Page 1 of 1

Latinishtja dhe Shqipja.

Posted: Thu Feb 28, 2013 4:48 am
by Orakulli
Latinishtja dhe Shqipja.
by Iliazi Fatmir on Wednesday, February 27, 2013 at 8:36pm ·
Latinishtja është gjuhë laboratori. Gjuhë e ndërtuar për të skllavëruar mendjet njerëzore. Gjuha Shqipe ështe shfrytëzuar për të ndërtuar Latinishten, por dallimi midis tyre është tepër i madh. Janë dy drejtime kryesore dalluese:

1) Gjuha Shqipe vjen nga liria njerëzore.
2) Gjuha Shqipe është folur në mijëra vjetë në familjen njerëzore, ndërsa Latinishtja nuk eshte folur ndonjihere nepër shtepite njërëzore, në popull, por vetem filloi me pak fjale kishave derisa përfundoi e plote në librin bibël dhe psallej vetem te dielave.

Latinishtja teknikisht eshtë maja e një gjuhë njerëzore, dhe është një ngjizje e gjuhes qe flitej ne shtëpite e dy krahve te Adriatikut, por është gjuhë e keqe sepse mbart me një qëllim shumë të keq nënvete: nënshtrimin njerëzor. Ajo u ndërtua për të ndruar gjuhën në qëllim të eleminimit të gjuhës së pare e cila ishte pjelle e lirise dhe sillte gjithmone kryeneçesi dhe mosbindje ndaj pushtatoreve.

Çfare dihet dhe njehet për e shkuar, për të ndritur dhe kulturuar, per të kultura të mëdhaja, njëjës, jo shumës, njësoj ashtu si zoti i kishave te tyre, është vetem një burg i ndërtuar zgjuarsisht ne tavoline, ka marrë reth dy tre shekuj kohe, për dhe ku kanë futur mendjet e njerezëve ata...dhe të burgosurit e asaj mendje, shumica njerëzore, vetem sa përtypin çfarë u është thënë në breza të përtypet. Ata nuk mendojnë më. Aftësite krijuese të mendjes janë vrarë në shumicën njerëzore dhe krijimin kanë kohë që e kanë vdek.

Tredhja e mendjeve njerezore fillon dhe mbaron me fetë, te cilat jane vetëm idiologjira për të sunduar shumicën, ndërsa shkenca është tjetër gjë.
Rilindja njerëzore filloi sapo njerezit shkëputen shtetin nga feja, në Amerikë filloi, por akoma është shumë për të bërë sepse është një pjesë e formulës së fesë ende në të, ne organizimin e strukturës shoqërisë së tashme njerëzore, e cila mban atë , e pengon në kalimin e domosdoshëm cilësor të kapërcimit të madh të keqiave kryesore të shkallës së tashme të evolucionit tonë.