Page 1 of 1

Fjalët elementare dhe struktura e tyre.

Posted: Sat Jun 06, 2009 9:52 pm
by Zeus10
Nga te gjitha gjuhet e familjes te ashtequajtur IE, vetem gjuha shqipe ka veçorine, qe foljet e saj baze jane te njejta me fjalet e supozuara fillestare te nje gjuhe primitive.
Eshte nje fakt tashme i pranuar, se strukturat fillestare te fjaleve kane qene c-v(bashketingellire-zanore) dhe ne nje faze pak te mevonshme c-v-c(bashketingellore-zanore-bashketingellore), ku bashketingellorja luan nje rol fix dhe thelbesor(rolin e kockes), kurse zanoret jane tinguj fluide(mishi), qe te kombinuar me bashketingelloren perkatese, formojne nje kuptim elementar baze. Vete zanoret kane nje afinitet jo te njejte, dhe gjate brendaeptimit kane nje pritshmeri te caktuar, psh e-ja eshte me prane i-se dhe o-ja me prane u-se, me nje fjale, vlera fonetike ndjek nje grafik te caktuar deri ne njetrajtesimin e fonemes.
Me poshte, kam dhene nje shembull te thjeshte, se si jane formuar nje seri e pafundme fjalesh ne gjuhet ""IE"", duke u nisur nga 'tulla' baze c-v e shqipes.

Image

Çdo kombinim bashketingellore-zanore jep nje kuptim elementar baze(zanorja nuk eshte e fiksuar):

1. l-ja sherben per te treguar levizje, fluid, lëshim: lë, la, li, lere, lëviz, luj, lëng, lëshoj etj

2. m----tregon madhesi, përmase, psh m+a=madh, mal, makro, m+i=vogel, mikro, mize, myshkonje, mi etj

3. K-ja tregon karme, qenie, materie psh koke, kembe, kraharor, krah, kerci, kyc, kurriz, kofshe etj

4. r-ja tregon rënje, rrëzim, përmbysje, si dhe njetrajtshmeri, stabilitet

5. d-ja, dh ---tregon dorezim, dhenje

etj, etj

keshtu vazhdon algoritmi per te gjitha fjalet elementare c-v. Bashkeveprimi me nje klaster tjeter c-v jep nje kuptim me kompleks. Kjo eshte e vlefshme per foljet qe jane themeli nga ku nis e konfigurohet gjuha.
DOT.jpg

Re: Fjalët elementare dhe struktura e tyre.

Posted: Sat Jul 04, 2009 12:19 pm
by Orakulli
Urime Zeus.Vazhdoje kete rruge.Une e kam filluar studimin tim para 5 vjetesh afersisht me nje skeme te tille.Nuk dua te te ndikoj me arsyen e vetme sepse dua qe:A do te jete ne fund konkluzioni nga dy pika te pavarura i njejte?
Dy keshilla;Zanoret mos i nenevlfteso ne pozicionin e tyre matematiko-llogjik.Bashtingelloret japin gjithmoneme shume se nje kuptim kodik(shumedimensioneshe,por specifike per cdo ndertim ideo-shkronje).

Re: Fjalët elementare dhe struktura e tyre.

Posted: Mon Jan 07, 2013 10:55 pm
by Zeus10
Zeus10 wrote:
4. r-ja tregon rënje, rrëzim, përmbysje, si dhe njetrajtshmeri, stabilitet
Prandaj dhe fjalet rrënjë apo rrëke, shfaqen sikur rrë-zohen:
Image
Image

Re: Fjalët elementare dhe struktura e tyre.

Posted: Fri Mar 13, 2015 8:51 pm
by Zeus10
Ne fjalorin , Dictionarium Latino-Epiroticum, te Frang Bardhit

Line: 139 Oliua Ullij
Line: 140 Oleaceus, simile all' oliuo Posi ullij
Line: 141 Oleaginus Ullijni
Line: 142 Oleaster Ullastre
Line: 143 Oleosus plot me voi
Line: 144 Oletum Ullijste
Line: 145 Oleum Voi

Te gjitha keto fjale qe kane lidhje me vajin dhe ullirin, ne latinisht dhe shqip, jane te lidhura me foljen: (me) le ose l(y)e(j)

Dhe pse ne shqip tani mbizoteron folja vaj, ne gjuhen popullore akoma perdoret lyre-yndyre-(vaj).

Re: Fjalët elementare dhe struktura e tyre.

Posted: Sun Mar 15, 2015 7:45 pm
by amathia
n'kosov perdoret vende-vende [tlyn<>gjalpe]

Re: Fjalët elementare dhe struktura e tyre.

Posted: Sat Mar 21, 2015 2:46 pm
by Zeus10
Fjala angleze: 'might' dhe sinonimi i saj 'may' jane transformimi i fjaleve shqip te prejardhura, perkatesisht: mujt dhe muj. Ne fakt keto fjale qendrojne si me poshte ne dy dialektet shqip:

mujt(geg)=mund(tosk)
muj(geg)=mun(d)[tosk]

ne fakt rrenja e fjales eshte: 'mu'-->mu-j--->mu-j-t=mu-n-d e cila ka derivate te panumerta ne shqip:
t(e pazeshme)~d(ekujvalente e zeshme)

MUND m.1. Mundimi e përpjekja që bëjmë për të kryer një punë zakonisht të rëndë, për të kapërcyer një vështirësi etj.; punë e madhe ose e rëndë që të lodh, diçka e vështirë që të mundon. Me mund të madh. Kërkon mund e djersë. S'ia vlen mundi. S'i shkoi mundi kot. E shpërbleu mundin.
2. Fryti i punës e i përpjekjeve që ka bërë dikush. Mundi i popullit. Ma gëzofsh mundin! I rrëmbeu (i grabiti) mundin.
MUND I jokal.1. Kam fuqi, zotësi, aftësi etj. për të bërë një punë a një veprim, jam në gjendje të kryej a të arrij diçka; e kam në dorë ta bëj diçka; jam i zoti a i aftë për diçka; mundem. Po të mundësh, eja (rri)! Sa mund, aq bëj. Ndihmuan me ç'mundën. Bëri (piu, hëngri) sa mundi. Foli ç'mundi. Kush mundi, mori. Fle (ha) ku të mundë fle (ha) pa pyetur se ku, pa e zgjedhur vendin, ku të ketë mundësi, ku t'i jepet rasti. S'mund më.
2. (zakonisht me pjesëzat mohuese s, nuk dhe mos). Jam pa qejf, s'jam mirë me shëndet, jam sëmurë. Nuk para mund. Sot s'mund. Si je? - Më dhemb koka, nuk mund.
3. kal. Përdoret si folje gjysmëndihmëse me vlerë modale, zakonisht në trajtën e vetës së tretë të numrit njëjës, për ta paraqitur si të mundshme a si të lejueshme atë që shpreh folja ose fjalia e mëpasme; mundem. Mund të hajë (të pijë) vetë. S'mund ta bëj (ta them, ta tregoj). S'mund të duronte (të priste) më. S'mund të lejohet (të pranohet). Mundi të shpëtonte. Mund të niset nesër a pasnesër. Mund të ketë ardhur. Mund të jetë kështu. U largua pa mundur të takohej me të.
* Aq mundi, aq shkundi shih te SHKUND.
MUND II kal.1. E vë poshtë dikë, e vë nën vete, dal fitimtar mbi të në një ndeshje, në një luftë etj.; mposht. E mundi armikun (kundërshtarin). I mundëm në luftë. I mundën në futboll (në shah). E mundi me pikë. Dy mace mundin një ari. fj.u.
2. kal. Nuk e lë diçka të më thyejë a të më mposhtë, nuk dorëzohem, nuk jepem para diçkaje, por i qëndroj dhe ia nënshtroj vullnetit tim; e përballoj dhe e kapërcej diçka; e mposht, e shtyp; vet. veta III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. kallëzore) më dobëson, më ligështon, më mposht a më thyen diçka e rëndë a e keqe (një sëmundje, një fatkeqësi, një ndjenjë e rëndë etj.). E mundi hidhërimin (dëshpërimin, dhembjen). E mundi gjumin. E mundi sëmundjen. I mundën fatkeqësitë (vuajtjet). Më mundi gjumi (lodhja). E mundi sëmundja. Trim është ai që mund veten. fj.u. trim është ai që mposht dobësitë e veta, veset etj. E mundën vështirësitë (vuajtjet, mundimet).

Rrokja elementare 'mu' shpreh fuqi dhe eshte shume e afert me rrokjen primitive 'ma' qe shpreh madhesi-lartesi.