Nuri Seferi fiton titullin europian WBO

Nuri Seferi ka fituar titullin e kampionit të Europës në versionin prestigjioz WBO pasi ka mposhtur të shtunën në mbrëmje në Vjenë gjeorgjianin Sandro Siproshvili.
Pas 12 rundave të zhvilluara në ringun e “Calafatti Halle Prater” të kryeqytetit austriak gjyqtarët kanë dhënë fitoren me vendim unanim për “Albanian Tyson”.
Në rundet e para kundërshtari gjeorgjian ka qenë mjaft aktiv, gjë që ka ardhur si pasojë e vendimit të Seferit për të studiuar kundërshtarin.
Më pas kontrollin e ndeshjes e ka mërrë Seferi, i cili ka realizuar shumicën e goditjeve të pastra në këtë duel.
Gjatë 12 rundave sa ka zgjatur dueli, u pa që të dy boksierët ishin përgatitur shumë mirë dhe secili prej tyre dëshironte me çdo kusht vetëm fitoren ne një përballje të tillë me rëndësi duke punuar gjatë gjithë kohës në ring.
Kjo ka bërë që gjyqtarët të japin vendimin në të mirë të Seferit që vazhdon kështu rrugën e tij drejt synimit për të sfiduar titullin botëror në peshën “cruiser” në njërin prej versioneve të rëndësishme të ringut profesionist.
Është kjo fitorja e 28-të e “Albanian Tyson” dhe e shtata e realizuar radhazi, fitore kjo që me siguri do t’i hapë rrugë për sfida edhe më të mëdha.

http://www.ora-online.ch/index.php/spor ... opameister
http://www.nuriseferi.ch/lajm36.html