"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Vdekja, ky kthim ne boten tjeter.

Diskutim profesional për gjuhën.

Moderators: Mallakastrioti, bardus

Post Reply
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4224
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Vdekja, ky kthim ne boten tjeter.

#1

Post by Zeus10 » Tue Oct 25, 2011 6:09 pm

Koncepti i vdekjes, eshte nje koncepti i veshtire, por ne shumicen e kulturave vdekja eshte procesi i nderrimit te jetes. Edhe sot ne shqip, per dike qe vdes thuhet:
ndërroi jetë
pra vdekja konceptohet, si nje kalim, nje kthim, ne nje forme tjeter egzistence, qe ne shumicen e besimeve eshte ne formen e shpirtit.
Vrasja eshte nje menyre e zakonshme, per te shkaktuar vdekjen dhe shpeshhere, ajo thjeshte nenkupton ate. Praktikisht, vdekja eshte nje vrasje qe mund te shkaktohet nga demtimi fizik, semundjet apo dobesia.
Shqiptaret e sotem, kur perdorin foljen vdes apo vras te aplikuar kundrejt thone:
më vret
Po si i thone ne te ashtequajturen: "Greqishte e Vjeter" kesaj fjale? Pergjigja eshte:
με κτείνει
Pervec tingellimit fare te ngjashem me ate te shqipes, folja qe perdoret ne keto shkrime, te sjell ndermend nje folje tjeter shqipe, qe fare mire mund te perdoret, per te treguar nje procesi ndryshimi, sic eshte vdekja dhe kjo eshte folja kthej:

KTHEJ kal.
1. Sjell diçka nga ana tjetër (që të piqet, të skuqet, të thahet etj.). Kthej bukën (byrekun). Kthej petullat (patatet, qoftet). Kthej barin. Kthej qilimin.
2. E vë përmbys diçka që është mbarë, e përmbys një enë etj. Kthej gotën (filxhanin). Kthej pjatat. Kthej përmbys (një enë).
3. Lëroj tokën thellë në mënyrë që shtresa e poshtme të dalë me faqe sipër.
Kthej arën (me traktor).
4. Shqep një veshje dhe e qep përsëri, duke vënë për faqe të jashtme atë që ishte e brendshme; nxjerr jashtë faqet e brendshme të një thesi, të një xhepi etj.; sjell mbarë një veshje. Kthej pallton (xhaketën, pantallonat). Kthej thesin (xhepin).
Kthej nga astari. Kthej së mbari.
5. Përthyej anët a fundin e një pëlhure ose të një veshjeje dhe i qep. Kthej fundin e fustanit (e palltos, e pantallonave). Kthej anët e përparëses. Kthej pak mëngët.
6. Përvesh (mëngët). Kthej mëngët e këmishës.
7. E përkul diçka, i jap trajtë të lakuar; e përkul në anë të kundërt a në një anë tjetër. Kthej hekurin (gozhdën).
8. Rrotulloj; përdredh. Kthej timonin. Kthej kyçin. Ia ktheu dorën.
9. Lëviz trupin tim, një gjymtyrë të trupit, sytë etj. në anën e kundërt a në një anë tjetër; lëviz diçka dhe e vë në një drejtim tjetër a në një drejtim të caktuar; i drejtoj dikujt diçka; vë. Kthej kokën prapa (përpara, anash). Kthej trupin. Kthej sytë. Kthej këmbët. I ktheu krahët. I ktheu bajonetën.
10. Ndryshoj drejtimin e lëvizjes së diçkaje, i jap asaj drejtim tjetër nga ai që kishte më parë. Kthej veturën (kamionin). E ktheva nga rruga. Kthej vijën e ujit.
Ktheu drejtimin e lumit.
11. I jap dikujt atë që ia kam marrë a që më ka dhënë. I kthej librin (gazetën, revistën). Ia ktheu huan (borxhin).
12. I jap dikujt një përgjigje, i dërgoj një letër etj.; bëj një veprim për t'iu përgjigjur një veprimi të mëparshëm të dikujt; i jap diçka dikujt si shkëmbim a si shpërblim për atë që më ka dhënë. I kthej përgjigje. Ia ktheva letrën. Ia ktheu përshëndetjen. I ktheva vizitën. Ia ktheu të mirën me të mirë.
13. Pi me fund; pi; derdh një enë a një gotë të mbushur. E ktheu tërë shishen.
Kthyen nga dy gota birrë. Ktheu një gllënjkë. Ta kthejmë me fund!
14. bised. Zëvendësoj diçka me një tjetër; ndryshoj diçka sipas kohës, sipas kushteve të vendit ku jetoj etj.; shndërroj. Ktheu veshjen. Ktheu zakonet (gjuhën). E ktheu mbiemrin. Ktheu shtetësinë. E ktheu (rrugën) ndërroi rrugë, mori rrugë tjetër.
15. Shndërroj në një njësi tjetër, e llogarit me një njësi tjetër; e sjell në një gjendje a në diçka tjetër; bëj (edhe fig.). Kthej në centimetra (në decimetra, në metra). I ktheu në lekë (në dollarë). Kthej në gjendje të gaztë. Kthej fjalët në vepra. E kthej në festë.
16. Ia ndryshoj dikujt sjelljen ose qëndrimin, e bëj që të ndryshojë sjellje a qëndrim; bëj. Kthej dikë në udhë të drejtë (të mbarë). E kthej nga rruga e keqe.
E ktheu pas vetes dikë.
17. Lë dikë në një provim, rrëzoj. Nuk ktheu shumë.
18. bised. Përkthej; sjell në një gjuhë më të kuptueshme. Kthej në gjuhë të huaj.
E kthej në gjuhën e sotme (në gjuhën letrare). E ktheu nga poezia në prozë.
19. jokal. bised. shih KTHEHEM 1. Ktheu në shtëpi. Ktheu në atdhe.
20. jokal. bised. shih KTHEHEM 3. Ktheu djathtas (majtas). Rruga kthen nga e majta.
21. jokal. shih KTHEHEM 4. Ktheu te nëna.
22. jokal. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Ia marr këngës që ka filluar këngëtari i parë me një zë tjetër, ia hedh, ia thyej. Ia kthen djali (vajza, plaku).
23. I përgjigjem dikujt menjëherë a flakë për flakë. Ia ktheu ashpër. Ia ktheu me të butë (me inat).
24. jokal. bised. Rifitoj shëndetin, marr veten pas një sëmundjeje a pas një fatkeqësie. Ka kthyer krejt. Ktheu shpejt.
25. jokal. Ndryshoj qëndrim, ndërroj idetë a pikëpamjet, jam i paqëndrueshëm në bindjet e mia. Kthen nga të fryjë era. Kthen si t'i thonë.
* I kthej armët (armikut) e kundërshtoj me armë, hidhem kundër tij, e pres me luftë. I ktheu (i vuri) pushkën (dyfekun) dikujt shih te PUSHK/Ë,~A. Ktheu barkun (nga dielli) tall. vdiq. I ktheu (i tregoi, i drejtoi) bërrylin dikujt shih tek TREGOJ. Kthej bukë shtroj për të ngrënë. Ia ktheu dalë shih te DAL. Ia ktheu dorën
a) nuk ia pranoi kërkesën për martesë (për vajzat që i kërkojnë për martesë);
b) nuk pranoi të marrë diçka që i dhanë. Nuk kthen dorë edhe poh. nuk i bie dikujt që e godet, nuk i përgjigjet me të goditur. I ktheu fjalë e kundërshtoi, iu përgjigj dikujt pa respekt, i ktheu përgjigje të ashpër. E ktheu fjalën nuk e mbajti fjalën e dhënë, e hëngri fjalën, dredhoi. S'e kthen fjalën mbrapsht e mban fjalën e premtimin e dhënë. Kthej fytyrën nga diçka e përqendroj gjithë vëmendjen te diçka. Ia kthen me grykë shih te GRYK/Ë,~A. E ktheu gjuhën e ndryshoi fjalën, ndërroi qëndrim. I ktheu (i solli) krahët (shpatullat, kurrizin, shpinën) dikujt e la a e braktisi dikë atëherë kur ai kishte nevojë; nuk u kujdes më për të, s'desh të dinte më për të; nuk e përfilli më.
Ia kthej (ia ndërroj) mendjen dikujt e bind dikë që të mos bëjë atë që kishte ndërmend, ia prish mendjen. Ia ktheu nga myka dikujt shih te MYK/Ë,~A.
E ktheu përmbys diçka shih te PËRMBYS. E ktheu (e ndërroi) pllakën (fletën) shih te PLLAK/Ë,~A. Kthej sytë nga dikush a nga diçka shih te SY,~RI. Kthej (sjell) në një emërues të përbashkët libr. shih tek EMËRUES,~I. E ktheu (e hodhi, e vuri) festen (kësulën, qeleshen, kapelën, takijen) mbi sy (mënjanë) shih te SY,~RI.
E ktheu me kokë poshtë diçka shih te POSHTË. E ktheu (e solli) mbrapsht shtëpinë shih te MBRAPSHT. Ia ktheu (iu përgjigj, ia shpërbleu) me të njëjtën monedhë libr. shih te MONEDH/Ë,~A. I ktheu këmbët (këpucët, potkonjtë, thundrat) nga dielli përb. shih te DIELL,~I. E ktheu (e hodhi, e ngriti) me këmbë përpjetë mospërf. shih te KËMB/Ë,~A. Ktheu sytë nga qielli shih te QIELL,~I. S'lë gur pa kthyer (pa luajtur, pa trazuar) shih te LË. Si të jetë moti, kthen gëzofin ndërron shpejt bindjet sipas interesit vetjak, kthen gunën nga fryn era. E kthen barkun nga del dielli përçm; ndryshon sipas leverdisë a përfitimit, kthen gunën nga fryn era.
Kthen ganën (gëzofin, shpinën, kurrizin, krahët) nga fryn era nuk është njeri parimor, për të mbrojtur interesat e ngushta vetjake i ndryshon bindjet e tij politike etj., nuk qëndron në një mendim dhe anon herë andej e herë këtej. E kthen thesin me grykë poshtë shih te GRYK/Ë,~A. Një vijë nuk e kthen lumin prapa fj. u. shih te LUM/Ë,~I.

The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

Post Reply

Return to “Linguistikë”