Page 2 of 2

Re: Fjalëhetim i emrave të lashtë iliroshqiptarë të hyjnive, të figurave mitike, historike etj.

Posted: Thu Nov 17, 2016 10:53 pm
by rrëqebull
Unë vetjakisht i mbetem shpjegimit të parë, atij që në mes të fjalës °trakzój > trazój dallon rrënjën °ak 'ajkë; lëng i trashtë' e cila është ruajtur plotësisht në Shqip (edhe) me këtë kuptim; siç e gjejmë tek mbiemri:

AKËT mb.
I trashë (për lëngjet). Shurup i akët.

° ° °
Që folja trash(oj) është zhvillim — veçse tingullor [KS >< Z >< (S ><) SH] — edhe kuptimor i foljes trazoj [< °trak(ë)sój] e vërteton kuptimi i saj i dytë në fjalorin e gjuhës së sotme Shqipe:

TRASH kal.
2. E bëj më të trashë (zakonisht për lëngjet, duke i zier ose duke u shtuar diçka tjetër), trashoj; kund. holloj. Trash sherbetin (lëngun). Trash supën (gjellën, salcën).


Re: Fjalëhetim i emrave të lashtë iliroshqiptarë të hyjnive, të figurave mitike, historike etj.

Posted: Sat Jan 28, 2017 10:45 am
by GaniB
Hyjnesha e heshtur

HESTIA, hyjnesha e vatrës, e bija e Kronit dhe e Rheas.
Nuk e gjeta të jetë trajtuar më parë në forum dhe thash, përse të mos e nxjerrim nga heshtja mijëravjeçare e njerëzve dhe nga Heshtja e saj fanatike këtë virgjëreshë që personifikon flakën e shenjtë të shtëpive dhe tempujve.
Ka njeri që mund ta bëj të flasë?