Ky djalosh i ri nga qyteti i lavdishem i Shkodres, na beri te ndihemi krenare per disa kohe.
Ky eshte sporti i vetem, ku nuk ka rasterira dhe fat, aty fiton me i forti dhe ne kete rast, me i fuqishmi per peshen e vet ishte Erkand Qerimaj.
Asnje sportist tjeter shqiptar, nuk i ka sjelle vendit te tij kaq medalje sa ky luan i ri. Suksese dhe shpresoj qe per nderin qe na beri te shperblehet dhe financiarisht.
Re: Erkand Qerimaj, shkodrani shqiponje.
Posted: Mon Apr 16, 2012 6:00 pm
by Sally
Përlotet kampioni i Europës Erkand Qerimaj, kur dëgjoi himnin kombëtar (video)
Peshëngritësi shqiptarë, Erkand Qerimaj, i cili pak ditët më parë bëri të gjithë shqiptarët të krenohen me të, pasi ai doli Kampion i Europës në stilin e shtytjes në 190 kg si dhe zuri vendin e dytë në shkëputje duke marrë kështu medaljen e artë.
Peshëngritësi ynë i dashur, këtë herë mallëngjeu gjithkënd, pasi lotët e tij shprehën me mënyrën më të mirë dashurin e tij për atdheun dhe sportin, kur në sallë u dëgjua himni ynë kombëtarë…
Sapo himni kombëtar, fillojë të tingëllojë ëmbël, kampioni ynë u ngadhënjye dhe nuk i rezistojë dot emocioneve të fuqishme të çasteve më të bukura të jetës së tij, e sigurisht nga çastet më të bukura për gjithë shqiptarët.
Re: Erkand Qerimaj, shkodrani shqiponje.
Posted: Tue Apr 17, 2012 10:41 am
by Adriana
Rikthehet historia..
Erkand Qerimaj sfidon Dhimen, Shabanin e te tjere....
Paske qene e shkruajtur qe sporti i peshengritjes te jet nje triumf per Shqiptaret.
Dikur shqiperia rriti ne gjirin e saj ''disa peshengrites'' qe shume shpjet per disa te ardhura shiten flamurin,
kombesine,historine, e tyre si Dhima, Shabani etj,etj.
Por ja qe Nena Shqiperi nuk pushon se linduri bijte e saj te cilet rikthejne perseri triumfin Shqiptare, duke valvitur flamurin tone Kuq e Zi !!
Po ju kujtoj nje fragment te shkeputur nga: «Sportit popullor»,botuar me 29 prill 1991, Nr. 34: shkruan në aperturë si artikullin e parë (Peshëngritje – Fatmir Bushi më i miri):
«Për të patur një mendim të kualifikuar, biseduam me kryetarin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Vojo Dervishi, i cili na tha se megjithate eksodi më tepër se çdo sport goditi peshëngritjen, kam besim për suksese të reja».
Pirro Dhima kishte emigruar midis janarit dhe marsit 1991, por peshëngritja shqiptare vazhdonte të kishte suksese.
Tash prër tash mund të them vetëm se gjatë Kampionatit të 70-të Evropian (Wladyslawowo, Poloni, 24-31 maj 1991), Shqipëria pa Dhimën, Shabanin e të tjerë, arriti vendin e 8-të (167 pikë), Greqia ishte e 12-ta (92 pikë), dhe Italia e 13-ta (91 pikë)...
Me kete raste falenderoj Erkand Qerimaj i cili na dhuroj nje gezim te vecant, jo vetem fitoren, por kthimin e historise te ketij sporti!!
( artikulli & foto punuar nga Adriana )
Re: Erkand Qerimaj, shkodrani shqiponje.
Posted: Tue Apr 08, 2014 6:58 pm
by Zeus10
Pasi ja hoqen medaljen turneun e kaluar, per perdorim substancash te gabuara, Erkand Qerimaj ja doli te shpallet perseri kampion. Kesaj rradhe nuk mund t'ja heq medaljet as vete Perendia:
Erkand Qerimaj shpallet kampion Europe, ndërsa Daniel Godeli renditet i dyti! Rezultat i mrekullueshëm i peshëngritësit shkodran, që ka ngritur 194 kg në stilin e shtytjes, duke merituar kësisoji medaljen e artë. Po ashtu, Qerimaj ka ngritur 325 kg në dygarësh dhe ka marrë një tjetër medalje ari. Rikthehet në këtë mënyrë bindshëm, me dy medalje ari dhe një bronzi, peshëngritësi ynë i mirënjohur, pas atij pezullimi. Daniel Godelli i dyti, teksa ngriti 192 kg dhe mori medalje argjendi në shtytje. Godelli fitoi tre medalje argjendi, në shkëputje, shtytje dhe dygarësh.
Re: Erkand Qerimaj, shkodrani shqiponje.
Posted: Tue Apr 08, 2014 10:24 pm
by Phoenix
Zeus10 wrote:Pasi ja hoqen medaljen turneun e kaluar, per perdorim substancash te gabuara, Erkand Qerimaj ja doli te shpallet perseri kampion. Kesaj rradhe nuk mund t'ja heq medaljet as vete Perendia: