Page 1 of 1

Përapashtesa..

Posted: Thu Mar 14, 2013 3:30 pm
by Arban Blandi
Përapashtesa...


I. Me zanore.

- A: ndër folje: llâ, bëstâ, fâ, sgjâ;

- Ac: mundac (mund), shurdhac (shurdh), përtac (përtuo, përituo), pirrac (pirrë);

- Acë: viacë (vi, viaskë), kopâc; ndër folje, ngufacë (ngufë, mbufë, mbufuo), mërdhacë (mërdhih, mërdhitë), mullac-uo (mullacë, mullë);

- Aq: andaq (andë), gugaq (gugë), harraq (harruo), hutaq (hutuo), shkurt-al-aq (shkurtë), ngalaq (ngelë?), folja këndaqë, ngordfhaq (ngordh);

- Aç: pjekaç (pjek), koturáç (këterrë), vergaç (vargën), fëmijaç (fëmijë), turkaç (turk), rrudhaç (rrudhë), gungaç (gungë), gërbulaç (gërbulë), bërdhaç (bardhë?), armaç (?), kopaç-i (kupë?);

- Ade: (adë) (?): sharav-ade (?), gov-adë (krh. guvë);

- Ajë: bungajë (bungë), bufnajë (buhën-a, pluhun), piptajë (pip-i), llomërkajë (llomë-rk-u?), rrëkajë (rrëké-ja), priftnajë, kishnajë, undajë;

- Ajkë: (përbâ: aj-k): patajkë (putë-a, putajkë), pirajkë (me pi-rë: rrasë), shulajkë (shul: për shularkë, shular-i);

- Ajnë: bërgajnë (?);

- Ak: shtrrijak (shtrrì, shtërrì), bucak (but-), rrashatak (rrafsh), cubak (cub), vizak (vizë), zhurrak (zhur), shulak (shul), durak, thuprak, shtërpak, guracak, shkurtalak, kodrak, lidhak, ipshtak, nënshkodrak (Shkodër); një problem: përse thuhet nënshkodrak e jo nënshkodran?;

- Al: pat-al-ik, breg-al-oç, bark-al-ik, gur-al-èc, zikal, zdapal; ndër toponyme Duk-ali, Pet-ali, Tan-ali, Tat-ali;

- Alle: (allë): zgobinallc (gobën, zgobinetë), fercalle, partalle (partinë), patvalle (patrroskë, pataricë), ha-ma-llë, dhëmb-allë (dhëpallë, dhâpallë, dhâmb-i), folja kapist-allë;

- Âmë: bërdhâmë (bardhë), bërthâmë (bërth-ok-ël?);

- Ânë: bërcanë (barcë);

- Anë: (e): thiman, shkrehtan, mbrapshtan, shëplakan, kafkan (kafkë), shamban, sharan, zeshkan, roshan;

- Ângët: ardhângët (shtalb, shtalbak);

- Â: (ni): shpërgâ-ni, kulshedrâ, murrlâ, katallâ;

- Ar: shqip-t-ár; tuhat (tyfë), shular, mullar (mullë? mpullar?), strumbullar, mujshar (mujshì); lopar (lopë);

- Ash: (ashë): en-ash (ena), nipash-i (nip-i), lashtë; lashtuo, foljet thashë (thanë), lashë (lanë); dashun (duo), drrashun (drruo), thashun (thuo);

- Astë: përli-astë (i lijuom);

- Arë: shkëlqarë (shkëlqye, shkëlxye), dav-ar-itë (por kja folje don da-var-itë, krh. shvarë, shvaritë, përandaj kemë në fillim parashtesën dë-);

- Asë: trumhasë, rrokllasë (rrokëlluo), përplasë, dërrasë (darrasë);

- As: (az): ndër adverba: vjedhtas, thijas, ndêjas, xânas, rrokas, zgryptas, kostas, befas, gjitas, ngrykas, përgjamas;

- Az: (i): ndër topnyme: Thanaz-i, Gropaz-i, Drinaz-i, Kiraz (s-i), dhe tj. subst. gërmaz-i (krh. gërlë);

- Aza: bukuraza, pëshehaza;

- Azi: gjithazi, jashtazi; poshtazi;

- Azëm: shpërdhazëm, mushkazëm (shpërdhitë, i mushkîtë, në njyeje të mushkut);

- Azët: shpërdhazët (shpërdhît);

- At: shtrigat-i (shtregë-a), thumbat-i (thumb), uratë-a (uruo), zgobinatë (gobën), shtërgatë, shndritat-i (shndritë), rreth-at-uo (folje);

- Atë: (itë): ndër folje: shitrat (shtirë), çmahatë (çmahë), davaritë (shvarë), doket mbaresë sllave me gjithë se e ka e dhe sanskritishtja (vrçkati ‘rroçkuo’);

- Av: arrgj-av-istë (i rrgjavët), pal-v-itë (paluo), mbuh-av-itë (mbuhatë), guj-avë (guall-i, zhgjyrrëç-i), çgall-av-itë (sgallë), bardh-av-èl (bardh);

- Avrë (?): pet-avër-a (pat-avër-a, krh. shpa, pat-ar-icë);

- Âxhë: hir-âxhë (âgjë), ballanxhë;

- A: adverba: shkallka, dafrunga, shkatrra, fringa (fringo), rrezga (me fuqì: rrezga mbë bjezga), rraha (me lëshuo rraha, a rrah), dhaja me fuqì), vira (me fuqì: sh. viro), ezna (ena-shit);

- Á: teklá (paksá);

- E: rrethe (rreth-i), sode (sodë);

- É: rrezé-ja (rreze-ja), shkerbé-ja (shkerba-ja), shkodhé;

- Ec: (ecë): larèc (larë, vijanec (vijuo), ganec (krh. pitigonë), kambalec, kambanec, gur-alec, gabrr-ec (gabe), torrec (torrë), lavec (labrec? labrë), mbërthecë (mbërthye), bubrr-ecë (bubë, bubësit);

- Eq: përpèq, skorëleq (skorël, skurrjalë, zgorrovinë), gergaleq (gërgaliqe);

- Eç: popèç (popèl), lakéçë (zog krapit);

- El: (ë): qepèl (qep, kep), mangèl, qyqel, cubel, cofdel (coftel?), biramel, Dardhojmel, Hajmel (Hamel), bërcel, kuqel, rrungel, bucelë (but), shërbele;

- Ele: Grykele (grykë);

- Ell: skopell (skope), zgobell, çapell, kopell (të mbramat të përbâme ndofta);

- Eqe: bir-a-e-qe;

- Ere: kapëçere (kapërcyell), miskére, Pashkére, shakere (shakë), gubérë (gubë), majérë; asht në të përbuzunë;

- Êmë: bardhêmë, kuqlêmë, bruztêmë (ndoshta îmë);

- Erk: ujerk (ujë), shemb-erkë (shembër?), post-erk (thjeshtër);

- Ër: ëmna femnorë: çâmër, bulledër, bungër, bathër, badër, qepër, qostër, qêmër, egjër, flakër, fëlandër, filandër, flutër, gënjeshtër, galedër, glytër, gjalmistër (kjo me-stër), gjedheshtër (gjedh-i?), gjineshtër, hyshtër, këlládër (kladë), kllagër, kodër, kopër-kundër (kundrajë-a), kapastër, kuloshtër, kulshedër, lapër, lpedër (zhele), lodër, lkostër, leskër, lapândër, lidër, lukër, llapër (çinë), llabudër, mângër (mêngrë), motër, mokër, mundër, mëgashtër, nedër (nedrëz), noshtër, pastër, pipër, sypër, sipër, putër (putë, shputë), shahër, shtogër (shtog), topër, thjeshtër, thumbër, zêmër, vidër, vistër, thêmbër, zhangër; mashkullorë: flâmër, kuptër (i) nulltër, shêmër, mâshtër (i), lepër (ljepur);

- Ërr: (rrë): batërr, ângërr, boshtërr, bandërr, hîkërr, këthetërr, kokërr, kapërrr, kashtrrojë, ngatërr, mjetërr, piskërr, picërr (-ak), shpinërr, shpendërr, zhutërr; mashkullorë: dhândërr, kandër (i), hikërr (i); adjektiva: i epër, i cakët (rë), i egër, i poshtër, i thjeshtër, i cakërr (krh. cakrri-ja), i pitër, i vjetër (vjetë-a);

- Êrr: basterr, pastêrr;

- Esë: resë (rye), mëtesë (mëtuo)), lesë (lye), shtresë (shtruo), harresë, shpëresë (shpërye), rrënesë, jetesë, mungesë, mbaresë;

- Eshë: (esh): mjekeshë (mjek), ukeshë (ujkeshë, ujk), për dor-ësh, mb’ ân-esh, kabllèsh (kablloz);

- Etë: xhubletë (xhup-i), zgobin-etë (gobën), lapetë (lapë-lungë, naplungë), kofetë, palmetë, zhubetë, shapetë, zhapuretë; folje: përshëndetë (përshëndoshë), kandetë, shkabetë, bylmetë;

- Et: kashënjet; shkozèt (shkozë, shpërdhèt (shpardh), arrënjet (arraz-i), shelqèt (shelk-u), bunjèt-i (bungë-a?), skofët, bylmèt (bylmye);

- Eze: vorreze-ja; këtij të përbâm s’mun i’a gjâta shoqin, mpas gjuhësije kishte me u thanë: vorrez-ja, vorraz-i;

- Ezë: mbërdhezë (cmbërdhazët ‘i sverdhët fëtyrët);
- Ëz: tekëz (krh. tek: pak, tekla ‘paksá’);

- Éll-i: (yell-elli): kapërcyell-elli, gavyell-elli, kaptyell-elli, fyell-elli;

- Yer: (éri): gjylpënyer-eri (gjyl-p-anë);

- Í: (e głatë): trimnì, burrnì, Arbanì, Shqipnì, zojnì, cakrrì, shkyesì, shkyenì, mujshì; -n-j, s-ja ndër fjalët Shqipnì, burrnì shkyesì etj. s’janë t’jatër por një përshtim kumbuos (epithesis euphonica);

- Ic: plakrr-ic, gol-ic;

- Icë: laricë (larë), trupicë, shkurticë, sakicë, rrugicë, boticë, katicë, brovicë; ndoshti mbaresë sllave, ndër ëmna ilirësh e ndeshi Krahe vetëm një herë ‘Blazziza’ (në e pastë theksën mbì í-në);

- Iq: zgavriq (zgavrë); zgurdhuliq (zgurdhë?), kalbësiq (kalbë), rremsiq, barbuliq, lakuriq (lëkurë), barburiq, kafariq, zgoriq (zguor), korrat-iq, spurdhuliq (shkapurdhë, shkëpurdhë, përpurdhë), skutëliq (skut-al-iq), bushiq (mbush), klapuliq (krap) e ndër ëmna vetj. Mar-al-iq, Kol-iq;

- Iqe: kaplliqe, kapliqe, korriqe (krh. korratiq), gardhiqe (shumës);

- Ik: (ikë): fërlik (fëri), katik (katë), mërtik, allçënik, bushtrik (bushtriq), baltik, koçik, korrik (korrë), perrik, patalik, qafalik (qafë), dhajnik (dhajë), kojlik, loshnik, drithnik (drith), rrasik (rrasë), polikë (pulinë);

- Im: (imë): bak-al-im-th (bokolin), kujtim, rrëfim, kungim, vojim, kultim, miclim (mic, mican, micuk), kursim, pastrim; krijiml, bîmë, fëllim (fëlluo);

- Inë: kryesinë, belinë (belishë), buçinë, sbardhulinë, fundulinë, ftoftulinë, çukulinë, mbuhovinë, qelbësinë, quklinë, shkozinë, firinë, pulinë, çetinë, xetinë, partinë, shoglinë, regzinë, mbujaksinë; i Pultin, Ulqin dhe tj.; kja mbaresë ndër shumë fjalë të çekme asht e prîme prej një –ul, e përdoret si në të përbuzun a svoglim;

- Ijë: hyllîjë (hyll-i);

- Ije: rrahije (rrah), shkretije (shkretì), vathnije (vathë), Vallndîje, përrieje (përruo);

- Irë: bulirë, kolirë (?);

- Isë: ndër folje: kandisë;

- Ishë: balishë (balluke), belishë (belinë), bublishë;

- Ishtë: (ishte): bûnishtë, qarrishtë, fierishtë, kallmishtë, rrahnishtë; folje: gërdhisht; bublishte, barishte, barnishte;

- In: (sh. inë): ëm. vet. Gacalin;

- Ile: besdile, piskil;

- Ille: zhumille;

- It: (itë): petrit, kapshitë (kapshatë, kapshore), skoçitë (skoçinë); folje gërzhitë (krh. gëzhitë, gëzhojë gëzhollë);

- Izë: korrizë (kokërr), murriz (?), shndrizë (send që shëndritë), qindrizë, breshnicë, lëvrizë (lëvruo);

- O: ndër adverba: fringo, viro, rishto, fino, pingo;

- O: ndër thirrje: lep-o (o ledhpë, dhelpën), Del-o (o Dedël), Mark-o (o Mark);

- O: privative: i odokët (krh. dokë ‘pashi’);

- Ocë: krocë (kruo);

- Oq: kaloq (kal), hermoq (hermuo), kalboq (kalbë), marroq (i mârrë); ndër folje: mërdhoqë (mërdhih);

- Oç: far-oç, berk-oç, tar-oç, kapr-oç (kapruoll mashkull, krapoç);

- Of: (ov): gulof (v), sharapof (sharapoh) mos kjoftë (sharapop, fjalë e përbame: shara, shala pope), perof, skurof, mbuh-ov-inë, balt-ovinë;

- Oj: (ë): ankojë (ankuo), shtrojë, lojë, mbëlojë, rrenojë, kuqoj (a), bardhoj, zymoj, shegoj, baloj, kand -oj-së;

- Ojsë: qindrojës, rrënojsë, kaod-ojsë-ojcë: rëmojcë;

- Om: (ë): brahom, prarom, plaskom (plasë), gërqomë, kromë (kruo);

- Ok: thalb-ok, mend-al-ok, prift-al-ok, zbardhok, pat-al-ok (patalik), majmok (mâjmë), malok, spathok, shqilok, bi-lash-nj-ok, balok, fryshal-ok;

- Ol: sjapol, krahol, gogol, qafol;

- Ole: kakole (kakutë), majolë (mâje), bregole, mac-ole (mâcë, micë);

- Ollë: pipa-n-ollë, dreq-ollë, macollë;

- Ore: rrenore (rrenuo), shkurtore, cilore, mal-s-ore, latore, pastrore;

- Onë: zezonë, ëm. vet. Baltonë, top. Ballbonë (Valbonë);

- Osë: i viosun, rroposë (krh. rropjuo), sërposë, filosë, frymosë, shtrosë (shtrojë), mbëlosë (mbëlojë), krosë, fendosë; folje: lang-ar-osë, shi-osë (?), përdhosë, lugosë, mërtosë;

- Osh: balosh, mjekrrosh, randosh, gjanosh; folje: derdhoshë:

- Ot: (ë): pelot, zgrov-ot, ballotë, lapotë (lëputë); folj. Marrakotë, shnotë (shnuo), vishnjotë, pëshëndotë; ndër toponyme: Ardhot, Tërdhot, Milot, Sopot;

- Oz: piloz, kabrroz, kablloz (kabllèsh), lpoz;

- Uc: preh-al-uc, majuc, ngreh-al-uc;

- Uq: balmuq, shkjepuq, grahuq, shtrëmbaluq, gërmuq, nanuq, repuq;

- Ûç: brûç (brûth), rrûç (rruon-i);

- Ujë: shurdhujë, leshujë, gjemujë, aruj (i), kakujë (kakushë), lashujë, habitujë;

- Ûng: (ë), paptung, majungë, ballungë (mbëllungë), shtrungë (shtruo), maçarungë, naplungë (laplungë, gja që virret teposhtë), valungë (val, shvalë);

- Ul: bardhul, bac-ul, fund-ul-inë, sbardh-ul-inë, çuk-ul-inë, mrra-ulë, dhéul;

- Ull: ag-ull-uo, vorb-ull, shneg-ull, fig-ull-uo, pik-ull-uo, sgjet-ull (për gërshanëz);

- Û-ni: kalbû-ni, koshû-ni;

- Ûnë: bëzûnë (bic-ûnë, gja e voçël, shpend që endé s’ka fluturuo);

- Uor [uoer, uer]: (òre): kup-sh-uor, kallum-sh-uor, kungull-uor, kung-z-uor, mal-s-uor, gavixhuor, betuor;

- Us: (uz): vramus;

- Ur: lbogur (lbokë);

- Utë: kaçl-utë (kaçirubë), kakutê (kakole), lëputë (laputë, krh. lapotë);

- Uzë: ngërdhuzë, mbrëdhuzë, gërmuzë;

- Uo: [uoe, ue]: kobuo (kobonj), folj. Ngushëlluo (ngushull), nguluo (ngulë), shûjtuo (shûjtë), mbarruo (mbarre), etj.


II. Me ndërzânë.

- B: thar-b (tharm, krh. përtharë), kështar-pë, thalb, dhel-p-en (ndë njyeje të dheut);

- C: svoglimi (?), Vuc-o (o Vukë), Uc-o (o Ujkë), Duc-o (o Dukë), Luc-o (o Lukë); prej kësaj mpërapashtese m’andej dałnjën ëmnat vetjake Vuc-i, Uc, Luc;

- Cë: ndër substantiva: ferrcë, thercë, vjegcë, zjarmc, leshc, bîjc (bî), ballcë, shurrcë, pengcë (sendja e vûme peng), shkrepcë, bërdhecë, planc (?), rrêncë, arrëc;

- Ckë: leckë, dheck, theck;

- Ç: zgorc (zguor), zgërrojç (zgërrye), bramç (brash), arrëç, zumbç (thumbç), brûç (btûth), rrûçë (rrûth), ziç (zi?), plumbçë, qepç, gungçë, topç-e, guriç (guri), zorrëç (zorrë);

- Çkë: mjeçkë (mjelcë), floçkë, loçkë, përbiçkë, meçkë (?), tureçkë (turî), bëzuçkë (buz-uçkë);

- Ça: ndër thirrje: nip-ça! (o nip! nip-o!);

- Çuor: vëndçuor (vënd);

- Lë: cingël, thebël, urrël, cikël (cikë), crungël, merrël, mrragël (mrraulë), hut-l-luo, kan-ël, filikan-ël, zdrângël, cangël, bungël, shkrojël, Prêlë (Prendël);

- K: ufku (krh. folj. m-ufuo ‘mbufuo, mbufatë, ngufatë’), shqiptarkë, na-ko (o nanë), pjer-k, shularkë, viaskë, ajkë, (?) rojkë (rojtë ‘me ikë bleta, blet e ikun’), zi-k-al (ka i zi), zi-k (i zi), zê-k-u (ndër kangë ëmni i Malit të Zi, për: Zê-ta, e Zeza, krahina e zezë);

- M: i lém, i prem, i shtrîm, i bîm: ndër adjektiva del edhe me -t, i sbet, i sbem, i sbê;

- Man: cucman, çakraman, llacaman, trashaman, taraman, zeshkaman;

- M: shëndrrohet në -nd-n: ûmm: und (-ajë), umi-ja: undi-ja, gremc: grenaz-i; thimth-i, thind-i, kllimcë: kllinzë;

- N: shêmbën (shêmbë), mbregën (mbrek), kllogjën (kllogjë), shkurtën (shkurtë), të ran, të gjan, të lana (lame), të len (krh. lêni);

-Ni: pajni: n’ja ndër fjalët burr-n-ì, trim-nì etj. asht një përshtim kumbuos që e ndeshim edhe ndër fjalët danik, fisnik (fis-ik), drith-n-ik, fis-a-n-ak (njëi fisit a gjakut);

- N’gj: del: nj-: ngjomë, njomë, n-gjak, njaku; ngjitë: njitë; n-gjollë: njollë;

- Na: shumsì e vëndevet ku shitën ndo sende: djath-nat, pêmnat, oriznat, krypnat, etj.

- P: xavëndson b’en: thar-p: thar-b, shtarpë (shtarbë), etj. ka një herë përzihet me k’en (mbaresë), për shëmbëll, karrup-i, karruk-u, kërrukme-ja, krh. edhe provë, provak, krovë, krovak;

- N: shëndrruo në -r-: njâri, njara, njâni, njana, në toskërishtën pa mê ndodh ky shëndrrim, për gegnishtën krh. shkuorì-ja (për shkuonì-ja?);

- Ruo: shtrëruo (krh. shtre, ‘shtrî’);

- Shëm: mujshëm, lodhshëm, pa-shëm, motshëm (motçëm, moçëm), zeshëm (zé xé), pijshëm (pij), hijshëm (hije);

- Sk: gërvoskë (vö-ja), dhe-sk (dhé, a: dhie), vi-a-skë;

- Shk: mashk (mashtër, mashtërk), ashkë (?), bashkë;

- Suo [suoe, sue]: iterative (përsëritëse), pa-suo, lypësuo (krh. lypësi);

- Sh’i: mujshí, giashí (giasí), pashí etj.;

- Shtër: sh. sht--ër (rë);

- Stër: gjalmistër (gjalbë ‘gjalmë’), gallustër (gallë, sgallë);

- Sht: kashtë (kall-i), heshtë (héll), ashtë-a (asht-i, ah-i), lpishtë-a (pishtër-a), gjashtë, ligësht, madh-sht-í, mâshët (mângët, rrmakët), há-sht-ull, há-s-ël-a;

- Sh: (vetëm): rrafsh-i (rrah-i), lapsh-i (një farë bari);

- T: i bukur fëtyre-t, i ardhun shtati-t, i mârrun frŷme-t, krej-t, shpejt (?), heret (herë);

- Të: (t): ndër adjektiva asnjanës: të mirët, t’at; m’andej i sbet, i cfet, i let (i lehtë);

- Th: svogluose: djalth, birth, kujth, lugth, shiekth (shiezit), preth, ûth (umth), zjarth, ujth; shumsi del me: zë-zit: djelzit, birzit, kûjzit, lujzit, prezit, ûzit;

- Thin: si adverb: pikalarthin, snelthin, rrokullimthin, trupthin, pilangelthin (‘me të ngulun’);

- Za: svoglim: sâ-za (krh. tekëz, tekza, tek, tekla);

- Zë: svogluose ndër femnorë: brîzë (brî-ni), rizë (?), kîzë (kie), shtîzë (shtî); ndër folj. cîjzë.

- Ze: në fjalën njajzë (‘së bashku’);

- Zhuor: gabzhuor (gabe);

- Zh'err: gazhèrr (gabe); ndër këto dy fjalë zh’ja don kqyrë si në fjalën bazhgare (bagjë + -k (-g) + -arë).



Visaret e Kombit, Vëllim i XI, 1942.