Page 1 of 1

A eshte kjo fjala shqip: "ZI"?

Posted: Thu Oct 15, 2015 5:42 pm
by Zeus10
Jane shume pllaka funerare, ne te cilat gjenden mbishkrime te lashta, dedikuar personave te vdekur, ku gjejme nje vazhdimesi, ne perdorimin e ZI, e cila ne shqip ka kuptimin:

ZI f.1. Hidhërim i thellë, pikëllim i madh, që shkaktohet nga vdekja e një njeriu shumë të afërt e të dashur a shumë të nderuar; shfaqja e këtij pikëllimi; gjendja që shkaktohet nga ky pikëllim dhe koha gjatë së cilës nderohet kujtimi i atij që ka vdekur. Zi kombëtare. Ditë zie. Në shenjë zie. Mban (ka) zi. Ishte (ra) në zi. E prishi zinë. Mbajtën një minutë zi. Mbaroi zia. I shkoi jeta me zi. I mbuloi zia. Ka veshur rrobat e zisë mban zi.

Image

A eshte kjo nje rastesi, apo kemi te bejme vertete me fjalen shqipe ZI? Duke gjykuar nga pozicioni i kesaj rrokjeje ne fjalet e mesiperme, duket sikur nuk kemi te bejme me fjalen shqip, por perseri eshte shume i dyshimte fakti, qe kemi perseritje te cuditshme te saj, ne shume mbishkrime qe i perkasin periudhave te ndryshme.