Page 1 of 1

E hidhur eshte urrejtja.

Posted: Fri May 11, 2012 3:31 pm
by Zeus10
Ne "greqisht" eshte nje fjale εχθρα,

Image

qe perkthehet rendome : "urrejtje", por pak linguiste perendimore, ju shkon ne mendje qe kjo fjale e ka orgjinen nga mbiemri shqip: e hidhura

HIDHUR mb.
1. Që ka një shije të pikët si të helmit, si të pelinit etj.; që ka hidhësirë; kund. i ëmbël. Kafe e hidhur. Trangull i hidhur. Bar (ilaç) i hidhur. I hidhur si helm (si pelin). E kam gojën të hidhur.
2. fig. Që është plot vuajtje e mundime, që ka shumë hidhërime, që është shumë i rëndë e i vështirë. Jetë e hidhur. Fat i hidhur. E kaluara e hidhur. Kohë të hidhura.
3. fig. Që të hidhëron, që të bën të vuash shpirtërisht, që të lëndon në zemër e të mundon shumë; që të sjell hidhërime e brenga, që të shkakton vuajtje e mundime; i papëlqyeshëm, i pakëndshëm. Fjalë e hidhur. Lajm i hidhur. Qortim i hidhur. Ngjarje (histori) e hidhur. E vërteta e hidhur. Me pasoja të hidhura. Përvojë e hidhur. Me përshtypjet më të hidhura.
4. fig. hidhërohet shpejt, zemërak, hidhërak. Njeri i hidhur.

por ajo qe dua te theksoj eshte vlera fonetike e χ-se. Une mendoj qe ajo ka vleren hi, qe ne arberisht shnderrohet ne hj, duke na dhene nje shkronje, qe nuk gjendet ne shqipen e sotme:

Image

Pra ne gjuhen arberore εχθρα=ehjdhura(e hidhura).

Re: E hidhur eshte urrejtja.

Posted: Fri May 11, 2012 3:49 pm
by Mallakastrioti
Shih sa interesante ne shqip:


HITHËR f.
1. bot. Bimë e egër barishtore që në kërcellin e në gjethet e saj të dhëmbëzuara ka një push të imët djegës dhe që përdoret si bimë mjekësore e për ushqim. Hithra mali. Gjethe (fletë) hithre. Lëng hithre. Lakror me hithra. E dogji hithra. E rrahu me hithra. Vend ku rriten hithrat vend i braktisur; gërmadhë.
2. fig. Njeri i keq, njeri i prapë që nuk i lë të tjerët të qetë. Është një hithër ai!
3. përd. mb. Që të ngacmon e të shqetëson me fjalë, që të djeg me fjalë, piperkë.
E kishte gruan hithër.
* Nuk bie reja (rrufeja) në hithra fj. u. mospërf. nuk bie e keqja mbi të keqin, s'vete e keqja tek i keqi. I daltë hithra në vatër! mallk. iu shkretoftë shtëpia!, mos i mbettë asnjeri gjallë!, iu shoftë pragu! Shtohet (është) si fara e hithrës (e sinapit, e lirit) shih te FAR/Ë,~A 4. HITHËR DETI zool. Kandil deti.

----

Por me interesante eshte kjo fjale popullore:

Nuk bie reja (rrufeja) në hithra

Pra shqiptaret rrufene e kane quajtur edhe "RE" apo "REJA"....nuk di po vetem egjiptianet e lashte identifikonin nje zot te tille te cilin e quanin "RA" (????)