Nje nga fjalet me domethenese, te gjuhes se lashte greke, qe provon qartaz nje lidhje te pamohueshme me gjuhen e sotme shqipe, eshte folja: τίθημι. Kuptimi i saj ne kulturen e grekeve te lashte eshte i shumellojshem, nga vendosa(si mendim), vendosa(si veprim), varros, urdheroj, ofroj etj
Por ajo se bashku me gjithe format e saj te zgjedhuara ne kohe dhe menyra te ndryshme:
E tashme: τῐ́θημῐ, τῐ́θεμαι
E Pakryer: ἐτῐ́θην, ἐτῐθέμην, τῐ́θεσκον, τῐθεσκόμην, ἐτῐ́θεον, ἐτῐθεόμην, ἐτῐ́θουν, ἐτῐθούμην
E ardhme: θήσω, θήσομαι, τεθήσομαι
E kryer: ἔθετον, ἐθέμην, ἐτέθην, ἔθηκᾰ, ἐθηκᾰ́μην, θῆκᾰ, θηκᾰ́μην
E shkuar: τέθηκᾰ, τέθειμαι, τέθεικᾰ, τέθειμαι
e merr kuptimin nga nje folje e thjeshte fillestare, folja the(them, thua, thote). Kjo folje megjithese ka kuptim fillestar them=te shprehesh dicka me te folur, ka dhe kuptime te te tjera psh them=vendos per dicka, ose them=urdheroj per dicka, ose them=ofroj dicka, njesoj si ne greqishten e lashte, qe e ka zgjeruar kuptimin dhe ne aspektin veprues te fjales tithem= vendos fizikisht dicka diku, deri dhe e varros.
folja τίθημι, buron nga nje tjeter folje me thjeshte ἔθω e cila pa asnje dyshim eshte forma shqipe "e the-m"
ku
ἔ----> trajta e shkurter e peremrit vetor ne dhanore(ne kundrinorin e drejte)
θω---> folja elementare them(thom, thua, the)
kuptimi i kesaj fjale perkon plotesisht me kuptimin e te njejtes fjale shqip ne pjesoren e saj :
THËNË f.
1. Fjalë; diçka që është thënë ose është folur. Sipas të thënave. Nga të thënat.
Më mirë puna se e thëna. fj. u. Nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë. fj.u.
2. vjet. Diçka që, sipas paragjykimeve e besimeve të kota, do të ndodhë patjetër dhe s'mund të kthehet, s'mund të ndryshojë, sepse gjoja është përcaktuar nga një fuqi e mbinatyrshme; fat. Kështu e kish të thënën.
* S'është e thënë...(që...)
a) s'do të thotë që s'është e domosdoshme që ...;
b) s'u bë një herë, të paktën!, s'ka për t'u bërë kurrë!
Le ta shohim dhe ne anglisht
ἔθω(ειν) • (éthō)(with infinitive)=1. I am
accustomed, 2.
wont to do something
tani
thënë eshte pjesorja e foljes
the-m, forma foljore e tij
e thëna, nuk shpjegon kenaqshem emrin e pervecem ᾰ́thëna(Ἀθηνᾶ), qekurse ᾰ́ nuk eshte nje trajte e shkurter e emrit foljor, por nje parafjale me kuptim privative si ne shqipe:
pa. Pra athëna, do te thote 'e pathëna', por eshte shume veshtire te nxirret kuptimi i thëna jashte nga shume kuptimet qe gezon folja θω ne nje nga format e saj te inflektuara. Por mund te thuhet nje diapason kuptimesh, qe mund te shpreh ky emer si: e pavendosura, e pavarrosura, e pathyera, e paofruara etj mundesi.
greqishtja e vjeter mund te ndryshoje shume nga shqipja nga ana sintaksore, por ne format e thjeshta te foljeve, sidomos ne kuptimet e tyre, ajo ngjason ne menyre te pabesueshme me te: Psh foljet e te kryeres, jane ne strukturen e tyre thjesht folje shqip, thjesht ndryshon pozicioni I foljes ndihmese ne te , psh ne fjalen ἔθηκᾰ, qe quhet nje forme e bashkengjitur e foljes, dallojme:
ἔ---> trajte e shkurter e peremrit vetor
θη--> folja shqipe the(them, the, thote ku "kocka" bashketingellore mbetet e palevizshme, kurse "mishi" eshte zanore fluide qe leviz ne rangun e zanoreve ë, e, o, u gjate infleksionit te foljes)
κᾰ----> folja ndihmese ka(kam)
Pra ne shqipen e sotme kjo do shprehej:
e ka thënë. Ndryshimet e vetme jane qe trajta e shkurter e peremrit vetor ἔ dhe folja ndihmese ka(kam) i jane bashkengjitur foljes θη ne menyre te ndryshme nga forma veprore e shqipes ne menyren deftore: (Ai) e ka thëne----->e thë ka.
Kjo eshte e vlefshme per te gjitha foljet e bashkengjitura te greqishtes psh ἐθηκᾰ́μην. I vetmi ndryshim eshte qe folja ndihmese κᾰ́ behet κᾰ́μην ne veten e pare shumes. Ne shqip vetem gegerishtja e ruan rrenjen te pandryshueshme gjate zgjedhimit, por eshte mese e dukshme, qe kemi te bejme me nje forme shqipeje shume te vjeter ku folja e vetes se pare 'kam' behet κᾰ́μην(kamën) ne veten e pare shumes. Interferenca me shqipen behet fare e qarte, kur merren ne shqyrtim forma me komplekse te bashkengjitjes, psh fjalia e famshme e maratonomakut para se te leshohej i vdekur ishte :
νενικήκαμεν= ne fituar kemi~ne kemi fituar
nuk eshte supozim te thuhet se
νε----> ne(njesoj si ne shqip) veta e pare shumes
νική--> fitoj
καμεν----> kemi(veta e pare shumes e foljes ndihmese "kam)
Por jo vetem ne strukture, por dhe ne kuptim folja kryesore νική(pergjate te tjerave) nuk eshte nje folje me origjine te dedikuar nga greqishtja. Ajo eshte ne fakt folja shqip 'ndjek', qe ne formen e saj gege paraqitet si
niq(pas palatalizimit dialektor). Forma toske qendron ne mes asaj greke dhe gege, njelloj si ne gjeografi:
niq(gegerisht)---ndjek(toskerisht)---διωκ(ω)(greqisht)
Ajo do te thote ndjek armikun=perze armikun=fitoj
NDJEK kal.
Dëboj; përzë. E ndoqën nga puna. I ndoqëm pushtuesit e huaj. Ndiqi ato mendime nga koka!
PËRZË kal.
1. E detyroj dikë të largohet nga dhoma, nga shtëpia, nga vendi etj., e ndjek me forcë a me të keq; e nxjerr jashtë; dëboj. E përzuri nga shtëpia. Përzëre macen (qenin)! Përzë mizat (mushkonjat). E përzuri me dhunë (me forcë, me fjalë të ashpra). I përzinin nga toka (nga fshati). I kishin përzënë nga vendi i tyre.
2. Detyroj pushtuesin me luftë të largohet nga atdheu ose nga një vend; dëboj, shporr. E përzunë armikun.
Ashtu sic mund te pritet, fjalet dhe kuptimet e tyre, nuk mund te qendrojne 100% te njejta perballe njera tjetres ne greqishten e vjeter dhe shqip. Keto dy gjuhe, i perkasin dy kulturave te ndryshme, ne nje distance kohore te jashtezoknshme, ne dimensione te ndryshme perdorimi. Por nje fakt eshte shume domethenes, qe lidhjet midis ketyre dy gjuheve nuk jane thjesht lidhje midis dy gjuheve te se njejtes familje, por jane lidhje, qe provojne, qe e kaluara e te folmes sone, jeton ne kete gjuhe te vjeter ne nje forme tjeter komunikimi. Keto jane fakte qe tregojne se keto dy kultura, kane lidhje thelbesore me njera-tjetren nepermjet gjuhes, elementi me domethenes i nje kulture ne pergjithesi.