"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Rrenja e fjaleve Latine.

Diskutim profesional për gjuhën.

Moderators: Mallakastrioti, bardus

Post Reply
User avatar
Orakulli
Star Member
Star Member
Posts: 609
Joined: Sun Jun 14, 2009 5:40 am
Gender: Male
Location: USA

Rrenja e fjaleve Latine.

#1

Post by Orakulli » Fri Apr 04, 2014 8:31 am

Iliazi Fatmir
March 21 at 5:56pm · Edited ·
Shkruajnë dhe ende vazhdojne të besojnë gënjeshtrat e zyrtarizuara të paragjykuarit e bërë nga propaganda gjuhësore-historike e elitave Europiane vetëm në tre ne shekujt e fundit.
Folja e gjuhës Shqipe “dua” dhe format e saj si dua, do, do, duam, doni, duan, desha, deshe, deshte, doja, doje, donte, deshëm, donim, deshët, donin, deshën janë të vetmet që i japin kuptim njësive të gjuhës Italiane të mëposhtme:
1.desiderare; desiderio
2. adorare (adoro)
3. dovere
Shikohet qartë që bazë e marrë eshtë “do” dhe “des”.
Në derivatet brënda vete gjuhës Shqipe shihet qartë uniteti dhe lidhja e fortë llogjike-semantike midis njësive me një rrënjë të parë:
* me dasht-dua, do
1. dashuroj (Dashuri)
2. deshiroj (Deshire)
3. adhuroj (Adhurim)
4. duhet, domosdo -kuptimi pasiv kur ai sendi, ngjarja do ashtu tw bwhet. Ngjarja, ose sendi kanw dhe ata “do”-nw e tyre.
E disa njwsi të tjera që nuk po i përmwnd këtu.
Gjuha Shqipe është gjuha më llogjike dhe efikase në botë. Qwndron shumë afër mënyrës së koduarit të koncepteve që kryen truri njerëzor gjatë punës së tij. Puna e trurit është e njëjtë me atë të një filmi me tre dimensione jo vetëm të figurës, por edhe zërit, erës, shijes, dhëmbjes, etj.
Italishtja ka në familjen me rrënjë të njëtë semantike njësitë e mëposhtëme:
* Volere (voglio, vuoi, vuole..)
1. amare (amore)
2. desiderare (Desiderio)
3. adorare
4. dovere
Shikohet qartë një shkëputje llogjike ndërtimore në Italisht, ku format "amare" dhe "volere" janë plotësisht të huaja për format "deside+rare", "ado+rare", dhe "do+vere". Nga ana tjetër, pikërisht kjo kombisje formash të huaja për njera tjetrën brwnda njw gjuhe, por që vinë nga një burim semantik e bën atw gjuhë më pak efikase sepse rrit punën memorizuese dhë përdoruese të trurit panevojmërisht.
Analiza argumentuese semantike e tyre është shumë më gjatë dhe e ndërlikuar, por mendoj se është e mjaftueshme ketu të jap thelbin e prejardhjes sematike.
Ndonji mund të kundërshtoj, por duhet të dihet më shumë reth kësaj. Sa për argument kundër skeptikeve po jap një fakt që në gjuhën kineze nuk ka dallim midis *dua dhe *dëshiroj, përdoret pak a shumë e njëjta folje.
Tjetër argument i fortë është ndërtimi i së ardhmes ne gjuhen Shqipe, ende nje enigme e pazgjidhur. Pse Shqipja përdor *do-në në të.
Ç’ështe *dëshiroj në fakt dhe ç’farë dallimi ka nga me *dasht?
Dallimi është i thjeshtë: *dëshiroj është një "me dasht" në kohën ardhme. Eshtë një ndjenjë e thjeshtë njerëzore për të patur një diçka, kokhyet lehtë që në të tanishme nuk e ke. Ose, një ndodhi e ardhme për të patur një diçka, kokhyet që nuk e ke tani.
Pra, është një "do të doja", një përsëritje e "do"-së. Sikur ta ndërtonim *dëshiroj me Shqipen e sotme pikërisht tani, dëshiroj do të bënte "dotedoja", ose "dodesha". në kohën e ngrirjes së bashkimit dhe ndryshimet e mundshme të mevonshme sjellin një "des+do+sufix", ku o-ja gjitmonë dihet që kalon në ndryshimet e njohura: në "u",tek *duhet adhurim,"a", tek *dashuri, "e", desire, "ë", *dëshirë. Dihet gjithashtu që ‘s' tenton te "sh". Në gjuhësinë e sotme nuk dihet vetëm pseja e këtyre ndryshimve fonetike. Unë e mendoj që arsyeja është tendenca që ka gjuha e folur që tingujt ti prodhojë në vënde të gojës në mënyrë të atillë që të shqiptohen sa me shpejt që të jetë e mundur dhe sa më më lehtësisht. Eshtë një efikasitet i çuditshëm automatik i gjuhës që tenton gjithmonë të uli kohën e të folurit dhe lodhjen gjatë të folurit.
Por, në gjuhë, kalojmë përsëri në funksionin llogjikor të fjalës, kur u ndërtua për herë të parë ky funksion i ri i njësisë së vjetër, ndërtohej gjithmonë në të tashmen, sepse sistemi i referimit kur fillon ndërtimi është gjithmonë e tashmja, atëhere ndodh veprimi për herë të pare, dhe është gjithmonë objektivë dhe konkret, asnjiherë abstrakt sikur random mendohet sot. Abstraktizimi ndodh më vonë dhe unë mendoj që është vetëm një përgjithësim i thjeshtë emërtues i një veprimi-fjale të mëparshme që përcaktonte gjuhësisht një veprim 100% konkret.
Eshtë shumë më i ndërlikuar argumentimi kohor semantik, por ju jap dy shëmbuj krahasues në dy gjuhë te njohura që të krijoni një ide për skemën e përbashkët ndërtimore:
Anglisht:
Want-Wish-Will
Shqip:
Me dasht(Dua)-Deshiroj-Do (+të ,por "të" është një shtesë e mëvonshme).
Vetë gjuha Italiane nuk i shpjegon dot ato njësi. Folja bazë e saj për dua është *volere-"voglio" fare pa lidhje me *desiderare, *adorare dhe *amare shihet qartë që është shumë larg si njësi nga të dy grupet.
Gjuha Italiane vjen me shumë nga gjuha Ilire se nga çdo gjuhë tjetër, perveç gjuhës Shqipe, dhe përmban Shqipen e vjetër, ose Ilirishten e fshehur nën lekurën e saj. Është metoda dhe mendimi i sotëm gjuhësor shumë i prapambetur që nuk arrin në zbërthimin dhe mbikalimin e nivelit të sotëm plotësisht jo shkencor.
http://linguisticglob.blogspot.com/2014 ... -will.html
Image

faon perrovarri
Honored Member
Honored Member
Posts: 300
Joined: Sat Oct 31, 2009 7:15 pm
Gender: Male

Re: Rrenja e fjaleve Latine.

#2

Post by faon perrovarri » Mon Apr 07, 2014 8:34 pm

Shume i drejt konstatimi yt , vecse te con gjer ne gjysem te rruges, burimi eshte shum larg akoma.
Unǎ kam nje pyetje , dhe kur te gjesh pergjigjen e sakt do tě kalosh ne dimensionin tjeter te dijes.
Cilat jane veprimet apo aktet mekanike lehtesisht te perceptushme dhe te akumululueshme ne kujtese, nepermjet te cilave realizohet deshira dhe kodi i tyre zanor?
Po keshtu dhe ne rastin e fjales GDHEND , sigurisht qe njeriu ka gdhendur drurin ne fillim pastaj gurin, por ne procesin e GDHENDIES , parapret ai i QERIMIT te levores ose sic i themi ne greqisht GDHARO=rrjep.Sic shikojme ne rastin e QERIMIT nuk kemi absolutisht asgje te perbashket nga ana strukturimit zanor me GDHEND, ashtu dhe fjala RRJEP =GDHARO nga vijushmeria , determinative e akteve te cilat presupozojne te njejtin kontekst kohe-hapsinor, sepse dega e pemes nuk rripet , por QEROHET.
Konkluzioni eshte sepse ne te dy gjuhet kemi nje adaptim te nje strukture tingullore te huazuar , per nje nga aktet e nje procesi unik , i cili ne kohen ne te cilen eshte realizuar , nuk perbente ndonje nevoje me kosto te madhe teknologjike.

P.S konteksti i veprimeve mbi te cilat mbeshtese dialogjizmǎn , kalojne kufijte e formimit te cfardolloj gjuhe, greqishte te vjeter te re, latine , shqipe etj , thjesht hedh drite mbi mekanizmin diakronik te menduari, kodifikimit zanor, rolit te bashkeveprimit, bashkerendimit te aktivitetit jetesor te njeriut, ose me shkurt , bashkendikimet te shoqerizimit te jetes me konsolidimin dhe evolimin e strukturimit zanor.
Last edited by faon perrovarri on Mon Apr 07, 2014 9:14 pm, edited 1 time in total.

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2935
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Rrenja e fjaleve Latine.

#3

Post by Mallakastrioti » Mon Apr 07, 2014 9:14 pm

O ti zoteri me siper qe na sjell e hedh ndonje shashke me "gerqishten" lidhur asaj fjale qe ka kuptimin "rrjep", shih se çben shqipja:

GDHEND kal.
1. E bëj të rrafshët me sëpatë, me thikë a me daltë sipërfaqen e një druri, të një guri a metali; latoj. Gdhend drurin. Gdhend trarët. Gdhend bishtin e sëpatës.
2. Gërryej a skalit me daltë a me diçka tjetër të fortë sipërfaqen e rrafshët të një druri, të një guri a të një metali për të bërë aty një figurë, për të shkruar një emër etj.; skalit. Gdhend shkronjat (një mbishkrim, një emër). Gdhend një figurë (një fytyrë). Gdhend në dru (në gur, në mermer, në metal).
3. Bëj një send prej druri, prej guri a prej metali duke e gërryer a duke e kruar me daltë. Gdhend një lugë. Gdhend një bust.
4. fig. Përpunoj me kujdes, limoj për ta bërë sa më të përsosur; e tipizoj bukur, e paraqit dikë me tipare të qarta e tipike në një vepër letrare. Gdhend vargun. Gdhend stilin. Gdhend figurën e partizanit në një vepër artistike. E ka gdhendur si në mermer.
5. fig. Ngulit diçka në mendje a në kujtesë. Gdhend në kujtesë.
6. fig. bised. Edukoj, mësoj dikë që të jetë i njerëzishëm, i shtruar e i dëgjueshëm, që të dijë të sillet në shoqëri si njeri i qytetëruar; i jap kulturë dhe arsim dikujt; shtroj, zbut një njeri të pabindur. Prindërit dhe shokët e gdhendën. E gdhendi shkolla (shoqëria, puna). E gdhendën librat.
7. fig. bised. Rrah, zhdëp. E gdhendi në dru.
* I gdhend (i tjerr) fjalët shih te FJAL/Ë,~A. Di (është i zoti) të gdhendë fjalë është i zoti të gjejë fjalë të bukura, di t'i parashtrojë gjërat bukur.

GDHENDARI f.
1. Mjeshtëria e gdhendësit, puna që bën gdhendësi; gdhendja e sendeve prej druri, guri, metali etj. Punime gdhendarie. Merret me gdhendari.
2. Punishtja ku gdhenden sende prej druri, prej guri, prej metali etj. Hyri në gdhendari.

GDHENDEM vetv.
1. bised. Bëhem i sjellshëm, i njerëzishëm, i shtruar dhe i bindur; marr arsim e kulturë; edukohem.
2. Pës. e GDHEND.
* Nuk i gdhendet koka
a) nuk mëson, nuk i hyn asgjë në kokë;
b) nuk shtrohet, nuk bindet, nuk merr vesh çfarë i thonë, është kokëfortë.

GDHENDË f.
Gdhendël.

GDHENDËL f.
1. Copë e vogël dhe e hollë, e shkëputur nga një dru, ashkël që del kur e gdhendim një dru dhe sqepar, me daltë a me diçka tjetër. Gdhendël e madhe (e vogël). Nxjerr gdhendla.
2. Copë, pjesë shumë e vogël, e shkëputur nga diçka e ngurtë. Një gdhendël djathë.

GDHENDËS m.
1. Ai që gdhend diçka në dru, në gur a në metal; skalitës. Gdhendës i zoti.
Gdhendës druri (guri, metali).
2. Vegël me teh të mprehtë (daltë etj.) që përdoret për të gdhendur diçka; mjet gdhendës. Gdhendësi i skulptorit.

GDHENDËS mb.
Që përdoret për të gdhendur një dru, një metal etj. Rrotë gdhendëse. Mjet gdhendës.

GDHENDJE f.
1. Veprimi sipas kuptimeve të faljeve GDHEND, GDHENDEM. Gdhendja e drurit
(e gurit, e metalit). Gdhendja e figurave (e shkronjave). Gdhendja e stilit. Gdhendja me daltë. Reparti i gdhendjes.
2. vet. nj. Mjeshtëria, puna e gdhendësit. Mjeshtëria e gdhendjes. Mëson për gdhendje. Merret me gdhendje.
3. Diçka e gdhendur në dru, në gur a në metal. Gdhendje e bukur.
Gdhendje në dru (në mermer).
4. Diçka e thelluar në dru, në gur a në metal, që është bërë duke e gdhendur me daltë a me një përdorëse tjetër.

GDHENDSHËM mb.
Që mund të gdhendet; që është i përshtatshëm për të gdhendur në të diçka.
Dru i gdhendshëm. Gur i gdhendshëm.

GDHENDUR mb.
1. Që është latuar në anët a në faqet, që është gdhendur me sëpatë, me daltë etj.; i latuar. Dru (tra) i gdhendur. Dërrasë e gdhendur. Bisht i gdhendur. Gur (mermer) i gdhendur.
2. Që është shkruar a është skalitur me daltë ose me diçka tjetër të fortë në sipërfaqen e rrafshët të një druri, të një guri a të një metali (për një figurë, një emër etj.). Figurë e gdhendur. Emër i gdhendur. I gdhendur në dru (në gur, në metal).
3. Që është krijuar duke gdhendur një gur, një dru a një copë metal (për një bust a diçka tjetër të bukur e artistike). Lugë e gdhendur. Bust i gdhendur. Sende të gdhendura.
4. fig. Që është përpunuar me kujdes, që është lëmuar për të dalë sa më i përsosur. Varg i gdhendur. Stil i gdhendur. Figurë artistike e gdhendur.
5. fig. bised. Që është edukuar dhe është sjellë në rrugë të mbarë; i edukuar; i pajisur me arsim e kulturë. Djalë i gdhendur.

---
Pra ne se shqipja do e kishte huazuar prej popujve abstrakt te keshtuquajtur grek, nuk do e kishte zhvilluar kete fjale. Pra, mos ngaterro gjuhet artificiale me ato natyrale....me katallaves apo nuk me katallaves çfare dua te them?!
Image

faon perrovarri
Honored Member
Honored Member
Posts: 300
Joined: Sat Oct 31, 2009 7:15 pm
Gender: Male

Re: Rrenja e fjaleve Latine.

#4

Post by faon perrovarri » Mon Apr 07, 2014 9:30 pm

Desha te nenvizoj ne P.S ... per arsye te mos me paragjykoje ndonje KOKDERR, por u sprapsa, me mendimin se do ishe zbutur kaq kohe ne krah te bardusit, zeusit, illirianit etj

Post Reply

Return to “Linguistikë”