mëparshëm në mesin e shumë futbollistëve evropian, janë veçuar disa individ prej të cilëve është pritur që në këtë botëror të jenë bartës së lojës së reprezentacioneve të tyre dhe drejtojnë ato reprezentacione drejtë lavdisë në ngjarjen më të madhe futbollistike në botë.

Në vazhdim do të prezantojmë disa futbollistë prej të cilëve është pritur shumë që në këtë botëror të jenë lider të vërtetë të reprezentacionëve të tyre, por të cilët kanë zhgënjyer jo vetëm adhuruesit e kombëtarëve të tyre.

Uejn Runi

Sulmuesi anglez për të cilin lirisht mund të thuhet se është sulmuesi më i mirë anglez të paktën në 20 vitet e fundit, ka pasur edicion fantastik me klubin e tij Mançester Junajted dhe më shumë të drejtë anglezët kanë pritur që ai të jetë ylli i këtij botërori dhe futbollisti që do ta udhëheqë një reprezentacion edhe ashtu të mbushur me yje, drejt titullit të Kampionit të Botës.

Megjithatë paraqitjet e Runit në këtë kampionat ishte gjithçka tjetër përveç se të mira. Runi u paraqit në të katër takimet që i zhvilloi Anglia në këtë kampionat, nuk arriti të shënonte asnjëherë dhe për më tepër nuk bëri asgjë për të cilën ia vlen të mbahet mend, përveç grindjes me një tifoz.

Se si do të ndikoi forma e dobët në këtë Kampionat, në vazhdim të karrierës së Runi, pas ai është vetëm 24 vjeçar kjo mbetet të shihet.

Fabio Kanavaro

Kapiteni dhe futbollisti me më së shumti paraqitje në fanellën e Italisë, nuk ishte në formë shumë të lartë në stinorin e fundit me Juventusin, megjithatë pritej që edhe në këtë Kampionat, ashtu si në të kaluarin ai të ishte lider i reprezentacionit që në Afrikën e Jugut udhëtoi për ta mbrojtur titullin e kampionit. Mirëpo ajo çfarë tregoi Kanavaro në këtë kampionat ishte vërtet nën mesataren e pothuajse secilit mbrojtës së Serie A, e jo më të një futbollisti që në vitin 2006 e kishte udhëhequr Italinë drejt titullit të Kampionit të Botës dhe ka fituar Topin e Artë.

Që në takimin e parë me Paraguain u pa qartë se Kanavaro është shumë larg formës së tij ideale dhe se nuk është në gjendje të matet me futbollist më të ri në moshë. Gabimet e tij vazhduan edhe në dy takimet e radhës. Në ballafaqim me Zelandën e Re ai praktikisht asistoi për futbollistin kundërshtar kurse në takim me Sllovakinë përkundër përvojës së madhe që ka ai nuk e kishte madje as sensin e pozicionit që për një lojtar që ka rreth 15 vjet përvojë në reprezentacion është dicka banale.

Kristiano Ronaldo

Njëri prej futbollistëve më të talentuar të gjitha kohërave të futbollit portugez, anëtari i Realit të Madridit Kristiano Ronaldo është paraqitur në moshë fare të re në reprezentacionin e shtetit të tij. Madje pas humbjes në finale të Kampionatit Evropian në vitin 2004 ai kishte qajtur shumë duke lënë të kuptohet se reprezentacion është shumë i rëndësishëm për të. Në këtë kampionat Ronaldo vinte në formë shumë të lartë, i pjekur si futbollist dhe shumë trofe të fituar në planin individual dhe me bagazh të pasur. Të gjitha këto fakte bënë që ai të ishte kapiten i Portugalisë dhe i rrethuar nga disa lojtarë të tjerë të nivelit të lartë pritej që pikërisht në Afrikën e Jugut ai të shfaqte gjithë talentin e tij në mënyrë që të fitonte diçka të rëndësishme edhe me reprezentacionin e tij.

Mirëpo ajo çfarë panë adhuruesit e Portugalisë nga Ronaldo në këtë Kampionat, ishte vërtet zhgënjyese. Përveç një goli jo gjithaq të rëndësishme më një kundërshtar modest ti Korea e Veriut, Ronaldo thjeshtë nuk tregoi asnjë potez tjetër pozitiv. Përkundrazi pas eliminimit të Portugalisë, Ronaldo tregoi anën negative të karakterit të tij. Së pari në fund të takimit, pështy para kamerave, pastaj në prononcime për media foli në mënyrë injoruese për trajnerin e tij, të cilin e fajësoi për gjithçka, ndonëse tifozët portugezë e fajësuan shumë Ronaldon madje kishte nga ta që edhe kërkuan largimin e tij nga reprezentacioni.

Tierri Anri

Njëri prej futbollistëve më më së shumti përvojë në reprezentacionin e Francës, madje ka qenë edhe në brezin e futbollistëve që e kanë fituar titullin e Kampionit të Botës në vitin 1998.

Pasi u kritikua shumë për gjestin në lojën suplementare me Irlandën Veriore (asistimi me dorë), është pritur që në garën e tij të fundit të madhe, Terri Anrri të ishte lider i reprezentacionin të tre kolorëve.

Mirëpo përveç që nuk tregoi asgjë në fushë, Anrri u bë protagonist për të keq në grumbullimin e tij të fundit në reprezentacion. Ai ishte njëri prej futbollistëve që u rebeluan ndaj selektorit Domenek që më pas për pak sa nuk eskaloi me përleshje të hapur ndërmjet brezit të vjetër të futbollistëve me atë te të rinjve dhe me një pjesë të stafit teknik.

Në këtë mënyrë Anrri nëse shkëlqeu së bashku me bashkë lojtarët e tij në fillim të karrierës në reprezentacion, e bëri një mbyllje të turpshme të saj

User avatar
Tan-Tirana
Senior Member
Senior Member
Posts: 117
Joined: Fri Oct 30, 2009 9:49 am
Gender: Male

Re: Kampionati boteror Afrike-2010

#47

Post by Tan-Tirana » Mon Jul 05, 2010 5:58 am

Gjermanët në gjysëmfinale, deklasuan Argjentinën



Futbollistët e Gjermanisë janë plasuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëro në Futboll, që po mbahet në Afrikën e Jugut, pasi që në Cape Town praktikisht kanë “demoluar” Argjentinën.

Gjermanët me lojë brilante mundën ekipin argjentinas 4:0 dhe në gjysmëfinale do të luajnë me fituesin e duelit Paraguaj-Spanja.
Ndeshja ka filluar mirë për Gjermaninë. Ndaj Podolskit në minutën e 4-të është bërë një faull dhe pas pasimit të e Bastian Schweinsteiger më së mirë u gjend Thomas Muller i cili me kokë ka mposhtur portierin argjentinas, Romeron.

Gjermanët ishin dominues gjatë tërë ndeshjs. Mirëpo, epërsia e tyre u pa, sidomos në pjesën e dytë të lojë, kur ata shënuan edhe 3 herë- Klose në minutat 67, 89 dhe Friedrich 74.

User avatar
Tan-Tirana
Senior Member
Senior Member
Posts: 117
Joined: Fri Oct 30, 2009 9:49 am
Gender: Male

Re: Kampionati boteror Afrike-2010

#48

Post by Tan-Tirana » Mon Jul 05, 2010 5:59 am

Spanja në gjysmëfinale


Kombëtarja e Spanjës shënoi fitore me rezultat 1:0 ndaj Paraguait dhe hyri në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror në futboll.

Spanja më 7 korrik në gjysmëfinale do të takohet me kombëtaren e Gjermanisë.

Spanjollët dominuan me lojë, por edhe Paraguai dëshmoi lojë stabile. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola (0:0). Në pjesën e dytë të ndeshjes, ka qenë dramë në vete. Në 15 minutat e para të kësaj pjese shikuesit panë dy penallti, por të parealizuara. Në njërën anë Paraguai huqi penalltinë dhe në anën tjetër Spanja. E gjitha ndodhi në një periudhë katërminutëshe. Paraguai rastin më të mirë e pati në minutën e 58-të, kur Pique rrëzoi në zonën e rreptësisë futbollistin Cardozon.

Futbollisti Cardozo nga penalltia gjuajti, por pret si hero i vërtet portieri spanjoll, Casillas. Në minutën e 60-të, Alcaraz rrëzoi në 16-sh futbollistin David Villën dhe penallti për Spanjën. Alonso herën e parë shënoi nga penalltia, por gjyqtari e anuloi, duke e përsëritur edhe njëherë atë. Alonso herën e dytë dështoi, pasi gjuajtjen e tij e ndali portieri Villar. Në minutën e 83-të, veprim shkollor i spanjollëve dhe që përfundoi me gol.

Topin me dinakëri e mori futbollisti Pedro, i cili lirohet për bukuri, gjuajtja e tij nga 13-14 metra qëlloi shtyllën pingule, kthehet topi deri të David Villa, i cili gjuajti bukur, topi qëllon shtyllën dhe futet brenda në portë dhe 1:0 për Spanjën. David Villa më këtë gol të shënuar arrin në shifrën pesë gola dhe i prin emërores së shënuesve në botëror.

Barrios në minutën e 88-të rrezikoi portën e Spanjës, por portieri Casillas doli më i suksesshëm, ndërsa topi kthehet deri te Santa Cruz, por sërish portieri Casillas i pamposhtur. Casillas ka qenë hero i vërtet i Spanjës, i cili përveç që mbrojti penalltinë në minutën e 58-të, ai edhe në minutën e 88-të shpëtoi gol të sigurt. Spanja shënoi fitore dhe kualifikohet në gjysmëfinale, ndërsa Paraguai eliminohet nga botërori.

User avatar
Tan-Tirana
Senior Member
Senior Member
Posts: 117
Joined: Fri Oct 30, 2009 9:49 am
Gender: Male

Re: Kampionati boteror Afrike-2010

#49

Post by Tan-Tirana » Wed Jul 07, 2010 8:45 pm

Holanda në finale


Futbollistët e kombëtarës së Holandës kanë shënuar fitore ndaj Uruguajit me rezultat 3:2.

Holandezët në minutën e 18-të kaluan në epërsi me rezultat 1:0. Futbollisti Van Bronckhorst nga rreth 30 metra nga një pozitë paksa e vështirë ka dërguar gjuajtje sa të fortë, aq edhe të pandalshme për portierin uruguaias, i cili ka shikuar me sy topin, që ka qëlluar njëherë shtyllën dhe është futur në rrjetë.

Uruguai barazoi rezultatin 1:1 në minutën e 41-të, duke iu falenderuar mjeshtërit të golave Forlan. Diego Forlan nga rreth 28 metra ka gjuajtur furishëm duke shënuar gol dhe lënë fjetur portierin holandez, Stekelenburg. Forlan edhe njëherë dëshmoi se është njëri prej futbollistëve më të mirë në botë dhe vazhdimisht i rrezikshëm për kombëtaren rivale.

Në minutën e 50-të, Uruguai pati mundësi të mirë që të kaloi në epërsi, por futbollisti Cavani gabimin e mbrojtjes rivale nuk diti të shfrytëzoi, pasi portieri holandez ndërhyri për mrekulli jashtë 16-shit.Forlan ndër më të mirë në ndeshje,në minutën e 66-të nga gjuajtja e lirë rreth 23-24 metra, gjuajti bukur, por portieri holandez mezi mbrojti. Pas dy minutave, Holanda krijon rast të qind për qind. Van Der Vaart nga afërsia gjuajti furishëm, por portieri Muslera më vetëmohim të pashoq shpëtoi portën, topi deri të Robben, i cili nuk ishte i saktë, duke humbur rastin më të mirë të takimit.

Në minutën e 70-të, Sneijder shënoi për rezultatin 2:1. Sneijder për mrekulli ka gjetur hapësirë nga rreth 16 metra, duke dërguar gjuajtje të fortë dhe befasuar portierin Muslera dhe 2:1 për Holandën.Sneijder shënoi edhe golin e pestë në botëror duke i barazuar shifrat me David Villën e Spanjës. Arjen Robben shtoi epërsinë 3:1 pikërisht në minutën e 73-të. Rooben me dinakëri gjendet në 16-sh, i cili me kokë ka plasuar topin në rrjetë dhe lënë të hutuar portierin Muslera.

Uruguai ngushtoi epërsinë në 3:2 në minjutën e 92-të nëpërmjet futbollistit Maximiliano Pereira. Holanda luajti për mrekulli në pjesën e dytë, si rezultat i kësaj shënoi fitore me rezultat 3:2.

Holanda me 11 korrik do të luajë në finalen e madhe në luftë për titullin e botës.

User avatar
Tan-Tirana
Senior Member
Senior Member
Posts: 117
Joined: Fri Oct 30, 2009 9:49 am
Gender: Male

Re: Kampionati boteror Afrike-2010

#50

Post by Tan-Tirana » Wed Jul 07, 2010 8:46 pm

Spanja në finale



Gjermania nuk ka mundur dot të mbajë ritmin dhe është mposhtur nga kampionët e Evropës në fuqi Spanja.


Ka mjaftuar një gol I shënuar në minutën e 73', nga ai që shumë rrallë shënon ose thuajse asnjëhërë,mbrojtësi Pyol.


Spanja u duk ofensive që në fillim, dhe ia doli të qëndronte e tillë deri në fund.


Gjermania humbi një tjetër mundësi për të qenë ajo Kampione e Botës, ndërsa do të përballet me Uruguajn për vendin e 3-të dhe të 4-tërt.


Spanja do të përballet me Hollandën në finalen e 11 Korrikut të Kupës së Botës Afrikë e Jugut 2010

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Kampionati boteror Afrike-2010

#51

Post by Arbëri » Wed Jul 07, 2010 8:56 pm

Aq e pate fati i tyre , nuk e di edhe si korrin fitore Gjermanët , përvetëm se lojë kolektive nuk shofi tjeter taktikë ke ta , pa asnjë YLL në ekip mjaft aritën deri në gjysëm finale ..

Po e citoj seleksionusin Austrijak : '' Gjdo herë do fitojme , e asnjëherë nuk do mësohemi të luajmë futboll'' :)


Holand Champion 2010.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Kampionati boteror Afrike-2010

#52

Post by Zeus10 » Wed Jul 07, 2010 9:10 pm

Arbëri wrote:Aq e pate fati i tyre , nuk e di edhe si korrin fitore Gjermanët , përvetëm se lojë kolektive nuk shofi tjeter taktikë ke ta , pa asnjë YLL në ekip mjaft aritën deri në gjysëm finale ..

Po e citoj seleksionusin Austrijak : '' Gjdo herë do fitojme , e asnjëherë nuk do mësohemi të luajmë futboll'' :)


Holand Champion 2010.

Jam ne nje mendje me ty Arberi. Gjermania nje ekip qe nuk organizon dot nje sulm normal, pervecse kundersulmit i cili ishte shume frytedhenes, nje ekip qe po ta krahasoje me Spanjen dukej qarte diferenca, si ne cilesine e lojes dhe ne anen teknine individuale. Spanja e meritoi plotesisht fitoren dhe do te ishte absurde qe gjermanet te shkonin me tej. Perfundimisht Spanja ishte nje ekip i shkelqyer, kurse gjermanet medioker.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Kampionati boteror Afrike-2010

#53

Post by Arta » Wed Jul 07, 2010 9:46 pm

Arbëri wrote:Aq e pate fati i tyre , nuk e di edhe si korrin fitore Gjermanët , përvetëm se lojë kolektive nuk shofi tjeter taktikë ke ta , pa asnjë YLL në ekip mjaft aritën deri në gjysëm finale ..

Po e citoj seleksionusin Austrijak : '' Gjdo herë do fitojme , e asnjëherë nuk do mësohemi të luajmë futboll'' :)


Holand Champion 2010.
Une votova para lojes sot qe do te fitonte Spanja, dhe do te kishim ne finale Hollanden vs Spanjen! Gjithashtu predikova tek faqja ime ne FB qe do te fitoj Hollanda!

Gjermania u duk qe nuk do te fitonte sikur edhe oktapodi Paul mos ta predikonte, mbasi fitoi vetem me disa skuadra te lodhura! Shpresoj vetem te jete loje e mire dhe e forte ne finale, mbasi do te jete loja e fundit!
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Kampionati boteror Afrike-2010

#54

Post by Arbëri » Wed Jul 07, 2010 9:56 pm

Arta wrote:
Arbëri wrote:Aq e pate fati i tyre , nuk e di edhe si korrin fitore Gjermanët , përvetëm se lojë kolektive nuk shofi tjeter taktikë ke ta , pa asnjë YLL në ekip mjaft aritën deri në gjysëm finale ..

Po e citoj seleksionusin Austrijak : '' Gjdo herë do fitojme , e asnjëherë nuk do mësohemi të luajmë futboll'' :)


Holand Champion 2010.
Une votova para lojes sot qe do te fitonte Spanja, dhe do te kishim ne finale Hollanden vs Spanjen! Gjithashtu predikova tek faqja ime ne FB qe do te fitoj Hollanda!

Gjermania u duk qe nuk do te fitonte sikur edhe oktapodi Paul mos ta predikonte, mbasi fitoi vetem me disa skuadra te lodhura! Shpresoj vetem te jete loje e mire dhe e forte ne finale, mbasi do te jete loja e fundit!
Oktapodit nuk i besuan dje gjermanët , thanë që ka bërë gabim , edhe pse i ka qelluar 6-here radhas :)
Une te drejten me te thënë nuk vura Bast ksaj radhe , duke mendu qe perseri do fitoje gjermanija sikurse beri me tjere shume me te forte se Spanja , po me zemer e dija qe do humbe .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Kampionati boteror Afrike-2010

#55

Post by Arta » Thu Jul 08, 2010 2:45 pm

Mbasi Gjermanet e shpallen Cifut Oktapodin per denimin qe i beri, Spanjollet do te dergojne ushtrine e tyre per ta mbrojtur Oktapodin Cifut... :lol: -haha-

Oktapodi Paul merret në mbrojtje nga ekzekutivi spanjoll

Image
Gjermania ra “viktimë” e parashikimit të ortapodit të saj Paul? Shifrat flasin qartë, ai ka gjetur 100 % të ndeshjeve të kombëtares së Loew në këtë botëror, madje shumë herë ka arritur të parashikojë edhe përfundimin e ndeshjeve shumë të vështira si ajo me Argjentinën dhe Spanjën.

Në 6 parashikimet që ka bërë, 4 herë Paul ka zgjedhur kutinë në të djathtë të tij, Gjermani-Serbi 0-1, Ganë-Gjermani 0-1, Argjentinë-Gjermani 0-4 dhe Gjermani-Spanjë 0-1. Në ndeshjen për vendin e tretë, Gjermania do luajë si skuadër mike kundër Uruguajit dhe ka shumë mundësi që “orakulli” Paul të zgjedhë sërish djathtas, cka do të thotë më shumë besim për kombëtaren gjermane.

Paul nuk është thjesht një kafshë deti, sepse tashmë ai është nën mbrojtjen speciale të kryeministrit të Spanjës, Jose Luis Zapatero. “Jam i shqetësuar për oktapodin dhe mendoj të dërgoj një skuadër për ta mbrojtur pasi ka qënë vërtet spektakolar në këtë botëror”, thekson kreu i ekzekutivit të Madridit. Zapatero është siguruar nga ministrja e Peshkimit, Elena Espinosa, e cila e ka siguruar se KE do hartojë një rezolutë që ndalon gatimin e Paul nga gjermanët.

Shqetësimet për fatin e oktapodit nga ekzekutivi spanjoll nisën që dje kur ministri i Industrisë, Miguel Sebastian tha se shpresonte që të dilte parashikimi i tij por shtoi se nëse Paul do të ishte në rrezik, ishte gati ta transferonte në Spanjë. Deri në fund të botërorit, Paul do vazhdojë të bëjë parashikimet dhe kjo do të thotë se të paktën deri të dielën në darkë ai do ta ketë vendin në akuariumin e tij dhe jo në ndonjë pjatë të shtrenjtë restoranti.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Kampionati boteror Afrike-2010

#56

Post by alfeko sukaraku » Sat Jul 10, 2010 9:03 pm

oktapodhi duhet te gatohet sa me pare -haha-

mbeshtesim hollanden -winer- edhe jo spanjen e pabes ndaj kosoves
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Kampionati boteror Afrike-2010

#57

Post by Arbëri » Sat Jul 10, 2010 9:07 pm

alfeko sukaraku wrote:oktapodhi duhet te gatohet sa me pare -haha-

mbeshtesim hollanden -winer- edhe jo spanjen e pabes ndaj kosoves
-bravo- -loveyou-
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Tan-Tirana
Senior Member
Senior Member
Posts: 117
Joined: Fri Oct 30, 2009 9:49 am
Gender: Male

Re: Kampionati boteror Afrike-2010

#58

Post by Tan-Tirana » Mon Jul 12, 2010 9:44 am

Spanja kampione e Botës




Kombëtarja e Spanjës është fituese e Kampionatit Botëror, Afrika e Jugut 2010, pasi që ka arritur të shënojë fitore historike prej 1-0 përballë Holandës në finalen e madhe të zhvilluar në Soccer City të Johanesburgut.

Në minutat e parë të ndeshjes Spanja ka pasur iniciativën në fushë, duke sulmuar në drejtim të portës së portierit holandez, Stekelenburg. Rasti i parë i spanjollëve vjen në minutën e pestë, kur Ramos pati rast të qind për qind por gjuajtjen ee tij me kokë e ndali portieri holandez, Stekelenburg, ndërsa topi i kthyer deri të Pique nuk ishte në gjendje që nga afërsia ta plasojë topin në rrjetë. Karakteristikë e pjesës së parë kanë qenë 30 minutat e parë të lojës, kur pesë futbollistë janë ndëshkuar me kartonë të verdhë, tre të Holandës: Van Persie, Van Bommel, De Jong dhe dy të Spanjës: Puyol e Ramos.

Çka do të thotë se ka qenë lopjë mjaft e ashpër nga të dyja kombëtaret, të cilat me ngulm kërkuan edhe golin e epërsisë. Në minutën e 37-të, futbollisti holandez, Mathijsen, ka pasur mundësi të shënoi, por nuk e qëlloi topin dhe rasti shkoi në pakthim. Gjatë 45 minutave të pjesës së parë spanjollët e patën më shumë topin në pronësi, por edhe raste më tepër. Në minutën e fundit të pjesës së parë të takimit, Robben si mjeshtër i vërtet nga 16-17 metra gjeti hapësirë duke dërguar goditje të fortë, që mezi portieri Casillas e dërgoi në korrne. Robben në minutën e 51-të dërgoi gjuajtje mjaft të fortë, por Casillas me sukses e përceptoi topin. Robben ka humbur rastin më të mirë të ndeshjes në minutën e 62-të. Sneijder me majë të syrit e ka vërejtur të pambuluar Robbenin, i vetmuar, por gjuajtjen e tij ia ka ndërruar sadopak kahjen portieri Casillas dhe ka shpëtuar gol të sigurt. Në minutën e 69-të, Holanda pati fat të madh. Nga gabimi i Heitingës, i cili nuk arriti të dëboi topin, më së miri përfitoi Villa, që më lehtë e kishte të shënoi sesa të huq, por gjuajtja e tij me mund të madh dëbohet në korrne nga portieri Stekenlenburg. Xavi për bukuri nga harkuar nga këndi, por Ramos me kokë nga afërsia gjuajti me kokë mbi portë pikërisht në minutën e 76-të. Robben i shkathët (në minutën e 83-të), me shpejtësi futet në 16-sh, por edhe njëherë Casillas më i suksesshëm dhe shpëtoi portën. Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultat 0:0. Tashmë zhvillohet vazhdimet dy herë nga 15 minuta. Fabregas në minutën e 95-të ka pasur rast të qind për qind, por portieri holandez ka intervenuar si hero.

Në minutën e 109-të Holanda mbeti pa një fuybollist, pasi Heitinga ndëshkohet me karton të kuq pas dy të verdhëve. Spanja kaloi në epërsi në minutën e 117-të me golin e kryeheroit Iniesta, i cili shënoi pas asistimit të Fabregasit. Spanja kampion bote, për herë të parë në historinë e saj. Spanja që pas trofeut të Evropës në vitin 2008, tashmë rrfëmben edhe kupën e Botës.

User avatar
Tan-Tirana
Senior Member
Senior Member
Posts: 117
Joined: Fri Oct 30, 2009 9:49 am
Gender: Male

Re: Kampionati boteror Afrike-2010

#59

Post by Tan-Tirana » Mon Jul 12, 2010 9:54 am

FIFA shpërndan çmimet për më të mirët e Botërorit 2010




Pas finales së Kupës së Botës, Spanjë – Holandë 1-0, FIFA ka dhënë edhe çmimet për lojtarët më të mirë të botërorit.

Sulmuesi i Uruguajit Diego Forlan ka marrë Topin e Artë si futbollisti më i mirë i turneut, ndërsa Këpuca e Artë i shkoi gjermanit Tomas Myler, që përveç 5 golave, ka dhënë edhe 3 asiste.

Diego Forlan, sulmuesi i Uruguajit, është zgjedhur si futbollisti më i mirë i Botërorit të Afrikës së Jugut. Sulmuesi i Uruguajit, autor i 5 golave në këtë Kupë Bote, ka lënë pas në renditje holandezin Uesli Shnajder, që u shpall Topi i Argjendtë, si edhe spanjollin David Vija. Forlan ka shënuar 5 gola këtë Botëror, duke udhëhequr skuadrën e tij drejt gjysmëfinales.
Ndërkohë, përsa i përket Këpucës së Artë, janë 4 futbollistë që kanë mbetur në kuotën e 5 golave. Përveç lojtarëve të mësipërm, është edhe gjermani Myler. E megjithatë, FIFA ia ka dhënë pikërisht këtij të fundit Këpucën e Artë, duke llogaritur këtu edhe tre asistet e dhëna për shokët e skuadrës. Veç kësaj, Myler është zgjedhur edhe i riu më i mirë i Kupës së Botës.

Ndërkohë, Iker Kasijas u shpall portieri më i mirë i turneut, ndërsa Spanja mori çmimin Fair-Play nga FIFA, duke e vlerësuar sjelljen e saj si një shembull brenda dhe jashtë fushës.

Andres Iniesta është zgjedhur nga FIFA si futbollisti më i mirë i finales, ndërsa pas golit mesfushori i Barcelonës ka patur një dedikim të veçantë për Dani Zharke, ish-lojtarin e Espanjolit që vdiq një vit më parë.

Janë detajet e vogla ato që i bëjnë futbollistët kampionë të mëdhenj. Pas golit të djeshëm, Andres Iniesta ka hequr bluzën, ndërsa poshtë saj ka patur një dedikim të veçantë për Dani Zharke. Ish-futbollisti i Espanjolit vdiq më 8 gusht 2009 pasi humbi ndjenjat në dhomën e tij të hotelit. Pas këtij gjesti, të gjithë kanë shkuar të përqafojnë mesfushorin e Barcelonës. Është ai heroi i kësaj mbrëmje, është ai njeriu që i dha trofeun skuadrës spanjolle dhe që u zgjodh nga FIFA si futbollisti më i mirë i finales. “Nuk gjej dot fjalët, ia dedikoj këtë gol Zharkesë, familjes sime dhe të gjithë Spanjës, - u shpreh mesfushori i druajtur i Barcelonës pas takimit. – Kjo Kupë Bote është fryt i një pune shumë të gjatë. Kemi kaluar momente të vështira, por tani është koha që të festojmë”, deklaroi Andres Iniesta. Lojtari i Barcelonës duket se do të mbetet gjithnjë ai që zgjidh situatat e vështira. E ka bërë këtë në gjysmëfinale ndaj Çelsit, e ka bërë edhe mbrëmë në Johanesburg. Ndërkohë, një dedikim i veçantë edhe nga Serxho Ramos, që ia ka kushtuar Kupën e Botës ish-lojtarit të Seviljes Antonio Puerta.

User avatar
Tan-Tirana
Senior Member
Senior Member
Posts: 117
Joined: Fri Oct 30, 2009 9:49 am
Gender: Male

Re: Kampionati boteror Afrike-2010

#60

Post by Tan-Tirana » Mon Jul 26, 2010 7:23 am

Botërori 2010 – 13 ditë pas



Luan Morina - I pari i futbollit, Sep Blater deklaroi se ky kampionat ishte më i miri, i veçantë nga të tjerët. Pyetje me vend do të ishte:
“Çfarë ishte e veçantë për këtë kampionat?” – do të ishte pyetje shumë me vend që nuk do të kishte përgjigje të arsyeshme.

Topi, vuvuzelat, gjyqtarët, tribunat e zbrazëta, ishin arsye të mjaftueshme për të vlerësuar këtë kampionat si jo-të veçantë. Jabulani prishi ditën dhe ëndrrën e disa portjerëve dhe kombëtareve. Gjyqtarët eliminuan dy kombëtare në mënyrë të drejtpërdrejt, dhe ndikuan në suksesin apo mos-suksesin e disa të tjerave. Tribuna të zbrazëta në kampionat botëror, në gjysëmfinale të kampionatit botëror është turp. Kanë mundur t’ua japin falas atyre fëmijëve afrikanë dhe të bënin diçka vërtetë humane. Dhe vuvuzelat. Arsye më e madhe për të urrejtur këtë Botëror, dhe për të mos u kthyer në Afrikë. Kurrë më!

Kampionët

Spanja është kampione e re e botës. Njëjtë si Greqia në vitin 2004 që u bë kampione e Evropës. Spanja luajti me një formacion tepër bezdisës. Nuk lejonte futboll imagjinativ e as nuk bënte. Luante monoton 70 minuta për të shënuar në minutat e fundit. Fuste 4 mesfushorë qëndror të cilët nuk lejonin të merrni frymë mesfusha kundërshtare. Falë Zotit, kishin David Vilan që shënonte sa herë i jepej mundësia, një portjer si Iker Kasilas, që mbronte shumë gjëra që nuk mbrohen, dhe një qendërmbrojtës tepër të mirë, i cili ishte i vetmi në këtë kampionat që fuste fanellën nën pantollona! Xherard Pike.

Aragones fitoi kampionatin evropian para dy viteve, por loja e Spanjës ishte shumë më kreative, më efikase. Ishte një kënaqësi të shikoje Spanjën e asaj kohe. Del Boske vrau atë kreativitet. Megjithatë është kampion bote, kush mërzitet për kreativitet!

Havi, Iniesta, Alonso, Buskets. Të gjithë këta janë mesfushor qëndror që luajnë në rrethin e e mesfushës. Kur bllokon këtë pjesë atëherë skuadra kundërshtare e ka shumë vështirë të depërtojë. Edhe më vështirë bëhet kur ke në mbrojtje një Pike dhe Serhio Ramos. Të kesh Pujol në mbrojtje është avantazh për kundërshtarin. “Njeriu nga shpella” siç e quajnë në Spanjë, ishte ai që shënoi golin që i dërgoi në finale, mirëpo po të ishte Robeni italian, sot shtypi spanjoll do të fyente Pujollin deri në pafundësi.

David Vija, ishte më i merituari për titullin e Spanjës. Jo veq që shënoi 5 gola, por ishte i vetmi që sulmonte. Fernando Torres flente.

Sidoqoftë, Spanja pati një futboll të mirë që u solli titullin. Mbanin topin, për shkak të mesfushës që e përmenda, lodhnin kundërshtarin me pasime, duke prishur nervat e tyre, dhe shënonin në fund të ndeshjes. Kështu u fitua titulli, dhe mbetet vetëm t’i urojmë spanjollët.

Konkurrentët për titull

Holanda është mëkat që nuk fitoi titullin. E kam parë si favorite që në fillim, por si zakonisht favoritët e mi zakonisht përfundojnë të dytët.

Loja finale ishte diçka si agresive nga ana a tyre, edhe pse në stërvitjen e fundit dukeshin të gjithë të lumtur dhe të buzëqeshur. Kanë merituar shumicën e kartonëve, sidomos De Jong i cili në stilin “kung-fu” goditi Alonson. Dikush thoshte se fitorja e Spanjës, ishte fitore e futbollit! Fitorja e kampionatit botëror bazohet në lojën që bëhet në 15 deri në 20 ndeshje, duke filluar nga kualifikimet, ndeshjet parapërgatitore dhe finalja e madhe. Holanda ishte perfekte në të gjitha këto. Edhe në finale arritën të çanin atë renditje komplekse të Spanjës. Të udhëhequr nga Shnajderi i cili fitoi gjithçka që mund të fitohej këtë sezonë, dhe me një Roben, jo në formën më të mirë sipas meje, sigurisht ai lëndimi para kampionatit ndikoi deri në një masë në paraqitjet e tija. Dërk Kajt, ka qenë në hije të dy të parëve, mirëpo ai ka dhënë një kontribut të konsiderueshëm në suksesin e “portokallëve”. Mbrojtja ka qenë pika më e dobët, ndoshta, megjithatë janë mbajtur mirë gjatë kësaj gare. Kanë qenë të ndihmuar shumë nga dyshja para tyre, Van Bomel-De Jong. Van Persi për mendimin tim ka qenë jo në maksimum të formës së tij. Ndoshta për faktin se nuk është mësuar të luaj qendërsulmues i parë qëndror. Padyshim që Huntelar në ato pak minuta ka treguar se është më i adaptuar se Van Persi në pozitën e qendërsulmuesit.

Gjermania ka shfaqur një sistem loje që nuk është parë deri në këtë garë. Më së miri është vërejtur në fazën e dytë, ndaj Anglisë dhe Argjentinës. E keni parë si sulmonin anglezët? 6 veta me 4 mbrojtës, e nganjëherë edhe vetëm 2. Askush nuk i konsideronte favoritë. Aq më pak pas lëndimit të kapitenit Mihael Ballak. Por, kush e përmendte Ballakun në botëror. Fillojmë nga trajneri. Joakim Lëv nuk ishte fort i brengosur për dukjen e tij. Pulovër i kaltërt, i kuq, apo i jargovanët atij nuk do ti interesonte. Krijoi një superskuadër me një disciplinë të përkryer. Nuk kishin mëshirë për kundërshtarët. Mesut Ëzil ishte ai që shpërtheu në këtë kampionat. Ishte fantastik sidomos kundër Ganës. Në ndeshjet e fundit nuk e jepte maksimumin, por, megjithatë ishte i shkëlqyeshëm. Bastian Shvajnshtajger është lojtari tjetër që shkëlqeu tek gjermanët. Ishte lider i vërtetë sidomos në gjysmëfinale ndaj Spanjës, por ja që fati nuk ishte në anën e gjermanëve. Boateng, Lam, Klose, Podolski, Fridrih, të gjithë ishin fantastik. Por, asnjëri nuk ishte si Tomas Myller. Golashënuesi më i mirë i kupës dhe futbollisti më i mirë i gjermanëve padyshim. Ka mahnitur të gjithë. Lojtar perfekte që akoma nuk ka zhvilluar 10 ndeshje për kombëtaren. Deri në fillim të sezonit të kaluar ishte lojtar amator. Është një ndryshim i madh i këtij lojtari. Dhe shpresojmë që vetëm të vazhdoj për të mirë. Mund të jetë gjermani më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e futbollit, edhe pse nuk ka gjak të gjermanit më të mirë Gerd Myller.

Për gjermanët mund të shkruaj me faqe të tëra, por mjafton kaq. Mëkat që nuk fituan kupën.

Ata që na knaqën

Uruguaji ishte skuadra që më kënaqi me lojën e tyre. Ndeshja e parë ndaj Francës ishte njo lojë e rezervuar. Mirëpo ajo që erdhi më pas bëhej dita-ditës më e bukur. Oskar Tabarez nuk kishte shumë yje para kampionatit. Në fund doli me së paku tre yje të reja. Kush e ka menduar se Muslera mund të jetë aq portjer i mirë. Që Suarez do të shënoj edhe më shumë gola, ka kaluar shifrën e 50 golave në sezonin 2009/2010, dhe që do të mbroj atë që nuk mundi ta mbronte Muslera. Kush ka menduar se Lugano është një lider i pazëvëndësueshëm, një kapiten i vërtetë. Dhe askush nuk ka menduar se Diego Forlan do të zgjidhet futbollisti më i mirë i kësaj gare.

Uruguaji ishte skuadra që luante futbollin ndoshta më të mirin. Bënin lojë të hapur, sulmonin me tre sulmues, dhe krijonin raste për shënim. Përpos mbrojtjes të udhëhequr nga Lugano, një mesfushe tepër të fuqishme fizikisht, ata kishin një treshe sulmuese vrastare, Kavani – Suarez – Lugano. Luanin futboll pa frikë se do të mposhteshin apo menjanoheshin. Ishte ndoshta strategji e rrezikshme, por, të kënaqte syrin me futboll të vërtetë.

Gana ishte krenaria e Afrikës. Mëzi kaluan grupin, me dy penallti të shënuara. Por, loja e tyre ishte shumë e mirë. Ata dominuan kundër SHBA-ve. Edhe kundër Uruguajit. Por, nuk ishte fati në anën e tyre. Shumë lojtarë dolën në pah në këtë skuadër. Portjeri Kingston, ishte ndoshta portjeri më i mirë në këtë garë dhe shtylla e Ganës. Kishte disa intervenime të shkëlqyeshme. Kevin-Princ Boateng do të mbahej mend nga gjermanët ai i cili e la Ballakun jashtë kombëtares. Kjo mund të konsiderohet si avantazh pasi gjermanët ishin më të lirë në lojë dhe u pa se çfarë bënë. Por, mbrojtës anësor më të mirë në këtë garë vështirë se do të mund të gjenim. Ja vlen të përmendet edhe Asamoah Gian. Çfarë gjuajtje ka ky njeri. Ishte fantastik. Ndoshta mund ta quajnë anti-hero, por ai shpiu Ganën deri në çerekfinale. Ishte lideri i skuadrës, pasi mungoi Esien. Po të ishte edhe Esien, Gana vërtetë mund të arrinte shumë, ndoshta edhe medalje. Sidoqoftë ganezët duhet të jenë krenar për atë çfarë arritën. Ata i ndali vetëm fati.

Ata që mendonin se ishin favoritët

Italia ishte kampione në fuqi. Mbronte titullin. Dhe Marçello Lipi mendoi se me ata që kishte fituar titullin mund ta mbronte. Ndoshta kishte harruar se tani të gjithë ishin 4 vite më të vjetër, dhe nuk kishte përcjellur Serie A tërë këto vite. Ishte një skuadër e plakur dhe pa kreativitet. Të luash baraz me një skuadër gjysëm-amatore si ajo e Zelandës së Re, dhe atë duke qenë kampion bote, është turp. Nuk është se Italia nuk ka futbollistë për të fituar titullin. Unë jam shumë i sigurt se kushdo tjetër në vend të Lipit me një skuadër pak më ndryshe do të fitonte titullin. Përzgjedhja e skuadrës ishte gabim i Lipit. Jo që la jashtë kampionatit yje si Kasano e Ballotelli, por edhe ata që shkëlqyen në edicionin e fundit i pushoi në pankinë. Në mbrojtje ishin dy shtylla statike. Kanavaro është plakur më, dhe më mirë të largohej nga kombëtarja para 4 viteve që të mos turpërohej. Kielini është mbrojtës statik, i dobishëm në ndërprerje dhe lojë me kokë. Duhet të luaj me një mbrojtës tjetër që është më i lëvizshëm. A mund ta paramendoni Kamoranesin dhe Iakuintan në formacion bazë, në kohën kur Italia ka edhe 10 lojtarë më të mirë për të dy pozitat. Kualjarella, Di Natale, Paxini, Borriello, këta ishin të ftuar që rrinin rezervë pa përmendur edhe ata që nuk ishin ftuar. Montolivo ishte i vetmi që arrinte të rrezikonte portën nga 30 metra, pasi sulmi nuk mund të gjuante asnjëherë në portë. Zambrota ishte i vetmi që depërtonte dhe bënte ndonjë harkim herë pas here. Në ndeshjen e fundit u pa edhe Kualjarela dhe Di Natale, si për ta fajësuar edhe më shumë Lipin. Ndoshta ua solli titullin e kampionit para 4 viteve, mirëpo tani ishte ai që i poshtëroi. Për këtë trajnerët e mëdhenj largohet nga skuadrat pas sukseseve të mëdha. Lipi gaboi. Rëndë.

Anglia ishte viktimë e një selektori tjetër italian. Fabio Kapello, është ai që ka shkëlqyer në kualifikime. 9 fitore nga 10 ndeshje. Humbja e fundit ishte ajo nga Ukraina, që ishte e qëllimshme në mënyrë që të hakmerren ndaj Kroacisë e cila i la jashtë Euro 2008. E po “çka të mbjellësh, korr”. Sigurisht ky nuk është justifikim racional, por së paku kroatët do t’i lehtësonte. Disciplina e rreptë e Kapellos u vërejtë edhe para kampionatit. Lojtarët ishin të lodhur, dhe kjo rezultoi edhe në ndeshjet që zhvilluan. Runi nuk është dashur të aktivizohet fare. Ky lojtar ka humbur shkëlqimi që kur u fut i lënduar ndaj Bajernit në Ligën e Kampionëve. Edhepse nuk kam pritur Heski ka qenë më i mirë se ai, por Defo edhe më i mirë se të dy. Xhejms Milner ka shkëlqyer me harkime në dy ndeshjet e fundit. Metju Apson ka qenë më i mirë se Terri në mbrojtje. Të tjerët nuk vlen të përmenden.

Goli i anuluar i Lampard, ka pasur ndikim në rezultatin e 1/8 së finales. Anglezët ishin në hov atëkohë dhe ndoshta do të mund të fitonin edhe ndeshjen, edhe pse Gjermania ishte vrastare nëkundërsulme. Megjithatë është dashur të fiojnë ndaj SHBA-ve dhe Algjerisë, që të mos ndeshen me Gjermaninë. Ka qenë favoriti im kryesor për të fituar titullin, duke pasur besim tek Kapello, por na dëshpruan të gjithëve. Edhe ajo kampanja “Don’t shave for England” ishte një gjë interesante. Mësuam se sa mund të rritet mjekrra për dy javë.

Argjentina nuk ka qenë favoritë për mendimin tim. Por, pasi shumica mendonin se ishte do ta fus në këtë pjesë të shkrimit.

Sinqerisht, si mund të prisni që një gjë e udhëhequr nga një njeri si Maradona të arrij sukses. Ai më shumë ishte në qendër të mediave për llomotitjet e tij palidhje duke fyer legjendat si Pele, duke treguar dashurinë e tij të madhe për Mesin (që shpesh na hutonte me ato fjalë) dhe duke planifikuar festën e kampionëve.

Ai nuk interesohej për skuadrën, formacionin, taktikën. Mendonte se Mesi mund t’i bëj të gjitha. E po, nuk është Barcelona, por është Argjentina. Nuk ka mbrapa një mesfushë me kreator si Iniesta e Çavi. Nuk është Mesi dikush që mund të udhëheqë një skuadër i vetëm. Nuk është se nuk e do Argjentinën, por thjesht nuk mundet.

Argjentina më mirë të ishte menjanuar në 1/8 e finales, të cilën e fitoi në mënyrë jo të drejtë, se sa të turpërohej nga gjermanët. E kam pritur se do të menjanohen nga ata. E kam cekur në shkrimin para fillimit të kampionatit.

Sidoqoftë, Argjentinës i duhet një selektor më i mençur dhe që do ta shihte Mesin si një lojtar të barabartë me të tjerët. Atëherë do të kishte sukses.

Brazili ishte favorit. Kishin skuadër, por s’di ku shkoi keq. Uh, po. Selektori. Dunga shkaktoi shumë polemika kur zgjodhi skuadrën për Botëror. La jashtë lojtarë mjaft të vleshëm për Brazilin duke filluar nga Pato e Ronadinjo. Gjithçka shkoi mirë deri tek holandezët. Aty dështuan, edhe luajtën mirë. Por, jo “brazilisht”. Po, kjo është mënyra si luajnë brazilianët. Futboll të shpejtë, me shumë pak kontakte me topin, futboll kreativ, që të kënaqë syrin. Vlen të përmendet Huan i cili ishte mbrojtësi që më ka befasuar këtë kampionat. Ishte tepër stabil dhe i sigurt. Më shumë është pritur nga Kaka, por ky njeri mendoj se nuk do të kthehet ashtu siç ka qenë më. Faji për menjanim i është lënë Melos. Nuk është korrekte e gjithë skuadra dështoi kundër Holandës.

11-shja më e mirë e kampionatit

Iker Kasilas

Pati dy intervenime vitale në finale. Ishte i sigurt përgjatë gjithë garës, dhe një kapiten i vërtetë që meritoi të ngriste trofeun në fund.

Filip Lam

Kishte shumë barrë me lëndimin e Ballakut. Kapiteni më i ri që kanë pasur gjermanët ndonjëherë në kampionate botërore. Ishte i shkëlqyeshëm si në mbrojte edhe në sulm.

Xherard Pike

Një mbrojtës i fuqishëm, lider i vërtetë. Po të kishte ndonjë tjetër në vend të Pujol, do të formonin dyshen më të mirë në kampionat. Ishte në krye të detyrës, dhe Spanja është me fat që ka një qendërmbrojtës si Pike.

Diego Lugano

Kapiten i skuadrës më të mirë në Botëror. Diego Lugano, një qendërmbrojtës i Fenerbahçes, që edhe pse ishte lojtar i lirë vitin e kaluar nuk ngjallte interesim tek skuadrat evropiane. Tani do të jetë më ndryshe. Ishte qendërmbrojtësi më i mirë në këtë Botëror.

Zherom Boateng

Shumica e njerëzve mund të mos pajtohen se Zherom Boateng është lojtari më i mirë në pozitën e mbrojtësit të majtë, por është. Dua të them, e keni vërejtur sa i fuqishëm është, sa i qetë, dhe i ri. Duhet të shtojmë përvojë tek ky lojtar, dhe mund të keni mbrojtësin më të mirë të majtë në botë.

Bastian Shvajnshtajger

Edhe një gjerman që shkëlqeu. Shvajnshtajger ishte lojtari më i mirë në pozitën e mesfushorit qëndror në këtë kampionat. Luante pak më i tërhequr se zakonisht, por ishte fantastik. Pothuajse të gjitha aksionet e gjermanëve ishin kreativitet i tij. Ai ishte “truri” që imagjinonte gjithë ato aksione nga shkalla më e lartë e futbollit modern.

Ueslli Shnajder

Nëse ka ndonjë lojtar që ka fituar më shumë se zakonisht këtë sezon është Ueslli Shnajder. Po të fitonte edhe këtë Botëror, do të ishte më shumë se xhekpot. Ueslli Shnajder eliminioi i vetëm Brazilin. Ishte aktori kryesor në atë shfaqje 30 minutëshe që shkatërroi Brazilin. Shnajderi është futbollisti më i mirë në botë për momentin dhe njëri ndër të paktët (së bashku me Forlan dhe Roben) që e meriton Topin e Artë këtë sezon.

Arjen Roben

Roben nuk ishte në maksimumin e tij. E kam përmendur që lëndimi ka ndikuar deri në një masë për mosparaqitjet e tij superiore. Megjithatë ishte i pandalshëm në anën e djathtë. Do të kujtohet si njëri që ka mundur ta përcaktonte finale, por disiplina në lojën e tij nuk e lejoi të rrëzohet në rastin e dytë.

Tomas Myller

Befasia më e këndshme e këtij botërori. Kush ka menduar se Myller mund të ketë një efikasitet më të madh se 50% të golave të shënuar në krahasim me ndeshjet që luajti. Mungesa e tij u vërejt në gjysmëfinale ndaj Spanjës. Vetëm një vit më parë ishte amator, ndërsa tani u stolis me medalen e bronztë. Gjermania ka të ardhme të ndritur. Ashtu siç ka Bajerni.

David Vija

Që David Vija është sulmuesi më i mirë në botë është vërejtur në Euro 2008. Njeriu i vetëm bombardonte portat kundërshtare. Njëjtë ndodhi edhe tani. Ishte i vetmi që shënonte për Spanjën, dhe atë me një mesfushë jo-ofanzive. Po të ishte një mesfushë më e mirë, Vija do të ishte edhe më i pamëshirshëm. Ka qenë shtylla kryesore e Spanjës në këtë Botëror. Do të jetë edhe më i rrezikshëm tek Barcelona.

Diego Forlan

Lojtari më i mirë i Botërorit. E ka merituar plotësisht këtë çmim. Ka shkëlqyer në secilën ndeshje, ka qenë gjithmonë ai që ka dhënë maksimumin dhe që nuk është ndalur për 90 minuta. Për më tepër ka shënuar gola fantastik. Dhe paramendojeni numrin e lojëve që ka luajtur këtë sezon. 70. Po, pra 70. Ka qenë i rregullt në ndeshjet e Primera Division, ka fituar Ligën e Evropës, ka arritur në finale të Kupës së Spanjës, ka luajtur ndeshjet parapërgatiore dhe kualifikuese me Uruguajin, si dhe tani në Botëror. Një futbollist krijuar prej “guri”. Një vazhdimësi me Atletikon, si psh. Superkupa e Evropës, mund ta fus në rrethin e kandidatit kryesor për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit.

Post Reply

Return to “Futbolli ndërkombëtar”