Aimilius wrote:Nga keto fjale ketu per mua vlen te shenohet
σκίζω /skizo >shqis (pra shqis, sh+qis ku qis do te thote bashkoj dhe sh i mohon kuptimin, pra ndan shqyen)
Nga kjo fjale rrjedh edhe skizma.
*Kini parasysh se greqishtja nuk ka sh, dhe te shqipja k dhe q jane e njejta germe e shqiptuar ndryshe
Eshte pikerisht ashtu Aimilius, por une dua te ndalem pak tek projektimi gjenial dhe unikal i leksikut te shqipes:
ku qis do te thote bashkoj
Ne te vertete, rrenja e fjales qis sic mund te kuptohet eshte q-i, pra nje bashketingellore (kocka) dhe nje zanore(mishi), me kuptimin fillestar primitiv : bashkoj, pra ashtu sic e keni permendur dhe ju.
Ky kuptim, nese do te marrim ne shqyrtim nje seri fjalesh te ngjashme me privativen nistore sh:
sh-
qi-s-------->e shkeput me force, e ndaj
sh-
qy-ej------> e caj, e ndaj, e shkepus
sh-
qu-aj------> e vecoj me sy, pra e ndaj nga pamja e pergjithshme
krijon kuptimet e mesiperme, qe jane shume te aferta, por ne te njejten kohe dhe te ndryshme. Kete e kryen me nje mekanizem shume te thjeshte, duke prezantuar nje zanore te ndryshme per kuptim te ndryshem, duke perfituar nga fluiditeti I zanores:
qi-------qy---------qu
Kombinimi i q-së me nje zanore tjeter, ka krijuar dhe lidhezen(ate qe bashkon) e famshme shqipe: që, psh
E shoh që e ke bërë
pra q-ëja eshte ne kuptim dhe ne structure ajo qe lidh ajo qe bashkon.